Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Al-Qaeda pa Bin Laden, 17 “kokat” që e mbajnë gjallë Empty Al-Qaeda pa Bin Laden, 17 “kokat” që e mbajnë gjallë

Mon 2 May 2011 - 20:45
Që prej 11 shtatorit 2001 Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreshtuan listën e atyre që i cilësuan krerë të organizatës terroriste al-Qaeda. Disa prej tyre janë vrarë që prej asaj kohe përfshirë Osama Bin Laden ndërsa të tjerë janë ende gjallë. Më poshtë disa prej atyre që potencialisht mund të jenë drejtuesit e organizatës:

1. Ayman al-Zawahiri

Pritet të jetë personi që do të zëvendësojë liderin e al-Qaeda Osama Bin Laden. Ai është cilësuar si ideologu i grupit dhe besohet se ka qenë truri operacional për 11 shtatorin 2011 mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zawahiri ishte numri dy, menjëherë pas Bin Laden, në listën e 22 terroristëve më të kërkuar në botë të shpallur nga SHBA në vitin 2001 dhe për të janë vënë në dispozicion 25 milion dollarë kush jep informacion ku ndodhet.

2. Abu Yahya al-Libi

I njohur ndryshe si Hasan Qayid dhe Yunis al-Sahraëi mendohet se ishte një pjesë e grupit luftarak të Libisë përpara se ti bashkohej Osama Bin Laden. Është raportuar se është arrestuar në Pakistan në vitin 2002 dhe është dërguar në bazën amerikane në Bagram të Afganistanit por nga aty u arratis në korrikun e vitit 2005 sëbashku me tre anëtarë të al-Qaedas.

3. Khalid al-Habib

Besohet se është nga Egjypti ose Maroku dhe është identifikuar në nëntorin e vitit 2005 nga një video e al-Qaedas ku prezantohej si komandant në terren. Al-Qaeda e ka angazhuar këtë person që operon me identitete të shumëfishta në disa operacioni kyçe në Pakistan dhe Afganistan.

4. Adnan el Shukrijumah

Në vitin 2010 FBI ka deklaruar se ky person u caktua si shef i operacioneve të jashtme. Duket se është shfrytëzuar fakti se ka jetuar më shumë se 15 vite në SHBA dhe është caktuar të koordinojë sulmet jashtë Afganistanit. Ai ka patur një rol të rëndësishëm në sulmet e bëra në Nju York, Panama, Norvegji dhe Britani.

5. Atiyah Abd al-Rahman

Libanezi u bashkia me rrjetin e Bin Laden që në vitin 1980 kur ishte adoleshent. Ai është shkolluar dhe është një ekspert i eksplozivëve. Ka shërbyer si ndërlidhës me grupet islamike të lindjes së mesme dhe Afrikës së veriut.

6. Saif al-Adel

Ai u angazhua që në vitet 1980 me muxhahejdinët në Afganistan ndërsa ishte një ndër shefat e sigurisë së Osama Bin Laden. Dyshohet se është përfshirë në sulmet me bomba ndaj ambasadave amerikane në Afrikën lindore, ka trajnuar luftëtarë në Somari të cilët vranë 18 amerikanë në Mogadishu në vitin 1993 dhe instruktoi disa prej pengmarrësve të avionëve në 11 shtator 2001.

7. Mustafa Hamid

Sipas SHBA, ky person është i afërmi i Saif al-Adel, që shërbeu si instruktor në kampet e al-Qaedas në Jalalabad dhe krijoi një lidhje mes grupit dhe qeverisë së Iranit.

8. Saad Bin Laden

Njëri prej djemve të Bin Dalen i cili është përfshirë në aktivitetet e organizatës. Në vitin 2001 ai ndihmoi shokët e grupit të udhëtonin drejt Iranit. Sipas SHBA ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në menaxhimin e rrjetit dhe organizimin nga Irani. U arrestua në vitin 2003 nga autoritetet e Iranit por është liruar me pas dhe mendohet se ka shkuar në Pakistan. SHBA tha se një djalë i Osama Bin Laden u vra sëbashku me të në Abbottabad por nuk ka të dhëna nëse ai është pikërisht Saad.

9. Hamza al-Saëfi

Mendohet se ka pasuar Abu Abuida al-Masri pas vdekjes së tij në dhjetorin e vitit 2007.

10. Matiur Rehman

Një militant nga Pakistani që është identifikuar si shef planifikimi në al-Qaeda. Mendohet se ka qenë ndër ideatorët e sulmit në Atlantik në vitin 2006.

11. Abu Khalil Al-Madani

Është identifikuar si pjesë e rëndësishme e grupit nga një video e publikuar korrikun e vitit 2008

12. Midhat Mursi

Një kimist egjiptian i cili ka kontribuar në krijimin e armëve të shkatërrimit në masë nga al-Qaeda. Ai ka shkruar manuale për krijimin e bombave toksike dhe kryerjen e një sërë eksperimentesh. SHBA beson se ai jeton në Pakistan ndërsa raporte të tjera sugjerojnë se ai është arratisur drejt Kaukazit në vitin 2001.

13. Fahd Mohammed Ahmet al-Quso

Është shpallur në kërkim për sulmin në vitin 2000 në Aden ku vdiqën 17 ushtarë amerikanë. Në vitin 2003 ai u ndalua nga autoritetet e Jemenit ndërsa u arratis. U rikap 11 muaj më vonë por u arratis sërish në fillim të vitit 2007. Dyshohet se është në Jemen por ka patur zëra se është vrarë nga një sulm në shtator në Pakistan.

14. Adam Gadahn

Është një shtetas amerikan i lindur në Kalifornia por është cilësuar një propagandues i madh i organizatës terroriste. Shkoi në vitin 1998 në Pakistan dhe u martua me një refugjate afgane. Ai ka shërbyer si pjesë e rëndësishme në grupin e përkthimit të organizatës. SHBA kanë vënë 1 milion dollarë për informacione rreth vendndodhjes së tij.

15. Nasser Abdul Karim al-Wuhayshi

Mendohet se është një pikë kyçe e koordinimit të celulave mes al-Qaeda, Arabisë Sauditë dhe Jemenit. Pasi i shpëtoi luftimeve në Tora Bora ai u ndalua në Iran dhe u dërgua në vitin 2003 në Jemen. Në shkurt 2006 sëbashku me 22 pjesëtarë të tjerë të al-Qaedas ai u arratis nga burgu Sanaa. Më pas ai ka riorganizuar degën në Jemen duke rekrutuar forca të reja luftarake. Mendohet se ndër shumë aksione të tjera të rëndësishme ai ka qenë pas tentativën për të hedhur në erë një avion që shkonte drejt Detroit në 25 dhjetorin e vitit 2009.

16. Anëar al-Awlaki

Është lakuar në shumë sulme që prej vitit 2001 deri në vitin 2009. Ai është angazhuar dhe përfaqëson një linjë drejtimi të rëndësishme në Arabinë Sauditë dhe Jemen.

17. Abou Mossab Abdelwadoud

Lideri i islamikëve të algjerisë ka qenë nj student shkencash dhe dallohet për aftësinë e krijimit të bombave.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi