Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ushqimi jo i shëndetshëm shkakton problem mendore Empty Ushqimi jo i shëndetshëm shkakton problem mendore

Thu 28 Apr 2011 - 8:04
Ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i përditshëm i ushqimit jo të mirë shkakton dëm shumë më të madh sesa mendojmë.
Përveç efekteve të padëshirueshme që tashmë i dimë, siç është mbipesha, diabeti, sëmundjet e zemrës- tash është vërtetuar se konsumimi i këtij lloji të ushqimit mund të shkaktojë edhe probleme psikike.
Një studim i realizuar nga ekspertët britanikë ka treguar se ushqimi i pasur me yndyra shkakton dëmtimin e regjionit njohës në trurin e kafshëve eksperimentale.
Profesori Kieran Clarke nga Universiteti i Oksfordit thotë se ky studim tregon se “ushqimi i pasur me yndyra, për një kohë të shkurtër mund të ndikojë dukshëm mbi shëndetin e trupit dhe mendjes”.
Veç tjerash, ushqimi jo i shëndetshëm- “Junk Food”- shkakton edhe vartësi, ngjashëm sikurse heroina. Prandaj sa më shumë që e konsumojmë këtë lloj të ushqimit aq më shumë e dëshirojmë atë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi