Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Deputetët në pension nga mosha 55-vjeçare Empty Deputetët në pension nga mosha 55-vjeçare

Fri 6 May 2011 - 9:27
Prishtinë, 6 maj – Ligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetëve, i cili parasheh pensionin suplementar prej moshës 55-vjeçare, nuk përbën shkelje kushtetuese.
Kjo është përgjigjja të cilën e ka dhënë grupi punues i përbërë nga tre deputetë: Arsim Bajrami (PDK), Haki Demolli (LDK) dhe Albulena Haxhiu nga lëvizja “Vetëvendosje”, të cilët ishin autorizuar nga Komisioni Parlamentar për Legjislacion që të japin vlerësimin lidhur me kërkesën e Kushtetueses. Kjo e fundit i kishte bërë kërkesë Kuvendit të Kosovës që të japë sqarime lidhur me dispozitat me të cilat deputetit i lejohet e drejta që të marrë pensionin prej moshës 55-vjeçare.
“Ne si grup e kemi analizuar kërkesën që e kemi marrë nga Gjykata Kushtetuese dhe vlerësimi ynë është se Ligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetëve nuk përbën shkelje të Kushtetutës”, ka treguar një nga deputetët e grupit punues, duke mos dashur që t’i përmendet emri në gazetë.
Ai ka bërë me dije se përgjigjja e dhënë nga tre deputetët do t’i dërgohet gjatë javës së ardhshme Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, i cili më pas do të vendosë për ta proceduar tutje.
“Ne do ta përcjellim vlerësimin tonë te komisioni përkatës javën e ardhshme dhe kjo pikë pritet të jetë në rend të ditës të mërkurën kur edhe pritet të mblidhet ky komision, i cili më pas do të vendosë për ta kaluar këtë çështje në kryesi e më pas edhe në Gjykatën Kushtetuese si përgjigje në kërkesën e saj”, ka thënë ai deputet.
Driton Selmanaj, përfaqësues i Institutit Demokratik të Kosovës, që është njëra ndër OJQ-të që e ka iniciuar këtë çështje tek Ombudspersoni, ka paralajmëruar se OJQ-të do ta kundërshtojnë sërish çdo vendim të Kuvendit të Kosovës, për sa i përket zbatimit të neneve të pezulluara kohë më parë nga Gjykata Kushtetuese.
“Nëse përgjigjja është e tillë, ne nuk do të pajtohemi dhe do të reagojmë prapë. Do të kërkojmë që të merret parasysh interesi i qytetarëve dhe jo i deputetëve, sepse ata janë zgjedhur nga qytetarët, të drejtat e të cilëve në këtë rast po shkelen nga vetë përfaqësuesit e tyre”, ka vlerësuar Selmanaj. Sipas tij është shumë shqetësues fakti se shumica e anëtarëve të këtij komisioni parimisht janë të mendimit se Gjykata Kushtetuese ka marrë qëndrim politik lidhur me këtë ligj, i cili sipas tyre është i paqëndrueshëm.
“Qasja e tillë e deputetëve ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është e papranueshme dhe e dëmton integritetin e institucioneve që janë garant i respektimit të aktit më të lartë të vendit - Kushtetutës së Kosovës”, është shprehur Selmanaj.
Ai ka shtuar se shoqëria civile me të drejtë pret që nenet që janë të kontestuara dhe më pas të pezulluara nga Kushtetuesja të kthehen për ripunim në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që të jenë në koherencë të plotë me gjendjen sociale dhe ekonomike në vend.
“Konsiderojmë se nenet kontestuese të Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, me theks të veçantë mosha dhe mënyra e pensionimit suplementar dëmtojnë interesat e taksapaguesve kosovarë dhe është diskriminues për kategoritë e tjera të të punësuarve në Kosovë”, ka deklaruar Selmanaj.
Sipas Selmanajt “nuk është e drejtë që një pensionist i Kosovës, i cili për vite të tëra ka kontribuar për ndërtimin e shtetit, të marrë pensionin 40 euro, kurse një deputet 1.000 euro dhe këtë pension ta marrë nga mosha 55-vjeçare, kurse qytetarët e tjerë nga mosha 65-vjeçare”. Ligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetëve është miratuar vitin e kaluar. Pas miratimit të tij dhjetë organizata joqeveritare kishin iniciuar çështjen e ligjit në fjalë tek Ombudspersoni, Sami Kurteshi, të cilit ia kishin shprehur shqetësimin e tyre se nuk pajtohen as me shtyrjen e moshës së pensionimit të deputetëve në 55 vjet.
Në letrën dërguar Ombudspersonit të Kosovës, ishte cekur se “megjithëse Kuvendi ka ndryshuar moshën e pensionimit suplementar nga 50 në 55 vjet, ne edhe më tutje vlerësojmë që ky projektligj është kundërkushtetues, sepse diskriminon kategoritë e tjera të të punësuarve në Kosovë, si edhe është kundër barazisë sociale në vend”, ishte thënë në letrën e OJQ-ve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi