- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Hamdi Salihi flet për FIFA.com: Besojmë tek Shqipëria në Euro 2012
Thu 12 May 2011 - 19:52
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi për faqen zyrtare të FIFA-s, ka thënë se fitorja ndaj Bjellorusisë ka rritur gjasat për kualifikimin e Shqipërisë në evropianin e ardhshëm.
“Kur kemi fituar ndaj Bjellorusisë, çdokush në Shqipëri mendon se ne mund të kualifikohemi. Ishte ndjenjë e mirë që i fituam tri pikë në një ndeshje që duhej të fitohej. Është një ndjenjë e veçantë për mua që e shënova golin e fitores. Kjo është e rëndësishme pasi na ka rritur besimin për ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Salihi.
Ai thotë se vetëm Franca e ka të sigurt kualifikimin, kurse janë 4-5 pesë skuadra tjera që synojnë të sigurojnë një vend për në Euro 2012.
“Vetëm Franca duket se e ka të sigurt kualifikimin. Ndërkohë 4-5 skuadra tjera do të garojnë për të siguruar një vend për evropianin e ardhshëm. Nëse ne do të luajmë si ndaj Bjellorusisë, atëherë i gjithë vendi do të festonte”, ka thënë shkodrani.
Ai ka folur edhe për ndeshjen e radhës ndaj Bosnjës. “Do të jetë një ndeshje e fortë dhe e vështirë për ne, sepse Bosnja ka lojtarë të fortë individualisht”, ka thënë sulmuesi shqiptar.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi