- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Gadishulli Ballkanik
Mon 9 May 2011 - 9:29
Gadishulli Ballkanik shtrihet në Evropën Jugore dhe ka formën e një trekëndëshi, që futet thellë në Detin Mesdhe, midis Detit Adriatik, Detit Jon në perëndim, dhe Detit Marmara e Detit Egje në lindje. Konsiderohet se kufiri verior shkon deri në Triestë, Lubljanë, rrjedha e lumenjve Sava dhe Danub në gjatësi 1.200 km. Kufiri verior më tepër është kufi konvencional se natyrorë. Kushtet natyrore të gadishullit Ballkanik ofrojnë lidhje të mirë me Evropën e Mesme, dy gadishuj tjerë të Evropës Jugore , orientim kryesor kanë shtetet mesdhetare. Gadishulli Ballkanik shërben urë lidhëse në mes të Evropës dhe Azisë. Nëpër të kalojnë rrugë të rëndësishme tokësore nëpër luginat e lumejve Moravë, Vardar, Nishavë, Maricë, Shkumbin etj.
Relievi
Relievi i Gadishullit Ballkanik është mjaft karakteristik. Relievi malorë dominon ndaj atij fushorë. Në relievin e Gadishullit Ballkanik dallojmë dy sisteme malore Malet Rodope ( male të vjetra) bëjnë pjesë në malet e vjetra dhe shtrihen në mes të Dinariteve, Alpeve Shqiptare, Sharrit dhe Pindeve, në perendim dhe maleve Karpato-Ballkanike, në lindje . Me lëvizje të reja tektonike malet Rodope janë coptuar dhe janë krijuar shumë fushëgropa tektonike dhe fundosje( ulje).
Malet e reja Dinaritet, Alpet Shqiptare, Malet e Sharrit dhe Pindet shtrihen në perëndim, ndërsa malet Karpate, malet Ballkan në lindje. Malet Dinaride shtrihen prej vijës Lubjanë - Goricë në veriperëndim deri te liqeni i Shkodrës dhe Rrafshi i Dukagjinit në juglindje. Malet Dinaride kan shtrirje të vargmalave, të larta, të pjerrta, të rrëpinjta, të cilat ulen shkallë-shkallë në drejtim të ultësirës së Panonisë. Në jug të Malit të Sharrit, shtrihen malet Pinde. Në lindje të maleve Rodope e deri në Detin e Zi shtrihen malet Karpato-Ballkanike, të cilat në jug kufizohen me luginën e Nishavës dhe të Maricës dhe në veri me pllajen nëndanubjane.
Prej fushave më të mëdha dallohen ato që shtrihen në mes të malit Ballkan dhe Danubit në Bullgari, ultësira Perëndimore e Shqipërisë fusha e Selanikut, e Thrakisë, Dobruxhës, ndërsa fusha ndërmalore ka më shumë si: fusha e Dukagjinit fusha e Kosovës, e Shkupit, e Pollogut, Pellaginisë, e Korçes, Thesalisë, Maricës etj.
Klima
Ndër faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në formimin e klimë së Gadishullit Ballkanik janë gjerësia gjeografike dhe afërsia (largësia) e masave ujore( deteve). Masat ajrore nga Mesdheu vështirë depërtojnë në brendësi të gadishullit për shkak se është i rrethar me vargmale të larta. Gjithëashtu edhe këto male pengojnë edhe depërtimin e masave të ftohta nga veriu dhe verilindja në bregdet. Temperature mesatare e janarit në gadishullin e Istrisë është 4-5 °C, në Peloponez 11° C. Temperatura mesatare e korrikut në Pulë është 23,2° C, në Vlorë 24.7 °C dhe mbi 25° C në disa qytete bregdetare të Greqisë.
Në malet Dinarike reshjet arrijnë mbi 3000 mm në vit. Në Cërkvicë - Boka e Kotorit, bien 5317 mm reshje në vit, më së shumti në kontinëntin e Evropës. Sasia e reshjeve zvoglohet duke shkuar kah lindja dhe jugu. Në viset jugore të Greqisë ato zvoglohen nën 500 mm. Ndërsa , prej ultësirës Ruse dhe Siberisë fryjnë erëra të ftohta. Në këto hapsira deri në 800 m të lartësisë mbidetare mbizootron klima e mesme kontinentale, me temperature të janarit – 2º C, të korrikut rreth 23º C. Në viset mbi 800 m lartësi mbidetare mbizotron klima malore
Ujerat
Gadishulli Ballkanik bënë pjesë në viset me pasuri të mëdha ujore të Evropës. Lumejt e Gadishullit Ballkanik u takojnë pellgjeve të deteve përrreth . Pellgu më i madh është ai i Detit të Zi, në të cilin derdhet lumi Danub me degët e tij që për nga prurja prej 60000m3/sec është i dyti në Evropë pas lumit Vollga.
Në Detin Adriatik derdhen lumenjtë e Shqipërisë siq janë Drini, Buna, Vjosa, Shkumbini, Semani etj. , të Bosnjës dhe Hercegovinës – Neretva, të Kroacisë : Cetina, Kërka, Zërmanja, Rasha, në detin Egje: Vardari, Marica, Strunma kurse në Detin Jon derdhen disa lumenjtë vegjël siq janë : Araktas, Kallomos, Bistrica Aspropotomos ej.
Gadishulli Ballkanik ka disa liqene, me prejardhje tektonike i Ohrit, i Prespës, i Janinës, i Kosturit, tektonik dhe karstik i Shkodrës, akullnajor i Plavës dhe shum liqene të vogla në malet e larta, liqene lumore e artificiale.
Bimesia
Bota bimore e Gadishullit Ballkanik është e llojllojshme. Në Gadishullin Ballkanik gjendet afër 70 % e të gjitha llojeve të bimësisë së kontinentit që numron përafërsisht 7.000 lloje. Flora dhe fauna e Ballkanit paraqet një përzierje në mes të asaj evropiane dhe aziatike. Bimësia dhe fauna e Gadishullit Ballkanik ndahet në dy formacione: mesdhetare dhe Evropës Qendrore. Në bimësinë mesdhetare bëjnë pjesqë shkurret me gjelbrim të përhershëm- makijet me këto lloje bimësh: mareja, shqopa, xina, mersina, gjineshtra etj., pastaj disa drunj të lartë si selvia, valanidhi, pisha e butë dhe pisha e egër etj. Në brendi të gadishullit ndryshon klima e me këtë edhe bota bimore. Bimësia e e brendësisë së Ballakanit karakterizohet me pyje gjethërënëse siq janë: bungu, qarri, shparthi, panja, mëlleza, frashëri i bardhë, ahu, shkoza etj., dhe mbi to pyjet gjethëmbajtëse - halorët si: pisha e zezë, bredhi, rrobulli,etj. Mbi këto pyje shtrihen kullotat alpine.
Demografia
Në Gadishullin Ballkanik jetojnë rreth 55 milion banorë, me dendësi mesatare 100 b/km katrorë. Në vendet veriore dhe lindore të Gallkanit dhe në Greqi shtimi natyrorë është i ulët (0,2-1,2 promila) në vendet e tjera është mes 5 dhe 8 promila, kurse në Kosovë dhe Shqipëri mes 12 dhe 15 promila.
Përbërja kombëtare e popullsisë në shumicën e vendeve ballkanike është heterogjene. Ballkani ishte tërheqës për banim e pushtime që nga antika e mesjeta. Popujt më të mëdhenj në numër janë: grekët - rreth 10 milion, bullgarët - 6.7 milion, serbët – 6.5 milion dhe shqiptarët rreth 7 milion. Pastaj radhiten turqit, kroatët, boshnjakët, maqedonasit, romunët dhe mazezët. Sa i përket strukturës fetare në Gadishullin Ballkanik më shumë ka ortodoks 55% dhe mysliman 35%, më pak katolik rreth 8% e të tjerë 2 %.
Pjesa dërmuese e popullsisë së Gadushullit Ballkanik jeton në qytet. Më parë pjesa më e madhe e popullsisë jetonte në fshatra. Rreht 58 % e popullsisë jeton në qytete. Në Bullgari dhe Greqi rreth 68 % e popullsisë jeton në qytete. Ndërsa në Kosovë e Shqipëri rreth 40 % e popullsisë jeton në qytete.
Politika dhe Ekonomia
Gadishullin Ballkanik e përbëjnë Greqia, Bullgaria, Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia, pjesa evropiane e Turqisë dhe Dobruxha e Rumanisë, por jo si shtet në tërësi.
Marrë në tërësi edhe pse Ballkani është i pasur me minerale dhe të mira të tjera, mbetet regjioni më pak i zhvilluar në kontinentin e Evropës.Shkaqet e një gecjej të tillë kanë ndikuar konfliktet dhe luftërat e brendshme dhe të jashtme, në mardhënjet feudale e socialiste. Kjo gjendje ndikoi të rriten dallimet në shkallën e zhvillimit ekonomik në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor e Bullgarisë, në njërën anë, dhe Greqisë e vendeve të BE-së , në anën tjetër.
Duke iu faleminderuar kushteve klimatike dhe pedologjike mundësitë për zhvillimin e bujqësisë janë shumë të volitshme. Pjesëmarrja e tokës së punueshme është 34 %, e livadheve dhe kullotave rreth 27%. Prej kulturave mesdhetare rriten ulliri, agrumet, rrushi, fiku, pambuku, orizi, duhani etj. Përhapje mjaft të madhe kanë drithërat si gruri, pastaj misri, pangjarsheqeri, luledielli, pemët. Ballkani ka qenë i njohur edhe për nga blegtoria, mbajtja e deeve, gjedheve dhe kafshëve tjera. Pyjet në ballkan zënë 29% të sipërfaqeve bujqësore dhe kanë rëndësi ekonomike.
Deri kah fillimi i viteve të 90-ta Ballkani kishte trend të zhvillimit pozitiv, por pas krizave politike dhe ekonomike, shum degë ekonomike dhe indusria pësuan rënje.Viteve të fundit në disa vende të gadishullit ekonomia ka filluar të rimëkëmbet.
Vendet e Ballkanit kan mungesa të thëngjill guritdhe naftë, mirëpo në anën tjtër , disa prej tyre kanë linjit dhe hidroenergji. Shumca e vendeve janë të pasura me boksit, plumb, zing, bakër, pak hekur, pastaj jometale si magnezite, kaolin, azbest, mermer etj.
Prej degëve të industrisë dallohen degët e industrisë së lehtë, më pak të rëndë dhe përpunuese. Turizmi në vendet e gadishullit Ballkanik po përjeton një zhvillim të hovshëm, sidos turizmi detar. Prej shteteve që dallohen me turizëm janë Greqia, Kroacia pjesërisht Bullgaria e Mali i Zi, ndrsa kohëve të fundit filloi shum shpejt të zhvillohet edhe në Shqipëri.
Bregdeti Adriatik i Kroacisë me 700 ishuj tërhëqës, pastaj arkipelagu i Egjjeut e Jonian me afër 500 ishujsh së bashku me klimën e ngrohtë mesdhetare dhe kulturën e vjetër antike ndikuan në zhvillimin e turizmit.niveli i rrjetit rrugor dhe hekurudhor në Ballkan nuk është në nivel të duhur. Vendet e Ballkanit të cilat kan dalje në dete kan zhvilluar transportin detar. Në këtë aspect dallohet Greqia. E cila me 26 milion BRT , zënë vendin e pestë në botë. Portet më të mëdha detare të vendeve Ballkanike janë: Pireu- Athinë, Selaniku, Rijeka, Tivari, Durrësi, Varna, Burgasi, Konstanca, Stambolli.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi