- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Karakteri agresiv dëmton zemren
Wed 11 May 2011 - 5:20
Agresiviteti dëmton zemrën. Të paktën kështu këmbëngul një ekip studiuesish amerikanë, të cilët kanë kryer një studim te gati 3 579 persona.
Punimi është publikuar në “American Journal of Epidemiology” dhe objekt studimi ka qenë fakti se si ndikon agresiviteti në shfaqjen e sëmundjeve kardiake. Sipas studiuesve personat me personalitet “të egër” janë më të riskuar për të shfaqur sëmundje të zemrës dhe kjo shpjegohet me faktin që janë më në varësi të duhanit dhe alkoolit, “armiq të fuqishëm” të antioksidantëve. “Stresi oksidativ, shkaktohet nga radikalet e lira, të cilat prodhohen normalisht nga organizmi ynë”, shpjegon Tetsuya Ohira, i Universitetit të Minneapolisit.
Nëse ulet aftësia e organizmit për t’u normalizuar, rritet rreziku për shfaqjen e sëmundjeve kardiake, tumoreve dhe sëmundjeve të tjera. Vitaminat mund të luftojnë stresin oksidativ, aty ku e rrisin duhani dhe ndotja urbane. Ekspertët kanë vërejtur 3.579 burra dhe gra, të moshës nga 18 deri 30 vjeç, pjesëmarrës në një studim të quajtur “zhvillimi i rrezikut kardiovaskular te të rinjtë”. Studiuesit kanë matur nivelet e karotenoideve të ndryshëm, që janë pigmentet me veti të forta antioksidante si p.sh vitamina E. Pjesëmarrësit në studim që shfaqnin karakter agresiv në momentin e studimit, pas 7 vitesh i kishin nivelet e antioksidanteve më të ulëta se personat e tjerë që ishin të qetë. “Nëse agresiviteti ul nivelin e antioksidanteve, faktorë që përfshijnë stilin e jetës si dieta, duhani dhe alkooli kanë një rol mjaft të rëndësishëm”, shpjegon Ohira. Gjithsesi nevojiten studime të mëtejshme për të shpjeguar rolin e “karakterit” në sëmundjet kardiake si p.sh infarktin.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi