Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Dogji banesën e transeksualëve, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë Empty Dogji banesën e transeksualëve, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

Sat 30 Apr 2011 - 0:22
TIRANE – Lajmifundit - Policia e Tiranës njoftoi se ka vënë në pranga autorin e zjarrvënies në një shtëpi banimi tek rruga e Durrësit ku strehoheshin disa transeksualë dhe një familje rome.
Në një deklaratë zyrtare të policisë së Tiranës, thuhet se nga Shërbimet e Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë, bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të banesës së djegur e ndodhur në rrugën e “Durrësit” në Tiranë.
Policia thotë se nga hetimet e bëra, rezulton se më datë 27 Prill 2011, dyshohet se autori shtetasi Hekuran Alia, 44 vjeç, të jetë autor i zjarrvënies së godinës të braktisur, e ndodhur në rrugën e “Durrësit” në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim, tashmë i identifikuar.
Në vendngjarje, mbërritën shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë, si dhe Shërbimet Zjarrfikëse, nga ku u kryen veprimet proçeduriale dhe fatmirësisht rezultoi se nuk kishte dëme në njerëz.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vazhdon puna për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit të kësaj banese dhe fillimi i proçedimit penal ndaj autorit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi