Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Pak eksportojmë për Europë Empty Pak eksportojmë për Europë

Mon 9 May 2011 - 14:24
Pak mallra, kryesisht metale bazë, eksporton Kosova në vendet e Bashkimit Evropian. Pavarësisht eksportit të ulët për në BE, heqja e preferencave tregtare nga Komisioni Evropian do ta zvogëlojë edhe më shumë sasinë e mallrave që do të eksportohen këtë vit, duke e thelluar kështu krizën e eksporteve vendore, pasi që nga fillimi i këtij viti, Kosova nuk i gëzon preferencat tregtare, të cilat i vendos BE-ja për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas Bankës Qendrore te Kosovës, vitin e kaluar eksportet e përgjithshme të Kosovës kanë arritur në 294 milionë euro, përkundër 2.1 miliardë euro sa ka arritur shuma e përgjithshme e importit.

Nga shuma e përgjithshme e eksporteve, drejt vendeve të BE-së kanë shkuar 44.7 për qind e tyre, apo rreth 145 milionë euro. Prej eksporteve të Kosovës në BE, pjesa më e madhe përbëhet nga mallrat e eksportuara në Itali (27.3 për qind e gjithsej eksporteve).

Eksportet në Itali kryesisht përbëhen nga xehe të nikelit. Pas Italisë, radhiten Gjermania dhe Belgjika, në të cilat Kosova deri në dhjetor 2010 ka eksportuar 5.2 përkatësisht 3.9 për qind të gjithsej eksporteve. Ndërsa, me pjesëmarrje më të ulët në eksportet e Kosovës, radhiten Sllovenia dhe Austria, në të cilat deri në dhjetor 2010, Kosova eksportoi 2 për qind të eksporteve, shkruan Zëri.

Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit thonë se sikur Komisioni Evropian t’ia vazhdonte Kosovës preferencat tregtare, eksporti i përgjithshëm i vendit në BE do të arrinte në 180 milionë euro. “Sikur të hiqeshin preferencat tregtare për Kosovën nga Komisioni Evropian, atëherë eksporti i jonë në BE vitin e kaluar do të arrinte rreth 180 milionë euro”, shprehet kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

Sipas tij, tregu i Kosovës ka çka të ofrojë për tregun e Evropës, pasi që 140 milionë euro mallra edhe ashtu vitin e kaluar janë eksportuar, mirëpo, siç thotë ai, Evropa duhet t’i hapë dyert për prodhimet kosovare. “Vetë fakti që kemi disa fabrika që prodhojnë vetëm për tregun e Evropës, atëherë mund të themi se Kosova ka çka të eksportojë atje, mirëpo edhe Bashkimi Evropian duhet t’i hapë dyert për prodhimet tona”, potencon Gërxhaliu.

Numri një i Odës Ekonomike të Kosovës nuk fajëson vetëm Komisionin Evropian për mosvazhdimin e preferencave tregtare për Kosovën. Sipas tij, institucionet tona e bartin pjesën më të madhe të fajit në këtë drejtim.

“Komisioni Evropian në shtator të vitit të kaluar ka dërguar një shkresë në Ministrinë e Tregtisë së Kosovës lidhur me çështjen e preferencave tregtare, ndërsa këta të fundit as nuk e kanë parë të udhës t’i kthejnë përgjigje”, ka pohuar Gërxhaliu, duke shtuar se nga mungesa e preferencave tregtare këtë vit do të eksportojmë edhe më pak prodhime në Evropë, sesa që u eksportuan vitin që lamë pas.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka theksuar se autoritetet kosovare javën e ardhshme, në Bruksel, pritet të diskutojnë për kthimin e këtyre referencave tregtare me BE-në.

Ndonëse kanë kaluar katër muaj qëkur janë ndërprerë këto preferenca, ende nuk dihen se sa janë humbjet që i shkaktohen ekonomisë kosovare. Sipas disa vlerësimeve, ato përllogariten të jenë në vlerë prej dhjetëra miliona eurosh. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi