Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

 Kultura Çame Empty Kultura Çame

Sun 1 May 2011 - 3:06
Sfida e ruajtjes së trashëgimisë çame

Një nga përshtypjet më tronditëse të Epirit të sotëm ësh të zbrazëtia e brendshme e kësaj krahine të Greqisë veriore, e cila nga shqiptarët njihet si Çamëri. Pyje të pafundme tashmë mbulojnë tokat e dikurshme pjellore, duke lënë vetëm disa vendbanime të shpërndara dhe të braktisura si pasojë e një historie mizore që i ka përzënë shqiptarët, sllavët dhe grekët nga kjo krahinë për shkak të etnicitetit apo besimeve të tyre politike. Por mbi të gjitha braktisja ka mbështjellë shumë fshatra dikur të banuara nga shqiptarët etnikë, ose camët, të cilët u detyruan me forcë të iknin nga trojet e tyre nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Ka megjithatë disa gjurmë të pashlyeshme të popullsisë së dikurshme të kësaj treve në trajtë shtëpish të shkatërruara, xhamish dhe ndërtesash të tjera, që të shfaqen përpara nga kodrat ose në skuta të mbuluara me gëmusha përbri vendbanimeve të reja.
Këto ndërtesa të vjetra të Epirit /Camërisë përbëjnë një nga zonat më të rëndësishme gjeografike të monumenteve historike të periudhave venedikase dhe osmane në Europën juglindore. Ato ndodhen në një rajon që shtrihet në brendësi të kufirit greko-shqiptar të vitit 1913 në jug të Janinës dhe Artës, dhe poshtë deri në Vonicë e Prevezë në bregdet.
Përvec teatrit të Dodonës, ka edhe disa monumente të tjera nga lashtësia. Rrënojat e pakta të famshme gjenden kryesisht në fortesat ilire majë kodrave, të cilat më vonë u bënë themele për kalatë venedikase dhe osmane, sikurse janë kështjellat e Rogojit dhe Karavostarit. Ka gjithashtue dhe shumë monumente të rëndësishme islamike të zbuluara anembanë Epirit, që përfshijnë xhaminë me bukuri magjepsëse në liqenin e Janinës, ngrehinat ushtarake osmane në Pende Bigada, si dhe shumë ura të hijshme në Artë dhe tjetërkund. Mijëra nga pjesa më e madhe e shtëpive të zakonshme të pabanuara, në një mënyrë ose tjetrën kanë arritur t’i mbijetojnë historisë së dhunshme dhe tragjike të rajonit gjatë fundit të shekullit XIX dhe fillimshekullit XX.
Gjendja e turpshme e ruajtjes së pjesës më të madhe të kësaj trashëgimie nga qeveria greke duhet të bëhet një cështje e shqetësimit ndërkombëtar. Megjithëse vitet e fundit vërehet njëfarë përparimi në deklarimin e zonave të mbrojtura në qytetet greke, shumë ndërtesa historike dikur të banuara nga shqiptarët, janë shkatërruar pas vitit 1945. Në fshatra kanë filluar disa punime restauruese me themeli, si në kështjellën e Rogoit, por pjesa më e madhe e të ardhurve të disponueshme shkojnë në zona si Dodona, e cila mund të gjejë një vend në “kanunin” e miratuar të historisë greke. Megjithatë krahas kësaj pune, vërehen shumë shtrembërime të historisë së lashtë dhe asaj moderne në informacionet që u serviren vizitorëve. Periudha ilire nuk përmendet kurrë, ndërsa përkatësia etnike e sunduesve si mbreti Pirro, ose harrohet ose gjymtohet rëndshëm. Fakti që fiset vendore në lashtësi ishin një përzierje e grekëve dhe jo greqishtfolësve nuk përmendet.
Në periudhën moderne, natyra e deformimeve të tilla bëhet edhe më e keqe. Kjo dallohet sidomos në rastin e periudhës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës (1788-1823). Shumë monumente osmane nuk kanë fare informacion të disponueshëm historik ose kulturor për vizitorët. Një numër fare i vogël xhamish të mbijetuara janë kthyer në ‘muze’, duke ndjekur modelin pararendës të komunistëve jugosllavë, pavarësisht nga ekzistenca e myslimanëve të kujdesshëm në shumë lokalitete. Varrezat e myslimanëve janë përdhosur shpesh nga grumbuj ndërtimesh moderne, kryesisht nga ndërtesat anash rrugëve. Në të njëjtën kohë shumica e punimeve restauruese është financuar nga Bashkimi Europian, i cili është i pavetëdijshëm që fondet e BE-së po përdoren për të vulosur projektet ideologjike të historisë nacionaliste greke.
Kriza më e mprehtë për trashëgiminë arkitekturore came ka prekur pronat shtëpi private. Kjo nyje e koklavitur është natyrisht e lidhur me dështimin e qeverisë greke për të rënë dakord drejtësisht me pronarët origjinalë që janë shqiptarët camë. Praktikat ndryshojnë në cdo lokalitet. Në disa raste, shtëpitë historike që u përkasin familjeve came të munguara janë monumente të respektuara në qarqet përkatëse të tyre, por nuk ka ndërhyrë kush, edhe pse janë në një gjendje të mjerueshme për riparim. Të tjerat megjithatë, janë përdorur shpesh për qëllime të ndryshme, si fjala vjen për strehimin e bagëtive të fermave. Diku tjetër shtëpi të tilla janë pushtuar nga pronarë grekë jo të ligjshëm ose nga banorë të ardhur prej migrimeve të brendshme në Greqi. Në vende të tjera ka grumbullime të rëndësishme shtëpish-kulla të vjetra shqiptare, me cilësi të jashtëzakonshme arkitekturore që kanë mbijetuar në mes të pyjeve dhe vendeve me shkurre, ngaqë ndodhen në zona të vjetra ushtarake pranë kufirit shqiptar.
Monumentet qytetëse më të rëndësishme janë në Paramithi dhe Margarit, si dhe në qytete të vogla si Perdika. Paramithia ka një kullë të madhe came që përshkruhet gabimisht nga autoritetet vendore greke si ‘venedikase’ dhe një fortesë të mrekullueshme osmane që ndodhet aty, por që është bërë shumë e vështirë të vizitohet. Margariti ka një numër të madh shtëpish shumë të rëndësishme, duke përfshirë edhe rezidencën e v jetër të pashait osman. Kjo e fundit është tërësisht e mbuluar nga bimët dhe është e pamundur të arrihet nga vizitorët. Në disa vende, shtëpitë came janë marrë në mënyrë të paligjshme nga grekë vendas, madje edhe nga kisha ortodokse greke. Kjo ka cuar në shkatërrimin ose në restaurime tjetërsuese të pronave came.
Kështu ruajtja e pjesës më të madhe të trashëgimisë shoqërore dhe historike të Camërisë përballet me problemet politike dhe ligjore të drejtësisë për pronarët camë, me kërkesat për kompensim nga familjet e prekura prej gjenocidit të Zervës më 1943-44 dhe përpjekjet më të hershme të spastrimit etnik. Strategjia në Epir e qeverisë pasardhëse greke ka qenë lejimi i një procesi të ngadaltë, por masiv dhe të rafinuar të zhdukjes së historisë dhe trashëgimisë came dhe zëvendësimin e saj nga ‘moderniteti’ grek. Një fat të ngjashëm kanë patur mijëra prona në Greqinë veriore të zotëruar nga sllavo-maqedonasit, të cilët ishin detyruar të linin Greqinë pas mbështetjes së palës humbëse në luftën civile greke në vitet 1944-49. Në këto raste, Greqia shkel ligjin e Bashkimit Europian dhe atë ndërkombëtar të përdorur për pagesën e kompensimeve dhe kthimin e pronave për viktimat e luftës dhe të spastrimit etnik. Arsyeja kryesore për vazhdimin e ‘gjendjes së luftës’ nga parlamenti grek dhe shtrëngesat e paligjshme ndaj minoriteteve turke dhe sllavo-maqedonase është të shmanget një zgjidhje e drejtë e këtyre cështjeve dhe të mbrohet Greqia nga kërkesat për dëmshpërblimin financiar.
Nuk është vetëm Greqia që duhet ndëshkuar për shpërfilljen e trashëgimisë artitekturore came. Qeveria shqiptare gjithashtu ka treguar një mospërfillje të konsiderueshme për problemet që lidhen me cështjen e pronave came në Greqi. Vetëm pas publikimit të një dokumenti britanik mbi gjendjen e pronave came në Greqi në prill 2002, Kuvendi i Shqipërisë filloi të merret me cështjen came. Përvec projekt-rezolutës mbi kompensimin dhe kthimin e pronave came të miratuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste në pushtet në mars 2004, nuk ka pasur përparim të mëtejshëm në këtë cështje. Në qoftë se Qeveria e Tiranës vazhdon të shtyjë zgjidhjen e kësaj cështjeje, ajo do të bëhet përgjegjëse për ndëshkimin e mëtejshëm të trashëgimisë kulturore dhe historike came dhe për harresën e traditave në Epir. Disa kritikë të qeverisë socialiste në Tiranë do të shpallnin që kjo shpërfillje ka qenë paralele me indiferencën e treguar nga qeveria për ruajtjen e zonave historike osmane sikurse është Pazari i Korcës në Shqipëri. Eshtë në interesin e përgjithshëm të të gjithë shqiptarëve dhe të cdokujt tjetër të shqetësuar për ruajtjen e trashëgimisë arkitekturore të Europës juglindore për të ndalur këtë proces të shkatërrimit arkitektonik. Shpërfillja e trashëgimisë kulturore came si nga qeveria greke ashtu dhe nga ajo shqiptare, tregon nënvleftësimin dhe indiferencën totale ndaj ligjit ndërkombëtar dhe të BE-së, si dhe ndaj drejtësisë natyrore. Greqia si një anëtare e Bashkimit Europian ëshë ligjërisht e detyruar të respektojë të drejtat e minoriteteve dhe të drejtat kulturore të minoriteteve.
Në lidhje me trashëgiminë e camëve, por edhe të minoriteteve të tjera në Greqi, duket se ka pak ose aspak respekt për kulturat e pakicave, e kombinuar kjo me politikën e rafinuar dhe aktive të qeverisë për gërryerjen apo asimilimin tërësor të tyre. Shumë ligje të BE-së nuk janë përshtatur kurrë si duhet në legjislacionin kombëtar të Athinës dhe është vërtet një skandal që Greqia vazhdon të marrë fonde për projektet e trashëgimisë që, në shumë raste, në Greqinë veriperëndimore i kanë shërbyer aktivisht shkatërrimit të elementëve thelbësorë të kësaj trashëgimie.
Eshtë koha që cështja e trashëgimisë came në Greqi me të drejtë duhet ndërkombëtarizuar. Një rrugë e mundshme për ata që kërkojnë mbrojtjen e kësaj trashëgimie është të kërkojnë përfshirjen e institucioneve ndërkombëtare sikurse janë UNESCO dhe Monumentet në Rrezik (Monuments in Danger) apo organizata britanike Shpëtoni Trashëgiminë e Europës (Save Europe’s Heritage), për ta detyruar Greqinë të njohë problemin dhe të ndërmarrë hapat e duhur për ta zgjidhur atë. Rrënimi i këtyre ndërtesave është përshpejtuar me një ritëm alarmant dhe, po të mos merren masa të shpejta Europa do të humbasë një pamje magjepsëse të së kaluarës së saj osmane. Trashëgimia kulturore është gjithashtu e rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare. Për shembull, shkatërimi i statujave budiste nga talebanët në Afganistan në 2001, ishte një arsye ef ortë e mobilizimit të opinionit ndërkombëtar kundër regjimit të talebanëve dhe që ndihmoi në legjitimitetin e aksioneve ushtarake dhe humanitare në atë vend. Në të njëjtën mënyrë, në Qipron veriore sulmet kundër kishave ortodokse, vjedhja e ikanve si dhe vandalizmat qenë të mjaftueshme për të sqaruar dhe tërhequr vëmendjen ndërkombëtare mbi cështjen e të drejtave të njeriut atje.
Politikat kulturore dhe orientimi ndaj të drejtave të minoritetit në Greqinë moderne janë në papajtueshmëri të plotë me anëtarësinë në Bashkimin Europian dhe ligjet ndërkombëtare, ndaj dhe Qeveria si dhe organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri nuk duhet të ngurrojnë të kërkojnë energjikisht të drejtat came në këtë drejtim si dhe për të tjerët. Nëse Greqia nuk ndryshon politikat e saj aktuale, BE ka mënyra të ndryshme për ta penalizuar Greqinë, si fjala vjen ato të zbatuara për krizat e mjedisit për nxjerrjen në breg të cerdheve të breshkave në ishullin jonian të Zakontos. Fondet e BE-së u ndërprenë derisa atje u zbatua ligji i BE-së për ruajtjen e jetës spontane.
Mbështejta për restaurimin e ndërtesave came është gjithashtu pjesë e cështjes së madhe për ruajtjen e trashëgimisë osmane si një pjesë normale e historisë moderne greke dhe europiane. Eshtë theksuar gjithashtu problemi i madh i përmirësimit të të drejtave të njeriut dhe statusi ligjor i shqiptarëve etnikë që jetojnë në Greqi. Arritjet kulturore të 500 vjetëve të sundimit osman nuk kanë qenë kurrë temë e vlerësimeve racionale në Greqinë moderne. Një autor tani së fundi në vëllimin me referenca të besueshme ‘Guida Blu e Greqisë’ deklaronte se nuk ka patur ‘asnjë arkeologji osmane në Greqi’.
Me qëllim që të ndihmojmë lëvizjen për restaurimin e zonave më të rëndësishme arkitekturore, është e nevojshme të ndërmerren disa hapa të domosdoshëm. Duhet bërë një inventar i hollësishëm i monumenteve came, kështu që do të jetë e qartë për komunitetin kulturor ndërkombëtar se cfarë ndërtesash kanë nevojë për ruajtje. Një regjistër kadastral qëndror mbi pronësinë e shtëpive para masakrave të vitit 1944 nevojitet gjtihashtu me urgjencë. Duhet prodhuar një hartë e detajuar e Camërisë, ku tgë tregohen emrat camë të vendeve sid he emrat modernë grekë të vendosur aty. Gjuha shqipe në Greqi është thuajse e ndaluar dhe ka nevojë të njihet drejtësisht si një gjuhë minoriteti, sikurse përdorimi i gjuhës turke në Thrakë. Shpërngulja greke e trashëgimisë fizike came është bërë e mundur ngaqë deligjitimimi i tyre në ligjëratat kulturore ndërkombëtare është zëvendësuar me versionin kanunor të historisë nacionaliste greke për trashëgiminë.
Mbi të gjitha, Qeveria shqiptare, organizatat kulturore dhe universitetet në komunitetet shqiptare anembanë Ballkanit dhe në diasporë, duhet ta kuptojnë mirë se cështja e trashëgimisë came nuk është cështje që i përket vetëm një grupi.. Ligjshmëria e zotërimeve came në Greqinë veriperëndimore duhet konsideruar si thelbësore për të fituar njohjen ndërkombëtare të kulturës shqiptare, sikurse lufta për pavarësinë e Kosovës dhe përmirësimin e të drejtave njerëzore të shqiptarëve në mbarë botën.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

 Kultura Çame Empty Re: Kultura Çame

Sun 1 May 2011 - 3:07
Balade çame


Ylberi, si nje pershendetje e perlotur
lamtumire,
u zhduk matane largesive,
mbi kreshtat e flakeve,
neper shi.
Matane largesive u zhduk e perflakur
Çameria
dhe gjitha rruget tona shpien ne veri.
Ulerin era e Mesdheut mbi trojet e
lashta epirote,
mbi te shtrenjtat troje tona
stergjyshore.
Ne kullotat e braktisura kullosin rrufete.
Ullishtet e pavjelura gjemojne si dallge
neper bregore.
Dhe kudo toka çame
mbuluar nga rete,
renkon e mbytur ne gjak e lot,
e mbetur shkrete,
pa zot.
Na e tregojne drejtimin plumbat,
na e ndriçojne rrugen flake, qe gjithe
token kane perpire.

Pas shpinave tona perplas tufani
dyert e shkallmuara te shtepive.
Dhe rruget zgjaten e zgjaten ne veri.
Ne, popull muhaxhir, ecim neper shi...
Lamtumire, Çameri!
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

 Kultura Çame Empty Re: Kultura Çame

Sun 1 May 2011 - 3:07
EDLIRA XHEMO

Kjo Europë që na ndan


Camërinë e mori hasmi, i vu zjarr
çamëri kjo zemêr malli s'pushon vaj,
djelt' e vajzat myslymanë turq t'i quan',
çamëri e bukur manë përse t'veçuan.

Lot i gjakut kur kullon teshash prer,
çamëri që mallkon kohën djerr,
nën gëzhoja dhe rrënoja shpirti plag'
zemër nëne gjithmon hapur ndriçon flak'

Flak baruti t'energjis që buçon
rrembash gjaku t'krenaris kur vërshon
dor' e hekurt historin mbërthyer, parzmore
bijt'e tu trimëri blatuar, shekullore.

Camëri si mëmëloke që na pret,
pranë vatrës ku vaj ullirit lugut rrëshqet
Rrjedh nga shekujt e historis' arbërore,
perëndi Olimpi themelet e tu, përmendore.

Ujërave të rivierës tënde qielli i kaltër
vrerin për të larë mes vrasjesh makabër ,
me mijëra fjalë e bebëzima foshnjesh therr',
për drejtësinë në gjirin tënd mbetur vrer.

Vrer e gjak në histori pa u shëruar,
kur dikur ne sërish për t'u takuar
në Europ' që të dyja ja ku jemi,
por se grekun m'u në mes ne e kemi
dot s'takohemi as përqafohemi ne me mall
jemi afër por larg rrimë si gërdall.

Kur O Zot nga shekujt ti,do t'na shikosh
për t'na falur pak liri, të na bashkosh !
Sponsored content

 Kultura Çame Empty Re: Kultura Çame

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi