Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Idrizi: Bojkotoni çdo produkt grek në tregun vendas Empty Idrizi: Bojkotoni çdo produkt grek në tregun vendas

Fri 29 Apr 2011 - 11:51
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet zhvilloi tubimin e vetë elektoral në qytetin e Korçës. Përpara qindra mbështetësve të kësaj partie në Korçë, kryetari i PDIU-së, z. Shpëtim Idrizi vlerësoi rolin që ka luajtur Korça si qendër e patriotizmit shqiptar dhe reagoi në lidhje me ndalimin e të moshuarve çamë në kufirin shqiptaro-grek një ditë më parë. Idrizi deklaroi se në rast se do të përsëriten incidente të këtij lloji atëherë do të vijohet me protesta masive dhe me bojkotim të produkteve greke.
“Në rast përsëritjeje të këtyre incidenteve, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është e detyruar të përshkallëzojë reagimin e saj nëpërmjet protestave masive dhe thirrjes ndaj qytetarëve shqiptarë që të bojkotojnë çdo produkt grek në tregun vendas.” – tha Idrizi.
Duke folur për platformën ekonomike të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Untiet, z. Idrizi deklaroi se Korça duhet të kthehet një nga qendrat kryesore të rajonit tonë, pasi ka të gjitha elementet e nevojshme. Si zhvillim ekonomik që ka në thelb patriotizmin, sipas z. Idrizi Korça duhet të jetë një ndër qendrat kryesore ekonomike dhe kulturore.

“Jo rastësisht unë ju referova patriotizmit historik dhe modern shqiptar këtu në Korçë. Këtu Rilindja kombëtare, patriotizmi historik u mbështet nga një zhvillim ekonomik dhe kulturor i jashtzakonshëm. Korça, pellgu përreth saj i dhanë ngjyrën e vet, i dhanë cilësinë e vet Rilindjes kombëtare me figurat e shquara Fan Nolin, Themistokli Gërmenjin, Petro Nini Luarasin,e shumë e shumë të tjerë. Por qëllimisht dua të nënvizoj atë se ky patriotizëm u mbështet nga një zhvillim i madh ekonomik, nga një grumbullim kapitali, nga kontribute të mëdha të bijve të Korçës që jetonin në diasporë. Kam parë librat e dhurimeve të bijve të Korçës, së Kolonjës që jetonin në Amerikë, për shkollat shqipe dhe jam emocionuar.” – tha z. Idrizi.
Sipas tij, sot patriotizmi modern, patriotizmi pragmatik për të cilin flet PDIU-ja, nuk është një patriotizëm nostalgjie dhe është një patriotizëm i mbështetur mbi zhvillimin ekonomik të vendit. Idrizi theksoi se në këtë zhvillim Korça pa dyshim duhet të luajë rolin që i takon. Korça ka shumë për të luajtur në këtë zhvillim.
“Korça ka traditën e punës, të qytetërimit, të grumbullimit të kapitalit, të industrive të vogla prodhuese, të artizanatit, të arësimimit cilësor. Dhe në këtë zhvillim, fjala kyçe është patriotizëm. Të duash Shqipërinë, të duash Korçë, të duash flamurin- kjo është motoja e PDIU-së. Kjo duhet të jetë motoja e çdo shqiptari, të vjetër e të ri. Mos kujtoni që ne propagandojmë teza nacionaliste që duan që Korça të humbasë lidhjet me fqinjët e saj. Jo! Ne duam që Korça të rifitojë rëndësinë e vet për rajonin. Ne duam që nga korçarët të mos fitojë vetëm Selaniku, siç ka qenë gjithmonë në histori, ashtu siç është dhe sot. Ne duam që të fitojë dhe Korça. Ne duam që Korça duke theksuar shqiptarësinë e vet unike, të fitojë nga perspektiva e hapjes së kufijve, dhe jo të greqizohet.” – deklaroi Idrizi.
Gjatë këtij takimi u prezantua edhe kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për qytetin e Korçës, z. Andrea Mano, i cili premtoi shndërrimin e Korçës në një qytet me infrastrukturë evropiane.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi