Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kungulli për diabetin e tipi I Empty Kungulli për diabetin e tipi I

Thu 28 Apr 2011 - 7:09
Hulumtimet e fundit në këtë aspekt vijnë nga Kina, sipas të cilave kungulli aziatik mund të ndihmojë të sëmurët me diabet të tipit I.
Hulumtuesit kanë studiuar minj (të cilët zakonisht përdoren në hulumtimet mjekësore), por është ende herët të thuhet nëse këto do të mund të aplikohen edhe tek njerëzit.
Siç dihet, njerëzit e kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak përmes hormonit të quajtur insulinë, i cili krijohet nga disa qeliza specifike në pankreas.
Por në tipin I të diabetit, sistemi imun në mënyrë të gabueshme sulmon këto qeliza pankreatike. Kjo dëmton procesin e krijimit të insulinës, duke e lënë nivelin e sheqerit në gjak të pakontrolluar.
Studimet kineze sugjerojnë se ekstraktet e kungullit mund të ndihmojnë në mbrojtjen e këtyre qelizave insulinë-prodhuese nga shkatërrimi.
Ekstraktet e kungullit dhe diabeti
Së pari, shkencëtarët e Universitetit të Shanghait (Kinë), blenë një kungull të pjekur aziatik (me ngjyrë të gjelbër ose të bardhë të lëvores). Ata larguan bërthamat dhe pasi e kishin tharë, përgatitën ekstrakt të kungullit. Pastaj, hulumtuesit, përzien ekstraktim me ujë dhe i ushqyen minjtë për një muaj. Disa minj kishin tipin I të diabetit, të tjerët nuk ishin dibetik.
Pas një muaj konsumimi ditor të ekstraktit të kungullit, minjtë me diabet kishin një ulje të nivelit të sheqerit në gjak. Ekstrakti i kungullit nuk ndikonte tek minjtë të cilin nuk kishin diabet.
Hulumtuesit kanë krahasuar minjtë me diabet të cilët kanë ngrënë ekstrakt të kungullit për një muaj dhe minjtë me diabet të cilët nuk kanë marrë ekstrakt të kungullit. Qelizat e pankreasit që prodhojnë insulinë ishin më të shumta tek minjtë me diabet të cilët kishin ngrënë ekstrakt të kungullit se sa tek minjtë me diabet që kurrë nuk kishin konsumuar.
Ekstrakti i kungullit mund të ndihmojë në mbrojtjen e disa (por jo të gjitha) qelizave insulinë-prodhuese ose të rigjallërojë qelizat e dëmtuara të pankreasit, bëjnë të ditur hulumtuesit.
Ekstrakti i kungullit nuk kishte ndikim në qelizat insulinë-prodhuese të pankreasit tek minjtë pa diabet. Por studimi nuk tregon se cilat lëndë kimike të kungullit mund të jenë përgjegjëse për këtë rezultat pozitiv. Studiuesit thonë se një rol të tillë mund të kenë pasur antioksiduesit e kungullit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi