Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shpresa shëron Empty Shpresa shëron

Wed 11 May 2011 - 3:22
Shkencëtarët e kanë thënë me kohë që egziston një lidhje ndërmjet shpresës së pacientit dhe përmirësimit të tij nga sëmundjet e rënda. Tani një specialist i shquar amerikan në fushën e kancerit, sygjeron se ka baza mjeksore për një lidhje të tillë. Këtë sugjerim ai e bën në librin e ri mjaft të shitur të titulluar, Anatomia e Shpresës: Si Fitojnë Njerëzit Përballë Sëmundjes?. Autori i librit është Jerome Groopman, profesor në degën e mjeksisë së Universitetit të Harvardit, njëkohësisht korrespondent i revistës "The New Yorker" për mjeksinë dhe biologjinë.

Groopman beson se është e rëndësishme që së pari të kuptohet se çfarë është shpresa, dhe si ndryshon ajo nga optimizmi.
Një optimist thotë se gjithçka do të shkojë mirë. Por në fakt, ne e dimë që në jetë kjo nuk ndodh gjithmonë kështu. Ndërsa shpresa i pranon të gjitha problemet me të cilat ndeshemi, dhe përmes saj ne shikojmë një të ardhme më të mirë. "

Si rezultat i shpresës truri çliron disa kimikate të cilat reduktojnë shqetësimet. Shqetësimet janë pengesat më të mëdha tek pacientët për fillimin e një kure të sëmundjeve, apo për të patur forcën e duhur për të përballuar mjekimin. Gjithashtu ka ndryshime serioze në funksionimin e muskujve. Kur të sëmurët me Parkinson shpresojnë kjo bën që të çlirohen kimikate, që i bën muskujt të jenë më elastikë, kështu që të sëmurët mund të funksionojnë më mirë. Shpresa mund të pakësojë dhimbjet tek njerëzit me reumatizëm. Ndërsa për sa u përket sëmundjeve të zemrës, ka studime të mira që tregojnë se të sëmurët që shpresojnë mund të shpejtojnë shërimin.

Përsa i përket pacientëve të prekur nga sëmundjet e kancerit, profesori Groopman thotë, studimet nuk janë të qartë. Me siguri që optimizmi dhe shpresa nuk e zhdukin sëmundjen. Por ndikimi i të shpresuarit tek pacientët e kancerit bën që ata të marrin vendime të qarta dhe të zgjedhin mënyrat më të mira me shpresë që të kurohen.

Groopman beson se roli i doktorit është që tu thotë të vërtetën pacientëve, por gjithashtu ti inkurajojë ata që të shpresojnë dhe të kurohen, edhe nëse ata janë në gjendje të rëndë. Njerëzit shkojnë tek mjeku për të kërkuar shpresë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi