Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Faktorët që rrezikojnë kujtesën Empty Faktorët që rrezikojnë kujtesën

Wed 11 May 2011 - 3:03
Kujtesa mbetet e pambrojtur ndaj shumë forcave të caktuara cenuese. Por, sigurisht që duhen bërë shumë gjëra, të cilat ndikojnë në përforcimin dhe mbrojtjen e saj. Bazuar në një lajm të “Foxnews”, depozitimi dhe rithirrja e informacionit mund të jetë e mangët, nëse e shohim si një proces psikologjik dhe rrjedhimisht kujtesa mbetet e pambrojtur ndaj shumë forcave të caktuara cenuese. Këto forca mund të jenë nga brenda dhe jashtë, mund të ndikojnë për një kohë të shkurtër apo afatgjatë në ndonjë fushë të kujtesës. Cigarja: shumë studime tregojnë se tek duhanpirësit shfaqet një dobësim në rritje në aftësitë informative dhe në kujtesë, sidomos në pleqëri. Ushqyerje e gabuar: truri juaj ka nevojë për glukozë. Nëse kufizoni ushqyerjen, atëherë do të ketë edhe një dobësim të fuqisë së trurit. Kur jeni shumë të uritur dhe të lodhur, tek ju pasqyrohen ndjenja të shumta dhe të papërcaktuara. Një ushqyerje e gabuar mund të shkaktojë dhe pasoja më serioze, siç është sindroma Korsakoff. Kjo sindromë është shenjë e mungesës së vitaminave e krijuar nga një përthithje e mangët e vitaminave dhe marrja e pakët e vitaminës B1. Herpesi, si një çrregullim shëndetësor, i ngjashëm me sëmundje si Alzheimer, paraliza apo depresioni Herpes, është një vrasës i vërtetë i kujtesës. Në shumë raste kjo sëmundje nuk ju bën të harroni emrin e shokut tuaj apo vendin ku keni lënë çelësat, por një infeksion i rëndë i njohur si Herpes simplex encephalitis mund t’ju cenojë rëndë kujtesën. Hipnoza: gjërat e bëra nën hipnozë mund të harrohen. Megjithëse efekti i saj është kalimtar, hipnoza ka një fazë (etapë) Posthypnotic amnesia (amnezi pas hipnozës), gjatë së cilës mund të harrosh disa ngjarje ose të kaluarën. Stresi: studimet tregojnë se ngjarjet e ngarkuara me stres dobësojnë kujtesën.
Prodhohet enzima që mbron dhëmbët nga kariesi
Shkencëtarët holandezë janë duke prodhuar një enzimë që do të mbrojë dhëmbët nga kariesi dhe do të na lejojë që të konsumojmë pa frikë ëmbëlsira. Kariesi është një nga problemet më të rëndësishme në stomatologjinë bashkëkohore. Kariesi i dhëmbëve paraqet një proces patologjik, i cili karakterizohet me prishjen e tërësisë anatomike të dhëmbëve, i cili prek indet e forta të dhëmbit, duke filluar nga sipërfaqja e deri në thellësi të koronës së dhëmbëve. Kariesi prek smaltin dhe dentinën, por në qoftë se nuk mjekohet, prek edhe pulpën e dhëmbit. Shkencëtarët holandezë janë duke prodhuar një enzimë që do të mbrojë dhëmbët tanë nga kariesi dhe do të na lejojë që të konsumojmë pa frikë ëmbëlsira. Ky do të jetë një revolucion i vërtetë në luftën ndaj kariesit. Substanca mund të vendoset në pastën e dhëmbëve, por edhe në ëmbëlsira.
Turshitë, pse janë të dëmshme për shëndetin
Ekspertë ushqimorë kanë vërtetuar se konsumi i shumtë i turshive është nga faktorët kryesor të kancerit në stomak. Llojet e ndryshme të turshive sidomos turshia e hudhrave që përmban sasi të mëdha nitrike është një nga faktorët kryesor të krijimit të kancerit sidomos në stomak. Konsumi i vazhdueshëm i turshive shkakton korrozionin e kockave tek përdoruesit, sedimentin e lëngut të kyçeve dhe tek disa persona krijon dobësi të forta, madje edhe epilepsi. Turshitë krijojnë një oreks të rremë tek përdoruesi dhe pengojnë ngrënien e plotë, shkaktojnë pasoja anësore si probleme me nervat, çrregullime të sistemit të tretjes si plaga në stomak dhe duodenale, dhimbje në kocka, osteoporozën, dobësim të përgjithshëm të trupit dhe dobësim të sistemit nervor.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi