Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Receta per Supera te ndryshme  Empty Receta per Supera te ndryshme

Sun 17 Apr 2011 - 3:08

Supe Birre
Thuhet se sot kafeja njihet si pije në të gjitha vendet e botës dhe përdoret kryesisht në mëngjes. Por çfarë pinin njerzit në mëngjes para se kafeja të merrte famën që ka sot?! Me aq sa kam lexuar në Shqipëri duhet të ketë qëne dhalla, ndërsa ne Gjermani njerzit pinin Supë birre (Biersuppe). Imagjinoni çdo ditë ti nisni mëngjeset tuaja me dy tre shishe birrë! Hmm...

Në vazhdim receta e supës së birrës!

Supë Birre

-Perberesit
(per kater veta)

2 shishe bire
2 luge gjelle miell
1 luge gjelle sheqer
1 luge gjelle gjalpe
½ limon (leng dhe thella)
½ luge kafeje, kanelle
1-2 veze, te rrahura


-Pergatitja

Hapni shishet e birres, dhe i lini ashtu per dy tre ore. Ne gjalpin e shkrire ne zobe me temperature jo shume te larte, perzjeni miellin dhe sheqerin deri sa te marrin ngjyre te kuqeremte. I shtoni kesaj mase birren, lengun dhe thelat e limonit si dhe kanellen dhe vazhdoni ti perzjeni ne temperature jo shume te larte. Me pas bashkoni kete mase me vezet e rahura dhe kur vezet te jene bere njesh me supen, mund ti sherbeni.

Supa sherbehet e ftohte ose e ngrohte sipas preferencave.

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Receta per Supera te ndryshme  Empty Supë orizi me vezë dhe limon

Mon 2 May 2011 - 6:44
Për 4-5 persona duhen
Lëng mishi 1,5 litra
oriz 4 lugë gjelle
gjalpë 50 gr ose 1 lugë gjelle
1 të verdhë veze
1/2 kokërr limon,
majdanoz, kripë, piper i zi.

Pergatitja:
Në lëngun e mishit ose në ujë të vluar hidhet orizi
i larë e i pastruar, kripa, dhe lihet të ziejnë në zjarr te
avashëm rreth 30 minuta. Në fund supës i shtohet pak
lëkurë limoni e grirë me rende; i jepet një valë, hiqet nga
zjarri dhe pas 5-6 minutash rregullohet me të verdhën
e vezëve. Për këtë, në një enë porcelani hidhet e verdha
e vezës, rrihet mirë, dhe duke e rrahur i shtohet. lëng
limoni, ose limontoz i tretur në ujë dhe pak e nga pak
lëng supe, Në fund megullohet me majdanoz të grirë
hollë dhe piper të zi, sipas dëshirëis.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Receta per Supera te ndryshme  Empty Supë orizi me domate ose salcë

Mon 2 May 2011 - 6:44
Për 4-5 persona duhen;
Lëng mishi 1,5 litra
oriz 4 lugë gjelle
1 qepë
2-3domate ose gjysmë luge gjelle salcë
gjalpë 50 gr,
kripë, piper, majdanoz.

Pergatitja:
Në një tigan me gjalpë kaurdisen qepë të grira hollë
deri sa të zverdhen pak, pastaj hidhen domate të grira
(të cilave u eshtë hequr cipa) ose salcë domafcesh, kaur-
disen dhe 2-3 mmuta të tjera dhe hiqen nga zjarrl.

Në lëngun e mishit ose në ujë të vluar hidhet orizi
i larë e i pastruar dhe pas 10 mmutash vlimi hidhet
kripa, perimet e kaurdisura dhe lihen në zjarr të java-
snëm për 15-12 minuta të tjera derisa supa të jetë gati.

Në fund ajo rregulloh.et me majdanoz të grirë imët dhe
piper të zi.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Receta per Supera te ndryshme  Empty Supë franceze me qepë dhe hudhra

Mon 24 Sep 2012 - 18:47
Receta per Supera te ndryshme  Supe

Perbersit:
- 1 kokë hudhër (pastrojini mirë gjithë thelpinjtë)
- 2 qepë të mëdha, të pastruara e të prera hollë
- 900 ml lëng pule ose perimesh
- 1 lugë gjelle gjethe majdanozi, të prera hollë
-1 lugë gjelle me gjethe koriandri, të prera hollë
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë gjelle lëng limoni
- pak kripë e piper të zi, të bluar në çast
Gatimi
Në një tenxhere të thellë nxeheni vajin dhe kaurdisni në zjarr mesatar qepët, për rreth 5 min.Shtoni hudhrat, lëngun e pulës ose të perimeve, 2/3 e erëzave dhe kripën e piperin.Uleni zjarrin dhe lëreni supën të ziejë ngadalë e mbuluar me kapak, për rreth 20 min.Në vazhdim, hiqeni nga zjarri dhe shtoni lëngun e limonit. Përziejeni dhe vendoseni sërish në zjarr. Lëreni të marrë një a dy valë dhe hiqeni nga zjarri. Servireni në pjata, duke shtuar nga lart sasinë e mbetur të erëzave. Shoqërojeni me bukë të zezë.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Receta per Supera te ndryshme  Empty Re: Receta per Supera te ndryshme

Mon 8 Oct 2012 - 10:51
temat qe kan te bajne me Superat u mlodhen dhe u ban nji.....
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Receta per Supera te ndryshme  Empty Re: Receta per Supera te ndryshme

Thu 25 Oct 2012 - 13:37
supe me kerpurdha dhe geshtenja

Receta per Supera te ndryshme  Images

Perberesit:
1/2 f. caji kerpudha te thara porcini
5 l. supe vaj ulliri
1 thelpi hudher i prere holle
1 qepe e prere holle
500 gr kerpudha te fresketa
200 gr geshtenja te zjera
2 l. supe konjak
3 f. caji leng pule
1/2 f. caji panna
pak arre moskat

Pergatitja:
Shplajme kerpudhat porcini,i veme ne nje tas dhe u hedhim 1 1/2 f. caji uje te zjere. E mbulojme tasin dhe i leme 15-20 minuta te zbuten e te fitojne lageshtiren e tyre.
U heqim lekure, u presim kembet dhe i fshijme mire me nje pecete. I presim ne feta te holla.
Ne tenxhere nxehim vajin dhe skuqim qepen derisa te shkelqeje, nja 2-3 minuta. Shtojme kerpudhat e fresketa qepen dhe geshtenjat.
Kullojme mire kerpudhat porcini dhe i shtojme ne tenxhere. Kulojme ujin e tyre ne site te imte dhe e derdhim llumin (rreth 1 f. caji te fundit e mbajme). Perzjejme mire kerpudhat qe te skuqen. Heqim 2 l. supe kerpudha e i mbajme per zbukurim ne fund. Shuajme me konjak. Hedhim dhe lengun dhe ujin e kerpudhave. I mbulojme me kapak dhe i leme te zjejne ne zjarr te mesem per 20 minuta.
Supen e bluajme ne mikser qe te behet krem dhe e hedhim perseri ne tenxhere. . Shtojme pannen, arre moskat dhe kripe e piper. Perzjejme mire, kontrollojme dendesine e saj. E servirim supen kremoze te kadifenjte neper tasa. I zbukurojme tasat siper me pak kerpudha qe i skuqim, me gjethe preshi te prera ne shirita te holla dhe pak pika vaj ulliri. Shtojme sipas deshires edhe piper te sapo bluar.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Receta per Supera te ndryshme  Empty Re: Receta per Supera te ndryshme

Thu 25 Oct 2012 - 13:54
supe te akullt me perime

Receta per Supera te ndryshme  Images

Përbërësit
• 750gr domate
• 300gr kastravecë
• 2 speca
• pak selino
• 3 qepe te njoma
• 2 thelpinj hudhër
• 6 kuti te vogla me kos
• majdanoz
• 4 feta buke e thekur
• kripe

Përgatitja
Prijini fetat e bukës ne copa te vogla dhe lërini mënjanë. Domatet i futni ne ujë te ngrohte dhe pasi te zbuten pak hiquani pjesën e mesit dhe lëkurën. Grini selinone, por ruani disa gjethe. Grini hudhrat. Te gjitha këto futini ne mikser. Purenë hidheni ne një tas te thelle. Shtoni sipër kosin dhe hidhni kripe. Përziejini mire te gjitha derisa te krijohet një mase homogjene. Vendoseni supën ne frigorifer dhe lëreni për rreth 2 ore. Qëroni kastravecët. Specat ndajini ne katër pjese, hiquni farat dhe prijini ne pjese me te vogla. Te njëjtën gjë bëni edhe me kastravecët. Vendosini me pas edhe ato ne frigorifer. Ne momentin qe do servirni supën shtoni edhe specat dhe kastravecët. Vendosni sipër disa gjethe selino dhe majdanoz. Shoqërojeni me copat e bukës se thekur.
Sponsored content

Receta per Supera te ndryshme  Empty Re: Receta per Supera te ndryshme

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi