Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

FORCAT E PUNËS TREMUJORI I KATËRT 2010 Empty FORCAT E PUNËS TREMUJORI I KATËRT 2010

Sat 30 Apr 2011 - 19:31
FORCAT E PUNËS TREMUJORI I KATËRT 2010 Grfal

Gjatë tremujorit të katërt 2010 forca e punës është 1,059,959 persona, ndërsa shkalla e papunësisë së regjistruar është 13.49%.

Numri mesatar i të punësuarve në sektorin privat bujqësor nga tremujori i tretë 2008 deri në tremujorin e tretë 2009 është vlerësuar sipas Anketës së Forcës së Punës 2007, që nga tremujori i katërt 2009 deri ne tremujorin e dytë 2010 vlerësohet sipas Anketës së Forcës së Punës 2008 dhe që nga tremujori i tretë 2010 është vlerësuar sipas Anketës së Forcës së Punës 2009. Numri mesatar i të punësuarve në sektorin privat bujqësor për tremujorin e tretë dhe të katërt 2010 është 506,664

Numri mesatar i të punësuarve në sektorin privat jo bujqësor është rritur me
3.13% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit të kaluar.

Numri mesatar i të papunëve të regjistruar gjatë tremujorit të katërt 2010 është 143,040 ndërsa numri mesatar i të papunëve që përfitojnë pagesë papunësie është 9,509

Niveli mesatar i ndihmës së pjesshme ekonomike është 3,325 lekë ndërsa niveli i ndihmës ekonomike të plotë është 4,023 lekë.

Paga minimale me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr 566, datë 14/07/2010 “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi” është 19,000 lekë.

Niveli bazë i pagesës së papunësisë me VKM Nr 697,datë 18/08/2010 është 6,565 lekë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi