- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Efektet kuruse të Papajes
Thu 28 Apr 2011 - 7:22
Papaja është një frut tropikal që ka shumë vlera kuruese. Ajo është e ngjashme me pjeprin por brenda përmban disa fara të zeza.
Ky frut aziatik nuk gjendet në vendin tonë, por ai ka gjetur një përdorim të madh në mjekësinë popullore. Papaja gjendet në farmacitë bimore në forma të ndryshme përdorimi. Përqendrimi i vlerave të saj kuruese në produktet bimore farmaceutike është tepër i lartë.
Ajo është e pasur me shumë vlera energjike, karbohidrate, sheqerna, fibra dietike, proteina, vitaminë A dhe disa lloje të vitaminës B, kalcium, hekur, magnez, potasium.
Ky frut tropikal i cili gjendet në forma të ndryshme në farmaci si ilaç bimor ka dhënë efekte të menjëhershme në parandalimin dhe largimin e stresit. Gjithashtu, fruta jeshile i papajës kuron tensionin e lartë të gjakut dhe përdoret si adrozodiak.
Fruta mund të përdoret për të mjekuar plagët e lëkurës duke u vendosur lokalisht mbi to. Bërthamat e kësaj frute përdoren për trajtimin e stomakut dhe infeksioneve të ndryshme.
Ndërsa gjethet e pemës mund të përdoren për qetësimin e problemeve të zemrës dhe për trajtimin e stomakut. Efekte kuruese kanë dhënë edhe rrënjët e papajës të cilat përdoren si analgjezikë.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi