Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

INDEKSI I ÇMIMIT TË PRODHIMIT PËR TREMUJORIN E KATËRT 2010 Empty INDEKSI I ÇMIMIT TË PRODHIMIT PËR TREMUJORIN E KATËRT 2010

Sat 30 Apr 2011 - 19:28
INDEKSI I ÇMIMIT TË PRODHIMIT PËR TREMUJORIN E KATËRT 2010 Grf1


Në tre mujorin e katërt të vitit 2010, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 110.7 përqind (Viti 2005 = 100), duke shënuar një rritje prej 0.8 përqind kundrejt tremujorit të tretë 2010.
Ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Prodhimit është +0.6 përqind.
Industria Nxjerrëse shënoi një rritje prej 3.0 përqind. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimeve të produkteve në aktivitetet “Nxjerrja e produkteve energjitike” me 3.8 përqind dhe ”Nxjerrja e produkteve jo energjitike” me 1.3 përqind.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në degën “Industri Përpunuese” shënoi rritje me 0.7 përqind. Brënda saj mund të përmendim rritjen e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetet:”Industria ushqimore” me 6.1 përqind, ”Industria tekstile dhe e veshjeve” me 2.1 përqind, ”Industria e kauçukut dhe plastikës” me 2.3 përqind.
Ndërsa çmimet e prodhimit në aktivitetet e tjera si: ”Metalurgjia dhe përpunimi i metaleve” dhe ”Fabrikimi i makinave dhe pajisjeve” kanë shënuar ulje përkatësisht me 2.2 përqind dhe 1.7 përqind.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për produktet vendase arriti 109.5 përqind duke shënuar një rritje prej 1.0 përqind krahasuar me tremujorin e tretë 2010. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimeve në degën “Industri nxjerrëse” me 3.0 përqind.
Indeksi i Çmimeve të Eksportit (viti 2005 = 100) arriti 115.4 përqind duke shënuar një rritje prej 0.3 përqind krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimeve të produkteve në degën: ” Industri nxjerrëse” me 2.3 përqind dhe ”Industri përpunuese” me 0.3 përqind.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi