- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Pse të varur nga gruri i Serbisë
Wed 4 May 2011 - 9:48
Përse ne jemi të varur nga gruri i Serbise. A mundet Kosova të prodhoje mjaftueshem grure sa te mos varet prej grurit te Serbise?
Serbia bllokon grurin
Beograd, 18 mars - Serbia po shkon hapave të Rusisë. Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që për tre muaj të ndaloj eksportin e grurit. Sipas të dhënave që ajo ka bërë publike përmes mediave serbe, që të korrat e vjetme e deri në fillim të marsit të sivjetmë nga ky vend janë eksportuar 615 tonë grurë, apo 115 mijë tonë më shuam se që kishte planifikuar. Qeveria serbe pret që ky vendim do të stabilizoj tregun , ka deklaruar ministri i për bujqësi i Serbisë Dushan Petroviq.
"Më nuk do të ketë eksport të grurit dhe të miellit. Ky vendim do ta stabilizoj tregun”, ka deklaruar Petroviq për B92 dhe ka shtuar se qeveria para se ta merr këtë vendim është konsultuar me Bashkimin Evropian dhe ka pasur parasysh obligimet që ka më kuadër të marrëveshjes CEFTA.
Ky vendim i qeverisë serbe do të reflektohet edhe në tregun e Kosovës, për shkak të varshmërisë nga eksporti i grurit nga ky vend. Sipas të dhënave të ekspertëve, në Kosovë, varësisht nga kushtet klimatike prodhohet 250-300 mijë tonë grurë, kurse nevojat e saja shkojnë dei në 420 mijë tonë. Deficiti i këtij produkti kryesisht mbulohet me import nga Serbia. Sasi të vogla importohen edhe nga Hungaria e Bullgaria.
Çmim i i grurit , duke filluar nga vera e vitit të kaluar ka pasur një ngritje të shpejtë dhe analistët e ndryshëm paralajmërojnë se sivjet do të ketë krizë të ushqimit. Çmimet do të ngitet mbi nivelin e vitit 2008, kur për shkak të deficitit në treg, bota ishte në krizë.
Zhvillimet e vitit të kaluar,të cilat reflektohen edhe sivjet, ishin të ndikuara nga kushtet e vështira klimatike në Evropë dhe në disa vende të tjera të botës. Evropa në vitin 2009 ka prodhuar 680 milionë tonë grurë, kurse gjatë të korrave të vjetme në silose ka futur rreth 640 milionë tonë. Dështimi më i madh ka ndodhur në Rusi, ku thatësia dhe zjarret ka zvogëluar rendimentet për 20 milionë tonë grurë. Në Kazakistan drithnikët janë më të “lehtë” për gjashtë milionë tonë, kurse Ukraina dhe vendet e BE-së kanë pasur prodhim më të vogël për tre milion tonelata grurë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi