Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Ajo...
Ajo...
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 21467
<b>Hobi</b> Hobi : .
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Te shpia Re
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011

Mosha 21 vjeçare, momenti kur jemi më popullorë Empty Mosha 21 vjeçare, momenti kur jemi më popullorë

Sun 13 Nov 2011 - 13:32
Mosha 21-vjeçare është momenti i jetës ku jemi më popullorë, ndërsa mesatarja e shokëve është prej 100 të tillë, zbuloi një studim i kryer nga kompania e prodhimeve kozmetike, “Nivea”, transmeton TCH.Duke anketuar disa grupmosha të ndryshme, u arrit në përfundimin se 21-vjeçarët klasifikojnë mesatarisht 13 persona si shokë të ngushtë, 17 si shokë të afërt dhe 70 si njohje.

Arsyeja përse është pikërisht kjo moshë kulmi i popullaritetit lidhet edhe me ciklet e zakonshme në jetë, pasi shumë njerëz në fillimin e të 20-tave fillojnë të vendosin kontakte shoqërore të reja në universitet ose në punë, në të njëjtën kohë që s’ka kaluar shumë kohë nga periudha e gjimnazit, duke bërë që edhe shoqëritë e mëparshme të jenë të freskëta.

Megjithatë, ndërsa jeta vazhdon, kontaktet me miqtë reduktohen, duke rënë në 68 të njohur në moshën 29-vjeçare. Rënia më e madhe ndodh në të 30-tat, kur shumë persona bëhen për herë të parë prindër.

Në të 40-tat, mesatarja flet për 18 shokë të ngushtë, të afërt ose të njohur në total dhe 208 shokë në “Facebook”, pothuajse pesë herë më pak se sa në të 20-tat.

Studimi tregoi se tendenca e rënies së popullaritetit vazhdon deri në fillimin e moshës së tretë, ku njerëzit rihapen ndaj njohjeve të reja dhe përgjithësisht, rifillojnë të shtojnë bazën e tyre shoqërore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi