Nis “Festivali i Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë” në Pogradec
Fri 7 Sep 2012 - 1:43
Edicioni i Dytë i Festivalit të Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë nisi me filmin “Der Albaner” të regjizorit gjerman Johannes Naber, ku protagonist i tij është aktori shqiptar Nik Xhelilaj.
Ky festival organizohet nga një grup kineastësh e gazetarësh si Eno Milkani, Fatos Baxhaku, Gerta Qurku, si dhe më mbështetjen e donatorëve të ndryshëm dhe Bashkisë së qytetit të Pogradecit.
Pjesëmarrës në të do të jetë nëntë vende ballkanike ku si kryefjalë të tij ka bashkëpunmin dhe promovimin e vlerave të filmit artistik me metrazh të gjatë, filmit të shkurtër dhe atij dokumentar.
Gerta Qurku, një nga organizatoret, shprehet për median se në këtë kompeticion do të marrin pjesë 32 filma me metrazh të shkurtër si dhe 10 filma artistikë.
Gjithashtu do të shfaqen dokumentarë nga vende të ndryshme si Shqipëria, Kosova, Greqia, Turqia, Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Rumania e Kroacia.
Vlerësimi i këtyre filmave do të behët nga dy juri të specializuara, ajo ndërkombëtare, e përbërë nga drejtori artistik i Cinequest Film Festival, Charlie Cockey, drejtori i fotografisë Daniele Baldacci, drejtuesi i GIZ, Artin Marschke, gazetarja Anne Poulsen dhe gazetari i “La Gazzetta del Mezzogiorno, Mimmo Samartino, dhe një juri vendase, e përbërë nga personalitete të artit dhe kulturës nga qyteti i Pogradecit.
Festivali do të mbyllë edicionin e tij të dytë më 9 shtator.
(xh.k/shqiptarja.com)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi