- KajoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1050
Hobi : leximi
Vendndodhja : Kukës
Anetaresuar : 06/01/2011
LAVDI E PËRJETSHME DËSHMORËVE TË KOMBIT
Tue 17 May 2011 - 16:09
Akademi përkujtimore për Kadriun, Jusufin, Bardhoshin, Rexhepin dhe Nuhiun
Në 29 vjetorin e rënies së Kadri Zekës dhe Jusuf e Bardhosh Gërvallës
NJË JETË NË SHËRBIM TË ATDHEUT
Më 15 janr 2011 në Münsingen të Zvicrës, Këshillit organizativ për shënimin e 30 vjetorit të Pranverës së demonstratave të vitit 1981, mbajti një akademi përkujtimore kushtuar, Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës. Në vijim pashtriku.org boton fjalimet e veprimtarëve: Saime Isufi dhe Ismet Rashiti të mbajtur në këtë akademi.
Kadriu, Jusufi e Bardhoshi ishin dhe do të
mbeten simbole të bashkimit të shqiptarëve
Saime Isufi
Të dashur bashkatdhetarë! Të dashura dhe të nderuara familje të dëshmorëve të rënë gjatë të gjitha luftërave për liri!!
Më lejoni t’ju përshëndes në emër të këshillit organizativ për shënimin e 30 vjetorit të Pranverës së kuqe të vitit 1981, në akademinë përkujtimore kushtuar tri figurave emblematike të këtyre ngjarjeve në mërgim: Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës. Në veçanti sonte përshëndes familjet Zeka, Gërvalla, Malaj e Berisha, në përvjetorin e rënies së bijve të tyre dëshmorë; të cilat familje, përveçse veprimtarë e dëshmorë, po i japin Kosovës ministra e ambasadorë! Shumë të nderuara familje të bashkëpunëtorëve të dëshmorëve: e Zijah Shemsiut, Hasan Kadriut, Rrustem Mahmutajt, Rexhep Halimit, Shahin Hajdinit e Nexhmedin Ahmetit, jeta e të cilëve u shua shumë herët qoftë nga torturat mizore të përjetuara në burgjet jugosllave, qoftë nga hallet e vuajtjet e mëdha larg atdheut!
Të nderuar mysafirë!... Zonja e zotërinj!
Më lejoni që në këtë akademi përkujtimore kushtuar dëshmorëve tanë, të përulem me respekt para flamurit tonë kombëtar, të cilin veprimtari Rrustem Mahmutaj e barti me krenari nga demonstrata e parë organizuar nga Kadri Zeka më 11 prill 1981 e deri në demonstratën e fundit, organizuar nga Lëvizja Popullore. Më lejoni të përulem me respekt para tre dëshmorëve që po kujtojmë sot, Kadriun, Jusufin e Bardhoshin, të cilët ishin e mbeten prijësit tanë, organizatorët dhe udhëheqësit e parë të një organizimi të mirëfilltë patriotike e atdhetare të mërgatës shqiptare. Kadriu, Jusufi e Bardhoshi ishin dhe do të mbeten simbole të bashkimit të shqiptarëve. Ata na bashkuan dhe vazhdojnë të na bashkojnë në çdo përvjetor e në çdo organizim që bëjmë në mërgatë! Ata na bashkuan edhe sot për fillimin e mbarë të aktiviteteve tona të parapara për shënimin e 30 vjetorit të demosntratave të vitit 1981 në Kosovë. Dhe me këtë rast, publikisht, falënderoj këshillin organizativ, aktivistët dhe gjithë bashkatdhetarët, të cilët po bëjnë një punë të pashembullt me përkrahjen që po na japin: qoftë morale, materiale e organizative për të shënuar në mënyrë sa më dinjitoze këtë përvjetor të madh e historik të popullit tonë. Shembulli i tyre tregon se veprimtarët e vitit `81 janë gjallë dhe janë ata që ishin para 30 vitesh. Kjo do të thotë se edhe atëherë edhe sot e patëm me gjithë mend.
Të nderuar të pranishëm!
Duke qenë se ndër bashkatdhetarët, por edhe ndër shqiptarët Kadriu, Jusufi e Bardhoshi, njihen si simbole të bashkimit, Këshilli Organizativ i Shënimit të 30 vjetorit të demonstratave në Kosovë, ka marrë vendim t’u bëjë kërkesë organeve shtetërore të Kosovës, që në kryeqendrën e Kosovës t’u ngrihet një lapidar këtyre tre dëshmorëve në shenjë simboli të bashkimit të shqiptarëve. Ndërkaq shfrytëzoj rastin t’ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë akademi kushtuar tre dëshmorëve, Kadriut, Jusufit e Bardhoshit; këtyre tre simboleve të bashkimit të shqiptarëve.
Lavdi jetës dhe veprës së pavdekshme të Kadriut, Jusufit e Bardhoshit!
Faleminderit!
Saime Isufi - Münsingen, 15. 01. 2011
__________________________________________________________________________
Fjala e veprimtarit dhe publicistit, Ismet Rashiti në akademinë përkujtimore kushtuar, Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës në Münsingen të Zvicrës.
NJË JETË NË SHËRBIM TË ATDHEUT
Ismet Rashiti
Jemi këtu të kujtojmë e nderojmë me respekt, tre ideatorët e mëvetësisë së Kosovës dhe bashkimit të trojeve shqiptare, tre udhëheqësit kryesor të rezistencës dhe lëvizjes ilegale, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. Ndërkaq, vetëm pesë ditë më parë, janë mbushur 27 vjetë nga rënia heroike e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës të cilët në mes natës 10 e 11 janar të motit 1984, ranë për t’mos vdekur kurrë, në qendër të Prishtinës nga forca të mëdha policore. Tani kur jemi në prag të 30-vjetorit të demonstratave gjithëpopullore të vitit 1981, të nisura nga rinia patriotike studentore, në mensën e studentëve më 11 mars të ati viti, nderojmë e kujtojmë me respekt e përulje të gjithë të rënët e këti viti historik, pararëndësit dhe të gjithë dëshmorët që ranë për Flamurin Kombëtar, për liri, për pavarësi dhe bashkim kombëtar deri te lufta çlirimtare e popullit shqiptarë, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Komandanti legjendar, Adem Jashari!
Jusuf Gërvalla, u lind më 01 tetor 1945, në fshatin Dubovik në një familje atdhetare. Në vitin 1975 pranohet në radhët ilegale të organizatës Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi »Ishte ndër udhëheqësit kryesor të kësaj organizate patriotike. Fushata e ndjekjeve dhe burgosjeve politike e vitit 1979 nuk e kishte kursyer as Jusuf Gërvallën. Redaktoi gazetën ”Lajmëtari i lirisë”, e pastaj për një kohë organin, ”Zëri i Kosovës”. Dëshmori Kadri Zeka, lindi më 25 prill 1953, në fshatin Poliçkë të Dardanës së lashtë, në një familje të nderuar që kurrë nuk është pajtuar me pushtuesit dhe rexhimet e instaluara antishqiptare. U shkollua në Gjilan dhe Prishtinë. Gjatë kohës sa studjonte në Fakultetin e Drjtësisë, punonte njëkohësisht gazetar në Radio Prishtinë. Kadri Zeka, më 1978 largohet nga vala e burgosjeve dhe vendoset në Zvicër, ku menjëherë bën hapat e parë organizativ. Përgaditë dhe boton gazetën « Liria » dhe «Këngët e lirisë», bashk me Hydajet Hysenin. Bardhosh Gërvalla, lindi më 24 shkurt 1951. Mësimet e para dhe të mesme i ka kryer në Jesenicë në gjuhën sllovene. Në vitin 1974 ishte vendosur në Gjermani.
Pranvera e vitit 1981 bëri kthesë të madhe në Kosovë
dhe në organizimin e mërgatës
Demonstratat e Pranverës së Madhe të vitit 1981, hapën një epokë të re për popullin shqiptar. Kishte ardhur momenti që lëvizja ilegale të dilte hapur në skenën politike për ti përkrahur kërkesat dhe vullnetin gjithëpopullor dhe kjo nuk ishte aspak e lehtë dhe pa rreziqe. Ish Jugosllavia si një fuqi reale propagandistike, ushtarake e policore e kohës, kishte ndërmarrë një fushatë të egër antishqiptare për ta shtypur me dhunë, me zjarr e me hekur, me vrasje kur të mundet, ditën e natën, brenda apo jasht Kosovës, zërin liridashës të popullit shqiptar që padrejtësisht ishte ndarë e coptuar. Në këto rrethana Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla morën përsipër të dilnin në ”ball dhe te këmbët e popullit”, siç do të thoshte vet Jusufi.
Ideolog dhe organizatorë të shkelqyeshëm
Ideologët e lëvizjes kombëtare, Jusufi, Kadriu e Bardhoshi, ishin largpamës, organizator të shkelqyeshëm dhe të përkushtuar deri në fund ndaj çështjes kombëtare shqiptare. Pavarësisht rrezikut, ata të parët dolën hapur në ball të mërgatës me një program të çartë politik dhe me një zë të artikuluar mirë që në ato kushte të rënda policore e ushtarake, përhapte të vërtetën për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Të konsultuar me shokët brenda dhe jasht Kosovës, të përgaditur politikisht dhe të informuar jashtzakonisht mirë me të gjitha zhvillimet politike, kishin vendosur që bashkarisht të organizonin demonstrata në të gjitha shtetet evropinane në mbështetje të kërkesave gjithëpopullore në Kosovë. Edhe pse u përkisnin dy organizatave, kishin vendosur që të gjitha thirrjet dhe organizimet të bëhen bashkarsisht dhe në emër të punëtorëve shqiptarë. Kjo tregon më së miri se qëllim kryesor kishin bashkimin e popullit rreth interesave kombëtare e shteformuese para çdo interesi tjetër personal, grupor apo partiak. Demonstrata e parë e 11 prillit të motit 1981 në Bern, hapi një faqe të re për mërgatën shqiptare. Nisën demonstratat, tubimet dhe takimet tjera publike të cilat u bënë një bazament i fortë e i pathyeshëm i një organizimi të pavarur të mërgatës shqiptare me një program të qartë politik për Republikën e Kosovës, pikërisht ashtu siq kishte kërkuar në ato rrethana në mënyrë krejt demokratike e paqësore lëvizja studentore dhe mbarë populli shqiptar i Kosovës.
Lëvizja patriotike studentore dhe pastaj demonstratat gjithëpopullore të vitit 1981, i dhanë fuqi çështjes kombëtare shqiptare dhe bënë kthesë historike në zhvillimet politike të asaj periudhe. Ata të cilët për arsye të ndryshme, para 30 vjtesh, i kishin vlerësuan këto demonstrata si armiqësore, ideologjike dhe kundërrevolicionare, koha dëshmoi se nuk kishin të drejtë dhe se kishin vepruar kundër vullnetit të popullit të shprehur me protesta e demonstrata demokratike e paqësore. Këto vlersime antikombëtare, kjo miobi politike dhe kjo propagandë e prodhuar nga Beogradi, ka bërë që mijëra djemë e vajza të Kosovës të burgosen, të dënohen, të ndiqen nga atdheu, të turturohen e të mbyten në burgjet e tmerrëshme ish jugosllave. Pavarsisht pikëpamjeve të ndryshme ideologjike që edhe mund të jenë shkruar e thënë ndonjëherë gjithnjë në funksion të kauzës kombëtare, e të cilat gjithësesi duhet vlerësuar nga prizmi i rrethanave politike të atyre viteve, qëllimi i vetëm i lëvizjes ilegale dhe studentore ka qenë dhe ka mbetur zgjithja e problemit gjithëshqiptar. Nuk ka dyshim se bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet të vetëm ”ështe aspiratë e të gjithë shqiptarëve të shumë brezave, e do të mbetet e tillë edhe për gjeneratat e ardhëshme deri në realizimin e plotë të saj!
Falë punës së madhe dhe largpamësisë së dëshmorëve, Jusuf Gërvalla , Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla, gjatë vitit 1981, brenda në Kosovë, u ndihmua lëvizja ilegale dhe u qartësua programi politik, ndërsa në shtetet evroperendimore, shumë klube punëtorësh shqiptarë që mbanin lidhje me ambasadat ish jugosllave, u shkëputën dhe u vunë në shërbim të një organizimi të pavarur kombëtar. U themeluan edhe klube e shoqëri të reja patriotike të cilat mobilizuan mërgatën shqiptare në mbështetje të kërkesave të drejta që kishte shtruar për zgjidhje populli shqiptar. Thënë shkurt, themelet e organizimit të pavarur të mërgatës shqiptare, i vunë Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Mbi këto themele pastaj, vit pas viti e dekadë pas dekade, janë themeluar organizime të shumta të shqiptarëve kudo që ndodhen në botë në shërbim të lirisë dhe Pavarsisë së Kosovës. Këto tri figura emblematike kombëtare e politike i kishin të gjitha tiparët e Rilindasëve shqiptarë, ndërsa vet organizatat që drejtonin ata vepruan në frymën dhe traditën më të mirë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Nëse iu referohemi fakteve dhe dokumenteve arkivore që lidhen me ato vite, shohim qartë se që nga viti 1981 kishte dalur në skenë një plejadë e tërë veprimtarësh brenda dhe jasht Kosovës, të cilët, i mbetën besnik mësimeve të dëshmorëve. Kjo plejadë veprimtarësh që ka pasur nderin e madh të njihej sadopak me Kadri Zekën (Zeqën), Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe plejada tjetër që nuk i ka njohur drejtpërdrejtë, gjithnjë burim frymzimi e edukimi ka qenë vepra e Kadriut, Jusufit dhe Bardhoshit. Këta tre pishtarë të lirisë me jetën dhe veprën e tyre kanë qenë shembull frymzimi edhe për qindra mijëra të burgosur politik në burgjet e tmerrëshme ish jugosllave, të cilët të ndodhur prapa grilave e përjetuan me dhembje e krenari rënien e këtyre tre prijësve dhe ideologëve, Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit, e dy vite më vonë edhe të Rexhep Malajt e Nuhi Berishës.
(Moderatori: “Qëndresa e Rexhep Malës përballë torturave të UDB..." )
Nëse shikohen me kujdes shkrimet dhe fjalimet e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit, vërehet qartë një filozofi politike që se duronte nënshtrimin e popullit shqiptar para askujtë, që nuk e dëshironte luftën, po që në asnjë rast nuk e përjashtonte luftën çlirimtare. Sot, pas 29 vjtesh, nëse analizojmë me kujdes shkrimet dhe fjalimet e Kadri Zekës para demonstruesve, shohim se nuk ka shkrim as fjalim të tij që nuk lidhet me luftën çlirimtare. Moto e Kadri Zekës ka qenë ”Rroftë lufta e drejtë e popullit shqiptar”! Filozofia politike e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit nuk përshkohej me tone pesimiste, nënshtruese apo disfatiste. Mendimi dhe filozofia e këtyre tre pishtarëve të lirisë për bazë gjithnjë kishte guximin, optimizmin dhe bindjen e plotë në fitorën e sigurt sepse kishin besim të madh tek e drejta dhe populli i vet. Jusufi, Kadriu e Bardhoshi kanë qenë të armatosur me dije, me maturi e guxim. Ata kanë qenë njëkohësisht, atdhetarë të flaktë, ideolog të mëdhenjë, diplomatë të shquar, burrështetas të përgjegjshëm dhe luftetarë të denjë për çlirim e bashkim kombëtar. Ata e dinin çka po bënin, kur do të niseshin e kur do të arrinin në cakun e dëshiruar. Çdo fjalë e tyre peshonte shumë, çdo hap që bënin ishte i matur, çdo mendim kishte peshë e ndikim të jashtëzakonshëm në mesin e bashkatdhetarëve. Ata ndjenin përgjegjësi për çdo fjalë e për çdo veprim. Ishin të kujdeshëm në veprimet e përditshme e shumë vizionarë për të ardhmën!
Si bashkëpunëtorë të mirë që dinin t’i koordinonin veprimet e tyre të bërbashkëta në interes të çështjes kombëtare, Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla ishin bërë simbol i unitetit, i mirëkuptimit dhe i bashkimit në mes njerzëve dhe organizatave të ndryshme politike të cilat synim kryesor kishin realizimin e aspiratës shekullore të shqiptarëve. Sado që në atë periudhë ende ishte i fortë kampi socialist dhe qeverisej me sistem monist, mund të konstatohet se Jusifi, Kadriu, Bardhoshi, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, asnjëherë nuk i kanë nxjerrë në paln të parë pikpamjet politike, apo interesat e ngushta të organizatave që përfaqësonin para çështjes kombëtare.
Ata nuk ishin të vetquajtur demokrat me fjalë e me rrahagjokse, por shumë demokratike ishte vepra e tyre, demokratike ishte gjuha tyre, demokratike ishin shkrimet e tyre, demokratike ishin sjelljet, mendimet dhe veprimet e tyre politike, demokratike ishte dashuria e madhe ndaj popullit të tyre. Qysh para tri dekadave, ndonëse në rrethana krejt tjera shoqërore e politike, ata kanë ditur të jenë tolerant ndaj mendimit të ndryshëm dhe ta respektojnë shumëllojshmërinë e mendimeve. Por, të jesh demokart i madh në pikpamje politike, nuk don të thot të jesh frigacak dhe ta durosh robërinë, të padrejtën dhe okupatorin. Ndaj këta ishin njëkohësisht revolucionar e luftetarë të lirisë që ditën ta luajnë gishtintë atëherë kur duhej e ku ku duhej, ditën të çëndrojnë e luftonë si Rexhep Malaj e Nuhi Berisha në qendër të Prishtinës. Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi, udhëhiqeshin nga parimi të cilin pastaj e dëshmuan me jetën e tyre: ”Mbi gjithçka tjetër duhet të jet çështja kombëtare, liria, pavarsia dhe bashkimi i tokave shqiptare në një shtet të vetëm”¨! Por, natyrshëm ata qyshë në vitin 1981, ndoqën rrugën e kompromisit, përkrahën zërin dhe kërkesat e popullit që kishte shtruar për zgjidhje në ato momente! Jo pse kjo ishte rruga më e mirë, por pse ishte më shpejt e realizueshme për të dalur nga zgjedha serbe.
Vrasja që nuk u zbulua ende
Zëri i Kadriut, pena e Jusufit dhe puna vetmohuese e Bardhoshit kanë qenë si një trup i vetëm dhe model i afrimit e i unitetit në mes shqiptarëve. Ndaj qëllim kryesor kishin bashkimin rreth idealeve çlirimtare. Çdo fjalë e Kadriut, Jusufit e Bardhoshit ishte bashkim. Çdo hap, çdo lëvizje që bënin dhe çdo mendim i tyre ishte bashkim. Edhe natën e errët të 17 janarit 1982, në Untergrupenbach, afër Shtudgardit, ishin bashk, duke përmbyllur bisedimet për bashkimin e organizatave dhe krijimin e një fronti të fuqishëm gjithëpopullor për çlirimin e Kosovës.
Untergrupenbach 18.01.1982: Vendi ku u vranë Jusufi, Bardhoshi e Kadri Zeka.Shikoni: Faksimil i shkëputur nga "Heilbronner Stimme" 19.01.1982: (X) Banesa e vëllezërve Gërvalla, (→) Shtëpia ku kanë qëndruar vrasësit dhe shigjetat në rrugë tregojnë lëvizjen e makinës nga momenti i daljes prej garazhës e deri te përplasja e tij në garazhën tjetër pas aktit të ekzekutimit.(Moderatori i pashtriku.org)
Pas një pune të lodhëshme gjatë ditës dhe orëve të para të natës së 17 janarit 1982, të tre veprimtarët kishin vendosur të dilnin për pak kohë të çlodheshin, të merrnin frymë dhe të bënin disa telefonata. Ka qenë ora 22 e 30 minuta. Pas nisjes së veturës nga Bardhosh Gërvalla, shkrepin plumbat e pabesë mbi veturën BWM 316, ngjyrë të gjelbërt. Dhjetë plumba të kalibrit 7.65 kanë qëlluar zemrën, mushknitë dhe qafën e tre bijëve dhe udhëheqësve të dashur të popullit shqiptar. Gjashtë plumba qëllojnë mbi trupin e Bardhoshit, 31 vjeçar, dy plumba kanë goditur nga afër Kadriun, 28 vjeçar, dy plumba tjerë tinzarë Jusufin, 36 vjeçar. Në karrikat e para të veturës ndrrojnë jetë, Kadriu e Bardhoshi, mbrapa përplitej Jusufi i plagosur rënd. Atë moment të dhemshëm sikur kishte filluar ta ndjente edhe vetura, e cila kishte lëvizur pa shofer, derisa ndalet në muret e garazhës bashk me të rrahurat e zemrës së Kadriut e Bardhoshit. Gjaku më i mirë shqiptarë kishte filluar ta skuqte borën e ati dimri të ftohët. Jusufi arrinë gjallë deri në spital, duke pyetur vazhdimisht rrugës për Kadriun dhe Bardhoshin nëse janë gjallë, por gjithçka ishte bërë vonë. Ka ndrruar jetë, duke thënë: ”Na vrau policia sekrete jugosllave”.
Kjo vrasje në natën e errët të 17 janarit 1982, kishte goditur rënd familjet Gërvalla dhe Zeka. Jusufi dhe Bardhoshi, kishin lënë bashkshortet dhe fëmijët jetim. Nënë Ajshja kishte humbur dy djem si dy drita të syve. Kadri Zeka kishte lënë mbrapa, bashkshorten dhe bashkveprimtarën e dalluar, Saime Isufi të martar vetëm 15 ditë më parë në malet e Biel/Biennit. Familja e Kadriut kishte humbur një djalë, ndërsa Kosova kishte humbur një zë që dridhte rrugët, sheshet dhe qytetet e Evropës. Lajmi për vrasjen e tre bijëve më të shtrenjtë të popullit shqiptar, ishte pritur me dhembje e pikëllim të thellë nga mbarë bota shqiptare. Qindra veprimtarë nga Zvicra, Gjermania, Franca, Belgjika, me lot në sy ishin nisur drejt Untergrupenbachut në familjen Gërvalla, për të ndarë së bashku dhembjen dhe krenarinë për dëshmorët. Ky lajm kishte prekur jashtëzakonisht shumë të burgosurit politikë në burgjet ish jugosllave. Nga Kosova kishte ardhur Nënë Ajshja, babai i Kadri Zekës, Pajaziti dhe vëllezrit Shaipi dhe Taipi. Ka qenë shumë emocionues momenti kur zemërmadhja Nëna Ajshe, para se ti përqafonte djemtë e saj të dashur, të parin e përqafon Kadriun, duke ju drejtuar me këto fjalë: ”Kadri, loke, nëna jote nuk ka mundur të vijë. Unë të kam djalë edhe Ty si Jusufin e Bardhoshin”. Një çëndrim të fortë e kanë mbajtur edhe babai e vëllëzrit e Kadriut, të cilët në vend që të pranonin ngushllime i ngushllonin bashkëveprimtarët, miqtë dhe pjesmarrësit e shumtë.
Agjencia Telegrafike Shqiptare kishte lajmëruar se ”Kosovës po i vriten djemtë e saj nga dora e UDB’ës jugosllave”, ndërkohë që agjencia shoviniste e lajmeve shtetërore ish jugosllave ”Tanjug” këtë vrasje makabre e trumbetonte si ”qërim hesapesh në mes emigrantëve shqiptarë”. Të nesërmën gazetat më prestigjioze gjermane, zvicrane, austriake në faqet e para e kishin vendosur si lajm kryesor të ditës vrasjen e tre bijëve më të shtrnjtë të popullit shqiptarë. Të gjitha gazetat përveq një fotoje ku dukej vetura dhe gjaku shqiptar që kishte skuqur borën e bardhë, nuk sillnin asnjë fakt konkret për dorasit. Enti Kriminalistik Gjerman, kishte deklaruar se ”atentatorët ishin profesionist, ndaj nuk kemë asnjë gjurmë të bazuar”. Edhe sot pas 29 viteve ende nuk është zbuluar ajo dorë e zezë kriminale. NJë gjë është e sigurt. Këtë atentat politik e kryenë armiqtë e kombit shqiptarë. Varrimi i dëshmorëve u bë tri javë më vonë, në varrezat Bad Constad të shtudgardit, më 05 shkurt 1982.
Që nga ajo kohë deri pas çlirimit të Kosovës, në çdo janar, mijëra veprimtarë nga mbarë Evropa, bënin homazhe pranë varreve të dëshmorëve në Shtudgard. Për çdo përvjetor organizoheshin tubime përkujtimore, flitej, recitohej e këndohej këngë për dëshmorët. Ndërkaq nga viti 2001 eshtrat e Jusuf e Bardhosh Gërvallës prehen në fshatin Dubovik, pran blirit, ndërsa eshtrat e Kadri Zekës prehen në Varrezat e Dëshmorëve, pran shokëve të idealit të përbashkët, në Gjilan. Puna vetmohuese e Jusufit, Kadriut, Bardhoshit, Rexhep Malës e Nuhi Berishës ishin udhërrëfyese dhe bazamet i fortë mbi të cilin pastaj u ngrit Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila me sukses i priu popullit në luftën e drejtë çlirimtare.
I dashur Jusuf, Kadri, Bardhosh, Rexhep e Nuhi! Sot Kosova juaj është shpallur shtet i Pavarur e demokratik. Në themelet e këtij shteti është edhe gjaku juaj, në damarët e popullit tuaj të lirë, sot vëlon edhe gjaku juaj. Rruga nëpër të cilën ka ecur populli shqiptar ka qenë rrugë e gjatë, e mundimshme, përplotë sakrifica. Rruga e vizionit tuaj dhe mendjes tuaj të ndritshme!
Më 15 janar 2011, Münsingen- Ismet Rashiti
© Pashtriku.org
....
- KajoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1050
Hobi : leximi
Vendndodhja : Kukës
Anetaresuar : 06/01/2011
Re: LAVDI E PËRJETSHME DËSHMORËVE TË KOMBIT
Tue 17 May 2011 - 16:12
DUKE SHPALOSUR NJË FLETË DITARI...
18 MAJ 1981…
KONVIKTET E STUDENTËVE U MBYLLËN…
Shkruan: Saime Isufi
Të gjithë tashmë dinë për ngjarjet e vitit 1981 në Kosovë; shpërthimin e demonstratave, arrestimin dhe burgosjen e shoqeve dhe shokëve tanë; ndrydhjen e zjarrit tonë revolucionar që shpërtheu në tërë Kosovën gjatë muajve mars e prill të këtij viti. Pas ngjarjeve të 11 marsit, 26 marsit dhe të fillimit të prillit, kur konvikteve tona u vinte akoma era helm të gazit lotsjellës, të pushkëve dhe automatikëve, nuk kishte më gjendje mësimi e qetësie për ne. Për çdo natë tuboheshim para konvikteve dhe kërkonim shoqet e shokët tanë të vrarë e të burgosur; thërrisnim parulla dhe brohorisnim për republikën tonë. Mirëpo kërkesat tona nuk përfilleshin. Aktivistët e Lidhjes Komuniste që qëndronin më të gatshëm se kurrë për të vepruar, ishin në lëvizje të vazhdueshme; por edhe ne kishim vendosur që pa realizimin e kërkesave tona, të mos qetësoheshim.
Përpjekjet e kujdoqoftë për qetësimin tonë ishin të kota. Edhe për krijimin e një gjendjeje normale në konvikte, ishte e pamundur. Situata po ashpërsohej nga dita në ditë. Ne ishim të vendosur të mos shkonim në ligjërata. Po përgatitej të shpërthente përsëri revolta jonë. Dhe nga kjo frikë, universiteti u mbyll, duke na larguar kështu edhe ne studentëve një muaj para afatit të rregullt nga konviktet (pikërisht në gjysmën e muajit maj të ’81’shit), me shpresë se do të «mblidhnim mend» dhe t’i harronim shpejt ato ngjarje të përgjakshme. E kush s’do të çuditej nga një paramendim i tillë anormal?! E si mund të harronim gjakun e shokëve e shoqeve tona të derdhur rrugëve të Prishtinës; si mund të harronim shokët e shoqet tona të arrestuara ; ata të cilët kishin lënë bangat e zbrazëta në fakultet ?! Gjithçka ndoshta mund të harronim, por ato ngjarje nuk do t’i harronim kurrë!
Dhuna policore serbe
Atë vit na vranë, na burgosën e gjakosën, na zgjatën «pushimet» për një muaj më shumë, por për çudi (gjë që s’kish me ndodhur kurrë deri atëherë) për ne ishin siguruar edhe autobusë special, të cilët do të na bartnin nga konviktet deri në qytetet apo fshatrat tona. Lëre se vinin autobusët, por ata na barnin gratis. Shumëçka na dhanë atë pranverë të përgjakshme falas: plumba, helm, shqelma, grushta, kërbaçë, fyerje, sharje, burgje, varre… e edhe autobusë!
Tri ditë rresht autobusët po bartnin studentët. Unë shkova e fundit t’i mblidhja plaçkat që i kisha në dhomë. Me mua ishin edhe dy shoqe që kishin ardhur për të më ndihmuar. Arritëm para konvikteve. Ç’të shihje! Heshtje varri. Para konvikteve qëndronte një veturë policie e gatshme për arrest. „Aktivistët“ aty-këtu i drejtonin studentët për në theqafje, në mënyrë që të mos u linin hapësirë të silleshin rreth konvikteve ose fakulteteve. Të shkonin ku të donin, ama ku të donin, vetëm larg e më larg vatrës së zjarrit.
Desha të hyja bashkë me shoqet në konvikt, mirëpo „rojtari“ të cilin nuk e kisha parë kurrë, nuk më la të hyja, ashtu siç kisha hyrë gjatë tërë vitit. Bile ky „rojtar“ më kërcënoi se nëse do të bëja fjalë, nuk do të më linte të hyja fare dhe se konvikti ishte mbyllur dhe s’lejohej të hynte njeri brenda. Megjithatë, unë këmbëngula se do të merrja plaçkat e mia dhe ai nuk rezistoi më por u zbraps. Më kërkoi librezën e konviktit dhe letërnjoftimin. Shoqet që ishin me mua, nuk i la të hynin. Më dha me vete një shoqëruese (shërbëtore), e cila me përtesë të madhe m’i hapte dyert njërën pas tjetrës. S’më dukej ai konvikt që kisha njohur për katër vjet me radhë. Ai ngjante me një burg të vërtetë.
Me një burg ku orë e çast dëgjohet tringëllima e vrazhdë dhe e rëndë e çelësave të ashpër, tek hapin e mbyllin dyert. Shërbëtorja u mërzit duke hapur e mbyllur dyert, sa në një çast shpërtheu nga inati: «Sikur t’i kishin mbushur lira këto konvikte, e kanë frikë se mos ua merr kush!» E shkreta nuk kuptonte, se këto konvikte kishin mbajtur brenda tyre njerëz me vlera më të mëdha se sa lirat e saj!
Hyra në dhomë. Dhoma ishte e shkretë. Shoqet e dhomës kishin mbledhur plaçkat dhe ishin larguar… Nuk isha përshëndetur me to… Nuk na lanë kohë të përshëndeteshim….E ku e dija unë se do të ndahehsha nga shoqet në atë mënyrë?!... Secila nga to më kishte lënë një gjë të vogël në shenjë kujtimi, sepse nuk i dihej jetës…
Mblodha plaçkat dhe shumë e mërzitur dola nga konvikti. Autobusi po na priste. Na urdhëruan të largoheshim sa më parë nga këtu. Kishin frikë se mos shpërthente prap ndonjë shkëndijë revolte. Hipëm në autobus. Për çudi nuk njihnim asnjërin nga studentët. Një shoqe imja nuk deshi të hynte në autobus nga frika se nuk na shpiente në qytetin tonë. I thashë me zë të rreptë dhe nga zemërimi që më kishte kapluar në ato çaste: «Hyr e mos bë fjalë, se s’kanë ku na çojnë përveçse në Kosovë!» Ajo u bind. Hipi pa bërë fjalë në autobus. Autobusi u nis. Unë ktheva kokën prapa të vështroja konviktet e mbetura shkret.
Në oborrin e atyre konvikteve, ku kishim kaluar atë pranverë me netë të tëra pa gjumë; aty ku kishim filluar demonstratën e madhe të 26 marsit; aty ku ishim përleshur me ushtri e polici speciale; aty ku shoqet e shokët tanë kishin lënë dorën, këmbën, syrin e veshkët; aty ku gjaku ishte derdhur lumë; aty ku agimet na kishin gjetur zgjuar… tani oborri dukej si një varr i vërtetë; si një varr i lënë në harresë dhe mbi të pa mëshirë shkel këmbë e huaj… Ndërsa qëndrimi i veturës së policisë në oborrin e konvikteve, ishte shenja më domethënëse për çdo njeri se çdo lëvizje ishte nën kontroll, se diçka kishte ndodhur, ose pritej të përsëritej në atë oborr…
* * *
Pati edhe të atillë që u mashtruan se duke na larguar nga konviktet, çdo gjë do të përfundonte me kaq, por e patën gabim: lufta veçsa kishte filluar…
Saime Isufi, Maj 1981
- KajoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1050
Hobi : leximi
Vendndodhja : Kukës
Anetaresuar : 06/01/2011
Re: LAVDI E PËRJETSHME DËSHMORËVE TË KOMBIT
Tue 17 May 2011 - 16:16
Shkruan: Saime Isufi
Rreth librit të autorit Mehmet Hajrizi:„Histori e një organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981” -
Botimet Toena, Tiranë 2008.
Libri i Mehmet Hajrizit: “Histori e një organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981”, është libër që autori e shkroi në një kohë shumë të qëlluar dhe në rrethana të favorshme për njohësit e historisë, për aktivistët e veprimtarët, për të gjithë ata që janë të interesuar të shkruajnë saktësisht pjesë të historisë sonë, sepse pikërisht tek kjo vepër do të gjejnë të dhëna dhe dëshmi të sakta për një periudhë vperimtarie të një organizate, në ballë të së cilës qëndroi duke vepruar që nga themelimi e deri në shuarje të saj, autori i librit, Mehmet Hajrizi.
Mehmet Hajrizi librin do ta fillojë dhe do ta përmbyllë me kontributin dhe vlerësimin që i bën njërit prej udhëheqësve të Organizatës, Kadri Zekës, rënë më 17 janar 1982 në Gjermani. Në këtë libër voluminoz i cili përmban më shumë se 550 faqe dhe i botuar nga shtëpia botuese “Toena”, autori i është përkushtuar seriozisht trajtimit të veprimtarisë së Organizatës Marksiste-Leniniste të Kosovës (OMLK), që nga themelimi i saj. Kapitull i rëndësishëm në këtë vepër është edhe trajtimi që u bën autori demonstratave të pranverës së vitit 1981, e për të cilat hidhen teori e dilema nga më të ndryshmet. Kush dëshiron të dijë saktësisht se cilat ishin shkaqet, arsyet dhe pse shpërthyen demonstratat e atij viti, përgjigjen e saktë do ta gjej në këtë libër. Ndërsa ata që nuk duan të dinë se si dhe pse e kush i organizoi dhe si rrodhën këto ngjarje, le të merren me spekulime e lojëra fjalësh. Mbase s'duan ta mësojnë kurrë të vërtetën.
Autori na jep dëshmi historike të një aktiviteti dhe veprimtarie zinxhirore të patriotëve të shumtë të organizuar në grupe e organizata me emra të ndryshëm, për shkak të rrethanave në të cilat vepronin në atë kohë, por të gjithë menjë platformë dhe qëllim të përbashkët: çlirimin e trojeve shqiptare nën Jugosllavi dhe bashkimin e tyre me shtetin amë-Shqipërinë. Ngjarjet zhvillohen ndryshe nga parashikimet dhe grupet e organizatat ndërrojnë taktikën e veprimit; orientojnë popullin drejt realizimit të kërkesave të tij, në rrugë më të mundshme të realizueshme.
Duke filluar me bërthamën e parë të organizmit siç ishte“Grupi Revolucionar i Kosovës”, autori sheh nevojën e një trajtimi shkencor që duhet t'i bëjnë historianët këtij grupi, të shndërruar më vonë në OMLK. OMLK thekson autori, ishte pjesë e lëvizjes moderne kombëtare shqiptare, me një përvojë veprimi të pashkëputur dymbëdhjetë vjeçare. Poashtu në parathënien e librit, do të shkruaj se për të shkruar një libër të tillë, është nxitur nga shumë veprimtarë dhe personalitete shkecore, por mbi të gjitha nga detyra morale e dëshmitarit që e ka përcjellë për së afërmi (duke qenë gjithmonë në krye të saj-shën.imi) këtë Organizatë që nga themelimi e deri në shuarje. Siç e thamë më herët, libri fillon me atë që i dha vulën e gjakut kësaj organizate, Kadri Zekën duke shkruar: “Në natën e 17 janarit 1982, në Untergrupenbach të Gjermanisë,kanë ndodhur tri ngjarje historike për Kosovën: në bazë të Tezave të Frontit Popullor për Republikën e Kosovës, u arrit marrëveshja e tri organizatave çlirimtare shqiptare, u vranë tre sendërtuesit e atij bashkimi dhe pushoi së vepruari OMLK....” “Më 1982, theksoi ai, nga udhëheqja e saj, Organizata kishte të lirë vetëm Kadri Zekën, të cilit i binte barra e riorganizimit të radhëve dhe e realizimit të projektit të Frontit të Bashkuar”.
Në këtë libër voluminoz, autori vazhdon me përshkrimin e historikun e Kosovës që nga koha e shkëputjes së trojeve shqiptare nga Fuqitë e Mëdha më 1913 dhe vënia nën pusthim të tyre nga Jugosllavia, për të shkuar më tej, tek traktati i fshehtë i Londrës më 1915, tek Konferenca e Paqes në Paris më 1919, të cilat nuk e morën fare për bazë të drejtën e vetëvendosjes së kombeve, por e lanë Shqipërinë të copëtuar. Pastaj padrejtësia që iu bë shqiptarëve që jetonin të copëtuar në trojet e tyre nën Jugosllavi, pas luftës së dytë botërore. Me një fjalë, shqiptarëve iu mohua bashkimi me shtetin amë -Shqipërinë edhepse në mbeldhjen e Bujanit, mbajtur nga 31 dhjetori 1943 deri më 1-2 janar 1944 nga delegatët e parlamentit të Kosovës, ishte miratuar një Rezolutë e cila ua njihte këtë të drejtë shqiptarëve. Meqenëse Kosova, përkundër luftërave të përgjakshme, mbeti prap nën sundimin e Jugosllavisë dhe shqiptarëve iu mohuan të drejtat më elementare, doli si nevojë dhe domosdoshmëri organizimi i grupeve dhe organizatave që të kundërshtonin veprimet e padrejta dhe ripushtimet e trojeve shqiptare nga Jugosllavia.
Mehmet Hajrizi përshkuan shumë qartë dhe pa anashkaluarasnjë grup ose organizatë që veproi që nga vitit 1945. Ai në libër është përpjekur që në mënyrën më objektive të jap emrin e organizatave, të grupeve e të personave që kanë vepruar në to, pa patur tendencë të ulë apo të ngre vlerat e veprimtarisë së ndonjërës prej tyre. Për këtë fakt, libri ka vlerat e tij të veçanta, nga i cili studiuesit dhe historianët do të mund të nxjerrin dokumente e fakte bindëse e kokëforta, qoftë të veprimtarisë së një organizate qoftë të ndonjë studimi veprimtarie të përmbledhur.
Mehmet Hajrizi fillon me formimin e grupeve të para, për të vazhduar pastaj me “Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve” në krye me personalitetin e lëvizjes kombëtare, Adem Demaçi, me organizatat tjera si “Grupi Revolucionar i Kosovës, më 1973, në krye me Kadri Osmanin. Para formimit të GRK, anëtarët e tij ishin treguar shumë aktiv në organizimin e demonstratave të vitit 1968. Nga ky grup formohet edhe grupi i studentëve, në krye me Xhafer Shatrin. Autori përmend aksionet dhe aktivitetitn e Grupit Revolucionar të Kosovës, i cili nxorri edhe organin “Zëri i Kosovës”, i cili për fat të keq, për shkak të veprimit ilegal të grupeve dhe organizatave, u përpoq të përvetësohej më vonë nga persona karrieristë, matrapazë e bajraktarë, të cilët u treguan shkurtpamës, sepse ato që i kishin bërë të tjerët, nuk mund të përvetësoheshin aq lehtë. Faktet janë kokëforta dhe ato dolën në dritë dhe atyre ç'u mbeti?! Vetëm turpi.
Duke folur gjerësisht rreth Grupit Revolucionar të Kosovës, i cili më vonë u shndërrua në Organizatë Marksiste-Leniniste të Kosovës, nga vetë titulli i librit, autori flet për formatorganizative, veprimtarinë ilegale duke e kombinuar këtë me formën legale; se veprimtaria e Organizatës zhvillohej në tërë territorin e Kosovës dhe jashtë saj; se anëtar i Organizatës mund të bëhej çdo njeri i verifikuar për pastërtinë e së kaluarës së tij e besnikërisë ndaj çështjes së Atdheut, duke shkruar më tutje për karakterin e Organizatës e cila kishte karakterin e luftës nacionalçlirimtare dhe të rezistencës kundër pushtimit. Ideologjia e saj sunduese ishte ajo e çlirimit dhe e bashkimit të atdheut. “Në programin politik të Organizatës ishin përcaktuar format e veprimtarisë në ilegalitet të thellë, - thekson Mehmet Hajrizi, për të arsyetuar këtë mënyrë të domosdoshme veprimi...” “Në kushte të sotme d.m.th. në kushtet e një tërbimi të egër të të gjithë rrjetës së agjentëve policorë... Në njërën anë armiku, me teknikë dhe mjete moderne për gjurmim, me kuadro të specializuara dhe me mjete përrallore materiale; të gjitha këto për kundërveprim ndaj veprimtarisë sonë revolucionare.”
Mehmet Hajrizi, vazhdon librin e tij me një kapitull mjaft të rëndësishëm, organin “Zëri i Kosovës”, qëllimin e botimit të tij, vështirësitë e papërshkruara për nxjerrjen e tij në ato kushte ndjekjeje e përcjelljeje policore; jep emrat e autorëve dhe veprimtarëve të asaj kohe që punuan në gazetë. Jep atë më kryesoren: efektin pozitiv që bëri kjo gazetë në popull: sqarimin e drejtë të masave popullore në të gjitha fushat e jetës: ekonomoke, poltike e sociale. Ishte pra gazeta e parë që po nxirrte realitetin e hidhur lakuriq. Gazetat zyrtare në atë kohë nuk e bënin këtë gjë. Për nxjerrjen e një gazete “ilegale” siç ishte “Zëri i Kosovës”, kishte edhe pasojat e rënda. Çmimi ishte i shtrenjtë, por vepritmarët nuk shmangeshin nga kjo veprimtari. Gjithçka e bënin me ndërgjegje, anise shumë nga ata do të burgoseshin e dënoheshin me vite të rënda. Ata që mbeteshin jashtë grilave, e vazhdonin veprimtarinë. Burgosja e veprimtarëve nuk ishte si pasojë e moskujdesit të vepritmarëve, por duke qenë nën një rrethim të hekurt me përcjellje dhe survejim tepër të specializuar, ishte e vështirë të shpëtoje pa rënë në sy. Pasojat e veprimtarisë, i kishin parasysh veprimtarët, por ata ishin betuar të vazhdonin rrugën etyre, deri në pikën e fundit të gjakut. Ky ishte betimi i tyre dhe kthim prapa nuk kishte.
Pas përmbylljes së kapitullit rreth veprimtarisë së Grupit Revolucionar të Kosovës, Mehmet Hajrizi vazhdon me kapitullin tjetër, pra me grupin Marksist-Leninist të Kosovës, i cili u ristrukturua dhe u organizua duke ndërruar edhe emrin, krejt kjo për të humbur gjurmët e veprimtarisë, pasi grupi Revolucionar i Kosovës, me burgosjen e anëtarëve të saj, ishte dëmtuar shumë. Pjesa e veprimtarëve të mbetur, të pazbuluar nga armiku mori emrin Grupi Marksist Leninist i Kosovës. Organizatë kjo që u rrit dhe u zgjerua shumë shpejt, duke formuar organin udhëheqës, Komitetin Drejtues të përbërë fillimisht nga autori i librit, Mehmet Hajrizi, i cili edhe pse ka bërë një veprimtari të bujshme në këtë organizatë, duke qenë gjithmonë në ballë të saj, tregohet shumë modest dhe përmend emrin e tij vetëm atëherë kur nuk i ikën dot kësaj të vërtete,Gani Sylaj e më vonë edhe Hydajet Hyseni, Kadri Zeka, Sherafedin Berisha, Jakup Krasniqi, Berat Luzha, Bejtullah Tahiri e të tjerë.
Grupi Revolucionar i Kosovës, duke u zgjeruar dhe shtrirë aktivitetin e tij me anëtarë të rinj nga të gjitha trojet shqiptare në Jugosllavi, u shndërrua në organizatë, duke u quajtur kështu Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës. Veç organit më të lartë udhëheqës, Komitetit Drejtues, u formua më 1978 edhe Komiteti Ekzekutiv. Ky Komitet u formua me qëllim të drejtimit të Organizatës në rast burgosjeje të anëtarëve të Komitetit Drejtues. Organizata Marksiste-Leninste e Kosovës kishte disa forma veprimi dhe aktiviteti. Ajo shërbehej me materiale të brenshme të saj siç ishin psh:
- mënyra e të bërit propagandë dhe agjitacion në masa; ngritja teorike dhe formimi i anëtarëve;
- jeta e brendshme e organizatës;
- mbledhjet;
- uniteti dhe debati;
- kritika dhe vetëkritika,
- konsipracioni,
- disiplina,
- zgjerimi i radhëve;
- kriteret e pranimit të anëtarëve të rinj; etj.
Të gjitha këto cilësi e bënin e plotësonin figurën e anëtarit të OMLK-së. Përveç emrit të ri, Organi i OMLK-së kishte marrë poashtu emër të ri, (edhe kjo për të humbur gjurmët) nga “Zëri i Kosovës”, në “Pararoja” dhe më vonë “Liria”.Përveç shtypit klandestin, shkruan Mehmet Hajrizi, shfrytëzohej edhe shtypi legal, për aq sa ishte e mundur që edhe atje të depërtonte propaganda revolucionare e kohës.
“... Disa nga veprimtarët duke qenë gazetarë profesionistë si Kadri Zeka, Hydajet Hyseni e Berat Luzha etj., shfrytëzonin mediat ku punonin për të përhapur idetë e lirisë e të bashkimit kombëtar”.
Një pjesë të veçantë në libër zë edhe trajtimi i temave që bën organi “Liria”, sepse atëbotë në Kosovë mungonte liria e fjalës dhe e shtypit. Autori përmend edhe organet e organizatave të atëhershme si “Bashkimi”, “Lajmëtari i lirisë”e “Revolucioni”. Është e rëndësishme të përmendet seOrgani “Liria” përgatitej dhe redaktohej në Kosovë, pra në vendin e ngjarjeve dhe botohej jashtë nën përkujdesjen e Kadri Zekës. Shpërndahej edhe jashtë edhe në Kosovë ngaveprimtarët e organizatës. “Pa Kadri Zekën, shkruan MehmetHajrizi, “Liria” nuk do të mund të botohej në atë formë dhe në atë tirazh, por roli i tij në këtë ndërmarrje serioze dhe të vështirë, ka qenë i një rëndësie të veçantë edhe në përmbajtjen e saj...” Se çfarë ndikimi pati edhe tek organizatat tjera organi “Liria” me nivelin e lartë të saj dhe temat që trajtoi tregon edhe veprimi i Jusuf Gërvallës, i cili me daljen e këtij organi e pushoi botimin e “Lajmëtarit të lirisë” duke kontribuar në botimin e “Lirisë”. Në “Lajmëtarin e lirisë” ai shkruan: “Këto ditë na ra në dorë numri i parë i revistës kosovare “Liria” organ i Marksitë-Leninistëve të Kosovës. Duke u nisur nga përmbajtja e saj, nga qëndrimi marksist-leninist në të shqyrtuar të temave të qëlluara vitale, si dhe nga gjuha e stili përkatës shumë i pëlqyeshëm, si dhe nga entusiazmi për punën e ndershme të autorëve të kësaj reviste, të gjithë lexuesve tanë u rekomandojmë ta gjejnë e ta lexojnë me kujdes “Lirinë” ( “Lajmëtari i lirisë”, 1980 ).
Më tej autori, duke analizuar artikujt që përmban organi “Liria”, nxjerr emrat e autorëve, deri atëherë të panjojhur për publikun. “Liria” kishte dalë në gjashtë numra. Mund të themi se “Liria” ishte organi i vetëm që paraqiste objektivisht gjendjen politike, sociale e ekonomike për të gjitha shtresat e popullsisë së Kosovës dhe prandaj u përqafua me dashuri nga të gjithë lexuesit.
Veç nxjerrjes së organit “Liria”, autori shkruan edhe përtraktet e shpërndara nga anëtarët e Organizatës dhe efekti i tyre sqarues në masa,
- si ai i nëntorit të vitit 1973 në Universitetin e Prishtinës;
- pastaj ai i dhjetorit 1973 me titull: “Xehetarët e Trepçës”;
- ai i 6-7 korrikut 1974 kundër shkëputjes së Kosovës nga Shqipëria që më 1913;
- ai i 24 dhjetorit 1974 në konviktet e studentëve në Prishtinë;
- më 22 shkurt 1975 përsëri shpërndahet një trakt në Preshevë, Rahovicë e gjetiu për të vazhduar me traktin tjetër shpërndarë me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 11 qershor 1978;
- më 27-28 tetor 1979 kundër vitzitës së Titos në Kosovë;
- më 27 tetor 1979 një tjetër trakt;
- më 27-28 mars 1981 në Maqedoni u shpërnda një trakt kundër regjistrimit të popullsisë; në korrik 1981, u shpërnda një kryeartikull i “Lirisë”në formë trakti.
Mehmet Hajrizi duke folur për anën artistike të anëtarëve të Organizatës do të shkruaj: “Më 1980 pa dritën edhe përmbledhja “Këngët e lirisë”. ”...Këngët e lirisë janë shkruar për popullin dhe qëllimi ynë është t'i pëlqejnë popullit tonë, ta frymëzojnë atë, ta mobilizojnë dhe t'i shërbejnë sadopak në luftën e tij të madhe”, shkruhet ndër të tjera në parathënien e “Këngëve të lirisë”.
Në kapitullin e dytë: “Demonstratat e vitit 1981”, Mehmet Hajrizi përshkruan me hollësi dhe duke iu bërë një analizë shumë serioze rrethanave ekonomike, politike e sociale që çuan deri tek demonstratat e atij viti; duke thënë me zë se ato ishin të pashmangshme; se laku i kishte ardhur në fyt popullit tonë të shumëvuajtur që një ditë shpërtheu duke dalur në rrugë. Popullit tonë që flinte në ar e anë anën tjetër i mungonin gjërat më elementare për jetesë; i nëpërkëmbej gjithçka: dinjiteti dhe pasuria kombëtare. Këtu autori shpjegon për veprimtarinë e organizatave të ndryshme, të shumta që vepronin atëherë në Kosovë dhe që në një mënyrë ose në një tjetër ishin pjekur kushtet dhe rrethanat në anën tjetër thika e armikut i kishte prekur në fyt popullit tonë, për të shpërthyer siç edhe shpërtheu së pari me studentët pastaj atyre iu bashkangjiten gjithë shtresat popullore. “Asnjë organizatë nuk kishte rolin ekzekutiv të organizimit të këtyre demonstratave, por veprimtarët e tyre, aty ku ndodheshin, merrnin rolin prijës të masave ose mbanin fjalë improvizuese të mbështetura në përmbajtjen e shtypit klandestin të kohës. Para masës demonstruese në qendër të Prishtinës, më 1 prill 1981, mbajti fjalë dhe orientoi demonstratën, duke theksuar rolin historik rolin historik të demonstratave të viti 1981, problemet sociale, pozitën kolonialiste, karakterin çlirimtar të lëvizjes dhe duke kërkuar kundërshtimin e gjendjes së rëndë, dënimin e dhunës e terrorit mbi demonstruesit, brohoritjen e parullave, sidomos Kosova Republikë, lirimin e të burgosurve, rregull në demonstratë, pa dëme, pa eksese etj.”
Demonstratat e vitit 1981, siç u tha më lart, ishin një fryerje e revoltës gjithëpopullore që shpërtheu dhe që në ballë të tyre dolën ata që orientuan dhe ditën ta orientonin masën në drejtim të duhur dhe në kërkesa të arsyeshme dhe të realizueshme. Kjo kohë nxorri në ballë bijtë e saj, bijtë më të mirë si Naser Hajrizin e Asllan Pirevën. Dy djem këta të organizuar në OMLK dhe organizator të demonstratës së 2 prillit në Prishtinë. Autori nuk lë pa përmend edhe veprimet e egra të Beogradit gjakatar me gjithë makinerinë e tij tokësore e ajrore kundër një populli duarthatë për të shtypur me gjak kërkesat e tij paqësore. Duke iu bërë analizë serioze këtyre ngjarjeve autori shkruan në librin e tij: “Shtypja e kryengritjes së vitit 1981 qe njëkohësisht fillimi i luftës së pandërprerë dhe finale të popullit shqiptar të Kosovës drejt fitores së sigurt”.
Në nëntitullin “Qëndrimi i zyrtarëve jugosllavë dhe kosovarë”, autori, duke u bazuar në deklaratat qyqare të udhëheqësve kosovarë, (sepse për ata jugosllavë dihej), nuk shihnin më larg se hunda e tyre. Ata, si: Ali Shukrija, Veli Deva, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi e ndonjë tjetër, me paturpësi dhe pa dinjitet, dolën menjëherë në krah tëkundërshtarëve të egër të kërkesave gjithëpopullore, duke i etiketuar pa pikë turpi bashkëkombasit e tyre.
Ata flisnin më me revansh se sa udhëheqësit jugosllavë kundër demonstruesve. Edhe intelektualët ishin të paktë nga ata që dolën në mbrojtje të demonstratave. Ndër ta shquhetUkshin Hoti “njëri prej përfaqësuesve të denjë të inteligjencies përparimtare patriotike, por edhe zyrtar i lartë insitucional, kishte kërkuar hapur që me një diskutim partiak brenda LKJ'së të trajtohej kërkesa për Kosovën Republikë”.
Në libër, një vend të rëndësishëm zë edhe qëndrimi i Shqipërisë ndaj ngjarjeve të vitit 1981, duke ua mbyllur kështu gojën me fakte atyre që vjellin vrerë kundër Shqipërisë dhe ndihmesës së saj të pakursyer për çështjen e Kosovës dhe ngjarjeve të atij viti; duke përmendur edhe artikujt e “Zërit të Popullit”, të cilët i dëgjonim me ëndje në Radio Tiranë edhe unë me moshataret e mia studente në atë kohë. “Shqipëria, thotë Mehmet Hajrizi, nëpërmjet vetë udhëheqësit të saj doli në mbrojtje të të drejtave të popullit shqiptar, u solidarizua me demonstruesit e kërkesën e tyre për Republikën e Kosovës...”
Një pjesë të veçantë, i kushton edhe hartimit dhe domosdoshmërisë së hartimit të “Tezave të Frontit për Republikën e Kosovës”, në të cilin Front do të përfshiheshin masat e gjera popullore në përpjekje për realizimin e të drejtave të tyre. Fronti ftonte të gjitha organizatat të bashkoheshin në një front të vetëm dhe të fuqishëm, për t'i dhënë grushtin dërrmues armikut.
Mehmet Hajrizi nuk lë pa përmendur në libër edhe rolin e rëndësishtëm që luajti mërgata. Ai përmend vepritmarët e parë të organizuar politikisht si Hasan Malaj, Kadri Avdullahu, Jusuf Gërvalla etj., ndërsa për Kadri Zekën dhe rolin e tij të pazëvendësueshëm në organizimin e mërgatës shkruan: “Kadri Zeka me të arritur në Zvicër më 1978, mblodhi veprimtarët më të përparuar e më të isgurt dhe i hyri ndërtimit të një strukture të re organizative e të qëndrueshme, që po rritej dita më ditë”.
Këtu Mehmet Hajrizi përmend edhe rolin e rëndësishëm që luajti Kadri Zeka në bashkimin e organizatave që vepronin në mërgim, në Frontin Popullor për Republikën e Kosovës, duke përmendur fjalët e Kadriut se :”Kosovës i duhet një zë i vetëm,i fortë e kumbues dhe jo disa zëra të mekur”. Shkruan edhe për afrinë që kishin Kadri Zeka dhe vëllezërit Gërvalla, ani se u përkisnin organizatave të ndryshme; shembull prej të cilit duhet të mësojnë sot politikanët tanë, sepse në fund të fundit, Kosova është e të gjithëve dhe u takon ta duan dhe të punojnë për të të gjithë. “Në bazë të Tezave të Frontit për Republikën e Kosovës, shkruan autori, u arrit marrëveshja e tri organizatave çlirimtare”, u vranë tre sendërtuesit e atij bashkimi dhe pushoi së vepruari OMLK, e cila po mbushte 12 vjet veprimi të pandërprerë në shërbim të lirisë së Kosovës”.
Duke arritur tek fundi i librit, autori shkruan për burgosjen dhe vrasjen e vepritmarëve të OMLK-së, për përvojën 12 vjeçare të saj. Shkruan për dëshmorët e saj gjatë dhe pas demonstratave të vitit 1981 si: Naser Hajrizi, Asllan Pireva, Kadri Zeka, Rexhep Malaj, Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri, Zijah Shemsiu dhe Afrim Zhitia. Flet për anëtarët e OMLK-së që më vonë u bënë luftëtarë të UÇK-së si: Xhevë Lladrovci, Abdullah Tahiri, Avdilgafurr Luma, Hafir Shala etj., duke nxjerrë kështu më vonë edhe emrat e dy grupeve të mëdha të pjesëtarëve të OMLK-së, të cilët dolën në gjyq dhe u dënuan me dënime të rënda, në Prishtinë e në Gjilan.
Libri përfundon me pjesët tjera: përshkrimi i asaj ku dhe siështë ndier ndikimi i OMLK-së në Lëvizjen Kombëtare në vitet vijuese dhe përpjekjet e pak pjesëtarëve të mbetur e të shpërndarë, për t'u konsoliduar dhe për të vazhduar edhe me rolin historik të OMLK-së, duke e quajtur edhe si “Lëvizje Kombëtare e Kosovës për çlirim nga sundimi serb përbën një nga kapitujt më të dhembshëm dhe njëkohësisht më të lavdishëm të historisë së kombit shqiptar”.
OMLK është cilësuar si “Organizata që pati më së tepërmi jehonë në qarqet e përgjithshme të popullatës shqiptare dhe e cila kontribuoi që rrjedhat e shoqërisë ish-socialiste në Kosovë të merrnin kah krejt tjetër, ishte pasardhësja e Grupit Revolucionar që më vonë u shndërrua në OMLK”. ( Sabile Keçmezi-Basha ).
Dhe krejt në fund janë dhënë biografitë, e anëtarëve të saj, me materiale të grupit të OMLK-së, të artikujve të gazetës “Liria”, me letrën protestuese të të burgosurve politikë shqiptarë; janë vendosur fotografitë e veprimtarëve të organizatës, duke futur këtu edhe simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçin dhe komandantin legjendar Adem Jasharin, me të cilin mbyllet kapitulli i veprimtarisë ilegale e i luftës me armë në dorë, të cilin qëllim e kishte në program edhe OMLK.
Libri kapital i Mehmet Hajrizit “Histori e një Organizatepolitike dhe demonstratat e vitit 1981”, është libër me vlera të mëdha studimore e shkencore, që ia vlen të studiohet e të mësohet shumë për ngjarjet që përshkruan autori. Është një histori e jetuar dhe është një thesar që u duhet historianëve, nxënësve në shkolla e studentëve në katedra. Është libër që do t'ju shërbej gjeneratave për mësimin objektiv të historisë sonë të lavdishme. Them, pa hezituar dhe pa patur frikë se po e teproj se autori i librit, Mehmet Hajrizi, është një enciklopedi e gjallë e asaj kohe; si dëshmitar i asaj kohe të bujshme ka akoma për të thënë; prandaj studiuesve, historianëve e shkencëtarëve, u mbetet për detyrë ta shfrytëzojnë kapacitetin e dëshmitë e tij ende të pashfrytëzuara. Ai ka akoma për të thënë dhe ne presim të thotë e të shkruaj akoma.
Saime Isufi - Zvicër, 2.06.2009
- KajoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1050
Hobi : leximi
Vendndodhja : Kukës
Anetaresuar : 06/01/2011
Re: LAVDI E PËRJETSHME DËSHMORËVE TË KOMBIT
Tue 17 May 2011 - 16:22
Në 56 vjetorin e lindjes së dëshmorit Kadri Zeka
K A D R I Z E K A
NJERI I MENDIMIT TË THELLË POLITIK DHE
I VEPRIMIT KONKRET KOMBËTAR
Njëri ndër ideologët e lëvizjes ilgale shqiptare dhe arkitektët e luftës për liri të viteve 70- ta të shekullit të kaluar, padyshin ka qenë dëshmori, Kadri Zeka. U lind më 25 prill 1953 në fshatin Poliçkë të Dardanës në një familje bujare dhe me traditë patriotike. Qysh në moshën rinore, Kadriu kishte treguar interesin të madh rrethë gjendjes së vështirë ekonomike dhe pozitës së rënd kombëtare të popullit shqiptar të mbetur padrejtësisht në hapsirat e ish Jugosllavisë. Si nxënës i shkollës së mesme, dëgjonte ilegalisht Radio Tiranën dhe lexonte literatur nga Shqipëria, e cila në atë kohë ishte e ndaluar nga rexgjimi i Beogradit. Një tjetër burim të informimit dhe ushqimit shpirtëror, Kadriu e gjente në odat shqiptare gjatë takimeve me pleqë të ditur. Nga viti në vit, hallet dhe vuajtjet e shumta të popullit shqiptar, sa vinin e piqnin para kohe këtë djalë të ri me taban të fortë kombëtar.
Shpërngulja e familjes së Kadriut nga fshati Poliçkë në qytetin e Gjilanit kishte hapur një kapitull të ri. Në Gjilan bie nëkontakt me rininë përparimtare si me Rexhep Malën dhe Hydajet Hysenin e shumë të tjerë, me të cilët jo vetëm që bisedonin për ndryshimin e gjendjes koloniale të Kosovës, por edhe kishin filluar të organizohen në lëvizjen ilegale në formë celulash. Si student i zgjuar, Kadri Zeka njëkohësisht punonte në Radio Prishtinë. Krahas studimeve dhe punës si gazetar, ai bënte jetë të organizuar ilegale; lexonte literaturë dhe përgatitej për situata të reja shumë më të vështira. Si njeri i formuar dhe intelektual i mirëfilltë, Kadri Zeka i përkiste gjeneratës së artë të atdhetarëve dhe idealistëve më të devotshëm të kombit shqiptar.
Organizimi ilegal kishte filluar ti jepte rezultatet e para. Shkrimi dhe shërndarja e trakteve, parullave dhe literaturës përparimtare gjatë viteve 70-ta ka qenë njëri ndër faktorët kryesor që ndikonte në masë të madhe në zgjimin e vetëdies kombëtare, e cila deri në këtë periudhë mbulohej nga demagogjia serbomadhe e mbështjellur nën petkun e “vëllazërim-bashkimit”. Hovi dhe ndikimi i madh i lëvizjes ilegale shqiptare, nuk kishte arritur t’i shpëtonte syrit dhe veshit të UDB-es ish jugosllave. Kishin filluar të merren në pyetje e të burgoseshin dhjetra të rinjë, ndër të cilët edhe Rexhep Mala si njëri nga udhëheqësit kryesor.
Për t'i ikur valës së burgosjeve, Kadri Zeka në vitin 1978 me vendim të shokëve kalon në Zvicër. Herë pas here në Zvicër ilegalisht shkonte edhe Hydajet Hyseni, kryesisht për të shkruar e botuar bashk me Kadri Zekën, shtypin ilegal si përmbledhjen me poezi “Këngët e lirisë”, gazetën “Liria” dhe matriale tjera organizative, të cilat pastaj silleshin ilegalisht dhe shpërndaheshin në Kosovë dhe viset tjera shqiptare. Megjithëse, Kadri Zeka ishte vendosur në Zvicër për një kohë të gjatë ka çëndruar ilegal. Nuk donte në asnjë mënyrë të kërkonte azil politik. Një ditë e ndalin polocia zvicërane dhe dashtë e padashtë ishte detyruar t’i nështrohet procedurës së strehimit politik të cilin e merrë brenda një kohe shumë të shkurtër.
Ngjarjet e vitit 1981, Kadri Zekën e gjejnë në krye të shumë detyrave. Përveç çështjes organizative e propagantistike, Kadri Zeka vëmendje të veçantë kishte filluar ti kushtonte organizimit të demonstratave në mesin e bashkatdhetarëve në përkrahje tëkërkesave gjithëpopullore për Republikën e Kosovës.
Pas konsultimit me vëllezrit, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla me të cilët kishte një bashkpunim të ngushtë, Kadri Zeka bashk me Hasan Malën, Kadri Avdulllahun, Zijah Shemsiun, e tjerë, vendosin të organizojnë demonstratën e parë më 11 prill 1981 në Bern të Zvicrës.
Kjo iniciativë ishte mirëpritur nga shumë veprimtarë shqiptarë, sidomos nga St.Galla, Cyrihu, Berni dhe Gjeneva me të cilët Kadriu kishte pasur kontakte më parë. Në organizimin e kësaj demonstrate dhe të tjerave që u organizuan gjatë vitit 1981, kontribut të madh kanë dhënë edhe dëshmorët Jusuf e Bardhosh Gërvalla, pastaj bashkveprimtari i tyre, Ibrahim Kelmendi dhe shumë atdhetarë tjerë nga Gjermania, Belgjika etj.Me këtë rast iu kishte dhënë përkrahje e parezervë kërkesave gjithëpopullore në Kosovë të shprehura nga rina sudentore. Organizimi i kësaj demonstrate kishte bërë që të dështojnë të gjitha planet e ambasadave ish jugosllave të cilat atë kohë përmes bashkpunëtorëve të tyre, kishin ndërmarrë një fushatë për ti dënuar demonstratat në Kosovë në emër të punëtorëve shqiptarë.
Kadri Zeka qyshë në vitin 1981 për herë të parë kishte kërkuar një organizim të pavarur të mërgatës shqiptare nga përfaqësitë diplomatike të ish Jugosllavisë. Si ideolog i shquar dhe organizator i mrekullueshëm është personaliteti i parë shqiptar që para tri dekadave ka vendosur themelet e para të organizimit kombëtar në mesin e kurbetçarëve patriotë, të cilët pastaj gjatë gjithë këtyre viteve arritën t’a mbajnë ndezur flakën e lirisë dhe Pavarsisë së Kosovës. Njëkohësisht mbante lidhje të mira me shumë parti e grupe zvicërane me qëllim të informimit të opinionit botëror rreth situatës së rënd të krijuar në Kosvë nga intervenimi policor e ushtarak i Serbisë.
Kadri Zeka ishte njeri i mendimit të thellë politik dhe i veprimit të matur e konkret kombëtar. Shikuar nga idetë dhe filozofia politike që ndiqte, Kadri Zeka, jo vetëm që ka qenë i frymëzuar, por me të drejtë mund të thuhet se ka qenë një vazhdues i denjë i rrugës së rilindësve shqiptarë. Filozofia politike e Kadri Zekës në thelb ishte kundër luftës, por edhe nuk frigohej e as nuk e përjashtonte luftën çlirimtare si mjetin e fundit nëse do të imponohej ashtu siç ndodhi në të vërtetë dy dekada më vonë nga regjimi militarist i Beogradit. Ai, problemin e popullit shqiptar të mbetur padrejtësisht në hapsirat e ish Jugosllavisë, e shikonte si një dhe të pandarë.
Heilbron 17.01.1982: Vendi ku u vranë Jusufi, Bardhoshi dhe Kadri Zeka.
Kadri Zeka brenda viteve 1978 - 1981 kishte arritur ta shtrinte ndikimin e tij në Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Austri e gjetiu. Ndonëse u përkisnin dy organizatave, Kadriu kishte bashkpunim të ngushtë me Jusuf e Bardhosh Gërvallën me të cilët jo vetëm që organizonin tubime e demonstrata të përbashkëta, por kujdes të veçant i kushtonin bashkimit të organizatave. Pikërisht kur po ofronte ora e bashkimit në mes OMLK-së të cilën e përfaqësonte Kadri Zeka dhe Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), UDB-ja famëkeqe jugosllave, organizoi atentat politik në fshatin Untergrupenbah, afër Shtutgartit. Vërsaja e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit ishte një humbje e madhe jo vetëm për lëvizjen ilegale, por për gjithë kombin shqiptar. Kjo vrasje tinzare në natën e errët të 17 janarit 1982, kishte indinjuar pamasë të gjithë atdhetarët shqiptarë.
Faksimil i shkëputur nga "Heilbronner Stimme" 19.01.1982: ( X ) Banesa e vëllezërve Gërvalla, (→) Shtëpia ku kanë qëndruar vrasësit dhe shigjetat në rrugë tregojnë lëvizjen e makinës nga momenti i daljes prej garazhës e deri
te përplasja e tij në garazhën tjetër pas aktit të ekzekutimit.
Nga të katër anët mërgata shqiptare përmes protestave filloi të shprehte zemrimin e saj të thellë kundër atentatorëve të pabesë. Nga shumë rrethe, anë e mbanë Evropës, SHBA’të dhe forca të organizuara ilegale nga të gjitha trojet shqiptare, familjeve të dëshmorëve u kishin ardhur letra e telegrame ngushllimi. Të gjitha gazetat më prestigjioze gjermane dhe zvicërane në faqet e para kishin vendosur si lajmin kryesor të ditës, vrasjen e tre martirëve të Kosovës. Ndonëse qëllimi i këti shkrimi në këtë rast është shënimi i 56-vjetorit të dëshmorit, Kadri Zeka është e pamundur të shkruash ndaras për këta tre pishtarë të lirisë, meqë jeta, vepra, ideali dhe rënia e tyre ishin dhe mbetën për jetë e mote një dhe të pandara. Si të tillë janë bërë simbol i bashkimit, mirkuptimit, unitetit dhe tolerancës politike.
Menjëherë pas atentatit në Shtutgart kishin arritur menjëherë Nënë Ajshja dhe babai i Kadri Zekës, Pajaziti. Ndërkaq në varrimin e Jusufit Kadriut dhe Bardhoshit që u bë pas dy javësh nga nata e kobëshme e vrasjes në varrezat e Shtutgartit, nga Kosova ishin të pranishëm vëllezrit e Kadri Zekës, Xhelili e Taipi si dhe veprimtari i ilegalës, Ahmet Isufi. Zemërmadhja, Nënë Ajshja të parin e kishte përqafuar Kadriun, duke ju drejtuar me këto fjalë: “Kadri loke, nëna jote nuk ka mundur me ardhë. Unë të kam djalë edhe ty si Jusufin dhe Bardhoshin”. Pastaj i kishte marrë ngryk djemtë e saj të dashur: “Ne krenohemi me veprën tuaj, ne mbahemi të fortë, sepse të tillë na bënë vepra juaj e pavdekshme”, kështu thanë vëllezrit e Kadri Zekës, Xhelili dhe Taipi, të cilët në vend që të ngushlloheshin nga të pranishmit, ata ngushllonin miqtë dhe bashkveprimtarët e shumtë të cilët nuk mund ti ndalnin lotët e dhembjes së madhe. Ky akt i paparë i kësaj nëne të madhe shqiptare dhe i vëllezërve Zeka, u kishte dhënë forcë qindra pjesmarrësve të mbledhur nga shumë shtete të Evropës për t’ju dhënë lamtumirën e fundit tre udhëheqësve të lëvizjes çlirimtare kombëtare.
Cerimonia e varrimit të J.Gërvallës, K.Zekës dhe B.Gërvallës në varrezat e
Bad Canstadit në Shtutgart (05.02.1982
Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi edhe me vdekjen e tyre, u bënë shembull frymëzimi se si duhet të punohet për lirinë e Atdheut. Në çdo demonstratë dhe tubim, në ballë mbaheshin fotografitë e këtyre tre pishtarëve të lirisë. Mësimet e tyre ishin dhe mbetën udhërrëfyese në rrugën e gjatë e të mundimshme të lirisë, të cilat kulmuan me formimin e UÇK dhe Pavarsinë e Kosovës. Gjatë kohës sa ishte e okupuar Kosova, populli shqiptar, këtyre tre pishtarëve të lirisë, u kishte ngritur përmendore në zemër.
Nga viti 2002, u janë ngritur përmendore në Kosovën e lirë e të pavarur. Eshtrat e Jusuf e Bardhosh Gërvallës prehen në fshatin Dubovik, pranë blinit të cilit i këndoi Jusufi dhe afër Nënës Ajshe. Ndërsa eshtrat e dëshmorit Kadri Zeka prehen në varrezat e dëshmorëve, pranë shokëve të idealit të përbashkët.
Cerimonia e kthimit të eshtrave të Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit në Kosovë ( Shtutgart – Bad Canstadt, Janar 2002)
Për Kadri Zekën deri tani janë botuar libra, janë thurur poezi e këngë, janë përgatitur dokumentar televiziv. Një libër i tillë për jetën dhe veprën e dëshmorit ka dalur nga shtypi kohë më parë nga autori Apostol Duka, në të cilën janë pëmbledhur mendime dhe intervista nga familjarët e dëshmorit Kadri Zeka, si dhe nga një pjesë e bashkveprimtarëve. Megjithëkëtë për veprën shumëdimenzionale dhe filozofinë politike të tij, asnjëherë nuk do të mundë të thuhet fjala e fundit. Për të gjurmuar edhe më shumë në jetën dhe veprën e dëshmorit Kadri Zeka, i njejti autor është duke e përgatitur ribotimin e librit me plotësime e të dhëna të reja të pabotuara deri tani .
Është për t’u përshëndetur edhe iniciativa për ngritjen e një lapidari në qendër të Prishtinës kushtuar Jusufit, Kadiut dhe Bardhoshit, e cila në mënyrën më të mirë do të simbolizonte unitetin dhe bashkimin gjithëpopullor!
( Nga Ismet Rashiti - Zvicër, 25. 04. 2009 )

Tue 17 May 2011 - 16:28
REXHEP MALA ISHTE NJERI I IDEALEVE TË MËDHA,
I SAKRIFICAVE TË MËDHA…
Shkruan: Sulejman SULEJMANI
Mosbach, 15 Janar 2008
Rexhep Mala u vra në Janar të vitit 1984 në Prishtinë, bashkë me revolucionarin dhe ilegalin e famshëm Nuhi Berishën.Thuhet se u rrethuan nga një makineri e tërë forcash policore, ndërsa këta ishin të armatosur vetëm me nga një revolver. Luftuan dhe qëndruan deri në fund, ashtu siç ishin betuar se nuk do të dorëzoheshin të gjallë. Rënja e tyre e lavdishme e përsëriti Epopen e Kodrës së Kuqe, kur guerilasi i famshëm i të gjitha kohërave, Vojo Kushi kërceu mbi tanksin fashist dhe deshi ta merrte atë, por u vra nga tanksi tjetër.
Pas viteve të nëndhjeta u krijua një fushë e lirë shkrimi dhe mund të thuhej dhe të shkruhej çka të duash. Armiku serb që na rrinte në kokë nuk merrej më me atë se çka thonim ne. Me rëndësi ishte që mos të ja këthejm pushkën. Për mos me ja këthyer pushkën kujdeseshin pacifistët tanë që u shtuan me bollëk dhe i ruanin privilegjet e veta që i krijuan nën robëri. Tash filloj të shkruhej për Rexhep Malën dhe dëshmorët e tjerë dhe me një farë mënyre donin t´i shpallnin, se edhe ata ishin pacifista, po ja pra ranë viktim e armikut, etj etj.
Po tragjedi-komedia e shkrimeve mbi heronjtë tanë filloj sidomos pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë. Filloj atëherë sepse Partitë tona filluan ta shijojnë pushteitn dhe liderët e tyre u pasuruan, me pasuri përrallore për rrethana të Kosovës. Këta të mjerë për ta gënjyer popullin filluan të trumbetojnë se filan dëshmori është i partisë, klanit apo grupit tonë. Si rast më flagrant ishte varrosja e eshtrave të vëllezrëve Gërvalla në Dubovik, kryesisht nga LDK, ndërsa Kadri Zeka u varros në Gjilan, kryesisht nga PDK. U bë një tentim që familjarët, ish shokët apo edhe ish veprimtarët e heronjëve t´i përvetsojnë ata për qëllimet e tyre partiake. Dhe qëllim i vetëm i këtij përvetsimi, ishte që në emër të gjakut të tyre të vidhet sa më shumë që është e mudur. Vodhën këta faqezi me metodat më perfide të mundshme që edhe Al Kapone do t´ja u kishte lakmi. Këta shkuan aq largë sa që e plaçkitën popullin edhe në emër të ndërtimit të busteve të dëshmorëve, të muzeve etj..
Rexhep Malën e kam njoft personalisht, pasi u lirua nga burgu, diku kah tetori i vitit 1983. Rexhep Mala ishte njeri i idealeve të mëdha, i sakrificave të mëdha dhe i veprimeve të mëdha. Rexhep Mala ishte patriot në kuptimin e plotë të fjalës dhe nuk e kishte patriotizmin mjet për tu pasuruar apo për famë të rrejshme. Ai ende pa u burgos në vitin 1974 dhe pa e treguar atë qëndresën e tij herioke para UDB-ës gjakatare ishte i famshëm dhe ishte një ndër figurat më të dashura të ilegales së asaj kohe. Shtrohet pyetja pse Rexhep Mala ishte aq i dashuir dhe çmohej aq shumë nga shokët, miqët, familjarët dhe populli në përgjith si?
Ai vërtet ishte njeri i veprimit ,njeri i guximit, njeri i qëndresës dhe i sakrificës, po pavarsisht këtyre vetive madhore, Rexhep Mala qe dhe mbeti njeri i vegjëlisë dhe kjo ishte arsyja që ai ishte në radhën e më të dashurëve, në radhën e atyre që populli i adhuron deri në shenjtrim. Ishte në gjendje të shkrihej për tjetrin në çdo kohë, në çdo rrethanë pa pyet për jetën e tij, sikur të ishte ajo gjëja më e thjesht që mund të jepej dhe të merrej kur të duash. Për këtë janë të bindur, sidomos ata që bashkëvuajtën burgjeve jugosllave me te, dhe të gjithë ata që e njoftën në çfarë do mënyre qoftë.
Nuk di ku e kan ndërgjegjën disa gjoja bashké veprimtarë të tij ,që sot nuk e dinë sa paran e vjedhurë e kannë, ndërsa populli vuan për bukën e gojës. Njerëzit nuk kanë strehim, nuk kannë medikamente,nuk kannë mundësi t´i shkollojnë fëmijtë ,dhe këta faqezi hajdut dalin dhe krenohen se kannë vepruar krahas Rexhep Malës. Kalojnë këta borgjez të kohës së re, me veturat e tyre luksoze nëpër rrugët e shkatrruara të Kosovës, kalojnë pranë lypsave, pranë familjeve të dëshmorëve të luftës së fundit, që kanë mbetë pa strehë, pranë fëmijve që shesin cigare rrugëve për bukë, po asgjë këtyre nuk ju bënë përshtypje. I kalojnë ë gjitha këto dhe shkojnë në tubime ku flitet për Rexhep Malën dhe me kostumet e shtrenjta dalin në foltore dhe evokojnë kujtime për ,,miqësinë,, e tyre me Rexhep Malën. Do të kisha dëshirë që ndonjërin prej tyre ta pyesja ,,kur ti Zotëri borgjez për herë të fundit e ke vizituar gruan apo vajzën e Rexhep Malës, apo nipat dhe mbesat e tij ?
Përkundër këtyre llomotitjeve prej qenësh të pangopshëm, ata as për së afërmi nuk mund ta njollosin figurën dhe idealin e Rexhep Malës. Ideali i tij i parë dhe i fundit ishte bashkimi i tokave shqipëtare dhe barazia sociale në mes njerëzve.
Pastaj tash dalin do pseudohistorianë dhe profashist dhe flasin për figurën e madhërishme të tij. Këta pseudohistorianë që nuk kanë lënë gurë pa rrotulluar duke i sharë idealet e tij.
Rexhep Mala jetoi dhe vdiq i bindur se idealet e partizanëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare do të sendërtohen një ditë, duke e përfshië dhe Konferencën e Bujanit, ku kërkohej bashkimi i Kosovés me Shqipëri. Prandaj nuk di si kanë fytyrë këta pseudohistorianë dhe shtrembërues të historisë té dalin dhe të flasin për revolucionarin Rexhep Mala, kur aq shumë kanë vjell vrer kundër luftës sé shenjt partizane, duke i glorifikuar bashkëpuntorë të fashizmit.
Kanë marrë guxim këta nga zbutja dhe poshtrimi i ish shokëve të tij (me përjashtime), se po ë ishin ata në rrugën e Rexhep Malës atyre do t´ju thonin mjaft ju hijena, ju qenë bijë qenësh që na vrsnit natën dhe na qanit ditën, mjaft se ju njofim se nga çfarë brumie jeni gatuar,, Po nuk mund të thonë kështu se nuk e kanë ballin hapur, se janë futë në batakun e hajnisë ma shumë se vetë ata.
Rexhep Mala i idealizoj heronjt e LDB si Qemal Stafa, Vasil Shantoja ,Emin Duraku, Hajdar Dushi, Margarit Tutulani, Vojo Kushi, Heronjët e Vigut dhe të gjithë të tjerët që ranë me bindje se bota një ditë do ta shporr shfrytzimin dhe njerzit do të jenë të barabart. Prandaj, kushdo që donë ta përvetsoj Rexhep Malën, gabon rëndë dhe do të mbetet i turpruar para historisë. Ai ishte njeri që e deshti popullin shqiptarë e deshti njerëzimin dhe idealet e tij ishin ideale që donin ta shpëtonin popullin fukara nga mjerimi dhe skamja e përjetshme. Asgjë nuk kishte të bënte me ata që sot e kujtojnë dhe me atë kujtim duan ta rrisin vetën për të vjedhë deri né pakufi... Atyre ju themi ndaluni se idealet e Rexhep Malës për barazi dhe mirëqenje të pérgjithëshme nuk vdesin kurrë dhe një dité mund të ju përfshijnë si ortek dhe t´ju zhdukin pa shenj dhe nishan!
Në fund, Lavdi Rexhep Malës dhe të gjithë atyre që ranë për ideale, barazi dhe përparim të përgjithshëm!
- KajoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1050
Hobi : leximi
Vendndodhja : Kukës
Anetaresuar : 06/01/2011
Re: LAVDI E PËRJETSHME DËSHMORËVE TË KOMBIT
Tue 17 May 2011 - 16:30
PISHTARËVE TË LIRISË
( Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu )
Shkruan: Mehmet BISLIMI
2 nëntor 2007
Sa herë vjen nëntori para syve më del Llapi me lisat e gjatë, bjeshkët e larta të mbuluara me tisin e borës së parë, bacë Osmani me thinjat mbi kokë, nënë Qamilja zemërbardhë, nënë Halimja, e ndjerë, zemër madhe...
Sa herë vjen nëntori malli më rëndon si guri në zemër, dhe datat më ngatërrohen! Janari i kuq i Jusufit, i Kadriut, i Nuhiut... marsi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, mars- prilli i përgjakshëm i demonstratave gjithëpopullore të vitit 1981, 1989, 1990... prilli i Fadilit, maji i Tahirit, shtatori i Fehmiut dhe Xhevës... Ky cikël i përgjakjeve tona nga nëntori në nëntor, lidhur me zinxhirët e Zahirit, Edmondit, Hakifit përjetësisht...
“Po, vëlla Afrim po, bijtë e Kosovës hallemadhe kanë lidhur datat, muajt, vitet, dhe për secilën ditë kanë thurur nga një kurorë lulesh të kuqe si gjaku, për t'i hedhur ato në themelet e lirisë, për t'i hedhur në lumin e madh të Ushtrisë sonë Çlirimtare e cila bëri shumë që aspiratat tona një ditë të bëhen realitet. Pa dyshim se ky është rezultat i veprimtarisë dhe përpjekjeve tona shekullore, përpjekjeve të pareshtura të shumë breznive në vazhdimësi, deri në sakrificë e vetëflijim, por edhe plotësim amanetesh të të rënëve, që një ditë liria e plotë të troketë edhe në portën e madhe të atdheut tonë, në tokat tona të lashta shqiptare ende të ndara dhunshëm e padrejtësisht!
Afrim vëllai! Shokët tanë, bijtë më të mirë të popullit, shpaguan gjakun tuaj, duke e goditur armikun në ballë me pushkët e lirisë. Ideali yt dhe i shokëve tanë, ishte alternativë e vetme në rrugën tonë të patjetërsueshme, në atë rrugë që liria të bëhet realitet për mes tytës së pushkëve, të cilat jehuan aq bukur, shtrënguar në kraharorin e Ushtrisë sonë Çlirimtare të Kosovës, dhe përfundimisht, nuk ka mbetur datë e ditë e vitit kalendarik, që nuk është larë me gjakun e lirisë së martirëve të atdheut, bijve dhe bijave më të mirë, që populli ynë nxori nga gjiri i vet për t’i dhuruar në gjirin e atdheut. A ka diçka më madhështore, më monumentale e më sublime se flijimi juaj në altarin e lirisë?! Populli ynë është krenar e kryelartë për bijtë që ka dhënë për liri!”
Këtu e 18 vite më parë, më 2 nëntor 1989, ranë heroikisht trimat e Llapit- bijtë e shqiptarisë: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Jeta është e tillë, dhe si e tillë na mëson se tani më rrëfimi i një historie rutinë për ata që tashmë kanë kaluar pragun e legjendës, sikur ka tejkaluar përmasat e një cikli rrëfimesh në vetën e tretë se: Ai ishte trim, se ai trim lindi këtu dhe u rrit atje, se ka mbaruar shkollën dhe ka rënë në burg, se ka rënë në konfrontim me pushtuesin duke u flijuar për liri të atdheut etj... Dhe kështu disi do të rrëfehej pak histori nga ne të gjallët, për ata që kanë rënë. Në mënyrë që ne më pastaj, të shtroheshim sa gjerë e gjatë pranë sofrës së madhe të ambicieve tona personale me egon makute për ngopjen e ndjenjave të pangopshme rënë pre e instinktit. Jo, kjo nuk është e tëra, kjo nuk do të ishte e ndërgjegjshme nga ana jonë.
Mendoi se tani është e domosdoshme, që gjërat duhet shtruar më thellë në koncept, ato duhet kapur e studiuar në esencë, në zanafillë me tërë thellësinë e tyre atdhetare, historike, por edhe filozofike. Miti i sakrificës dhe i flijimit te shumë popuj është i njohur që nga lashtësitë, kjo nuk ka munguar as te populli ynë. Shembuj të tillë na paraqiten që përtej pragut të legjendave, siç është rasti i flijimit në themelet u Urës së Fshenjtë, pastaj shembulli i Kalasë së Rozafës, pastaj Doruntina, pastaj gatishmëria për sakrificën më sublime e Millesh Kopiliqit e Halilit dhe Musës së vogël, e Oso Kukë Vraninës, e Jakup Ferrit, e Mic Sokolit, e deri tek Komandanti Legjendar i ditëve tona, Adem Jashari.
Duke u bazuar në këto fakte, vetiu rezulton se vendosmëria për të rënë në shërbim të çlirimit të atdheut, ashtu sikur ranë: Afrimi, Fahriu e qindra dëshmorë tjerë më të hershëm e të më vonshëm, nuk ishte veprim i rastit. Kjo filozofi, bartë në vete një mision të veçantë, i cila kalon caqet e një filozofie klasike, që qenien e përcakton si krijuese, ose diktuese të ndërgjegjes.
Në këtë kuptim, Afrimi, Fahriu dhe të gjithë bashkëmendimtarët e bashkëveprimtarët e tyre, nuk iu përveshën kësaj rruge vetëm sa për të hyrë në histori, sepse hyrja në faqet më të ndritshme të historisë, nuk ishte edhe aq e thjeshtë. Ata, mbanin qëndrimin e prerë: larg denigrimit të saj, në mënyrë që historia një ditë të mos rishikohej për t’u herrur nga barojat e pa dëshiruara, që dikur aty kishin mbjellë sistemet e dhunshme antikombëtare. Jo, misioni i tyre ishte përjetësia, e cila fitohet vetëm duke ishërbyer çështjes së atdheut denjësisht dhe pa paragjykime.
Konturat e një shkrimi që do të bartë në vete nocionin e sakrificës pa e zbërthyer atë në rrafshin filozofik, sikur do të ishin jo bindëse, madje të zbehura. Ata me një vetëdije të plotë iu qasën këtyre rrugëve, të cilat pa dyshim se do të kurorëzohen me sukses një ditë, sepse ata ishin të vetëdijshëm se këto rrugë e duan edhe haraçin e vet, haraç të cilin populli ynë kaherë e ka paguar shumë fish! Prandaj, Afrimi, Fahriu e qindra dëshmorë të kombit tonë, më kohë kanë kaluar kufijtë e historisë, duke e pasuruar atë edhe me kompleksitetin e saj filozofik të një përkushtimi kaq madhështor siç flasin legjendat për Prometheun.
Afrimi me shokë, nuk janë produkt i një spontaniteti, që vepron sipas ndjesisë së kundërshtimit të robërisë e të pushtuesit në përgjithësi, por që thellë në veten e tyre fshihnin edhe ambiciet personale egoiste. Jo, ata u ngritën dhe u armatosën me dituri, me ndjenja e përkushtim, me dashuri e respekt për atdheun, me gatishmërinë për të rënë në altarin e lirisë, dhe këtë, që më parë! Mbi këto përgatitje, ata më pastaj u organizuan dhe shtrinë rrjetin e tyre të organizimit në tërë hapësirat tona shqiptare, duke e parapërgatitur terrenin për goditjen e madhe, e cila pashmangshëm pasoi më vonë dhe u kurorëzua me emrat e tyre të rinj: dëshmorë të lirisë!
Nga një kujtim të vogël...
Mendoj se është obligim yni moral, të mos t’i marrim me vete në “botën e përtejme”, kujtimet për shokët e rënë. Të gjithë ju që e keni njohur për së afërmi, dhe qe keni vepruar sa do pak me ata, që u sakrifikuan për të jetuar ne të lirë, lini kujtimet tuaja të shkruara për ta!
...“Ishte i ri, kur e sollën në burgun famëkeq “Zabela” të Pozharevcit. E kishin arrestuar së bashku me disa shokë të tij, duke qenë në shërbim ushtarak të asaj kohe. Pas shumë hetimesh e torturash i kishin dënuar me burg. Ai ishte i ri për një dënim aq të lartë e drakonik, 8 vite burg! Për një kohë, relativisht të gjatë, ishim në një dhomë burgu me Afrimin, me Fadil Vatën, Halil Selimin, pastaj me Sabit Veselin etj. Të habiste zgjuarsia e Afrimit. Ai lexonte shumë, i komentonte materialet e lexuara me shokë ku shpaloseshin mendimet tona për çështjen e pazgjidhur të atdheut, komentonim të kaluarën dhe bartësit e saj në kuadër të historisë shqiptare e shumë gjëra tjera.
Afrimi ishte solidar me shokë, ishte sy pa trembur dhe përfundimisht i vendosur për t'i bartur mbi supet e tija të njoma të gjitha përgjegjësitë. Ai dhe shumë shokë të tjerë, që në burg kishin krijuar celulat e veprimit, të cilat ishin të gatshme për veprim, ende pa dalë nga burgu, Afrimi kishte respekt për të gjithë shokët e burgut, por në veçanti respektonte Ismail Haradinajn dhe profesorin e tij, Nezir Myrtajn. Në një rast (jo pa qëllim), Afrimin e kishin nxjerrë në vizitë mu në kohën kur pritej alarmi për të shënuar përvjetorin e vdekjes së diktatorit Tito. Gardiani kishte kërkuar nga Afrimi që të ndërpriste vizitën me prindër dhe të ngrihej në këmbë, për të nderuar me tre minuta heshtje përvjetorin e Titos, për të cilin, disa shqipfolës kishin nxjerrë madje edhe lotë. Por, Afrimi ishte përgjigjur çartë dhe prerë: ”Jo, unë kam vizitë, gardian, dhe nuk mbaj kurrfarë zie për vdekjen e Titos, unë nuk nderoj gjakpirësin e popullit tim!”..., ishin këto fjalët kumbuese të Afrim djalit, të thëna hapur në burgun serb të Pozharevcit rrethuar me hekura e mure të trasha...
Nuk gjykoj nga simpatia, as nga njëanshmëria duke dashur që të tregoj para lexuesit, se isha unë ai, në burg me te, madje në një dhomë!...Jo, secila kohë ka bëmat e saja të historisë individuale e kolektive, ajo kohë ishte e tillë, prandaj në gjirin e saj (për fatin tim të mirë), më kishte përqafuar edhe mua, si mijëra e mijëra të tjerë të rinj e të moshuar, atdhedashës të vërtetë. Për më shumë, dua të them se një djalë aq të ri, të ngritur e të kulturuar, aq të vendosur e të përkushtuar siç ishte Afrimi, nuk e kisha takuar më herët, për të mos thënë, as më vonë!...
Pas daljes nga burgu, Afrim për as një çast nuk u hamend së vepruari në shërbim të atdheut. Ai, iu përvesh studimeve në Universitetin e Prishtinës, iu përvesh punës së organizimit dhe shtrirjes së organizatës në hapësirat shqiptare, ai ishte në organet udhëheqëse të saj, sekretar për çështje organizative! Afrimi së bashku me shokët e idealit, organizoi dhe udhëhoqi demonstrata të një pas njëshme, duke i orientuar ato drejt dhe arsyeshëm, bashkëpunoi ngushtë me grevistët minatorë, në Palestrën sportive “1 Tetori” në Prishtinë, mbajti fjalim para studentëve, të cilët ishin solidarizuar me minatorët, shpalosi qëndrimet dhe kërkesat e demonstrueseve para medieve serbe, sllovene e kroate të asaj kohe, si dhe të agjencive të huaja, që kishin mundur të depërtonin në Kosovë. Shkroi dhe publikoi shkrime në gazetën “Zëri i Kosovës”, madje duke i shpërndarë ato edhe si fletushka, me përmbajtje politike dhe ekonomike për të sqaruar qëndrimin, kërkesat dhe pozicionin tonë në rrafshin kombëtar.
Ai, më në fund braktisi edhe uniformën ushtarake duke kaluar e vepruar në ilegalitet të plotë. Ishte në ballë të të gjithë atyre vlimeve të fuqishme, të atyre ditëve në Kosovë, kur edhe ra heroikisht e me armë në dorë së bashku me bashkëveprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Fahri Fazliun, ra në ballë të një përleshje të pabarabartë me milicinë gjakatare serbe. Dielli në “Breg të Prishtinës” u vrenjt, Afrimi ia mori rrezet e tija përfundimisht, që nga ajo ditë “Bregu i diellit” i Afrimit dhe i Fahriut, nuk pushoi së rrezatuari luftëtarët e lirisë! Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, ishin dhe mbetën përjetësisht rreze dielli e Kosovës, dhe e shqiptarisë!
Eh, sa do të dëshiroja të isha tek ti, o baca Osman, ashtu si vite më parë, tok me ty e nënë Qamilen dhe ta ndiznim nga një duhan. Ta ndjeja atë buzëqeshjen tuaj prindore, duke mos u ngopur së llafosuri deri në orët e vona të natës...
Afrimi dhe Fahriu tani më nuk janë vetëm, as kurrë nuk kanë qenë vetëm. Trimat kudo që janë, janë të bashkuar, edhe në atë botë!...
Kokën lartë prindër të familjeve të të rënëve për liri! Nga gjiri juaj keni nxjerrë ushtarët e lirisë së atdheut, nga një gjerdan të art nesër për ta, në faqet e historisë sonë më të re... Ata janë më të gjallë se të gjallët, janë frymëzimi i brezave të ardhmërisë drejt realizimit të aspiratave tona shekullore, janë historia vet!...
I gjallë dhe i nderuar për jetë e mot kujtimi për:
Nëntorin e madh të historisë!
Nëntorin e Afrimit e Fahriut!
Nëntorin e ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari!
Nëntorin e ditëlindjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Nëntorin e të gjithë dëshmorëve e lirisë!
- KajoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1050
Hobi : leximi
Vendndodhja : Kukës
Anetaresuar : 06/01/2011
Re: LAVDI E PËRJETSHME DËSHMORËVE TË KOMBIT
Tue 17 May 2011 - 16:33
FADIL VATA - SHËMBËLLIM I SHPIRTIT FISNIK E I
KARAKTERIT BURRËROR
(Me rastin e 18 vjetorit të vdekjes)
Fadil Vata
10.01.1962 - 25.04.1990
Shkruan: Nezir MYRTAJ
Prishtinë, më 25 prill 2007
Po të mos kishte Kosova bij si Fadil Vata, pa dyshim nuk do të mund të mbijetonte fryma e rezistencës sonë kombëtare; Pa luftëtarët e paepur si Fadil Vata, sigurisht nuk do të mund të formohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës; Pa trimat si Fadil Vata, Kosova nuk do të mund ta sfidonte pushtuesin shekullor serb e ta largonte atë që këtej; Pa bij të mençur, të vendosur e të sinqertë si Fadil Vata, Kosova nuk do të arrijë të ketë liri të plotë dhe as pavarësi normale e të pambikëqyrur; Pa idealistë si Fadil Vata, Kosova nuk do ta ketë të sigurt të ardhmen e saj.
- Foto: Ahmet Haxhiu me shokët: Fadil Vata, Avdyl Mustafa, Ali Ahmeti dhe Shaban Muja
* * *
Më 25 prill 2007 bëhen 18 vjet prej ndarjes nga ne, të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Fadil Vata, i lindur më 1962 në Sallagrazhdë të Therandës. Qysh në bangat e shkollës së mesme në Therandë, Fadili me një rreth shokësh, fillon të bashkëjetojë me hallet e Kosovës e të pjesës së robëruar të popullit shqiptar nën ish-Jugosllavi. Demonstratat e fuqishme të pranverës së vitit 1981, atë e gjejnë në shërbimin ushtarak në Pozharevc të Serbisë. I ndodhur në këtë shërbim, më 2 maj të vitit 1981 arrestohet nga shërbimi i sigurimit shtetëror dhe pas disa muajsh hetimesh i akuzuar për veprimtari nga pozitat e “nacionalizmit” dhe “irredentizmit” shqiptar, dënohet me 7 vjet burg. Dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun famëkeq në Zabellë të Pozharevcit.
Jam i bindur se të gjithë ata që e kanë njohur nga afër Fadil Vatën, ndihen të lumtur e të privilegjuar. Njëri prej tyre jam edhe unë. Dhe, në qoftë se është e vërtetë ajo që thuhet se, më shumë se në çdo vend tjetër, njeriu në burg njeh veten dhe mikun, unë pikërisht në rrethana burgu pata fatin ta njoh Fadilin.
Ishte maji i vitit 1984, kur mua së bashku me disa shokë të prangave më larguan nga burgjet e Kosovës e më vendosën në burgun famëkeq të Pozharevcit në Serbi. Që në ditët e para të qëndrimit në regjim karantine të këtij burgu, nga disa të burgosur të nacionaliteteve të tjera kisha kuptuar se në pavijonet e ndryshme ndodheshin disa dhjetëra të burgosur shqiptarë, të dënuar për vepër politike. Natyrisht, kjo nuk ishte ndonjë informatë e jashtëzakonshme për mua, sepse atëherë nuk kishte burg në Jugosllavi ku të mos kishte shqiptarë të dënuar politikisht. Mirëpo, thënë të drejtën, pas dy vjet e gjysmë burgu të regjimit hetues, prisja me padurim takimin me shokë të rinj të idealit.
Nuk mund ta harroj kurrë çastin e parë të takimit me Fadilin, pak përtej pavijonit-karantinë, në afërsi të objektit të ngrohtores së kampit. Ishte gjysma e dytë e majit të vitit 1984. Ishte termini i shëtitjes së rregullt ditore në atë periudhë regjimi në karantinë. Meqenëse oborri i pavijonit ishte afër fushës së sportit, Fadili, sapo na vëren nga vendi ku ishte duke punuar disa punë ndërtimtarie pranë kësaj fushe dhe meqenëse ai tashmë kishte kuptuar se në burgun e Zabelës ato ditë kishin arritur disa të burgosur të tjerë politikë shqiptarë, në mënyrë të pahetueshme arrin deri në një afërsi të caktuar dhe paraqet njoftimin e tij. Ai, me shkathtësinë dhe gjallërinë që e karakterizonin jep dhe merr informacionet lidhur me numrin e të burgosurve shqiptarë në këtë burg, për gjendjen, si dhe për emrat e disa prej tyre. Ky ishte takimi im i parë me një të burgosur politik shqiptar në burgun e Pozharevcit.
Dëshira për të vënë kontaktin me ne si të burgosur të ardhur nga Kosova, informacionet e shumta e të shpejta që na i dha, si dhe interesimi i tij për të ditur sa më shumë për ne, krijuan te unë përshtypjet e para për Fadilin, si për një të ri energjik, të shkathtë, trim, i afërt e solidar. Këto përshtypje, së shpejti u bënë realitet. Pasi më nxorën nga karantina, në muajin qershor, më vendosën në pavijonin numër 5, ku ndodhej edhe Fadili. Kjo rastësi ma krijoi mundësinë që virtytet e tij njerëzore t’i njoh e t’i provoj edhe për së afërmi, ditë për ditë. Për më shumë se një vit, në këtë pavijon, unë dhe shokët e tjerë, ndamë me Fadilin, gëzimet e hidhërimet, shqetësimet e preokupimet, madje edhe ëndrrat dhe ushqimet, të cilat i merrnim nga familjet tona gjatë vizitave.
Fadili kishte një aftësi të jashtëzakonshme të depërtojë në qenien e shokut e mikut. Ai të bënte për vete me çiltërsinë e tij absolute shpirtërore, me ndjenjat e sinqerta, me harenë e përhershme, me humorin e ngrohtë e me zërin e ëmbël, me të cilin shpesh këndonte bukur pjesë të këngëve lirike e epike. Fadili kishte prirje të theksuar për këngë e humor. Në fytyrën e tij do të mund të vëreje seriozitet e krenari, por kurrë zymtësi, lodhje apo vuajtje. Në mesin e të gjithë shokëve dhe në çdo kohë e situatë, ai rrezatonte ndjenja optimizmi e dashurie vëllazërore. Këto ndjenja ka pasur fatin t’i provojë shumica e të burgosurve politikë shqiptarë të asaj kohe në burgun e Pozharevcit.
Meqenëse një pjesë e pavijonit numër 5 shërbente si vend i caktuar ku bënin pushimin vjetor të burgosurit e të gjitha pavijoneve të tjera të angazhuar në punë, për të burgosurit politikë shqiptarë të këtij pavijoni ky ishte një rast i veçantë për të kontaktuar me të burgosurit politikë të pavijoneve të tjera. Ky rast ishte i mirëseardhur, sidomos për Fadilin, i cili, në mungesë të punëve të rregullta në sektorin e ndërtimtarisë, shpesh kishte kohë të lirë, prandaj atë ua kushtonte pothuajse të tërën shokëve që vinin në dhomën e pushimit vjetor. Ai qëndronte e bisedonte me ta, lexonte e shkëmbente mendime të ndryshme, por bënte edhe plane organizimi për të ardhmen.
Fadili kishte një horizont të gjerë të njohurive, si rezultat i punës së pandërprerë intelektuale. Ai kishte një vullnet të pathyeshëm për të mësuar gjëra të reja dhe në të gjitha fushat. Atë mund ta shihje duke lexuar, sa Kapitalin dhe vepra të tjera ekonomike, sa Antidyringun e Engelsit, sa filozofinë e Hegelit, sa vepra historike, letrare e artistike. Prandaj, te ai mund të gjeje ideologun dhe intelektualin me të cilin mund të bisedoje për artin, filozofinë, historinë, shkencën... Me një fjalë, te ai gjeje njeriun e kompletuar.
Me interesim fanatik përcillte shtypin ditor dhe atë periodik, sidomos lidhur me ngjarjet në Kosovë. Atij nuk i shpëtonte asnjë cep gazete pa e lexuar dhe kishte një aftësi të jashtëzakonshme të komentimit të shkrimeve. Tërë preokupimi i Fadilit, tërë qenia e tij shpirtërore ishte në Kosovë. Në Pozharevc kishte vetëm trupin.
I kujtoj si sot momentet, kur unë me shokët e dhomës, Bejadinin, Imerin, Samiun e Skënderin, pas orarit të punës ktheheshim nga reparti në pavijon dhe aty gjenim Fadilin. Në sytë e tij lexoja kureshtjen për të na treguar ngjarje të reja politike të lexuara në shtyp. Sapo rreshtoheshim dhe niseshim për në mensë, ai më fuste dorën nën sqetull dhe fillonte të komentonte përmbajtjen e shtypit. Sidomos me kureshtje i përcillte proceset gjyqësore kundër shqiptarëve në Kosovë e kudo në ish-Jugosllavi, të cilat në atë kohë ishin pothuajse të përditshme. Me një kujdes të veçantë regjistronte në kujtesë fjalët e mbrojtjes të të akuzuarve dhe mbushej entuziazëm kur mbrohej fuqishëm kërkesa politike për republikën e Kosovës.
Fadili ishte atdhetar me ndjenja të kulluara. Ai i donte atdheun dhe popullin e tij, jo sa për formë e modë, por me pasion të kultivuar atdhedashurie. Për të nuk kishte interes më të lartë sesa interesi i atdheut, por as dashuri më të madhe se ajo për atdheun. Revolucionariteti dhe qëndrimi dinjitoz i Fadilit, nuk mund të mos tërhiqnin edhe vëmendjen e autoriteteve të burgut në Pozharevc. Këto autoritete i pengonte qëndrimi i tillë, i cili demaskonte politikën antishqiptare të shtetit të tyre. Prandaj, në korrik të vitit 1985, këto autoritete ia përgatisin Fadilit, përmes një spiuni që përgjigjej për vrasje, provokacionin për të mundësuar futjen e tij në çeli në pavijonin numër 7. Atij iu sajua akuza lidhur me motivacionin për komplot dhe po për të njëjtin motiv, atë ditë, në çeli u dërgua edhe Sami Kurteshi, i dënuar politik që ishte në të njëjtin pavijon me Fadilin. Derisa po mbanin dënimin prej 30 ditësh në çeli, Fadili e Samiu arrijnë t’i koordinojnë qëndrimet, gjatë kohës së shëtitjes në oborrin e këtij burgu, në mënyrë që pas vuajtjes së dënimit, të mos pranojnë të qëndrojnë në dhomat izoluese me të burgosurit ordinerë serbë. Në repartin e izolimit të pavijonit numër 7, po mbaheshin të burgosurit më degjenerikë që kishte prodhuar sistemi jugosllav: vrasës të pandreqshëm, kriminelë recidivistë, hajna të ushtruar... Prandaj, Fadili e Samiu kishin vendosur ta refuzonin qëndrimin në një dhomë me këta të burgosur dhe kishin planifikuar të shpallin grevë urie në qoftë se do të ndodhte një detyrim i tillë. Dhe kështu edhe ndodhi. Pasi dalin nga çelitë, ata dërgohen në dhomat e izolimit me serbë. Atë ditë ata hyjnë në grevë urie, në shenjë proteste, por edhe solidarizimi me grevën e urisë që ndërkohë kishin nisur të burgosurit politikë shqiptarë në dhomat e tjera të izolimit, për shkaqe të kushteve të rënda të vuajtjes dhe trajtimit antinjerëzor të tyre. Në këtë kështjellë mesjetare (pavijoni numër 7) po mbaheshin që prej disa vitesh rreth 20 të burgosur politikë shqiptarë. Disa muaj më parë, në atë regjim burgu ishte vendosur edhe dëshmori Afrim Zhitia, shok i afërt i Fadilit.
Dëshmori i kombit Afrim Zhitia
Për shkak të grevës së urisë, Fadili e Samiu dënohen përsëri edhe me nga 30 ditë vuajtjeje në çeli, pas së cilës ndalohen në regjim izolimi, po ashtu në pavijonin numër 7, ku regjimi i burgut ishte me mbikëqyrje të përforcuar. Në këtë lloj burgu mbaheshin të burgosurit të cilësuar si problematikë, por të burgosurit politikë shqiptarë në këto kushte mbaheshin, jo pse ishin problematikë, apo me qëllim të disiplinimit të tyre, por për t’iu hakmarrë qëndrimit të tyre krenar e të pathyeshëm e për t’ua dëmtuar shëndetin. Ky ishte edhe qëllimi i ndëshkimit të Fadilit, megjithëse kishte disa muaj prej që te ai ishin paraqitur shenjat e një dhembjeje të vazhdueshme.
Qysh në pranverë të vitit 1985, para se të izolohej, Fadili ankohej për dhembje në shpinë. Si pasojë e kësaj dhembjeje, ai paraqitej shpesh te mjeku dhe kërkonte të lirohej nga puna fizike. Për ne shokët e tij, këto shenja, me të vërtetë ishin brengosëse, por meqenëse shëndeti i tij ishte paksa delikat, shpresonim se ishte fjala për ndonjë pasojë ftohjeje. Me këto shenja sëmundjeje në trup, Fadili u vendos në tipin e mbyllur të burgut, kushtet e të cilit, pa dyshim do t’ia shpejtojnë zhvillimin e sëmundjes.
Në vjeshtë të vitit 1985, gjendja shëndetësore e Fadilit u rëndua, prandaj, autoritetet e burgut u detyruan ta dërgojnë në spitalin ushtarak të Beogradit, ku i nënshtrohet një operacioni të rëndë.
Ishte i papërshkrueshëm gëzimi kur disa muaj pas këtij operimi, Fadilin e pamë sërish në mesin tonë, megjithëse në kushte të njëjta burgu dhe pa mundësi takimi të drejtpërdrejtë. Gëzim i papërshkrueshëm ishte edhe për Fadilin, të jetë sërish në dhomë me Afrim Zhitinë, Halil Selimin, Sabit Veselin. Ai nuk pranon ofertën e zyrtarëve të burgut, që për shkak të gjendjes shëndetësore, të vendosej në trajtim të burgut për persona të sëmurë, vetëm që të mos ndahej prej shokëve. Parapëlqente të ishte me ta në një hapësirë të ngushtë, pa ajër e pa dritë të mjaftueshme.
Fadili i kishte të rrallë shokët me ndjenjë solidariteti si të tij. Kur në fillim të vitit 1987, të burgosurit politikë të pavijonit numer 7, refuzuan shëtitjen në shenjë proteste kundër shkeljes së të drejtës ligjiore për shfrytëzimin e kësaj shëtitjeje, Fadili iu bashkua këtij bojkoti, përkundër insistimit të shokëve që të mos solidarizohej. Ai kishte vetëm edhe disa muaj burg, por dëshironte t’i bashkëjetonte me shokët deri në fund, sfidat e burgut.
Me daljen e Fadilit nga burgu, ishim të bindur se lëvizjes sonë kombëtare po i shtohej një shtyllë e fortë. Dhe kështu edhe ndodhi. Ai, bashkë me Afrim Zhitinë, i cili doli nga burgu disa muaj pas Fadilit, u bënë ndër bartësit kryesorë të veprimtarisë së organizuar kombëtare në ato vite të fundit të dekadës së nëntë të shekullit të kaluar. Të përgatitura e të kalitura në kushte burgu për ta shpënë më tej luftën për liri, këto dy kuadro të palodhshme të lëvizjes për liri, nga ky angazhim i palodhshëm, i ndau vetëm vdekja.
Pas rënies së Afrimit, në nëntor të vitit 1989, lajmi për ndarjen e Fadilit nga jeta, në pranverën e vitit 1990 ishte një tjetër goditje e rëndë për shokët e tyre në burg. Ne kishim kuptuar për gjendjen e Fadilit në spitalet e Zvicrës. Kishim kuptuar për forcën e mbinatyrshme me të cilën ai po i përballonte dhembjes, por edhe për optimizmin për të ardhmen dhe vullnetin për punë. Ai deri në minutat e fundit të jetës, nuk reshti së punuari për çështjen e atdheut, me vendosmërinë të cilën do ta shprehnin vargjet e Hygosë:
Askush nga zemra ime s'ma heq këtë qëllim,
Këtë vullnet e zjarr, vrull, kushtrim, dëshirë!
Për mua, sikurse edhe për të gjithë shokët e tjerë të idealit e të vuajtjes, që e njohën, Fadil Vata ishte shëmbëllim i shpirtit fisnik e i karakterit burrëror. Ndonëse i ri në moshë, ai kishte personalitet të formësuar të një burri të fortë e të pjekur. Këtë personalitet mund ta takoje vetëm te personazhet e romaneve që tipizojnë luftëtarët e epokës së revolucioneve nacionale. Te ai mund të shihje të riun serioz e krenar, Qemal Stafa; të burgosurin e pathyeshëm, Antonio Gramshi, poetin kryengritës të revolucionit hungarez, Shandor Petëf e figura të tjera unikate.
Duke pas personalitet të kompletuar të luftëtarit të lirisë dhe shpirt të mbrujtur me ideale humane, Fadili personifikonte në mjedisin e tij, në mënyrën më të shkëlqyeshme dinjitetin e të burgosurit politik shqiptar. Këtij mjedisi, ai kishte arritur t’ia imponojë respektin për këtë të burgosur, edhe pse kundër tij po zhvillohej fushatë e egër shtetërore komprometuese. Takti i matur dhe sjelljet korrekte të Fadilit, kishin përvetësuar edhe simpatinë e të burgosurve ordinerë të dhomës së tij të burgut, në kohën para se të izolohej. Në dhomën e katit të dytë të pavijonit numër 5, ai ishte i vetmi i burgosur politik shqiptar, në mesin e vrasësve, kriminelëve, hajdutëve e të devijantëve të ndryshëm të shoqërisë së atëhershme jugosllave dhe megjithatë nuk kishte asnjë fërkim me ta. Në mesin e këtyre krijesave, do të mund të qëndronte i patrazuar vetëm ai që do të kishte aftësinë e Fadilit për të imponuar qëndrimin, autoritetin dhe respektin ndaj tij. Ai ishte i afërt e dashamirës me këta fatzinj. Komunikonte me ta, u bënte ndonjë të mirë e i këshillonte, duke mos i trajtuar si kriminelë, vrasës, hajdutër e devijantë, por si viktima të një shoqërie të kalbur.
Kanë kaluar 17 vjet qëkur Fadil Vata, fizikisht u nda nga gjiri familjar, nga shokët e idealit, nga miqtë dhe populli i tij. Shtatëmbëdhjetë vjet nuk janë pak, e sidomos në qoftë se me këto vite krahasohen ngjarjet e mëdha të cilat i ka përjetuar Kosova dhe populli i saj. Megjjithatë, këto vite, sado të rënda të kenë qenë, nuk kanë arritur dot ta zvetënojnë kujtimin për birin vetëmohues të Kosovës, siç ishte Fadil Vata. Përkundrazi, emri, vepra dhe figura e tij, duke qenë mishërim i idealeve për fitoret e djeshme e të nesërme të lirisë, do të ruajnë shkëlqimin e tyre të përjetshëm. Dhe sot, mund të themi:

Fadil Vata do të jetë shembull frymëzimi për të gjithë ata që e aspirojnë lirinë dhe çmojnë frytet e saj.

Tue 17 May 2011 - 16:37
KUJTIMET E MIA PËR DËSHMORIN
NASER HAJRIZI
Pas rënies së dëshmorëve në ballë të demonstratave më 1981, si Naser Hajrizi e Asllan Pireva, organizatorë dhe militantë të lëvizjes kombëtare, Xhelal Maliqi e Salih Abazi (Në Prishtinë, më 2 prill 1981), Salih Mulaku ( Zeka) e Ruzhdi Hyseni (Vushtrri, më 3 prill 1981), Rizah Matoshi e Sherif Frangu (Ferizaj, më 3 prill 1981), dhe më vonë, Tahir e Nebih Meha (Prekaz, më 13 maj 1981), Nesimi Dervishdana (Gjakovë, 26 korrik 1981), Ibrahim Krasniqi, Afrim Abazi (i mbytur në burg më 20 mars 1982), Xhemaili Berisha (i mbytur në burg), në vitet vijuese vriten udhëheqës të shquar të lëvizjes, si Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu dhe shumë të tjerë që ranë për të mos vdekur kurrë.
Shkruan: Mehmet Hajrizi
Më 1974 veprimtaria e organizuar po intensifikohej. Xhafer Shatri vendosi ta lëshonte konviktin, ku banonte dhe u vendos me qira në një banesë private, afër shtëpisë sime. Kjo lidhje e ngushtë, bashkëpunimi i përditshëm dhe jeta pothuaj e pandarë, përbënin një kusht shumë të rëndësishëm të sukseseve tona fillestare. Duke qenë afër, Xhaferi u njoh me gjithë familjen time, e cila kishte goxha anëtarë. Vëllezërit e mi, Beqiri, Bahtiri, Zeqiri dhe Tahiri ishin të martuar dhe kishin nga disa fëmijë, përveç Tahirit. Xhaferi, nga gjithë fëmijët e vëllezërve e donte veçanërisht, ndoshta për bukurinë dhe shkathtësinë e tij, djalin e madh të Beqirit, Naserin, i cili më 1974 ishte 12 vjeç.
Ky djalë, Beqirit dhe Fatimes u lindi pas 11 vjet martese. Atëherë kur po humbnin shpresat për të pasur një fëmijë ky çift bashkëshortor, lindja e një djali, përbënte një gëzim të madh jo vetëm për familjen tonë, por për gjithë farefisin. Naseri i vogël po rritej me përkujdesjen e veçantë të të gjithë anëtarëve të familjes, si një fëmijë i shëndetshëm dhe shumë inteligjent. Në shkollë mësonte mirë dhe po bëhej shumë i dashur me mësuesit, nxënësit dhe familjen. Një mbrëmje të vjeshtës 1973, sapo isha kthyer në shtëpi, erdhi Naseri i vogël te unë dhe më thotë se ai xhaxhi Xhafer ka udhëtuar diku, por më ka lënë një porosi për ty dhe ma solli një pako me nja 10 - 12 libra të ndaluara dhe disa materiale konspirative të organizatës sonë. I habitur e pyeta ku i kishte mbajtur deri atëherë, por ai si të ishte i rritur më tha se nuk dinte për to askush, as prindërit, sepse kështu ishte porositur. Muajve në vijim, Naseri kishte kryer disa herë shërbime për organizatën, duke dërguar materiale fshehurazi nga një veprimtar te tjetri. Ky ishte angazhimi i parë i një fëmije që më vonë do të bëhet një nga militantët më të mirë të organizatës dhe dëshmor i Kosovës, duke rënë në ballë të demonstratave të vitit 1981.
Në demonstratën e 2 prillit ranë dëshmorët e parë të organizatës sonë, Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva. Gjatë vitit 1980 kam qenë i angazhuar me Naser Hajrizin. Jahir Hajrizi kishte filluar prej kohësh të punonte me Naserin, por ai kishte shkuar në shërbim ushtarak dhe lidhjet organizative i mbaja unë dhe Haxherja me të. Naseri ishte lexues i pasionuar. Ne kishim një bibliotekë prej rreth 1200 librash. Disa dollapë ishin për letërsinë për fëmijë, me qindra libra. Asnjë nga këto libra për fëmijë nuk kishte lënë pa e lexuar Naseri, qysh si nxënës i fillores. Tashti që ishte goxha djalë, lexonte literaturë serioze, duke përfshirë literaturën e ndaluar që siguronte organizata jonë. Thënë sinqerisht, nuk isha shumë i interesuar të ngutesha në organizimin e plotë të tij, por ai ecte vetë disa hapa përpara planit tim. Kështu ai zgjeroi grupin e shokëve të tij gjysmilegal aq shpejt, sa përbënte rrezik zbulimi, prandaj u deshtë që vetë Naseri të organizohej tërësisht në radhët tona, kurse lidhjet e tij t’i rishikonte edhe njëherë, duke i seleksionuar elementët më të përparuar për t’i organizuar edhe ata.
Sa më kujtohet nga gjithë shokët e tij, më afër i mbante lidhjet dhe punonte me Asllan Pirevën, Sylë Loshin, Hashim Hajrizin dhe një a dy vajza, emrat e të cilave nuk më kujtohen. Ai kishte krijuar lidhje edhe me dy profesorë të tij, Ahmet Qeriqin dhe Zenun Gjocajn, të cilëve u jepte libra të ndaluara dhe botimet ilegale të organizatës sonë. Naseri ishte një militant i palodhshëm i radhëve ilegale të lëvizjes kombëtare. Në shtëpinë e tij thërriste natën vonë shokët në takime ilegale, ose mungonte shpesh për të shkuar gjetkë në takime me ta. Veprimtaria e tij, sikur edhe e bashkëveprimtarëve të tjerë konsistonte në ngritjen teorike, edukimin atdhetar e politik, zgjerimin e radhëve dhe përhapjen e ideve të luftës për liri.
Ai propagandonte këto ide jo vetëm në shkollë, por kudo që arrinte, duke sqaruar njerëzit për çështjen e pazgjidhur kombëtare të shqiptarëve, gjendjen në të cilën ndodhej Kosova dhe për nevojën e organizimit popullor për këputjen e prangave të robërisë. Në shkollën e mesme (ish Normalja e Prishtinës) ku ndiqte mësimet e vitit të katërt, ai kishte respekt dhe autoritet, jo vetëm në klasën e tij, por edhe në të tjerat. Pas vrasjes së Naserit, pothuajse gjithë nxënësit e kësaj shkolle vinin për ngushëllime në shtëpinë tonë, shumë prej të cilëve deklaronin se e kishin njohur mirë atë, prandaj citonin fjalë që u kishte thënë për nevojën e organizimit e të rezistencës dhe betoheshin se do t’u përmbaheshin gjithë jetën porosive të tij. Naseri na e ka mësuar rrugën dhe ju betohem se do ta ndjekim deri në vdekje, më kishte thënë solemnisht njëri prej tyre.
Naseri, nga 26 marsi në të gjitha demonstratat e vitit 1981 ka marrë pjesë aktive. Më 1 prill, në mbrëmje vonë i kishte thënë axhës së vet, Tahirit, se fitorja jonë tashmë është siguruar, sepse është ngritur në këmbë i gjithë populli bashkë me ne. Ai ia kishte kujtuar edhe njëherë poezitë nga “Këngët e Lirisë” që i pat recituar aq bukur para xhaxhallarëve dhe babait, të cilat përshkoheshin nga optimizmi i fitores së luftës së drejtë të popullit tonë të robëruar. Asnjë nga xhaxhallarët, por edhe babai dhe motra e tij nuk kishin munguar në demonstrata, prandaj kjo i jepte një kënaqësi të veçantë Naserit entuziast.
Më 2 prill Naseri dhe Asllani organizojnë kolegët e tyre të shkollës në demonstratë. Në ish’ normalen e Prishtinës ishin mbyllur dyert, por nxënësit shpërthyen nëpër dritare dhe u përleshën me kordonët e policisë përreth shkollës. Naseri plagoset në përleshje me policinë, por nuk ndalet. Demonstruesit marshojnë drejt qytetit. Ai ndalet në familjen e Adem Kurteshit, lidh plagën dhe i zë shokët. Në qendër të qytetit, Naseri dhe Asllani me flamur në dorë vihen në ballë të demonstratës.
Më 2 prill rreth orës tetë para dreke, ndodhesha bashkë me vëllain tim, Zeqir Hajrizi, midis demonstruesve para teatrit të Prishtinës. Para se të grumbulloheshim aty, na kishin kërcënuar me tyta armësh oficerë ushtarakë rreth ndërtesës së Kuvendit, por demonstruesit i injoronin duke vazhduar marshimin. Edhe objekti i sotëm i Qeverisë, atëherë i Bankës Popullore, ishte i mbushur përplot ushtarë, të cilët kishin mbërritur gjatë natës. Unë kisha qenë rreth këtij objekti në orën gjashtë të mëngjesit dhe kisha parë ushtarakë të zdërvajur në sallën e madhe të objektit, rrethuar me xhama. Pas gjysmë ore thirrjesh e brohoritjesh të demonstruesve, filluan krismat ngjashëm me mbrëmjen e kaluar, kur na kishin shpërndarë me tym ngulfatës dhe krisma nga të gjitha anët. Por tashti përdornin edhe plumbat, sepse dalloheshin krismat.
Një pjesë e demonstruesve u tërhoqëm përgjatë lumit, Vellushës, nga lindja dhe te teatri i sotëm „Dodona“, me alarme dhe në shpejtësi kaluan dy makina, jo të policisë siç menduam në fillim, po të ndihmës së shpejtë. Shkonin në drejtim të spitalit. Pak minuta më vonë thanë se i kishin vrarë dy të rinj në ballë të demonstratës, në sheshin midis Shtëpisë së re të mallrave, Postës së vjetër dhe Bankës Popullore. Kishin shtënë nga objekti i Bankës. Edhe sot duken shenjat e plumbave në shtëpinë dykatëshe kundruall këtij pallati. Më vonë morëm vesh se ishte vrarë Naser Hajrizi dhe bashkëveprimtari i tij, Asllan Pireva... Kujtimi i përjetimit që kisha do të më shoqërojë deri në varr.
Me shumë peripeci arritëm që më 3 prill të nxirrnim kufomën e Naserit nga Morgu i Spitalit të Prishtinës, kurse më 4 prill bëmë homazhet dhe ceremoninë e varrimit, duke u betuar të gjithë të pranishmit para trupit të tij lapidar. Betimin po e udhëhiqja unë, pasi kisha thënë disa fjalë për dëshmorin. Vetëm njëri nga të pranishmit, derisa bëhej betimi, thërriste me shqetësim, „amani lëreni këto se po rrezikohemi“. Ato ditë nuk lejonin të shkohet në grup prej tre vetash, kurse në varrim lejonin vetëm katër përcjellës të kufomës. Ne kishim siguruar një kamion të mbuluar, me të cilin shkuam te varrezat e qytetit mbi njëzet vetë. Të tjerët individualisht shkuan drejt varrezave...
Pas demonstratave, në vendin ku u vranë heroikisht dy dëshmorët, regjimi ngriti një nevojtore publike me dy hyrje. Sot aty s’ka më nevojtore, por as monument që të shënonte dhe kujtonte historinë e vitit 1981. Janë vetëm dy drunj, lisa që rrinë në këmbë si dëshmorët dhe përballë, duket shenja e plumbave gjakatarë...

Naser Hajrizi u lind më 07. 07. 1962 ndërsa u regjistrua më 29. 08. 1962, në Henc të Fushë-Kosovës. I ati i tij, Beqir Hajrizi, u lind më 1933 në Strofc të Vushtrrisë kurse e ëma, Fatime Saliu’Hajrizi ka lind më 1935 në Gradicë të Drenasit (ish Gllogocit). Axha i Beqirit, Zymber Hajrizi, ishte pushkatuar nga forcat serbe më 1921, sepse kishte ndihmuar luftën e çetave të Azem Galicës, kurse axha i Shefkijes, Milazim Saliuka ishte dënuar më 1949 me pesë vjet burg, si pjesëtar i Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare. I biri i Zymber Hajrizit, Zenel Hajrizi, kishte luftuar në brigadat shqiptare për çlirimin e Kosovës nga fashizmi, pastaj në radhët e kryengritësve të udhëhequr nga atdhetari Shaban Polluzha dhe më 1960 bashkë me Zeqir Hajrizin, axhën e Naser Hajrizit, si pjesëtarë të Komitetit Revolucionar për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, të udhëhequr nga Kadri Halimi dhe Ali Aliu, kishin formuar dy aradhe të armatosura në rajonin e Artakollit, të gatshme për veprime luftarake, çlirimtare. Naser Hajrizi që në moshën 12 vjeçare angazhohej nga veprimtarë të Grupit Revolucionar të Kosovës (organizatë ilegale e lëvizjes së atëhershme kombëtare), për bartjen dhe ruajtjen e materialeve konspirative. Më 1979 ai kishte organizuar një grup të të rinjve, të cilët vepronin kundër pushtuesit nëpërmjet propagandimit të ideve të lirisë dhe me shpërndarje të literaturës e shtypit ilegal. Naseri u organizua pastaj në radhët e Organizatës Marksiste - Leniniste të Kosovës, kurse me kolegët e vet vazhdonte veprimtarinë përgatitore për organizim më serioz. Ndonëse i ri, si maturant i Shkollës së Mesme Elektroteknike “Miladin Popoviq” në Prishtinë, Naseri i furnizonte me literaturë dhe me shtypin ilegal edhe profesorët e vet, si Ahmet Qeriqi, Zenun Gjocaj etj. Naser Hajrizi ka marrë pjesë në të gjitha demonstratat e vitit 1981 në Prishtinë. Më 2 prill 1981 Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva ishin organizatorët e demonstratave të shkollarëve të Elektroteknikës. Dyert e shkollës atë ditë ishin mbyllur, por nxënësit dolën nga dritaret. Në përleshje me kordonin policor, Naseri plagoset por masa demonstruese marshon drejt qytetit (Shkolla ndodhej afër parkut Gërmia, në periferi të Prishtinës). Ai shkon në familjen e Adem Kurteshit, lidh plagën dhe pasi i zë kolegët, vihet në ballë të demonstratës në qendër të qytetit. Pas ndërhyrjes së forcave serbe, demonstruesit ndahen në grupe, njëri prej të cilëve ishte në sheshin midis Bankës Popullore ( Sot Kryeministria) Shtëpisë së Mallrave dhe Postës, të cilit i prinin Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva. Dy të rinjtë, rreth orës nëntë, para dite, u vranë nga oficerë ushtarakë, të vendosur në objektin e Bankës.
Lavdi u qoftë të gjithë dëshmorëve të rënë në pranverën e madhe të vitit 1981!

Tue 17 May 2011 - 16:39
BACI - LUFTËTAR I TRI LUFTËRAVE ÇLIRIMTARE
Shkruan: Afrim Morina - Prishtinë, 13. 04. 2010
E nderuara familje Viça!
Të nderuar të pranishëm!
Mekanizmat që përdor pushtuesi për të mbajtur në robëri një komb, po të njëjtat mekanizma duhet krijuar për tu çliruar. Kjo moto kishte fillet e para në vitin 1984, por për kohën ishin të hershme. Duhej punuar me shumë në propagandë, sepse propaganda titiste ishte e konsoliduar bukur mirë nga shqiptarët që përdornin metodat gebelsiane duke i dhënë përparësi propagandës së verdhë, që me çdo kusht të ç’vleftësonin punën e pa lodhur të veprimtarëve për çështje kombëtare. Kjo kast politike me burizanët e vet gazetar e njerëz të letrave, lehtësonte punën fashizoide serbo sllave. Ndërsa numri i veprimtarëve dita më ditë rritej dhe punohej me vetëmohim për të bindur bashkë -kombësit për të drejtat që duhet fituar dhe e kot ishte të pritnin ndërgjegjësimin e udhëheqësve shqiptarë në radhë të parë dhe asaj serbo sllave. Në këto rrethana shqiptarët do të hyjnë në vitin 1989.
Rrethanat politike në Evropë dhe Jugosllavi
Viti 1989 paralajmëronte ndryshime të mëdha në gjithë Evropën. Në Gjermani do të bie Muri i Berlinit. Në Rumani do të bie Çaushevski. Lëkundeshin themelet artificiale BRSS, nga e cila do të shkëputën Estonia e Lituani. Pakti i Varshavës kishte filluar ta zhbëhej dhe gjeostrategjia e gjeopolitika pësonin ndryshime të mëdha. Gjithë kësaj nuk mund t’i ikte edhe Jugosllavia që mbante gjysmën e kombit shqiptar të robëruar me dhjetëvjetësha, ndërsa hegjemonizmi serb mundohej që të shtinte nën kontroll klasik edhe kroatët e sllovenët. Manifestimi në Gazi Mestan, për gjashtëtqindë vjetorin e Betejës së Kosovës, nxori në pah gjithë mllefin serbo sllav kundër shqiptarëve dhe nga atje jepej mesazh i qartë për fatin e tyre në të ardhmen. Ky mesazh vjen edhe nga Lazar Mojsovi për “zbulimin” e ekzistimin të “Shtabit” te shqiptarët, një alibi për të rënduar thundrën e dhunës dhe bindur njësit federale për rrezikun që po vinte nga shqiptarët. Kjo politikë hegjemoniste më vonë u reflektua edhe në KQ të LKJ, në të cilin sllovenët shprehen haptazi qëndrimin e vet kundër kësaj politike, ndërsa kroatët pritnin ditë më të mira.Veprimtarët e çështjes kombëtare vriteshin, burgoseshin, maltretoheshin në format më brutale. Pothuajse gjysma e shqiptarëve ishin të trajtuar në forma të ndryshme nga UDB- ja serbe, malazeze dhe maqedone. Ky brutalitet dhe mospërfillja e kërkesave të drejta të shqiptarëve shtonte taborin e mos kënaqësisë dhe në vitin 1989 të gjitha rrugët e trojeve shqiptare do të mbusheshin nga demonstruesit për realizimin e kërkesave të tyre. Me 2 Nëntor do të vriten Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu dhe për shkaqe shëndetësor Fadil Vataj do të detyrohet t’i nënshtrohet shërimit intensiv, ku më vonë edhe do të vdes nga kanceri. LPRK do të dobësohet shumë, sepse humbi tre udhëheqësit militantet e saj. Vetë rrethanat politike në këtë hapësirë dhe më gjerë kushtëzonin që edhe shqiptarët të organizoheshin më mirë, sepse gjasat për një marrëveshje paqësore ishin varrosur. Prandaj në kuadër të LPRK filloi të artikulohej edhe mendimi i krijimit të mekanizmit ushtarak, si mjet i realizimit të programit politik. Pjesa dërmuese e kreu të saj në të gjitha nivelet ishte kundër kësaj ideje, prandaj një pjesë e saj do të shkëputet dhe me 19 Nëntor të viti 1989 do të formoj Frontin e Rezistencës dhe Bashkimit Kombëtar. Ata menjëherë do të nisin të punojë në planin politiko ushtarak, do të krijoj celulat e veta, do t’i ndaj territoret e okupuara shqiptare në zona veprimi, do të tubojë rreth vetës pjesën më militante jo vetëm të LPRK por edhe të të gjithë atyre që shpëtimin e shihnin nëpërmjet krijimit të ushtrisë. Veprimtaria do të zgjerohet edhe në mërgatën tonë dhe kreu i saj do të merr qëndrim që të kontaktojë me organet udhëheqëse të Shqipërisë. Do të priten nga Presidenti Ramiz Alia. Ai bashkë me kabinetin e Tij do të tumirë këtë organizim dhe menjëherë do të autorizohet Perikli Teta, Ministër i Mbrojtjes, që të merret me përmbushjen e nevojave të Frontit. Me këtë edhe do të nënshkruhet një marrëveshje për aftësimin profesional të djemve dhe vajzave të cilët do të dërgoheshin në Shqipëri. Marrëveshje do të fillojë të zbatohej menjëherë në vitin 1991.
Ferizaj do të bëhet qendër e përhapjes së platformës së Frontit
Në këto rrethana do të krijohet edhe BSPK. Në të njëjtën kohë do të krijohet edhe Dega e SPEVZPK me qendër në Ferizaj, e në krye të saj do të jetë veprimtari i pa lodhur i çështjes kombëtar Remzi Hoxha, për fatin e të cilit ende nuk dihet që nga tetori i vitit 1995, i cili përmes Afrim Morinës do të bëhet anëtar i udhëheqjes së Frontit. Ky shumë shpejtë, përmes bashkëveprimtarëve Basri Zukës, Shefqet Maliqit, Agim Ahmetit, Mustaf Miftarit etj., të cilët pranojnë platformën e Frontit, do të zgjerojë radhët, sepse kishin një të kaluar ilegale dhe dinin si të vepronin në rrethanat e krijuara. Shaban Viça do të marri kontakt me këta veprimtar përmes Frontit, me disa prej të cilëve njihej edhe më herët dhe së bashku do të bëjnë zgjerimin e radhëve, do të lëvizin nëpër qytete e fshatra, do të tubojnë mjete financiare e të mira materiale, do të mundësojnë dhe sigurojë lëvizjen e anëtarëve të kryesisë së Frontit në zhvillimin e aktivitetit të tyre. Aktiviteti i tyre do të jetë i gjithanshëm, pra jo vetëm përbrenda sindikatës, duke gjetur bashkëmendimtar, por më të dalluar janë Remziu e Shabani sepse u mundësonte edhe përvoja më e madhe e luftës ilegale në kuadër të LPRK dhe njohjet me veprimtar në gjithë hapësirën kombëtare, që kishin krijuar gjatë asaj kohe. Ky grup shumë shpejtë do të zgjerojë rrethin e veprimit në Shtime, Kaçanik, Gjilan, Preshevë, Shkup, Tetovë, Gostivar etj. Pra ky qytet do të jetë një qendër rrezatuese e Frontit, sepse vet pozita gjeografike do të mundësojë këtë. Shaban Viça, siç do ta njohin shokët e veprimit e të luftës me nofkën Baci, ishte gjithkund ku e lypte nevoja. Ai qoftë me shok apo dhe vet do të jetë në gjithë hapësirën kombëtare, për të përmbushur misionin e shenjt që i kishte vu vetës. Nuk ishte rastësi nofka Baci, sepse kudo që shkonte gjente mirëkuptim, kishte aftësi komunikimi e bindjeje, për zgjidhjen e kauzës kombëtare. Edhe pse do të burgoset pothuaj e gjithë kryesia e Frontit, këta nuk do të ndalnin veprimtarinë e vet dhe do të punojnë me përkushtim në kryerjen e misionit për çlirim e bashkim kombëtar. Zhdukja së Remzi Hoxhës nga organet e SHIK, do t’i tronditi të gjithë bashkëveprimtarët, edhe Bacën, sepse këta dy ishin lidhur shumë ndër vete, prandaj bënë gjithçka, herë vetë e herë me shok për të ndriçuar fatin e Tij, para dhe pas lufte, duke shfrytëzuar të gjitha mundësit përmes lidhjeve që kishte krijuar gjatë punës së vetë, pothuaj njëzetë vjeçare. Pas analizave që i kishte bërë Fronti situatës politike kombëtare, vendosi që të shuaj aktivitetin e vet dhe u morr qëndrim që të gjithë anëtarët të kyçeshin në UÇK pa pretendime për të ruajtur pozitat që i kishin në hierarki. Për Shabanin nuk kishte dilema se si të vepronte, ngase Ai kishte rrethin e vet të bashkëveprimtarëve dhe me guxim e përgjegjësi morale do të kryej detyra të rëndësishme. Pas ndërhyrjes së NATO- së në Kosovë, si shumë të tjerë edhe Ky, nuk u pajtua me gjendjen e robëruar të shqiptarëve në vise tjera, prandaj edhe më me përkushtim do të jetë në vija të para të frontit në radhët e UÇPMB e UÇK. Gjatë vitit 2008 u bënë disa takime të ish anëtarëve të Frontit për të përgatitur Monografinë në njëzetë vjetorin e themelimit të tij, Baci do të jetë ndër të parët që do t’i përgjigjet ftesës për këtë dhe ka dhënë kontribut të çmuar në grumbullimin e materialit i cili pritet të publikohet më vonë. E kam thënë edhe një herë tjetër, Shaban Viça është radhit në kolonën e dëshmorëve të kombit dhe historia është pasuruar edhe me një figurë të pa kontestuar për çlirim e bashkim kombëtar. Nuk mjafton që me përvjetorë të kryejmë misionin për ndriçimin e punës së Tij, por duhet punua me përkushtim në hartimin e një monografie, se puna afro njëzetë vjeçare nuk mund të përmblidhet me fjalime përkujtimore.
Lavdi e respekt punës së shenjt e të palodhur të Shaban Viçajt-Bacit!

Tue 17 May 2011 - 16:40
Dëshmorët e kombit kanë veç dritë!
NASER VELI KRASNIQI - LEKA
( 24 TETOR 1972 - 4 QERSHOR 1998)
Shkruan: Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU
Prishtinë, 3 qershor 2008
Përvoja nga latinët antikë, se “Gjaku është fara e Lirisë”, është kuptuar drejt, shumë herët, nga idealistët e gjakut shqiptar. Në lagjen e këtyre idealistëve historikë bënë pjesë edhe Dëshmori i Kombit i radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,Naser Krasniqi,i mbiqua j tur LEKA, i cili, që në moshën e djalërisë ishte përcaktuar për sakrificë pa çmim - për çlirimin e Kosovës dhe ribashkimin e kombit shqiptar të copëtuar me dhunë ndërkombëtare, në Berlin, në Londër, në Paris e nëJalltë - gjithnjë për interesa të pansllavizmit rus.
Foto: Dëshmori i kombit Naser Krasniqi-Leka / 1 - 2
Poeti dhe komandanti i shquar i radhëve të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës të viteve 1941- 1945, Mulla Vejsel Guta, duke shkruar, më 1943, për detyrën e akëcilit shqiptar para Lirisë së Atdheut, sintetizoi bukur: “Se Shehidin qi lufton/ kushn’dynja s’un e livdon/ Kur’ani si e kallzon: Thot nuk banë m’i than ka dekë/ veç ithue ka ndrru jetë...!”
Vërtet, më se njëherë është thënë se Asnjë i gjallë, pa marrë parasysh meritat që ka në ndonjë fushë, nuk është i plotfuqishëm të shkruajë për Dëshmorin e Lirisë së Kombit, aq më tepër nëse biografi i Dëshmorit pajtohet, së fundi, edhe vetëm me segmente të gjendjes për ndryshimin e së cilës ka rënë Dëshmori. Ta rikujtojmë së bashku vetëm pjesën e dytë të fjalisë së parë të Betimit të ushtarit të UÇK-së:“...Betohem se do të luftojë për Çlirimin e Tokave Shqiptare dhe Bashkimin e tyre...!”
Të përpiqesh dhe të luftosh për atë që të takon nga e Drejta Hyjnore, nga Zoti, nuk është anarkizëm, nuk është armiqësi, nuk është luftë për “Shqipërinë e Madhe”, që e menduan dhe po e mbajnë për gogol armiqtë e kombit shqiptar. Lufta për dinjitet të kombit është njerëzi që duhet fituar dhe duhet ruajtur me sakrificë pa çmim, sepse okupatori, cilido qoftë ai gjatë historisë së Njerëzimit, e ka kuptuar dhe e kupton vetëm po i fole me Gjuhën e grykës së pushkës - theksonte qartë Dëshmorit i Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, Bedri be Pejani. Me këtë gjuhë të të gjithë liridashësve në botë, edhe Naser Krasniqi - Leka me bashkëluftëtarët, i foli okupatorit serb, i cili, mbi një shekull hartoi dhe zbatoi programe politike e strategji ushtarake për zhdukjen e kombit shqiptar nga sipërfaqja e dheut.
Dëshmori Naser Krasniqi - Leka, nuk është prej atyre Dëshmorëve, për të cilët mund të thuhet se - E pati fat rënien për Liri!, por është njëri prej atyre Dëshmorëveqë tërë jetën djaloshare ia kushtoi përpjekjes për atë fat - Për Lirinë e Atdheut edhe shpirtin! Doli nga një vëllazëri që gjatë historisë kishte dhënë njerëz të vyer për fshatin dhe për rrethinën, e bashkë me Naserin dha edhe Djemë të tjerë - Nderë e Vëllazërisë Hoxha, Stoli për fshatin Drinas, Fanarë për Anadrin, e Krenari e Kombit!
Dëshmori Naser Krasniqi - LEKA u lind më 24 tetor 1972. Ishte fëmija i dytë nga shtatë fëmijët që kishin prindërit Veli e Mihrie Krasniqit. Si fëmijë, si edhe në rini,Naseri pati shëndet të mirë. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje në qershor të vitit 1986, me sukses shumë të mirë, kurse shkollën e mesme Drejtimin Shoqëror-Gjuhësor e mbaroi në qershor të vitit 1990 në Rahavec, me sukses të shkëlqyeshëm.
Koha e shkollimit në shkollë të mesme, që është faza më e rëndësishme për formimin e individualitetit të të riut, u përputh me periudhën e kthesat vendimtare drejt shthurjes së ngrehinës Jugosllavi Avnojiste nga fundi i viteve të ’80-ta deri në fillim të viteve të ’90-ta. Nxënësi i zellshëm, Naser Krasniqi, iu përgjigj sfidave të kohës përLirinë. Më 1989, 1990 dhe 1991, e shohim në ballë të demonstratave të rinisë shkollore dhe të popullit, në vendlindje dhe në Rahavec, gjoks e shpinë të mbështjellë me Flamurin e kombit shqiptar, e me plisin e bardhë mbi vetull.
Kjo e bëri më të veçantë në brezin e tij liridashës, ndaj në vend të niste studimet në fakultet, u detyrua të linte Kosovën dhe të ikte në Gjermani, duke iu bashkuar babait, punëtor krahu ky shumëvjeçar në Mynhen. Atje Naseri qëndroi e kreu punë fizike e të hotelerisë rreth pesë vjet. Aty do tu bashkohet bashkëvendësve SahitKrasniqit e Isak Hotit, veprimtarë këta të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Në fillim të vitit 1996, Naser Krasniqi do të kthehet në vendlindje, nëDrinas. Ky lokalitet i Anadrinit që nga viti 1993 ishte vetëm njëra ndër bazat e fuqishme politike e ushtarake çlirimtare të LKÇK-së. Tashti Naseri e lidhi aktivitetin çlirimtar me vëllanë më të madh, Sadikun, student i historisë dhe me studentët bashkëvendës: Smajl Latifin, Qemail Krasniqin, Ruzhdi Krasniqin e të tjerë, veprimtarë të LKÇK-së nga orët e para.
Në verën e vitit 1996 Naser Krasniqi ia doli të regjistrojë vitin e parë të studimeve në Fakultetin e Kulturës Fizike në Prishtinë. Nga tashti lidhja e tij me veprimtarë të tjerë të LKÇK-së dhe aktiviteti i tij në këtë Lëvizje do të rritet në vijimësi. Me vigjilencë e guxim, e shpërndante midis studentëve dhe gjetkë, Organin e LKÇK-së, fletushkën “Çlirimi”. Grupin militant të LKÇK-së, studentë e punëtorë, në vendlindjen e Naserit, tashti e përbënin: Smajl Latifi, Sadik Krasniqi, QemailKrasniqi, Visar Hoti, Sahit Krasniqi, Milaim e Safet Latifi, Ruzhdi e Haxhi Krasniqi, Hajriz e Nysret Morina, Veli e Lulzim Hoti, Daut e Naser Morina, Nasere Bahtjar Hoti, të cilëve do t’u bashkohet edhe Naseri e të tjerë.
Nga fundi i vitit 1997 realisht, pas Ndeshjes së parë ballore të UÇK-së në ballë me Adem Jasharin me forcat elite të okupatorit në Llaushë të Drenicës, në Anadrin, pikërisht në Drinas, u formua “Njësia e Parë për Intervenime të Shpejta” e LKÇK-së, me komandant Smajl Latifin dhe zëvendëskomandant Sadik Krasniqin. Studenti i vitit të dytë, Naser Krasniqi ishte njëri ndër pjesëtarët e këtij njësiti, i cili do të luajë një rol të veçantë në afirmimin e Luftës Çlirimtare Kombëtare dhe në sigurimin e armatimit për armatosjen e luftëtarëve vullnetarë për çlirimin e Kosovës dheribashkimin e Kombit shqiptar. Në fillim të vitit 1998, Kullën e Gjyshit SmajlHoxha në Drinas, Naseri do ta kthejë në një si depo të armatimit, e pikëtakim të djalërisë çlirimtare anadrinase ademjashariane.
Nga tashti Naser Krasniqi mbante emrin e ilegalitetit LEKA, të cilin ia caktuan shokët e njësitit gueril. Shumë dijetarë thonë se fëmija trashëgon shumë cilësi të domethënies së emrit që ia vë Mama. Ky është ligj i natyrës. Kurse jeta ka treguar se përmbajtja e pseudonimit, përkatësisht e emrit ilegal, i vënë vetës ose i caktuar nga shokët e aktivitetit, mbulon shumë cilësi të personit që duhet të bartë atë pseudonim. Me fjalë të tjera, pseudonimi është emërues i përbashkët i vlerave pozitive të një personaliteti.
Në kujtesën tonë etnike, emri LEKË është emër i Njeriut që bëri Epokë në jetën e kombit shqiptar me: urti, drejtësi, hijeshi, pastërti morale dhe me njerëzi, emërues i përbashkët i virtyteve të shenjta të shqiptarit historik. Shumë nga këto tipare e virtyte ekzistuan në qenien njerëzore të Dëshmorit Naser Krasniqi - LEKA - Djalë i pashëm, zeshkan, fidan, truplidhur i ndërtuar për hijeshi, tip sportisti, i qëndrueshëm. E shquante urtësia, durimi, vigjilenca, vendosmëria për ta përmbushë detyrën venë vetës. Ndonëse ishte i shkathët dhe i lëvizshëm, ishte i qetë dhe fare nuk teptiste, nuk ishte emocional, gjykonte ftohtë, por vepronte me vendosmëri. Ishte shumë mikpritës, shumë njerëzor, këmbëngulës, sakrifikues. Nuk nxitonte. Me shokët sillej si shok, kurrë si mujshar, ishte shumë bujar. Si me të moshuar, ashtu edhe me të rinj, sillej me maturi, me dashamirësi, jepte kurajë në të gjitha situatat e ndera. Së këndejmi edheEmrin e Luftës, dhënë nga shokët - LEKA.
Sipas kujtesës familjare, LEKA Betimin e Ushtarit të UÇK-së e dha më 27 prill 1998, para Flamurit kombëtar dhe dy shokëve të tij të Luftës: Ruzhdi e Haxhi Krasniqi.
Realisht, ky Betim vinte të nesërmen e daljes legale të Njësitit të UÇK-së nëDrenaj të Rahavecit. Më 10 maj 1998, në fshatin Drenaj të Rahavecit, u lidhë marrëveshja lokale, me rëndësi historike, në mes të UÇK-së dhe LKÇK-së, realishtAnadrinase. Njësiti i LKÇK-së i Drinasit, me rreth 20 luftëtarë, do ti bashkohen njësitit të UÇK-së në Drenaj, akt ky patriotik që i parapriu aktit solemn tëNënshkrimit të Marrëveshjes UÇK- LKÇK në fshatin Açarevë të Drenicës, më 11 maj 1998, - për bashkimin e armëve në një luftë të vetme për çlirimin e Kosovës dhe ribashkimin e kombit shqiptar të copëtuar me dhunë ndërkombëtare.
Të nesërmen e Bashkimit, pikërisht më 12 maj 1998, Armiku sulmoi në linjën:Drinas-Franjak-Bardhatin. Nga tashti do të vazhdojë përballimi i LEKËS me shokët, me forcat e okupatorit nga një pikë në tjetrën, nga një front në tjetrin. Në këto përballime do të shquhet luftëtari shembullor, LEKA, i cili nga 13 maji 1998, kur e veshi uniformën e ushtarit të UÇK-së me guxim nxitoi aty ku kërkohej vetëmohimi dhe trimëria, gjithnjë shembull për bashkëluftëtarët edhe në ditën e rënies heroike, më 4 qershor 1998, në luftën me karakter të dyfishtë, mbrojtëse dhe çlirimtare të Drinasit.
Në Luftën Çlirimtare të UÇK-së para dhe pas Naser Krasniqit - LEKA ranë edhe këta bashkëluftëtarë të Tij: Milaim Krasniqi, më 12 maj 1998, Sahit Krasniqimë 29 janar 1999, Hisen Rexhepi, më 11 mars 1999, Visar Hoti dhe Safet Latifi, më 18 prill 1999, Islam Krasniqi, më 24 maj 1999, Të veçojmë këtu vetëm tri luftëra, midis dhjetëra të tjerave, ku LEKA dha shembull të luftëtarit të vendosur për pavdekësi: Luftën tetë orëshe të 12 majit 1998, ku forcat e okupatorit patën disa të vrarë dhe policia serbe u detyrua të linte Stacionin në Drinas; Luftën tetë orëshe, të 14 majit 1998, e njohur si Beteja e Gradishit, ku forcat e okupatorit patën humbje në njerëz e në teknikën luftarake dhe Përballimi i sulmit hakmarrës të forcave serbe kundër Drinasit, më 4 qershor 1998, kur Naser Veli Krasniqi - LEKA ra me dinjitet, për të ardhmen e lirë të Kosovës dhe të kombit shqiptar në përgjithësi.
Tashti të spikas një fat që po e ndjekë shqiptarinë. Kambana e kishës nuk rrah për kishën, por për ndjekësit e saj, as Ezani nuk thirret për Xhaminë, por për xhematin e saj, së këndejmi as Akademia si kjo e sotme nuk mbahet për ta mburrë Dëshmorin, sepse Ai nuk ka nevojë për lëvdata, por mbahet që brezave t’iu rikujtohetkauza për të cilën është flijuar Dëshmori.
Më fjalë të tjera, I rëni për Liri e ka plotësuar detyrën e vet ndaj Atdheut, e eshtrat në Varr i prehen lirshëm, kurse të gjallit i mbetet përmbushja e amanetit të Tij - “Vazhdo ku mbeta, nëse nuk dëshiron të jesh i mallkuar nga gjaku i atyre që ranë për Lirinë e Atdheut...!”
Fatkeqësisht, këtë Amanet gjithmonë e kanë kuptuar dhe e kuptojnë vetëm idealistët, dhe me Atë Amanet gjithmonë kanë abuzuar profiterët karrieristë, kurseTurma, që me eufemizëm quhet popull nga ata që nuk i zbresin, asnjëherë nuk e ka kuptuar, as e ka njohur thellësisht e qenësisht - Amanetin e Dëshmorëve as hilen eprofiterëve karrieristë. Këtu qëndron shkaku kryesor pse kombit shqiptar, si edhe dje, i mbetët të luftojë për qenien dhe lirinë e vet, të asaj të ardhme që i ka hije një kombit të qytetëruar!
Dhe, Naser Krasniqi - LEKA, me shokë shumë, u kthye në Feniks të Lirisë së Kombit që me shekuj po lëngon nën peshën mizore të dhunës ndërkombëtare në emër të Demokracisë, siç do të thoshte Fishta i Madh, - për interesa të këlyshëve sllavo-grek ortodoksë të Rusisë, gjithnjë albanofobë të pangopshëm.
Dëshmorët e kombit nuk kanë moshë as nuk kanë pleqëri, nuk kanë terr, kanë veç dritë. U qoftë i lehtë dheu i Nënës Shqipëri të copëtuar me dhunë si dje edhe sot!...
- KajoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1050
Hobi : leximi
Vendndodhja : Kukës
Anetaresuar : 06/01/2011
Re: LAVDI E PËRJETSHME DËSHMORËVE TË KOMBIT
Tue 17 May 2011 - 16:47
Në përkujtim të dëshmorëve të rënë - më 27 janar 1990
në Brestovc të Rahovecit
Më 27 janar 1990 në fshatin Brestovc u vranë për të mos vdekur kurrë: Nesimi Elshani nga Nagavci, Agron Fetahu nga Celina, Hilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël dhe Halim Hoti nga Krusha e Madhe, ndërsa ishin plagosur nëntëmbëdhjetë të tjerë. Në janar 1992, me rastin e dyvjetorit të vrasjeve në fshatin Brestovc nga forcat speciale të policisë serbe, Ukshin Hoti i përkujton të rënët me shkrimin: “Bëje ose vdis, për ta vrarë vdekjen!”. Me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve, këtë shkrim e botojmë në www.pashtriku.org.
(Moderatori i pashtriku.org)
BËJE OSE VDIS, PËR TA VRARË VDEKJEN!
“Nata e gjatë makabër e lojës me vdekjen do të duhej të përfundonte. NESIMIU, HALIMI, AGRONI, HILMIU, etj. e kishin dëgjuar zërin e brendshëm të shpirtit që urdhëronte: BËJE OSE VDIS PËR TA VRARË VDEKJEN! Duke e gjakuar jetën me dinjitet, e kishin fituar atë. Ai që e kërkon shpëtimin e saj me indiferencë ndaj jetës së të tjerëve, nuk do ta jetojë me nder!”. ( Mr.Ukshin Hoti )
Shkruan: Mr.Ukshin HOTI - Krushë e Madhe, janar 1992
UKSHIN HOTI: BËJE OSE VDIS, PËR TA VRARË VDEKJEN!
Të gjithë brezat e shkuar i vinin themelet e së ardhmes, por kohët nuk thyheshin gjithmonë. Ato ngecnin në vazhdimësi me qëllim që të shpërthenin më vonë. Mbase për t'i gjetur përgjigjet në pyetjet që i shtronte mendja. Ndër shqiptarët, të gjitha thyerjet e kohës e kishin pasur edhe kuptimin e takimit me Evropën, por ajo kishte pasur interesa të tjera. Më në fund ajo e kishte dëgjuar zërin e brendshëm të një shpirti që kishte urdhëruar: "Bëje ose vdis, për ta vrarë vdekjen!" Jehona ishte shpërndarë kudo nëpër Kosovë. Ndërkaq shpirti i shqetësuar kishte konstatuar me hidhërim: "Si ka mundësi vallë që mendja e njeriut të zbresë në nivelin e bishave?" Mirëpo vdekja e kishte paguar tagrin e vet. Pastaj ishin bashkuar mendja, shpirti dhe vdekja, dhe kishte lindur Demokracia për ta hijeshuar Republikën.
I. Në mëngjezin e 27 janarit të vitit 1990, nga Krusha e Madhe, një fshat ku degëzohen tri rrugë, ato që të shpien në Prizren, Gjakovë dhe Rahovec, një grup i madh njerëzish, burra e djelmosha, ishte nisur për në Rahovec. Rrugës iu kishin bashkuar edhe të tjerë nga fshatrat e afërta, nga Celina (të cilët ngulnin këmbë se janë nisur nga Celina), Nagavci, Hoça e Vogël, Randobrava, Pirana dhe Brestovci. Kërkonin Liri dhe Demokraci, dhe e kishin menduar Republikën. Një numër policësh u kishin vajtur mbrapa. Kishin qenë të armatosur dhe të hipur nëpër makina, të cilat nuk i kishin ngarë shpejt, po vetëm sa për t'u qëndruar afër. Dhe sa më shumë që kolona e demonstruesve ishte zgjatur, ata kishin mbetur gjithnjë e më mbrapa.
Në fshatin Brestovc, aty ku rruga fillon të gjarpërojë mengadalë përpjetë për të arritur në Rahovec, ua kishte zënë pritën një togë e policisë speciale, me automjete të blinduara, me rroba speciale anti-plumb, të pajisur me armatim të lehtë këmbësorie. Nga pikëpamja taktike, pozita e tyre kishte qenë më e favorshme. Ndodheshin më lart se demonstruesit, të cilëve, për të bërë përpara në drejtim të tyre, u duhej të ngjiteshin përpjetë. Nga ajo pozitë e lartë ata i kishin vënë re demonstruesit që kërkonin Liri e Demokraci dhe që e kishin menduar Republikën. I kishin pasur si në pëllëmbë të dorës. Atje lart ndodheshin edhe skeletet e disa shtëpive private në ndërtim e sipër që mund t'u shërbenin për zënien e pozitave të shkëlqyera në rast lufte me demonstruesit. Por këta të fundit kishin qenë të paarmatosur. Dhe ashtu të paarmatosur, duarthatë e gjysmëzbathur, kishin kërkuar Liri e Demokraci, dhe e kishin menduar Republikën.
II. Akoma pa arritur lart, afërsisht kah gjysma e përpjetëzës, përmes megafonit, policia speciale u kishte bërtitur: "Stoj!" Mirëpo këta nuk kishin dashur ta kuptonin "Stojin", sepse kishin qenë në vendin e tyre, ndërsa urdhërin shqip "Ndalu!" nuk e kishin dëgjuar. Kishin bërtitur gjer në kupë të qiellit: "Liri dhe Demokraci", - dhe gjer në thellësitë e shpirtit e të tokës e kishin gjakuar Republikën. Qielli nuk i kishte dalluar, se tokën ndërkaq e kishte mbuluar tymi i zi i gazit lotsjellës. Gumëzhima e krismave të pushkëve dhe të automatikëve e kishte çarë ajrin. Ky i kishte kthyer në jehonë. Fishkëllima e plumbave dhe zhurmërima e autoblindave e kishin shaktuar një zallahi të përgjithshme nga e cila nuk ishin ndjerë dot as dhembjet prej goditjeve të rënda të çizmeve policore. Policia ishte depersonalizuar, ishte shndërruar në pushtet. Ndërsa pushteti në shënjestër. Ishin vrarë pesë vetë, ndonëse thoshin katër, dhe ishin plagosur nëntëmbëdhjetë të tjerë.
III. Dhe dëbora ishte skuqur. Aty ku s'kishte pasur borë, dheu ishte përzier me gjakun e tyre. Dita e janarit ishte përgjakur, ndërsa dielli kishte bërë sehir. Ngadalë kishte filluar të skuqej edhe ai. E kishte parë dheun e ftohtë të dimrit të përzier me gjakun e nxehtë të trimave dhe ishte fshehur pas një reje. S'kishte dashur ta besonte zallahinë që po ndodhte mbi tokë, por ajo kishte ndodhur. Vdekja ishte dukur e palogjikshme, por ajo e kishte pasur kuptimin e vet: e vdiste një realitet politik për ta lindur demokracinë. Mirëpo dielli megjithatë ishte skuqur ditën e katrahurës mbi dhe, atëherë kur në qiell fluturonin predhat për t'u ngulur më pas në trupin e njeriut. "MANTRA MË THOSHTE", -kishte thënë Bapuja në një kohë dhe në një vend të largët, por që tani, si njëra, ashtu edhe tjetra, dukeshin njësoj të afërt - "BËJE OSE VDIS!": "BESATOHUNI ME ZOTIN DHE ME NDËRGJEGJEN TUAJ SI DËSHMITARË SE NUK DO TË QËNDRONI TË QETË DERISA NUK DO TA ARRINI LIRINË, DHE SE DO TA JEPNI EDHE JETËN DUKE E KËRKUAR LIRINË. AI QË E HUMB JETËN E TIJ DO TA FITOJË ATË, NDËRSA AI QË E KËRKON SHPËTIMIN E JETËS, DO TA HUMBË ATË. LIRIA NUK ËSHTË PËR QYQARËT DHE AS PËR FRIKACAKËT" (M.K.Gandi, My Non-Violencë, Navajivan Publishing House, Ahmedabad, 1960, f.195). Këta djem, në fshatin Brestovc të komunës së Rahovecit, e dhanë jetën për ta fituar atë. Nuk kishin dëgjuar ndonjëherë për Bapunë, por njësoj e kishin kërkuar lirinë dhe demokracinë dhe e kishin gjakuar Republikën. Dhe njësoj kishin mbetur të pavdekshëm.
IV. "Bacë, -më tha Afrimi, vëllai im,( Afrimi dhe motra Myrvete ) që për pak sa nuk ishte vrarë edhe ky (e kishte penguar setra), -u vra Halimi, kushëriri ynë, djali i bacës Malush". I shikoja syzat e tij prej xhami të trashë. Prapa tyre sytë i dukeshin të palëvizshëm, por dukej se ishte i shqetësuar me themel. Nëna, e bërë asht e lëkurë nga brenga, rrinte e palëvizshme, si një mumje. Vite më parë, më 1984, po në këtë mënyrë ia kishin kumtuar vrasjen e djalit të të vëllait, të cilin e kishte rritur vetë, pasiqë familja i ishte shuar, prandaj atë e kishte trajtuar si djalin e saj të katërt, si shpresë të vetme për ripërtëritjen e familjes së saj, dikur shumanëtarëshe. Mirëpo ai kishte qenë pa fat. E kishin vrarë në moshën 34 vjeçare, pa lënë asnjë pasardhës pas vete, dhe kjo fatkeqësi e kishte tretur trupin e nënës sime. E vranë kur unë me Afrimin ndodheshim në burg, mbase sepse nuk deshën të kisha edhe një krah të djathtë, për ta bërë edhe pajtimin pakëz më vonë me shantazh, duke e frikësuar nënën se do t'ia vrisnin edhe djalin. "Muhametin? -kishte murmuritur ajo (se Muhamet e kishte pasur emrin), -po Muhameti është vrarë qe 6 vjet", -kishte vazhduar ajo me vete, me gjysëm zëri, pa lëvizur, si një mumje."Jo nënë, por Halimi i bacës Malush", -tha Afrimi. "Po bir, edhe Muhameti, edhe Halimi", -fliste ajo gjithnjë me veten. "Është vrarë edhe shoku im, Nesimiu, djali i bacës Xhemail nga Nagavci", -vazhdoi Afrimi. E shikoja nënën. Dukej e përhumbur dhe vetëm pëshpëriste:"Halimi, Nesimiu... po edhe Muhameti është vrarë biri im".
"Po nënë, -e dëgjova veten duke thënë, -edhe daja është vrarë, por para 6 vjetësh, e jo tash." Por ajo nuk po më dëgjonte. Dhembja që kishte qenë e ndrydhur për 6 vjet, tani po i shpërthente me tërë intensitetin e saj të pandalshëm. Kishte qëndruar si një mumje, por tani buzët nisën t'i dridheshin dhe nuk i kontrollonte dot. Krahërori i hajthëm i nënës sime të stërvuajtur u mblodh. Ajo u bë kruspull. Isha dëshmitar i materializimit fizik të dhembjes që e synonte daljen nga shtrofka e thellë e shpirtit. Nesimiun e njihja si një aktivist të flaktë e të pakompromis për republikën. E njihja edhe babain e tij, Xhemailin. Së bashku me babain tim, si pleq që i kishte afruar si fati i përbashkët, ashtu edhe mosha, i kishin vënë trastat mbi shpinë, pastaj i kishin kapur edhe valigjet, dhe ishin nisur për rrugë, për t'i kërkuar bijtë e tyre nëpër burgjet e Jugosllavisë. "Merr vesh, ti, Nazyf, biri im për pak sa nuk më sikterisi", -kishte thënë Xhemaili. "Mirëpo ti ke dashur t'i flasësh serbisht", -ia kishte kthyer babai im, kur i kishin kujtuar çastet e hidhura nga vizitat nëpër burgje. Dhe pastaj përçafoheshin. Djalë i vendosur ishte Nesimiu. Tani qenka vrarë. Me ta marrë lajmin, babai i tij Xhemaili ishte përçafuar me babain tim Nazyfin. Ia kishin plasur vajit mu në mes të odës së burrave dhe pastaj ishin larguar që të vajtonin në vetmi. Mirëpo vetëm më vonë do të ndëgjoja për këto skena.
Tani po e shikoja nënën. Ajo akoma po pëshpëriste me vete. Akoma po i dridheshin buzët dhe akoma po qëndronte si mumje, por tani ulur galiç dhe e bërë kruspull. Dhembja e kishte mbështjellë si bolla. Një gur i heshtur që dridhej. Një gur që dridhet dhe nuk flet. U llahtarisa nga kjo pamje, por u përmbajta. "O zot, -thashë me vete, -ç'kanë hequr këto nëna që t'i rrisnin bijtë e tyre që tani po ua vrisnin!" Mendova që të kacafytesha me mendimet e Bapusë, ashtu sa për ta larguar trishtimin, por Afrimi nuk po heshtte. E dëgjova sërish zërin e tij dhe mu bë se e kishte fituar një tingëllim metalik, të thekshëm, të pamëshirshëm, depërtues. Mu duk se do të më pëlciste timpani i veshit, që edhe ashtu nuk e ndjeja mirë, por nuk më pëlciti."Eshtë vrarë edhe Agroni, djali i Haxhi-Rizës nga Celina. Edhe Hilmiu, djali i Rexhepit nga Hoça e Vogël, si dhe janë plagosur shumë të tjerë." Këtë të fundit nuk e njihja, por e njihja babain e Agronit, Haxhi-Rizën. Kishin qenë të afërt me nënën time familjarisht, ndërsa vdekja kishte qenë shoqëruesja e tyre e kahmotshme. Gati sa nuk e shquanin dot nga jeta, sepse e kishin pasur mysafire të shpeshtë. Mirëpo kjo tani nuk kishte ndonjë rëndësi. Dëshiroja ta vëzhgoja edhe më tej nënën, por ajo kishte vajtur në dhomën e prindërve. Ashtu e kruspullosur, kishte rrëshqitur e padukshme si një hije, ose ndoshta thjesht ishte rrokullisur në dhomën e saj, dhe atje, në heshtje të plotë, do të ketë dënesur me tërë thelbin e shpirtit që i kishte mbetur. Nëna ime nuk e duron dot vdekjen, mirëpo ajo kishte qenë mysafire e shpeshtë dhe pa ndonjë rend në trojet tona. Nënat dhe Vdekjet tek shqiptarët urrehen në mes tyre më shumë se kudo në botë, ngase nga ajo rëndom kishin pësuar nënat. Ato pësojnë kudo, por tek shqiptarët kjo kishte qenë e veçantë. Për këtë shkak isha përpjekur ta kuptoja arsyen e kësaj veçantie, por kisha arritur që vetëm ta kapja disi me intuitë dhe nuk kisha gjetur dot fjalë për ta shprehur.
V. Pastaj i kisha vizituar kufomat. I kisha prekur një nga një dhe vdekja gjithkund kishte qenë njësoj: hijerëndë dhe e pazbërthyeshme, disi e rëndomtë, por kudo jashtë rendit, e pazakonshme, ireale, e madhe, por e ftohtë. Shikoja përreth dhe e hetoja se ajo ishte futur në shpirtin e njerëzve. I kishte shqetësuar gjer në palcë dhe kishte tentuar që të barazohej me jetën, por akoma nuk e kishte arritur atë shkallë. Sidoqoftë, kishte pasur aq shumë vdekje brenda një çasti të vetëm saqë kishte humbur rendi i gjërave. Tani jeta dhe vdekja loznin valle në shpirtin e njerëzve dhe fytyrat ishin zbehur. Ishin bërë dyll të verdha. A thua jeta dhe vdekja ishin bërë një? Këtë nuk mund ta dija.
Dhe mu kujtua plaka e fshatit Kakunde në Angola, nga viti 1972. Nuk ua merrja vesh gjuhën po ua zbërtheja fytyrat. Kolonialistët portugezë ia kishin vrarë djalin (fëmijë), të cilit pastaj ia kishin fërguar gishtërinjtë e dorës. Fytyrat e zeza të zezakëve ishin zverdhur dhe mendja për disa çaste ishte zhvendosur nga shtrati i saj i natyrshëm. Plaka ishte përpjekur t'i refuzonte gishtërinjtë e fërguar të të birit, por kolonialistët kishin ngulur këmbë. Në këtë lojë morbide me vdekjen kishte pësuar mendja e të gjallëve. Në këtë mënyrë jeta dhe vdekja ishin bërë baras. E para nuk kishte pasur vlerë as dhe një qindarkë më tepër se sa e dyta dhe ia kishte pasur lakmi së dytës.
VI. Më duhej të flisja. Doemos më duhej të flisja në homazhin e fundit, por fjalët e kishin humbur kuptimin. Më dukej se fjalët nuk mund ta kapnin dot kuptimin. Kuptimi ishte zhvendosur prej tyre. Ishte larguar dhe bënte një ekzistencë të veçantë, jashtë kallëpeve ku mund ta vinin fjalët. Kështu që edhe kuptimi, edhe fjalët, bënin ekzistencë të veçantë, secili për vete. Dëshirova ta pyesja Behajdinin nëse mund të më ndihmonte ta bashkoja disi kuptimin me fjalët, por edhe ai ishte larguar. Nuk po e gjeja dot. Pastaj befasisht mu kujtua Gabriel Garcia Markesi. Një protagonist i tij në "100 vjet vetmi" vazhdimisht ishte marrë me zbulimin e së zbuluarës. Mbase e kishte kërkuar shijen dhe kuptimin e zbulimit ose të zbulimeve. Kjo nuk ishte e vërtetë, por në atë çast nuk e dija se përse nuk ishte e vërtetë. Më vonë, gjersa po i rregullonin dritat e traktorit për të ndriçuar errësirën e varrit të hapur, e kisha kuptuar më në fund Kadarenë. Të tërin. Edhe ironizimin e stërholluar aziatik të vdekjes në mendjen e Tunxh Hatait, edhe indiferencën cinike ndaj vdekjes të Kus Babait. Dhe nuk më kishte pëlqyer. Atë çast nuk e gjeja dot nëse kjo e fundit kishte qenë pjellë e aziatizimit të mendjes evropiane apo e evropeizimit të mendjes aziatike.
VII. Deklarova se Halimin po e përshëndesnin shokët e tij të vdekjes duke menduar se vdekja kishte qenë e barazuar me jetën dhe njësoj mund ta përshëndesnin edhe të gjallët që e ndjenin vdekjen në jetën e tyre, por këtë nuk e kisha thënë. Më ishte dukur e tepërt. Për një kohë kisha heshtur, por të gjallët tani kishin nisur të dënesnin me zë. Dënesja mbi varrin e Halimit ishte diçka jashtë rregullave, por mua më ishte dukur e natyrshme. Pastaj u kisha shpjeguar:
- "E vranë sepse nuk e besoi që mendja e njeriut të kishte zbritur në nivelin e bishave; sepse e kërkoi dialogun dhe sepse nuk kishte besuar që rruga për në Evropë të kishte qenë e shtruar me plumba.
- E vranë sepse deshi që Unin e popullit të vet ta barazonte me Unin e të tjerëve dhe sepse nuk deshi të besonte që mendja e njeriut mund të provonte ndalimin e rrugës së progresit dhe të qytetërimit.
- E vranë, por vdekja e kishte nderuar jetën e popullit të tij, ndërsa populli po ia kthente nderimin me nderimin e vdekjes së tij."
VIII. Të nesërmen, mijëra të rinj, gra, burra, pleq e fëmijë, parakalonin rrugëve të fshatrave dhe të qyteteve të Kosovës. I kishin ngritur të dy gishtërinjtë në formë të shkronjës V. Vdekja ishte mbjellë nëpër të gjitha anët. Kosovën e kishte mbuluar tymi, të shtënat, autoblindat. Por rrezet e diellit e kishin depërtuar angushtinë. Çdo gjë kishte marrë fund. Demokracia ishte vetëlindur dhe e kishte hijeshuar Republikën. Më në fund fjalët e kishin gjetur kuptimin dhe tani e tutje kuptimi dhe fjalët do të bashkëjetonin.
Viti 1981 kishte përfunduar më 27 janar të vitit 1990
IX. Jeta dhe vdekja kishin qenë të barazuara gjatë tërë dekadës së viteve 80, dhe kjo kishte përfunduar me lindjen edhe të Republikës, edhe të Demokracisë.
Nuk kishte qenë fjala për kurrfarë gandizmi. Nuk kishte pasur kurrfarë Satiagrahe të asaj natyre siç e kishte shpjeguar Mahatma. Me gjenialitetin e tij, Gandi, që të tjerët e quanin herë Bapu dhe herë Gandixhi (Gandiji), e kishte shquar idenë qendrore të kulturës indo-ariane, Dharmën, që ishte diç më tepër se besim. Ajo e prezentonte konceptin e obligimeve njerëzore të përmbushjes së detyrave ndaj vetes. Duke e bërë komentimin origjinal të Bhagavat Gitës në Mahabharata, ai e kishte provuar harmonizimin e të tri rrugëve të përparimit njerëzor: të intelektit (dijes), të aksionit (veprimit aktiv) dhe të besimit (feja dhe vendosmëria së bashku). Konceptin e nirvanës, që ishte i pranishëm në Budizëm, ishte përpjekur ta shpjegonte me terma pozitivë. Ajo tani nuk ishte shndërrim i vetvetes në hiç përmes përqendrimit të mendjes në një objekt të caktuar, por pikërisht e kundërta: filozofia e Satiagrahës (kërkimi i së vërtetës) durimin përqendrues të indianëve e aktivizonte në luftë joviolente, në veprime jo të dhunshme për arritjen e qëllimit praktik: të largimit të britanikëve dhe të pavarësimit të Indisë. Ai në thelb, nirvanën e besimit budist, ia kishte kundërvënë frikës. Kështu, mendjen e fjetur të një populli të vjetër e kishte ngritur në nivelin e rezistencës dhe të mosbindjes aktive civile. Kishte besuar se vrasja nuk i vret vetëm të vrarit por edhe vrasësit, dhe e kishte fituar davanë. India në vitin 1947 e kishte fituar pavarësinë. Anglezët nuk kishin mundur t'i ndryshonin totalisht kodet e tyre morale dhe të shndërroheshin që të gjithë në vrasës, torturues e kriminelë. Ishin pajtuar me pavarësinë e Indisë.
X. Shqiptarët nuk u përngjanin indianëve as për nga numri, as për nga zakonet e adetet, as për nga raca e as për nga besimi. Në mendjen e tyre kolektive nuk ishte e pranishme nirvana. Religjionet e tyre ishin të importuara, por edhe si të tilla, nuk e përmbanin nirvanën dhe as teknikën e arritjes së saj. Ata nuk ishin në thelb popull religjioz dhe as të prirur për meditim. Megjithatë, gjatë shekujve të përmbytur me shtërngata e dyndje të panumërta të popujve, ata qëndruan shqiptarë. Ndoshta sepse ishin të lidhur me tokën e tyre, të cilën në thellësi të shpirtit të tyre kolektiv e barazonin me jetën. Për këtë shkak dukej sikur nuk e kishin të vështirë të vdisnin, ndonëse jetën e çmonin njësoj si të tjerët. Për ta universi do të duhej ta kishte thjeshtësinë e tokës dhe nuk ishte prapavijë e veçuar shpirtërore por vetëm pjesë e jetës mbi tokë e rregulluar me ligjet e amshueshme të natyrës. Ishin një popull i vjetër evropian, të nxitueshëm e të pangeshëm, që mosmarrëveshjet shpesh i zgjidhnin me armën në dorë. Parimin juridik të maturisë, për të cilin flet Kadareja, e zhvilluan jo aq ngase e kishin të lindur, por sepse ua kishte imponuar realiteti për të mos u zhdukur si popull. Në këtë kuptim mund të flitet për të vetëm si pjesë, karakteristikë, vijë e karakterit të tyre të derivuar nga një çasje e veçantë estetike dhe modeste, në instancën e fundit, nga një njësim i thjeshtë dhe i bukur me natyrën. A nuk e reflektonin fytyrat e tyre tipike dheun ku silleshin, ambientin natyral, kohën e trojeve të veta?
Ballkani në përgjithësi, kishte qenë pikë-takimi dhe vend-ndeshjeje i dyndjeve të ndryshme të popujve që i kalonin kryq e tërthor kontinentet për t'i gjetur vend-plaçkitjet dhe vendqëndrimet e reja. Në rrugë e sipër për këto caqe u dilnin përpara Adriatiku ose Egjeu. Në vorbullat që krijoheshin nga pështjellimi i kësisojshëm i popujve, kujdesi dhe maturia që ishte bartur tek shqiptarët gjatë historisë, do të duhej t'u kishin ndihmuar paraardhësve të tyre në ruajtjen e identitetit iliro-shqiptar në raport me ardhacakët. Andaj, themeli i qëndresës shqiptare nuk ishte durimi i satiagrahës së Gandit, por përbuzja e rendit të panatyrshëm të gjërave që e lëndonte ndjenjën e tyre estetike mbi natyrën dhe mbi botën; gadishmëria që të dëshmonin se në mendjen e tyre kolektive burimore asnjëherë nuk kishte pasur as despotizëm aziatik dhe as cinizëm të Evropës. Tunxh Hatai dhe Kus Babai i Kadaresë, me indiferencën dhe me cinizmin e tyre të tmerrshëm ndaj vdekjes, artistikisht e përfaqësonin karikaturimin ekstrem të barazimit të jetës me vdekjen, por duke qenë në funksion të individuumëve "të shtrembëruar" të kohës, mund të përfytyrohej edhe mundësia rrënçethëse e fatuum-it të etnosit të tyre kolektiv. Do të duhej të merrej me mend se çfarë përbindshash do të mund të delnin prej tyre sikur të mos kishin mbetur shqiptarë; me çfarë logjike të çoroditur do të ishin udhëhequr sikur të mos e synonin zhvillimin në harmoni me vetveten dhe me kohën?!
Duke ecur kryelartë drejt automatikëve, ata nuk deshën ta bindnin Evropën për akceptimin e metodave joviolente të zgjidhjes së problemeve. Demokracia ndër shqiptarët kishte qenë e pranishme në vetë qenien e tyre. Me qindra dhe me mijëra vjet në truallin e Ballkanit kishin jetuar të përzier me popujt tjerë. Nuk kishin provuar që ndonjëherë të tjerëve t'ua impononin sundimin e vet, mirëpo nuk ishin pajtuar as me nënshtrimin e vetes së tyre. Nuk e kishte mësuar demokracinë Ballkani prej Evropës, por Evropa e kishte trashëguar atë prej Ballkanit. Barazimi i jetës me vdekjen ndër shqiptarët simbolikisht kishte qenë i shprehur me shallin e bardhë të rugovasve. Ata nuk kishin dashur ta bindnin Evropën për asgjë. Vetëm ia kishin përkujtuar dimensionin evropian të Unit të tyre dhe pjekurinë me të cilën i kishin vlerësuar kohërat. E kishin kërkuar nga ajo njohjen e realitetit në truallin e tyre dhe zbatimin praktik të parimeve të proklamuara.
XI. Satiagraha e Bapusë e synonte riedukimin e anglezëve. Mendja e korruptuar prej sundimtari britanik është dashur të mundej nga forca morale e së vërtetës gandiste -satiagrahës. Dhe u mund. Ndërkaq ky konfrontim i shpirtit indian me trupin anglez e kishte mahnitur Evropën, por mahnitja kishte qenë edhe një nusprodukt i kacafytjes së principeve të ndërsjella të materializuara në masakrimin e 1500 vetave dhe në rrahjen masive të të tjerëve. Më në fund anglezët ishin neveritur me veten e tyre, ndërsa njerëzimi ishte turpëruar me krimin e anglezëve.
XII. Serbia, e pëlqyer prej vetes në rolin e "mbrojtësit" të krishtenizmit nga "fundamentalizmi islamik" i shqiptarëve kishte provuar t'i paraqiste ata si aziatikë dhe t'i vriste pikërisht si të tillë. Gadi sapo e kishte harruar edhe vendin edhe kohën. Për këtë shkak shqiptarët i ishin drejtuar Evropës me përbuzjen e vdekjes, me atë përbuzje rrrënçethëse që të shtangte në vend dhe që ia përkujtonte Evropës se politika e lojërave e të manipulimeve në Ballkan në hesap të shqiptarëve do të duhej të merrte fund një herë e përgjithmonë.
XIII. Nga ndeshja e vendosmërisë njerëzore me plumbat, e Unit kolektiv me çelikun, e syrit pishë me barotin, Evropa e kishte kuptuar. Aktet dhe skenat e kësaj drame kishin zgjatur 9 vite të plota, por porosia e mishëruar në përbuzjen me buzëqeshje të vdekjes në Brestovc ishte bërë e qartë: Shqiptarët e kishin bërë evident Unin e tyre evropian dhe Evropa ua kishte respektuar.
XIV. Serbët nuk kishin qenë as më të mirë dhe as më të këqinj se anglezët, por vetëm një popull i lajthitur me përkrahjen e të mëdhenjve, dhe pastaj, i hidhëruar me rolin e reduktuar në suazat e veta reale. Ata i kishin shquar veçoritë e shqiptarëve si popull, por në vend që t'i respektonin, në vend që t'i ndërtonin urat e miqësisë së ndërsjellë, për gati 80 vjet rresht kishin rënë në kurthin e imitimit të madhësisë së të mëdhenjve. Kishin shkatërruar pothuajse çdo gjë që do të mund t'i lidhte me ta. Në funksion të vëllait të madh, kishin harruar se atë e kishte shpikur Orwelli, një anglez i Evropës, që i kishte pasur interesat e veta. Ata e vazhduan dramën e tyre me veten dhe i thelluan humnerat me shqiptarët, i lartësuan hendeqet dhe i zgjeruan kanalet me ujë të ndotur të izolimit të vetes. Ata natyrisht e dinin se kjo kishte qenë politikë e dështimit dhe jo e vetëbesimit, refleksion i dëshpërimit dhe jo i perspektivës, rezultat i lajthitjes dhe jo i vërtetësisë, politikë e vendnumërimit dhe jo e progresit, e përmbytjes dhe jo e shpëtimit. Vetëm se nuk e dinin se përse e bënin një gjë të tillë...
XV. E kisha njohur dikur Xhai-Prakash Narajanin (Jay-Prakash Narayan), shokun e luftës së Bapusë, për të cilin Bapuja shkruante se ishte një kolos i Indisë, por ishte trim i çartur, prandaj pikërisht për këtë shkak vetëm së shoqes së tij, zonjës Narajan, do të mund t'ia besonte ahimsën (mësimin mbi jo-dhunën) dhe jo atij, sepse ishte impulsiv dhe mund të shpërthente. E kisha takuar në hotelin "Ashoka" të Nju Delhit më 1970 dhe pastaj në Ilixha të Sarajevës, më 1972. Ishte në moshë të shtyrë të pleqërisë. Kishte qenë i prekur me Bapunë, dhe për këtë shkak, më vonë, në vend që të bëhej vetë Kryetar i Indisë, ia kishte lëshuar postin Llall-Bahadur Shastrit. I kishte braktisur të gjitha funksionet dhe ishte tërhequr në Himalaje. Në vetmi të plotë kishte medituar 5 vjet dhe pastaj ishte kthyer sërish në mes njerëzish, me qetësinë e shënjtorit në pamje. Rrezatonte prehje shpirtërore dhe nuk kishte pasur asnjë njeri tjetër në jetën time që për një kohë aq të shkurtër të qëndrimit me të (vetëm dy javë, kohë pas kohe) të më kishte lënë përshtypje më të thellë se ai. "Ashoka"! -e përshëndeta kur e takova në Sarajevë, duke dashur t'ia kujtoja hotelin në Nju Delhi, por edhe rolin e këtij mbret mbi mbretërit të historisë së re të Indisë në përhapjen e kulturës indiane. "Vid", -ma ktheu në sanskritishte, duke dashur të dinte nëse kisha lexuar ndonjë gjë nga Vedat (vid -dituri) që m'i kishte rekomanduar atëherë. "Më ka pëlqyer Ajruna nga Mahabharata, -i thashë unë, -se e simbolizon shpirtin e munduar të njeriut nga epoka në epokë. Po ju shenjtëri, a keni arritur që përmes meditimesh tuaja t'i harmonizoni të tri rrugët e përparimit njerëzor: të intelektit (dijes), të veprimit (aksionit) dhe të besimit?" Më ishte përgjigjur me një citat nga "Upanishadat": "Me të vërtetën është e shtruar rruga gjer ke e shenjta... Udhëhiqem nga irealja në realen! Udhëhiqem nga errësira në dritë! Udhëhiqem nga vdekja në pavdekshmëri!" "Plak i shenjtëruar, -thashë me vete, -nuk po të marr vesh". "Kanalizoje energjinë tënde, -tha ai, -lexoji "Upanishadat" dhe analizoje Hegelin!" "Dreq o punë! -thashë përsëri me vete, -ç'punë kishte Hegeli me "Upanishadat"?" Mirëpo ai, sikur t'i lexonte mendimet e mia, vazhdoi: "He, whoos seeth all things in that Self, and Self in everything, from that he'll no more hide" ("Nga ai që i sheh të gjitha sendet në një Unë, dhe Unin në të gjitha sendet, nuk do të fshihet më tej ajo" (mbase dituria)). Kështu ishte menduar, thoshin disa, para më se 5-6 mijë vitesh, dhe ishte bartur më vonë në "Upanishadat" e Indisë, në njërin nga dokumentet e shkruara më të lashta njerëzore, ndërsa motivi themelor qysh atëherë kishte mbetur i njëjtë: LIRIA, SUAZË E VETËKRIJIMIT TË SHPIRTIT TË NJERËZVE. Megjithatë, disa vjet më vonë, pak para vdekjes, Xhai-Prakash Narajani i ishte kthyer sërish politikës. Kishte dashur ta hiqte Indira Gandin nga pushteti sepse ajo ishte përpjekur t'i kastronte (tridhte) burrat e Indisë. E kishte hequr atë dhe pastaj ishte tërhequr në shenjtërinë e përjetshme të pasvdekjes. Ai kishte vdekur, por edhe Indira, pasiqë ishte kthyer sërish në pushtet, nuk kishte provuar kurrë më ta përsëriste një gjë të tillë.
Po ne?
XVI. Vetëdija e deformuar mbi realitetin duket se i ka mjegulluar gjërat. Edhe Republika, edhe Demokracia, akoma mbahen peng. Me pretekste nga më të ndryshmet, nga dita në ditë, nga java në javë, nga muaji në muaj dhe nga viti në vit shtyhet realizimi i tyre i plotë. Ndërkaq, në esencën e kësaj shtyrjeje të vazhdueshme duket se qëndrojnë interesat, poashtu nga më të ndryshmet, që prej interesit të dominimit mbi popullin tjetër, gjer tek interesat karrieriste të ruajtjes së privilegjeve të pamerituara. Ekziston vetëm një interes i denj për njeriun, interesi i jetës me dinjitet njerëzor. Mendja do të duhej t'i njerëzojë interesat në mënyrë që realizimi i tyre konkret:
-MOS T'I SHNDËRROJE NJERËZIT NË BISHA,
-POPUJT NË KOPE UJQËRISH,
-KOMBET NË PËRBINDSHA ÇELIKU, BAROTI E PLUMBI.
Nata e gjatë makabër e lojës me vdekjen do të duhej të përfundonte. NESIMIU, HALIMI, AGRONI, HILMIU, etj. e kishin dëgjuar zërin e brendshëm të shpirtit që urdhëronte: BËJE OSE VDIS PËR TA VRARË VDEKJEN! Duke e gjakuar jetën me dinjitet, e kishin fituar atë. Ai që e kërkon shpëtimin e saj me indiferencë ndaj jetës së të tjerëve, nuk do ta jetojë me nder!
- BESATOHUNI ME ZOTIN DHE ME NDËRGJEGJEN TUAJ SI DËSHMITARË SE DO TA NDËRTONI NJË REALITET TË RI POLITIK, ME REPUBLIKËN E KOSOVËS SI SUAZË TË DENJ PËR VETE, TË BARABARTË ME TË GJITHA SUBJEKTET TJERA DHE NË FUNKSION TË ASAJ QË ËSHTË MË NJERËZORE NË NJERIUN DHE NË POPUJT;
- BESATOHUNI NË VENDIN KU E DHANË JETËN, ME ZOTIN DHE ME NDËRGJEGJEN TUAJ SI DËSHMITARË SE DO TË NGRITENI NË NIVEL TË SHEMBËLLTYRËS, SE DO T'I PËRKUJTONI RRËNJËT DHE KOHËN, SE NUK DO TË HUTOHENI DHE DO TË NGULNI KËMBË NË ATË QË U TAKON -TASH, DHE MENJËHERË, SE DO T'I RESPEKTONI MIQTË POR KURRNJËHERË NUK DO TA HARRONI VETEN.
- BESATOHUNI NË VENDIN KU U DERDH GJAKU I TRIMAVE, ME ZOTIN DHE ME NDËRGJEGJEN TUAJ SI DËSHMITARË, SE NUK DO TË NDALENI PARA ASNJË VËSHTIRËSIE DHE SE NUK DO T'I FRIKËSOHENI VDEKJES QË DO TA VRISTE VDEKJEN.
- KajoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1050
Hobi : leximi
Vendndodhja : Kukës
Anetaresuar : 06/01/2011
Re: LAVDI E PËRJETSHME DËSHMORËVE TË KOMBIT
Tue 17 May 2011 - 16:49
RANË PËR ATDHE, FITUAN PËRJETËSINË
Shkruan: Kadri Rexha - Zvicër, 29. 01. 2010
Këngë për: Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën
Për të parën herë në Kosovë luftëtarët e lirisë po nderoheshin
në mënyrë dinjitoze dhe madhështore.
Pas vrasjes së Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës në një fshat të Shtutgardit në Gjermani, në janar të vitit 1982, vrasja e militantëve të UÇK’së, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, më 31 janar 1997, në luftë të pabarabartë me milicinë serbe ishte një nga tragjeditë më të rënda të përjetuara nga populli ynë.
Jusufi me shokë kishte rënë në kulmin e zhvillimit të demonstratave të stuhishme mbarëpopullore që e kishin dërmuar me themel Jugosllavinë dhe e kishin ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës në shkallën më të lartë, ndërsa Zahiri me shokë u vra në kulmin e zhvillimit të aksioneve të gueriles shqiptare që po e ndërkombëtarizonin çështjen e Kosovës duke luftuar për liri, demokraci dhe pavarësi të plotë. Ishin këto dy hallka të rëndësishme të luftës së gjatë e të mundimshme drejt pavarësisë dhe bashkimit kombëtar. Faza e parë e luftës, rreth njëzet vjet me radhë demonstrata masive, e kishte dhënë rezultatin dhe po tërhiqej ngadalë duke e lënë në skenë guerilen dhe çetat e para ushtarake si fazë e dytë e që premtonte në horizont luftën e armatosur të popullit shqiptar kundër robërisë dhe pushtuesit serb.
Populli që di t’i vlerësojë ngjarjet e rëndësishme dhe kthesat e mëdha historike edhe në këtë rast e dha gjykimin e vet të pagabueshëm. Qindra e mijëra shqiptarë, nga të gjitha anët e Kosovës, me një frymë dhe si një trup i vetëm, në shenjë nderimi, do të përkulen me dashuri e respekt para trupave të pajetë të dëshmorëve të Kombit dhe para namit dhe veprës së tyre të pavdekshme. Qindra e mijëra shqiptarë do të ndajnë dhembjen e madhe me familjet e të rënëve. Qindra e mijëra telefonata e telegrame ngushëllimi do të dërgohen me këtë rast nga meridianët e ndryshme të botës. Me qindra artikuj dhe akuza u shkruan në shtypin shqiptarë dhe në atë botëror. Dhjetëra e dhjetëra tubime përkujtimore kushtuar martirëve të kombit do të mbahen në fshatrat, qytetet dhe në kryeqendrën e Kosovës. Dhjetëra e dhjetëra tubime përkujtimore, demonstrata dhe protesta do të mbahen edhe në diasporën shqiptare kudo në botë.
Për të parën herë në Kosovë luftëtarët e lirisë po nderoheshin në mënyrë dinjitoze dhe madhështore. Populli e kishte shkelur me të dy këmbët frikën. Armiku serb dhe bashkëpunëtorët e tij po sfidoheshin njësoj në të gjitha anët e Kosovës. Populli po jepte shenjën e solidaritetit dhe të mobilizimit. Gazetarët shkruanin artikuj dhe intervistonin anëtarët e familjeve dhe bashkëpunëtorëve të dëshmorëve, poetët vjershëronin për ta, këngëtarët thurnin këngë, piktorët portretonin. Secili në mënyrën e vet përpiqej t’i përjetësonte dëshmorët sa më bindshëm, secili përpiqej ta përjetësonte veprën dhe heroizmin e tyre sa më fuqishëm. Donin t’i bënin ata gjedhe për popullin, shembull për rininë dhe kujtim për ardhmërinë. Atë që nuk po e bënin dot politikanët legalë me rroga, e kishin marrë mbi supe veprimtarët, gazetarët dhe artistët.....
Rënia e dëshmorëve dhe shtypi i kohës
Në shtypin shqiptar të Kosovës, vrasja e tre dëshmorëve u shënua me artikuj, me reportazhe, me intervista, me komente, me analiza dhe me protesta të ndryshme. Emërues i përbashkët i të gjitha këtyre shkrimeve është kritika e rreptë që i bëhej regjimit kriminel serb, vërejtja që i bëhej bashkësisë ndërkombëtare rreth tolerimit të këtyre krimeve, si dhe thirrja popullit për mosprovokim dhe vetëpërmbajtje. Autorëve të shkrimeve të botuara në shtypin e Kosovës aq sa u mungonte informacioni i vërtetë lidhur me zhvillimin e ngjarjeve në terren, si dhe konkretisht informacioni për protagonistët e epopesë së Pestovës, po aq u mungonte edhe kurajoja për ta thënë të vërtetën.
Por, ajo që nuk u bë në shtypin legal u plotësua në atë ilegal. Në këtë drejtim rëndësi të madhe luajti sidomos “Zëri i Kosovës”, organ i LPK-së, që botohej jashtë atdheut dhe shpërndahej ilegalisht edhe në Kosovë. Në faqet e gazetës “Zëri i Kosovës” edhe në këtë rast u botuan komunikata, artikuj, biografi të shkurtra të dëshmorëve, komente, analiza, reportazhe, intervista, telegrame, skica letrare dhe poezi. Këto shkrime i karakterizon e vërteta mbi dëshmorët, si dhe e vërteta mbi luftën e tyre kundër armikut. Lajtmotivi kryesor i të gjitha shkrimeve të kësaj gazete rrihte në një pikë me mesazh të theksuar se vetëm lufta e armatosur do ta sjellë lirinë e atdheut.
Lulet e lirisë në këngën e popullit
Sipas traditës sonë shekullore përjetësimi i heroit në këngë paraqet ngjarje të veçantë. Sepse populli nuk ia falë këngën gjithkujt, sepse populli nuk ka hatër e as mëshirë. Kënga e popullit kërkon prova të mëdha: vetëmohim, flijim dhe gjak. Po nuk jetove me popullin, po nuk qave hallet me të, po nuk veprove për sendërtimin e idealeve të tij, populli jo vetëm që nuk ta falë këngën, por as që merret me ty, as të qas dot. Ky virtyt është dëshmuar në të kaluarën dhe po vërtetohet edhe sot.
Këngët e ngritura mbi qëndresën dhe heroizmin e luftëtarëve të lirisë si dhe ato mbi epopenë masive të UÇK-së dëshmojnë aktin e lartë të muzës që nuk heshtë. Në gurrën e kësaj tradite nga populli u përjetësuan edhe Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu. Këngët dhe poezitë e para për këta trima lindën menjëherë mbas epopesë së Pestovës. Këngë të lindura në sheshin e luftës. Këngë që kullojnë gjak. Këngë që lahen me lot. Këngë që rilindin krenari dhe shpresë. Këngë besimi në të ardhmen. Në këngët e ngritura flakë për flakë, si dhe në këngët që po lindin sot e gjithë ditën, populli qau me lot dhembjeje dhe krenarie bijtë e vet të shtrenjtë, mbrojtësit e halleve të kombit, dalzotësit e atdheut. Në këngët e këtij cikli tre protagonistët, në shumicën e rasteve, janë të pandashëm. Ashtu siç ishin në krye të detyrës. Ashtu siç ishin në çastet e fundit të jetës.
Rëndomë në këto këngë Zahir Pajaziti zë vendin kryesor qoftë si prijës i këtij treshi të famshëm, qoftë edhe si përfaqësues i mbarë gjeneratës së tij luftarake. Po ashtu, në këngët kushtuar Edmond Hoxhës është e pamundur të mos përmenden edhe dy bashkëluftëtarët e tij, Zahiri dhe Hakifi. Ndërsa, aty ku dëshmorët nuk emërohen ata i zëvendëson figura poetike, si: “tri lule të lirisë”. “tre trima të shqiptarisë”, “tre trima-flakë janari”, “tre trima të historisë”, “tre djemtë më të mirë”, “tri pushkë të para”, “tre ushtarë të UÇK-së”, “zogjtë më të bukur të vendlindjes”, “lajmëtar të diellit pranveror”, “emblema jonë e re”, e kështu me radhë.
Duke qenë krijime artistike popullore që këngëtojnë një realitet konkret historik edhe figurat letrare janë sugjestive dhe tejet njerëzore, ashtu siç janë edhe dëshmorët. Autorët e këtyre krijimeve sikur donë të thonë: Zahiri, Edmondi dhe Hakifi nuk kishin pikur nga qielli, por ishin djem të thjeshtë nënash të përvuajtura shqiptare që merrnin frymë dhe jetonin me popullin dhe për popullin. Ndonëse këto këngë në tërësinë e tyre poetike kanë notë baladike, atmosferë elegjiake, brendi të dhembshme dhe ndjenja mallëngjimi prapëseprapë i vë në pah karakteri i tyre i theksuar mbetet liriko-epik:
Mbi fusha t’Kosovës loti bëhet vesë
Po vijnë çlirimtarët lidhur besa-besë
Zahir Pajaziti një pëllumb nëpër qiell
Gjaku ynë Kosovë t’u bëftë dritë e diell
Gjithnjë, sipas këtij konstatimi, në këngët e këtij cikli, me rastin e vrasjes heroike të tre dëshmorëve, në dhimbje dhe pikëllim marrin pjesë jo vetëm prindërit dhe të afërmit e tyre, por mbarë Kosova, ndërsa në disa raste edhe natyra me objektet dhe fenomenet e saja:
Mbi Gollak shqiponja ndalet
Ka një dhimbje t’rand sa malet
Sot dhe Dielli ma pak shndriti
U vra n’pritë bre Pajaziti
Nisur nga fakti se kënga e popullit ka luajtur dhe luan ende një rol të rëndësishëm në etapa të caktuara të historisë së kombeve, si në forcimin e vetëdijes patriotike ashtu edhe në mobilizimin e masave të gjëra për t’u bërë ballë rreziqeve dhe katastrofave, edhe në këtë rast muza popullore e bëri të sajën. Duke i vënë dëshmorët në qendër të krijimeve të veta, poetët, kompozitorët dhe këngëtarët u kujdesën që theksi kryesor të vihet mbi idenë patriotike si dhe mbi aspiratat shekullore të popullit shqiptar ndaj lirisë, pavarësisë dhe bashkimit kombëtar. Mesazhi i këngëve të këtij cikli edhe një herë prekte në ndërgjegjen e kombit të ndarë me dhunë:
Pa bashkim nuk ka fuqi
Pa Kosovë nuk ka Shqipëri
Pa Shqipëri Kosovë nuk ka
Bashkë të dyja bëjmë kala
Këto këngë të kënduara nga këngëtarët tanë më në zë, si Ilir Shaqiri, Kastriot Tusha, Sali Mani, Shaqir Cërvadiku, Violetë Kukaj, Manjolla Nallbani, Arif Vladi, Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Dava Gjergji etj., qoftë në koncerte të estradës e qoftë edhe nëpërmjet valëve të radios dhe televizionit, ngritën në këmbë masat milionëshe. Ato i bashkonte ideali i kohës, thirrja e ditës, patriotizmi i epokës së lavdishme të UÇK-së, betimi i armikut për shfarosjen e shqiptarëve dhe gjaku i njomë i shqiptarit i derdhur anë e mbanë Kosovës. Personazhet e këngëve të reja sintetizonin për mrekulli aspiratat shekullore të popullit. Prandaj, rinia, bukuria, mençuria, guximi, vendosmëria dhe flijimi i heronjve të këngëve po bëheshin shembull dhe model për djemtë dhe vashat shqiptare. Kemi të bëjmë këtu me një shpërthim të vetëdijshëm që gufonte si pasojë e një tronditjeje të madhe që po kërkonte mobilizim të gjithanshëm, heroizëm të ri dhe veprim mbinjerëzorë për shpëtimin e Kombit dhe Atdheut.
Dëshmorët e ri në Panteonin e Kombit
Pas më shumë se një shekull përpjekjesh të përgjakshme të shqiptarëve, pas më shumë se një shekull lufte prometheike kundër Serbisë dhe aleatëve të saj të shumtë, më në fund, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Qershor të vitit 1999, u kurorëzua me fitore. I ndjekur nga gryka e pushkës çlirimtare, i rrahur nga kamxhiku i drejtësisë së mijëvjeçarit të ri, okupatori serb, me tërë arsenalin e vet gjakatar, u detyrua ta braktisë përgjithmonë Kosovën, këtë tokë aq shumë të lakmuar prej tij. Më në fund, Dielli i lirisë, i pritur me shekuj, lëshoi rrezet e para mbi Kosovë. Dhe, vetëm nën rrezet e këtij dielli Kosova filloi frymëmarrjen e saj normale, ringjalljen dhe kthimin në elementin e vet natyral.
Në shenjë kujtimi dhe përjetësimi të veprës dhe flijimit të tre dëshmorëve, në trevjetorin e rënies së tyre, më 31 janar 2000, në Pestovë të Vushtrrisë, në mënyrë madhështore dhe në një atmosferë pikëllimi dhe krenarie zbulohet përmendorja kushtuar Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut, monument i ngritur nga Zona Operative e Llapit e UÇK-së. Kjo përmendore historike, simbol bese, bashkimi dhe lirie, për vizitorët e shumtë, sidomos për nxënësit e shkollave, flet me fjalë guri dhe jep këtë mesazh: “U vramë të ri, që të jetoni Ju. E gëzofshi Kosovën e lirë. Amanet Atdheun, ruajeni dhe duajeni si sytë e ballit, si jetën tuaj”. Mesazhi i heshtur i dëshmorëve të atdheut që vjen me bukën e ëmbël, me ujin e ftohtë dhe me ajrin e pastër të tokës sonë, herë si dritë dielli e herë si gjëmë dheu, le të bëhet letërnjoftim, fletëtestament dhe flamur i papërkulur në ballë të gjeneratave të reja, në zemër të popullit mbarë. Një jetë është pak t’i dhurohet atdheut, e dy jetë nuk i ka askush.
E përjetshme qoftë lavdia e dëshmorëve, i përjetshëm qoftë Kombi dhe Atdheu ynë.
( Botuar në gazetën “Epoka e re”, 2002

Tue 17 May 2011 - 16:52
Shkruan: Prof.Dr.Sadri Fetiu - Prishtinë, 18. 09. 2008
____________________________________
• Bedri Islami - “PËRJETËSIA E DYFISHTË- FEHMIU DHE XHEVA, një jetë e jashtëzakonshme” ,- Botimet Toena, Tiranë, 2008, f. 561.
Pjesëmarrës të nderuar,
ju përshëndes të gjithëve, në mënyrë të veçantë, prindërit, familjarët, të afërmit, miqtë e shokët e heronjve tanë, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci dhe të gjithë atyre që ranë për liri. E përgëzoj dhe autorin e librit, veprimtarin e çështjes sonë kombëtare, z. Bedri Islami.
Para nesh sot është një libër i rallë, i shkruar me fuqinë e mendjes dhe të shpirtit, i cili hedh dritë mbi një pjesë të lavdishme të historisë sonë më të re. Kjo është një vepër nga e cila rrezaton shpirti i madh liridashës i njeriut qëme jetën dhe veprën e vet dëshmoi madhështinë e ekzistencës njerëzore, brenda thjeshtësisë, bukurisë, dashurisë së përkushtuar ndaj jetës së lirë të popullit të tij. Këtu, pra e kemi veprën që e madhëron kuptimin e jetës, që e himnizon dashurinë midis dy të rinjve idealistë, që i bashkoi urtësia e ndjenjës, vuajtja dhe dhembja, bashkë me luftën për t’i përballuar ato, por edhe madhështia e idealit njerëzor për lirinë e atdheut dhe ajo qëndresës heroike për ta sendërtuar atë ideal.
Dhe kjo veprimtari heroike, u ndërtua brenda këtij libri si një permendore madhështore, sepse bashkë me përditshmërinë e jetës u ngrit në shkallë të lartë kuptimi i qëllimit të ekzistencës, jo si një mbijetesë e zakonshme meplot kompromise, por si kuptimësi e një lufte titanike për t’i dëshmuar vlerat jetësore, njerëzishmërinë, kuptimin e lirisë dhe të atdheut dhe gatishmërinë për t’u flijuar për to.
Në jetë dhe në këtë libër, Fehmiu dhe Xheva, luftëtarë të lirisë, mbesin shembull i rrallë i përkushtimit ndaj vlerave me të larta të idealit çlirimtar si qëllim dhe kuptim i jetës dhe i vdekjes. Ata në të gjitha veprimet e tyre, në të gjitha kontaktet me të tjerët, sikur rrezatojnë mirësi dhe ndriçojnë çdo skutë të vetëdijes njerëzore. Duke qenë fëmijë ata ishin të urtë e të etshëm për dituri. Si të rinj që e donin jetën, bashkë me dashurinë për njëri-tjetrin, gatuhen me idealet më të larta njerëzore, duke ecur me guxim drejt dritës së lirisë, duke i përballuar të gjitha të këqijat dhe padrejtësitë që i bëhen popullit të tyre të robëruar. Ata janë aq të thjeshtë dhe të përditshëm në veprime, por çdo hap në jetë e bëjnë drejt përsosjes shpirtërore, drejt kalitjes për ta përballuar të keqen, për ta luftuar dhunën, duke qenë gjithnjë të gatshëm për flijime për interesa të përgjithshme.
Fehmiu dhe Xheva janë bashkë kudo dhe nuk mund t’i ndajë as largësia mijërakilometërshe e burgjeve, as dhuna, por as vdekja. Ata gjatë gjithë jetës së tyre sikur janë kalitur për të qëndruar të pamposhtur, për t’i përballuar të gjitha pengesat që të luftojnë dhe të mbesin së bashku, të përjetësohen si simbol i qëndresës së një brezi që përfaqëson pjesën më të ndritshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Duke shkruar këtë vepër me dashuri të ngrohtë ndaj shokëve të idealit, Bedri Islami ka bërë edhe përzgjedhjen e kujtimeve e të rrëfimeve të shumë njerëzve që kanë pasur afri dhe kontakte me heronjtë, duke filluar nga rrethi më i ngushtë familjar, pastaj, shokët e miqtë, bashkëpunëtorët në punën ilegale, bashkëvuajtësit nëpër burgjet e Jugosllavisë dhe bashkëluftëtarët e tyre. Ai me anën e këtyre copëzve të rrëfimeve e ka krijuar mozaikun madhështor, ku krahas figurave të dy heronjve paraqiten edhe rrethanat jetësore të robërisë së shqiptarëve, si edhe të luftës së tyre për liri.
Kështu vepra bëhet histori e mirëfilltë e kësaj epoke dhe hap shtigje të reja për hulumtime më të plota për të vërtetat e luftës së UÇK-së. Si e tillë ajo, krahas vlerës së mirëfilltë letrare të një proze artistike, është vepra më e plotë historike për UÇK-në, e shkruar deri sot; për zanafillën, për mënyrën e organizimit dhe për vështirësitë dhe pengesat në rrugën e saj.
Në këtë vepër dalin në pah virtytet e larta, por edhe mangësitë, dobësitë, që e kanë përcjellur veprimtarinë e përgjithshme të organizimit të kësaj lufte. Aty ndriçohen hollësi të panjohura për luftën dhe në nëntekstin e rrëfimeve fillohet rruga për ta hulumtuar të vërtetën e plotë për atë që nuk është thënë deri tash. Bashkërrëfimtarët, pjesëmarrës aktiv në ngjarjet e kohës, që autori i ka përdorur si pika referuese, në shumë nga rastet flasin mjaft qartë edhe me heshtjen e tyre.
Vepra e Bedri Islamit përmban edhe mjaft hollësi, shumë episode të gjalla jetësore, të cilat i japin asaj shtrirje të plotë të rrëfimit në planin artistik të krijimit të një romani. Brenda kësaj shumësie ngrihen lart figurat e dy heronjve, paraqitet madhështia e idealit çlirimtar. Në një anë, nëpërmjet rrëfimeve për ngjarje të zakonshme dhe për sjellje të urta dhe të arsyeshme gjatë situatave të luftës, autori i ka çmitizuar figurat e heronjve Fehmi dhe Xhevë Krasniqi - Lladrovci, ndërsa, në anën tjetër, duke e shtrirë gjerësinë e rrëfimit në paraqitje objektive të ngjarjeve, e ka fuqizuar në përmasa të mëdha qëndresën e tyre.
Duke ecur në rrugë të natyrshme normale nga thjeshtësia e sjelljeve të përditshme kah madhështia e veprimeve heroike, ai me një rrëfim të qetë, pa fjalë të mëdha, i ngre në pjedestalin më të lartë të heroizmit luftëtarët e dy betejave titanike të UÇK-së, të Prekazit - në mars të vitit 1998 dhe të Shkabës (Gllanasellës) në shtator të vitit 1998, ku u flijuan vetëdijshëm kryeheronjtë legjendarë: Adem Jashari e Fehmi Lladrovci me njerëzit e tyre më të dashur. Por, krahas Adem Jasharit, në vepër dalin të plota edhe figurat e shumë luftëtarëve të UÇK-së, në mënyrë të veçantë të atyre që kanë rënë në fushën e betejave.
Në tërësi, rrëfimin për luftën e përshkon ngrohtësia njerëzore, dashuria dhe dhembja për njerëzit e vrarë gjatë luftës. Aty e hasim edhe rrëfimin e qetë për ngjarjet, prandaj vepra e ka edhe dimensionin e veçantë historik, që e karakterizon objektiviteti. Mund të thuhet se në shumë aspekte ajo është histori e mirëfilltë, që nuk duhet të harrohet kurrë.
Brenda vështrimit mjaft të paanshëm historik, krahas çështjeve të shumta për faktorin luftë, duke filluar që nga pjesëmarrja e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit në luftën e Kroacisë, paraqitja e pengesave të ndryshme në rrugën e organizimit të luftës për shkak të raportit të forcave në politikën shqiptare të kohës, në veprën e Bedri Islamit është trajtuar drejt edhe roli i faktorit ndërkombëtar me të krejt implikimet e tij në të gjitha fazat e zhvillimit të luftës.
Shikuar përgjithësisht vepra “Përjetësia e dyfishtë – Fehmiu dhe Xheva, një jetë e jashtëzakonshme” është një dëshmi historike jo vetëm për dy heronjtë - protagonistë në vepër - por për idealet e përgjithshme të të gjithë luftëtarëve shqiptarë, që nga faza e hershme e veprimtarisë së tyre ilegale në planin e përgjithshëm kombëtar e deri te lufta e armatosur e organizuar dhe e udhëhequr nga UÇK-ja për zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptare.
Kështu brenda kësaj vepre Fehmiu dhe Xheva bashkë me të gjithë trimat që ranë për çlirimin e vendit, përjetësohen dhe mbesin monument - ”kështjellë e ngritur deri në qiell”, siç do të thoshte Fan Noli, për mbrojtje të Shqiptarisë.
Dhe ky monument, që e ngriti Bedri Islami me copëza të rrëfimeve të shumë bashkëluftëtarëve, do t’u flasë qartë brezave që do të vijnë pas nesh për krejt atë që është bërë deri tash, si edhe për atë që duhet të bëhet në të ardhmën për përmbushjen e idealeve liridase të atyre që dhanë jetën për liri. Mu për këtë arsye vepra duhet të lexohet sot nga të gjitha ata që e duan historinë dhe të vërtetën për Kosovën dhe Shqiptarinë, por edhe nesër nga brezat që do të vijnë për t’i parë më qartë dhe për t’i artikuluar plotësisht porositë që dalin nga ajo.
Por, vepra për Fehmi dhe Xhevë Ladrovcin, për vlerat e veta të veçanta si monografi për heroizmin e përfaqësuesve madhështor të një brezi, duhet të lexohet edhe si prozë letrare, si roman për jetën dhe vdekjen, sepse në të gjenden vlerat e mirëfillta që i japin kuptimin e plotë jetës, dashurisë, lirisë, atdheut, qëndresës, idealit, sakrificës, që, më në fund, e sublimojnë kuptimin e ekzistencës njerëzore gjatë përpjekjes së njeriut për t’i mbrojtur këto vlera, pra, për të qenë njeri me kuptimin e plotë të kësaj fjale.
Duke përfunduar këtë vështrim të shkurtër për veprën, e falënderoj edhe një herë nga zemra z. Bedri Islami, që i ka dhuruar lexuesit shqiptar një vepër të mrekullueshme.
Ju falemnderit!

Tue 17 May 2011 - 16:56
Kumtesë e lexuar në Konferencën shkencore:
"Veprimtaria e gruas në lëvizjen për çlirim kombëtar"
Në vend të një reportazhi për Kosovën
Pak ditë më parë, i ftuar në Konferencën shkencore "Veprimtaria e gruas në lëvizjen për çlirim kombëtar", organizuar nga Shoqata e të Burgosurve Politikë dhe Instituti Albanalogjik i Kosovës, me mbështetjen e Kryeminisrtit Hashim Thaçi, isha në Kosovë. Në të vërtetë asgjë e jashtëzakonshme, aty kam qenë shpesh herë, jam ndjerë gjithnjë si në vendlindjen time, e në ditë të veçanta, edhe më ngrohtë se atje. Kështu ndodhi edhe kësaj rralle. Ajo që më befasoi ishte përgatitja serioze e Konferencës. Më është kujtuar një mik i imi, i cili më thonte dikur se gjërat serioze përgatiten më mirë nga gratë. ishte gjithçka perfekt, që nga pritja, organizimi i sallës, ndarja e temave, pjesëmarrja, serioziteti, duke mos harruar asnjë detaj. Që nga pritja, interesimi për ardhjen dhe akomodimin, hyrja në sallë dhe pushimet mes seancave. Të bënin të gjitha një përshtypje të jashtëzakonshme. Nuk ishte sekret që gratë organizatore kishin mobilzuar edhe burrat e tyre për të qenë gjithçka në vijë dhe në kohën e duhur dhe kjo, në fund të fundit, është shenjë respekti dhe mirebesimi. E kam çmuar gjithnjë kështu dhe e çmoj gjithnjë. Emancipimi i shoqërisë nuk mund të kalojë nga asnjë rrugë tjetër, veçse nga gruaja, e cila në këtë rast kishte edhe një përmasë të pazakontë. Aty nuk ishte vetëm nëna, gruaja, motra, njeriu i afërt, por edhe ish luftëtarja, figura ideale e njeriut ilegal, shumë nga të cilat, që ishin në sallë, kishin bërë rrugën e burgimeve të gjata, kishin provuar torturat, kishin marrë pjesë në demonstrata dhe në aksione dhe, në fund, si për të dhënë gjithçka nga vetja, ishin shkrirë në pjesë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E kjo jo vetëm nga organizatorja kryesore e kësaj konference, zonja e nderuar Teuta Hadri, deputete e Kuvendit të Kosovës, jo vetëm nga zonja e nderuar, poetja Flora Brovina, por gjithësecila që ishte në sallë, kishte në vete një histori, më shumë se një ngjarje. Ata ishin aty në sallë, përsëri me njëra tjetrën, si kishin qenë dikur, në heshtje kujtonin rrugën që kishin bërë, atë që kishte ndodhur, e mes tyre nderonin shoqet e tyre që nuk ishin më. Ndodhte një fakt domethënës, sa herë që përmendej emëri i heroinës së Kosovës, Xheva Krasniqi’Lladrovci, salla duartrokiste. Shoqet e saj të idealit dhe të vizionit të lirisë shprehnin kështu edhe mallin për ato që nuk ishin më, edhe respektin, ndjenjën e ngrohtë të njeriut të afërt. Zonja Teuta Hadri, shumë kohë më parë, më kishte propozuar temën "Xhevë Lladrovci nga lëvizja ilegale në UÇK". Ia kisha ditur për nder dhe ky ishte edhe qëllimi i parë, por jo i vetmi, i udhëtimit tim drejt Kosovës. Në fakt gjërat po ndryshojnë. Mund të ndryshojnë më shpejt. Një shembull ishte edhe kjo Konferencë:
Ja edhe tema ime Kumtesë
XHEVË LLADROVCI NGA LËVIZJA ILEGALE NË UÇK
Shkruan: Bedri Islami - 15. 04. 2010
Pak më parë, ndërsa ishim në pushimin e mes dy seancave, une iu drejtova dy njerëzve, të cilët janë të lidhur ngushtë me kohen dhe figurën e Xheva Lladrovcit,Krasniqi. Unë , duke i treguar një bllok të herëshëm shenimesh, i pyeta , nëse e njihnin atë dhe shkrimin që ishte aty. Miku im Ramadan Avdiu, njëri nga drejtuesit e lëvizjes ilegale ne fundin e viteve 90, dhe zonja Teuta Hadri, pa as më të voglin dyshim apo ngurim, më thanë se ky ishte njëri ndër blloqet e shenimeve të Xheva Lladrovcit dhe, se ky ishte shkrimi i saj. Isha i bindur se do të ndodhte kështu, megjithëse kanë kaluar 21 vite , që kur janë bërë shënimet e para në këtë bllok, isha i bindur sepse Njeriu që kishte thënë këtu, në këtë bllok që është sot para Jush, jo vetëm nuk ishte i zakonshëm, por profetik. Në atë kohë ajo ishte 34 vjeçare, dhjetë vite më vonë, saktësisht 10 vite më vonë, ajo dë të dëshmonte se fjalët e thëna në krye të herës, kishin qenë deviza e saj jetësore.
Pa as më të voglin dyshim, figura mitike e Xhevë Krasniqit, Lladrovcit, është njëra nga staturat më të jashtëzakonshme në historinë e kombit tonë. Do të doja të përcaktoja që në fillim bindjen time të thellë, se në ajo përsonifikon shembullin më të jashtëzakonshëm, unik do të thoja, jo vetëm të gruas në trevat e Shqipërisë veriore, të njohura si Kosovë e Rrafshi i Dukagjinit, jo vetë në historinë e Shqipërisë londineze në kufijtë e vitit 1913, jo vetëm të trojeve të mbetura nën regjime të tjera, por të tërë rrafshit tonë kombëtar. Ajo, e them me vetdije të plotë, është shembulli më unikal, jo vetëm i dekadave të fundit në historinë shqiptare, por përmbledhja më heroike e figurës së gruas në shumë e shumë brezni. Vitet që ikin nuk bëjnë asnjë tjetër, veçse shpalosin më shumë dhe në dritë të më të madhe, figurën e kësaj gruaje, e cila e nisi rrugën e saj ilegale ende gjimnaziste, e vazhdoi si studente e pedagoge, ishte pjesë e demonstratave të mëdha të vitit 1981 dhe 1989, shtriu aktivitet në Kosovë, në Kroaci, në Perëndim, në Shqipëri, në viset shqiptare në Maqedoni ; u bë pjesë e vizioneve të mëdha dhe ideatore e tyre; deri në përmbushjen e ëndrrës së saj, luftëtarja e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Që nga dita kur nisi rrugën e ilegalitetit e deri më 22 shtator 1998, kur heroikisht përgjaku trojet e Kosovës, ajo kishte 23 vite aktivitet, pa u ndalur asnjëherë, pa u thyer në asnjë moment, sado i vështirë të ishte ai, pa u përkulur edhe nga vuajtjet më të mëdha, pa e trembur burgimi i të atit dhe vllezërve; nuse, njëkohsisht luftëtare në vatrën tepër të dëshmuar atdhetare të Lladrovcve, duke mos u fshehur pas mureve nga mërzia se bashkëshorti i saj, Fehmi Lladrovci i legjendshëm ishte dënuar me 10 vite burgim, por duke thënë, pikërisht në këtë kohë, fjalët e saj lapidare: "Zëri i popullit të Kosovës që kërkon liri, është më i fortë se krisma e gjithë topave të Serbisë të zbrasur sëbashku".
„Përjetësia e dyfishtë“, Fehmiu dhe Xheva një jetë e jashtëzakonshme
Kaq i veçantë ishte përsonaliteti i kësaj gruaje fisnike, sa që edhe pas 21 viteve, ish drejtuesit e lëvizjes ilegale të kohës, i mbanin mend këto fjalë të shkruara prej saj e të lexuara në Demonstratat e Drenicës. Jo vetëm i mbanin mend fjalët, por edhe mënyrën e të shkruarit, me bojë të kuqe, germat e vogla e të rrumbullakta, llojin e fletores ku ishin shkruar më parë. Më pas, kur punoja për librin "Përjetësia e dyfishtë", kushtuar Fehmiut dhe Xhevës , dhe me ra në duar kjo fletore, çdo gjë kishte qenë e saktë.
Tani në Kosovë askush nuk mund të pyesë se kush ishte Xhevë Lladrovci. Ajo është gruaja, monumenti i së cilës i mungon Kosovës, përmendorja e së cilës do i bënte nder të gjithë shqiptarëve.
Ajo është gruaja e parë shqiptare në Kosovë dhe në gjithë trojet shqipfolëse, thellësisht e emancipuar, tepër e shkolluar, dy herë e diplomuar, si mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, gjuhë të cilën e shkruante mrekullisht bukur, dhe si juriste e diplomuar, është grua, e cila në lëvizjen ilegale çlirimtare, u bë një nga figurat më të rëndësishme dhe domethënëse, që, megjithëse ishte, si të thuash, nën "hijen" e një njeriu me përmasa të mëdha, si ishte Fehmi Lladrovci, krijoi portretin e saj politik, figurën e gruas që i takonte e ardhmja.
Xheva Krasniqi ishte në rastet e rralla, për të mos thënë i vetmi, që bashkoi në një shoqen e idealit, bashkëshorten e jetës, bijën e sprovuar, motrën e jashtëzakonshme, renë e dhëmbshur dhe stoike, luftëtaren dhe ilegalen, drejtuesen e luftës dhe heroinën. Askund nuk janë shfaqur këto tipare të mëdha, në këtë staturë, në një grua të vetme dhe në këto përmasa.
Xheva nuk u bë dot nënë, por ajo ishte nënë e shkuar nënë e Fatime Hetemit, vajzës që u vra pranë saj ne ditën e 22 shtatorit, ishte motra e më shume se motra e Teuta Hadrit,të cilën e falenderoj përzemersisht për ftesën dhe nderin që më bëri duke më caktuar një temë të tillë; po aq sa ishte motër e shkuar motër e Ilaz Kodrës, Abedin Rexhës, Luan Haradinajt, ajo ishte motër e bijë njëkohsisht në familjen Jashari ; nën shembullin e saj si mësuese do të nisnin rrugën e ilegaliteti dhe do të shndrroheshin në heroj të Kosovës, nxënësit e saj Mujë Krasniqi, Kapuçi e Gani Paçarizi, ajo ngel në memorjen e Hashim Thaçit si luftetarja dhe njeriu i papërkulshëm në kalimin e kufirit Shqipëri/Kosovë. Të gjithë ata që kanë qenë me Xhevën në dy tentimet për kalimin e kufirit, në maj të vitit 1997 dhe në mars 1998, e mbajne mend në uniformën e luftëtares dhe fakti është se ajo këtë uniformë e barti e para, shume viteve para fillimit të luftës, në përballjen me pushtuesit serb , e mbajnë mend si njeriun që i jepte forcë e shpresë për të mos u lodhur.
Askush nga ata që e kanë njohur nuk mund të harrojnë mirësinë e saj. Është rast i rrallë, ndoshta i papërsëritshëm, kur pesha e luftëtares është në raport të drejtë me mirësinë e saj. Askush nuk mund të harrojë se ajo ishte gruaja dhe luftëtarja, e cila, thjesht, pa fjalë të mëdha, por me gjithçka që rridhte përzemersisht, hapi dyert e njerëzve të thjeshtë, u bë njeriu i mirëpritur, fjala e së cilës, qoftë si profesore, si ilegal, si luftëtare, si drejtuese lufte apo si motër, kishte të njëjtën butësi dhe njëkohsisht, gjë e rrallë kjo, edhe të njëjtën peshë.
Ajo është gruaja që merr pjesë aktive në Njësitin e parë shqiptar të Armatosur, i njohur si njësiti luftarak për mbrojtjen e Gospiqit, do të ketë detyrën përgjegjëse për moral e kësaj brigade,është e uniformuar, njëkohsisht do të jetë edhe luftëtarja e vetme.
Ajo është gruaja që me 2 shtator 1998, për aq kohë sa ishte jetike, mori përsipër detyrën e komandantes së brigadës së 114 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nxorri nga rrethimi e njëkohsisht nga vdekja e sigurtë, luiftëtarët e tjerë që ishin në pragun e rënies, i urdhëroi, me rreptësinë që jepte momenti sublim dhe bëri detyrën e saj, ashtu si i ishte përbetuar Fehmiut, në letrën e saj të datës 28 nëntor 1988, se " edhe jetën, edhe vdekjen i kemi bashkë".
Jo më kot ajo do të jetë edhe luftëtarja e vetme nga rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që do të ketë gradën e gjeneral majorit. Kjo është grada më e lartë që ka marrë në luftë një grua shqiptare dhe gjithkush është i bindur se, askush tjetër, nuk do e kishte merituar më shumë se ajo.
Kjo ishte rruga që bëri Xhevë Krasniqi, nga ilegale në gjenerale e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga mësuese e popullit, si i thonte në letrat e tij nga burgu Fehmiu, në Heroinë e Kosovës. Ajo ishte ilegalja që frymëzoi njerëzit dhe njëkohsisht komandantja e parë dhe e vetme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u vra në ballin e luftimeve dhe e gjithë kjo ndodhi kaq natyrshëm, saqqë të gjithë e kishin të qartë se nuk mund të ndodhte ndryshe.
Xhevë Krasniqi nuk mund të kuptohet pa Fehmi Lladrovcin, ashtu si Fehmiu nuk mund të jetë i njëjtë pa Xhevë Krasniqin. Është një binom i shkëlqyer, të cilët plotësojnë tek njeri tjetri gjithçka që mund të mendohej se duhej plotësuar; përmes të cilët rrjedhin ngjarje të njohura dhe përgatiten shumë nga ngjarjet që do të v ijnë; rreth të cilëve mblidhen edhe shumë të tjerë, si pas diçkaje të domosdoshme, të cilin , vitet që do të shkojnë nuk do e zbehin.
Ata besonin verbërisht tek njeri tjetri, sepse ishte një dashuri thuajse e papërsëritshme, e cila kishte kaluar përmes provave të vështira, që kishte si busull idealin e përbashkët dhe flijimin për hir të këtij ideali; veç e veç ata ishin prijësit e një Kosove të re, sëbashku ata ishin siguria dhe vazhdimi, sakrifica sublime dhe ëndrra e ndërprerë, flijimi për hir të ëndrrës, duke qenë njëkohsisht parafjala e qëndresës që do të vinte dhe epilogu i përkryer i kësaj qendrese. Së bashku ata ishin urtësia, nëse Fehmiu ishte stralli, zjarri ku përndritej urtësia, Xheva ishte njëra ndër aktet e mëdha të realizimit të portretit të gruas shqiptare, e cila njerën anë e ka në legjendë ndërsa tjetrën në botën moderne.
Në 25 vite gjithçka ishte e frikshme rreth tyre, por ata nuk kishin frikë.
Fehmiu dhe Xheva në jetën e tyre kishin tre simbole, ato kishin Adem Demaçin si simbolin e rezistences, kishin Adem Jasharin si simbolin e Qendresës, kishin Rexhep Qosjen si simbolin e idesë. Ata e dinin se rruga që kishin nisur kërkonte rezistencë të vazhdueshme, e dinin se duhej të qëndronin në këtë rrugë deri në fundin e saj, dhe se kjo do të vinte përmes idesë dhe vizionit. Një gjë të tillë e di fare mirë, pasi në vitet e fundit të jetës së tyre, kisha fatin të jem njëri ndër miqtë e afërt,duke më bërë nderin të më pranojnë në miqësinë e në vizionin e tyre. Ata e donin arsyen, të drejtën dhe të ardhmen dhe të treja këto, arsyeja, e drejta dhe e ardhmja i çonin pashmangshëm drejt lirisë së Kosovës dhe sakrificës për të.
Fehmiu dhe Xheva janë ndoshta shembulli unkal në botë, që pas më shumë se 25 viteve qëndrese dhe përpjekjeve, luftuan sëbashku dhe u vranë sëbashku, në të njëjtën ditë; në të njëjtën llogore, mbështetur në shpatullat e shoshoqit, duke e qenë e qartë për të gjithë se ata do të luftonin së bashku, do të jetonin së bashku dhe, nëse do të binin në fushën e betejës, atëherë do të binin së bashku. Në historinë elëpvizjeve ilegale atdhetare nuk ka një shembull tjetër të kësaj qëndrese.
Shpesh herë më pëlqen të mendoj se çfarë do të ndodhte nëse Fehmiu dhe Xheva do të ishin ende mes nesh. Edhe kur punoja këtë material mendimi im ishte pikërisht rreth kësaj ideje. Do të kisha dashur të dija se çfarë do të kishte thënë Xheva në një Konferencë të shënuar si kjo, në tokën e lirë të Kosovës, në shtetin e saj të Kosovës, të cilin e sendertuan të tillë dhe e përjetësuan të tillë gjaku që u derdh dhe mendimi vizionar i ilegalëve të dikurshëm, që sot drejtojnë shtetin më të ri të Europës.
Pra çfarë do të kishte thënë ajo:
Më erdhi në mendje një fragment nga ditari i saj, me 8 mars 1988: "Në Kosovë të gjithë stinët janë dimër e pushtimi sjell plumba që godasin rininë-ulëkuqet e gjakut të popullit tonë.Po rrezet e diellit të lirisë do të shndrisin në çdo skaj të atdheut tonë, ku do të lulëzojnë fusha e male e do të rrjedhin lumejtë; pas dasmës së kuqe, pranverë e madhe vjen.Dëshmorët e lirisë populli kurrë nuk i harron përjetë, rreze drite, yje i mban në gjirin e vet. Mjaft më të robëruar, të vrarë, të copëtuar.Nuk është koha të luftojmë për pushtet, është koha të mblidhemi tok, të lidhemi me besa besë, të luftojmë për liri.Pastaj të përcaktohemi për demokraci, në suazat e jetës dhe të traditës shqiptare, pa praninë e asnjë ideologjie të huaj, që me vullnetin e popullit, me vetvendosje, të zgjidhet çështja jonë kombëtare.Dhe atëherë do të lulëzojë edhe mendimi i gruas shqiptare, fisnikeria e saj e njohur, mendimi logjik e zemra e zjarrtë. Liria fillon nga zemra e nënës..." Me këto fjalë të Xhevës unë e mbyll edhe fjalën time. Edhe po të doja, nuk do të kisha ditur të thoja diçka më të saktë.
Ju faleminderit.
- KajoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1050
Hobi : leximi
Vendndodhja : Kukës
Anetaresuar : 06/01/2011
Re: LAVDI E PËRJETSHME DËSHMORËVE TË KOMBIT
Tue 17 May 2011 - 16:59
A R D I A N K R A S N I Q I
LAJMËTARI QË PROJEKTOI HISTORINË E SË ARDHMES SË KOSOVËS
Ardian Krasniqi, Rexha, ky ishte emëri i tij i luftës, u vra në thyerjen e natës mes 15 dhe 16 tetorit 1997. U vra gjatë sulmit që i bënte një stacioni policor, së bashku me tre nga shokët e tij të afërt, Mujë Krasniqin - Kapuçin, Qerim Kelmendin - Dema dheIlir Konushevcin - Mërgimin.
Shkruan: Bedri Islami - 12. 10. 2009
HEROI I KOMBIT ARDIAN KRASNIQI
Edhe kur të tjerët e humbën shpresën tek liria, ai kurrë nuk u dëshpërua. Ai u bë lajmëtari që projektoi historinë e së ardhmes së Kosovës.
Këto ditë, në vendlindjen e tij, do të vendoset Shtatorja e heroit të kombit, Ardian Krasniqi. Në këtë mënyrë, 12 vite pas rënies së tij heroike, ai rikthehet në mesin e njerëzve që i deshi me gjithë shpirt dhe të cilëve ua përkushtoi jetën e tij prej martiri. Kjo ishte diçka që pritej dhe që mund të ishte bërë shumë kohë më parë, por gjithësesi, përsëri është në kohën e tij. Ardian Krasniqi ka qenë gjithnjë i mirëseardhur në Kosovë, edhe kur ishte njëri ndër djemtë e zakonshëm të saj, edhe kur ishte njëri ndër djemtë ilegalë që vendosën të luftojnë për lirinë e vendit të tyre, edhe kur u bë njëri nga drejtuesit kryesorë të luftës, edhe kur derdhi gjakun, edhe tash, kur ai vjen në formën që e meritonte, të përjetsisë.
Ne i themi me gjithë zemër: mirëserdhe. Je në kohën e duhur, je në vatrën tënde, je aty ku është vendi yt.
Jo kushdo e ka fatin të jetë i kthyer në pjesë të memorjes historike të kombit të tij dhe jo kushdo, po ashtu ka meritën të jetë i rikthyer në mesin e bashkëatdhetarëve në përmasat e një Shtatoreje. Është e vërtetë se ka raste kur ngrihen edhe përmendore që më shumë se sa meritën kanë nevojat politike ose përdalluese, por në riardhjen e Adit, në këtë rikthim të madh, gjithçka është e qartë dhe e mirëditur. Ai e meritonte këtë, jo thjeshtë e vetëm se dha jetën e tij, jo vetëm se u flijua vetdijshëm në kujtesën e kombit, por gjithçka që ai bëri, gjithçka që përgatiti, të çojnë natyrshëm drejt një përfundimit të tillë.
Nuk besoj se do të ketë njerëz në Kosovë, të cilët, kur të ndalen para Shtatores së tij, do të mund të pyetin se kush ishte ai, se çfarë të veçante bëri për të patur një nder të tillë dhe një rikthim të tillë, të cilët e kanë vetëm të përjetshmit. Nuk e besoj këtë, sepse në këto vite është folur e shkruar për të, janë sjellë dëshmi të përpjekjeve dhe mendimit të tij politik, të vetdijes për të bërë diçka më shumë për vendin e tij, lidhjet që kishte, të ngushta deri në thelb, me Adem Jasharin apo me drejtuesit e tjerë të luftës, rrugëtimet e tij nëpër dimrat e ashpër për të sjellë në Kosovë logjistikën e luftës, afërsia me Zahirin dhe Edmondin, miqësia e ngushtë me Ilirin dhe fakti, se edhe pas vrasjeve të 31 janarit 1997 e arrestimeve të atij muaji, ai do të ishte njëri që do të merrte përsipër ringritjen e luftës.
Pra, nuk e besoj se do të ketë shqiptarë në Kosovë që do të und të pyetin se çfarë bëri të veçantë ai. Do të ketë, për këtë jam i bindur, nga ata të paktë që do u merren sytë kur të shohin figurën e tij madhore, sepse ua kishte vrarë sytë edhe puna e tij. Këto janë titistët e udbashët e djeshëm e të sotëm, por nuk do të merrem me to. Në fund të fundit, fakti që ata janë strukur, që mërmërisin dhe bluajnë nëpër dhëmbë egjrën e keqe të së djeshmes, pa mundur të kafshojnë si dikur, flet mjaft për sigurinë e së nesërmes.
Mirëpo nëpër Pejë dhe sheshin ku do të vendoset Shtatorja e Ardian Krasniqit do të vijnë edhe të tjerë, prej më larg, do të vijnë edhe jugu i thellë i Shqipërisë në këtë pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë Veriore, dhe atyre, krejt natyrshëm, do u themi diçka më shumë, do u tregojmë se këta njerëz që kanë sot Shtatoret e Përmendoret e tyre, bënë të mundur që shqiptarët të lëvizin natyrshëm drejt njëri tjetrit, se kufijtë mes nesh kanë filluar të thyhen prej nga ajo ditë kur djem si Ardian Krasniqi filluan të shkrijnë dëbornat e pushtimit, duke kaluar përmes mijrave metrave lartësi: do të mund t'u themi se as nëpër mend nuk do i kishte shkuar dikujt për të bërë një rrugë lidhëse, si vetëudha mes maleve të Mirditës e Kukësit, nëse nuk do të kishin qenë në fillim ata shtigjet që çelën nëpër këto lartësi këmba e ilegalëve që dërgonin në Kosovë logjistikën e nevojshme për luftën.
Do të mund tu themi, sarandiotëve, për shembull, se shqiptarët e Kosovës që vijnë sot lirisht tek ju, bëjnë pushimet mes jush e njiheni më mirë me njëri tjetrin, e kanë pasur gjithnjë këtë dëshirë, prandaj mjaft vajza në Kosovë e kanë emërin Saranda, por nuk mund të vinin se, jo rastësisht, mungonin gjurmët e hapura nëpër shtegun e ngushtë fillimisht, të lirisë së Kosovës, për të ardhur tek lirëshmëria e sotme.
Do të mund tu themi vlonjatëve për shembull, nëpër shtëpitë e hotelet e të cilëve pushojnë secilin vit dhjetra e dhjetra mijra shqiptarë të Kosovës dhe të viseve të tyre në Maqedoni, se shqiptarët përtej Shqipërisë londineze, e kanë pasur gjithëherë këtë dëshirë, prandaj ka aq shumë emëra Vlora e Valon, por nuk kanë mundur sepse nuk mund të vinin përmes lutjeve të ditëve të premte ose përgjërimeve për më shumë liri.
Një djalë si ky, që është sot tek ky shesh, ishte ndër ata që bëri të mundur që rrugët e dikurshme ilegae të kthehen sot në rrugët e mëdha të bashkimit të kombit.
Nuk është e paktë kjo. E megjithatë ai ka bërë më shumë se sa kaq. Lexova këto ditë rastësisht një paloreagim ndaj shkrimeve të mia, bërë nga një udbash që më kishte ftuar dikur për kafe, e firmosur nga një bedel lecist. Nuk u çudita për të, nuk i ktheva përgjigje, si nuk i kam kthyer asnjëherë, sepse, si thonte dikur poeti i madh persian Sadiu, “nuk zihen kurrë dy njerez me tru, e as i dituri me një mendjehu”. Por mbeta i habitur kur ende sot, ka njerez udbashë, pikërisht nga ata që do u merren sytë nga Shtatorja e Ardianit, të cilët edhe kësaj dite, aksionet e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i quajnë punë të shërbimit të fshehtë serb.
Asnjë aksion i realizuar që nga ditët e para të Ushtrisë Çlirimtare nuk është tashmë i panjohur, dihen autorët, strukturat që i përgatitën, dhe për fat jo të mirë të Kosovës, disa prej tyre janë sot në përjetësi. Dihen se kush ishin ata që morën guximin e parë t'i vënë pushkën dhunuesit, pushtuesit. Kjo nuk është retorikë, kjo është e vërteta e vetme që ka Kosova. Dhe këta njerëz, nuk janë thjeshtë, si tha dikush ditët e fundit, thjeshtë e vetëm "kurora e lirisë së Kosovës", por në rradhë të parë janë themeli i përgjakur i saj, dhe pikërisht sepse është një themel i tillë, ai do mbijetojë, edhe ndaj vazhdimit të shpifjeve udbashe e mjaullitjeve titiste.
• Ardian Krasniqi ishte njëri ndër themeltarët.
Ndër më të vendosurit. Ishte njëra ndër pushkët e para të lirisë, njëri ndër herojtë e parë. Për të ardhur deri në ditën e përjetësisë së tij ai kishte bërë një rrugë të gjatë, kishte përjetuar shumë gjëra, dhe në fund, para se të ndahej përkohsisht prej nesh, kishte bërë testamentin e tij Politik, Letrën e jashtëzakonshme dërguar vllait të tij, Ilirit. Askund më shumë se sa tek ajo letër nuk ndjehet shpirti i tij i mrekullueshëm,
- dëshira për jetën,
- përgatitja për çastin që mund të vinte,
- sublimiteti i jashtëzakonshëm,
- mrekullia e miqve të tij të luftës,
- dëshmia e rolit të Zahirit në luftën çlirimtare,
- përgatitja e të afërmve se do ju mungonte ndoshta për disa kohë,
- kujdesi për merakun e nënës...
një shpirt i derdhur mes rrjeshtave si një dëshmi e së nesërmes.
Ardian Krasniqi, Rexha, ky ishte emëri i tij i luftës, u vra në thyerjen e natës mes 15 dhe 16 tetorit 1997. U vra gjatë sulmit që i bënte një stacioni policor, së bashku me tre nga shokët e tij të afërt, Mujë Krasniqin - Kapuçin, Qerim Kelmendin - Dema dhe Ilir Konushevcin - Mërgimin. Ai e kishte menduar se mund të vritej një ditë e kishte përgatitur veten për një gjë të tillë. Mirëpo nuk është vetëm rënia që i bëri të mundur ngritjen e Përmendores së tij. Në disa vite rradhasi ai e kishte ngritur, pa dashjen e tij, Monumentin e vetvetes, sepse kishte ecur në atë rrugë përmes së cilës ecën fillimisht vetëm pak vetë, më idealistët dhe më vizionarët, rrugë që u bë më pas e njohur për shumë e shumë vetë në Kosovë, për mijëra e mijëra.
Ardian Krasniqi rikthehet përjetësisht, aty ku ishte, në vendin e të parëve. Ashtu si Zahiri, si Ademi, si Edmondi, si nesër Fehmiu e Xheva, si Luani e Shkelzeni, si të gjithë ata që përjetësisht u bënë sinonim i fjalës liri, bashkëngjitur me Kosovën dhe Shqipërinë.
Të gjitha ata që mund të thoja unë për një figurë vigane si Ardian Krasniqi janë të pakta. Më shumë se kaq, shumë më tepër se kaq thonë të tjera gjëra, ardhur tek ne në formën e dy letrave. Njëra nga heroi i kombit Ilir Konushevci - Mërgimi, dhe tjetra, përmes shpirtit të vetë Ardianit. Letra e Mërgimit, dërguar shokëve të tij të idealit në diasporë, zë vend në këtë shkrim, shpirti i Adit do të zërë vend në shkrimin tjetër “Historia e një letre testament”. Të dyja letrat janë në arkivin e Lëvizjes Popullore të Kosovës edhe sot e do të jenë përjetsisht.
Ilir Konushevci “Mërgimi”, me 18 tetor 1997, dy ditë pas vrasjes
së Ardianit, do të shkruante:
Pranojnë: Shokët e idealit në diasporë.
Në vend të përshendetjes, dy fjalë për shokët e mi të ngushtë:
• Zahir Pajazitin dhe
• Adrian Krasniqin.
Për të folur për këto burra, automatikisht flet për një pjesë të madhe të lëvizjes revolucionare ose të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Unë jam shumë me fat që kam pasur rastin të rri dhe të punoj me ta.
Zahiri ishte trim i madh dhe shumë i rrallë. Atentator i shkëlqyer, që nuk i trembej syri nga asgjë. Me punën e tij, unë mendoj që ia vuri themelet UÇK-së. Ai i ngjalli ndjenja popullit në Kosovë dhe në diasporë. Ngriti moralin e të gjithë njerëzve që nuk përkulen para armikut, ndërsa atyre që përulen, u futi tmerrin në palcë.
Puna e Adrianit është ajo, e cila, nuk i shkoi shumë kujt për dore. Ai nuk u kënaq vetëm me këtë punë të shenjtë që bënte, të cilën e vlerësojnë të gjithë shokët, por donte që edhe vetë të merrte pjesë në aksione konkrete, ku dha edhe jetën heroikisht.
Deshëm apo nuk deshëm, po bëmë një analizë të punës së Zahirit dhe të Adrianit, del se këto i vunë themelet e aktivitetit të UÇK-së, prandaj na mbetet të vazhdojmë veprat e tyre, deri në çlirimin përfundimtar....”
Do të ishte i mjaftueshëm thjeshtë ky vlerësim i Ilir Konushevci për të qenë për këdo e qartë si drita e diellit, përse Ardian Krasniqi e meritonte këtë Permendore lavdie dhe përse ai është përjetsisht mes nesh.
Pikërisht 12 vite pas rënies së tij, ai rikthehet. I madhërishëm.
Mirëseerdhe. Kosova përulet para teje.

Tue 17 May 2011 - 17:01
RRUGËTIMI I LIRIBËRËSVE TË KOSOVËS
Liria e Kosovës përmbledh në vete përpjekjet, flijimet sublime dhe sakrificat shekullore të popullit shqiptar për liri e pavarësi. Padyshim se periudha më meritore është ajo e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila me flijimet dhe përpjekjet e gjithanshme të këtij populli, mileniumin e dytë e kurorëzoi me fitoren e lirisë.
Shkruan: Fetnete Ramosaj - Deçan, 29.03.2009
__________________________________
Foto: Varri i përbashkët i dëshmorëve të rënë në Shishman më 29. 03.1999
Heroizmi vetëflijues i djemve liridashës…
Në historinë jo të largët të UÇK-së, një kapitull të veçantë zë edhe furnizimi me armë, ku vetëm në kufirin e dhunshëm shqiptaro-shqiptar ranë për të mos vdekur kurrë shumë prej luftëtarëve më të mirë. Edhe pse të ndodhur përballë forcave të shumta pushtuese serbe, të koncentruara përgjatë gjithë brezit kufitar me qëllim të ndërprerjes së furnizimit me armë që ishte aorta kryesore e luftës sonë, liribërësit nuk e ndalën rrugëtimin për asnjë çast, edhe pse ishin të vetëdijshëm se në çdo hap i priste vdekja. E këtillë është rënia e Luan Haradinajt, pastaj rënia e 23 luftëtarëve nga Hereqi e Sllupi, të atyre nga Prejlepi, Raushiqi, rënia e komandant Mujë Krasniqit me 35 bashkëluftëtarë, rënia e 21 të tjerëve në Bishtazhin, Goden e Rogovë të Hasit në krye me komandantët Agim Zenelin - “Cergashin” e Agron Ramën, rënia e të tjerëve në Bjeshkë të Belegut e në dhjetëra raste të tjera...
Por lufta kërkonte armë, kërkonte barot, kërkonte flijime mbinjerëzore, e heroizmi vetëflijues djemve liridashës nuk u mungoi kurrë. Edhe përkundër rënieve të lavdishme, edhe përkundër rreziqeve të mëdha nëpër të cilat detyroheshin të kalonin, hapën shtigje e rrugë të reja për t’ua shtuar shokëve barotin, për t’ia shtuar një pushkë më shumë luftës për liri, të bindur se ai që bie për atdhe gjaku nuk i humb kurrë. E të këtillë janë edhe katërmbëdhjetë dëshmorët e rënë në krye të detyrës dhjetë vjet më parë në Shishmon të Bokës.
Drejt Kosovës...
Meqë në Zonën Operative të Dukagjinit edhe gjatë periudhës së dimrit asnjëherë nuk kishte ndërprerje të luftimeve kundër forcave serbe, përballja me mungesën e municionit e teknikës luftarake ishte e pashmangshme. Aq më tepër kur në prak të fillimit të stinës së re, forcat pushtuese serbe veç kishin bërë lëvizjet dhe përgatitjet e duhura për një ofensivë të re kundër zonave të luftës dhe kundër gjithë Kosovës.
Për këtë arsye, më 17 mars 1999, grupi i luftëtarëve i përbërë nga Naim Avdiu (Lata), Besim Rama, Canë Demiraj - “Korabi”, Bashkim Lokaj, Naman Demolli etj., meqë ishin njohës të mirë të terrenit të brezit kufitar, dhe iu kishte rënë shpesh herë të shkelin edhe rrugë të pashkelura nëpër atë terren, urdhërohen nga Komanda e Zonës Operative të Dukagjinit që të kalojnë nga vijat e luftës në Dukagjin për në Shqipëri për të sjellë një kontigjent armatimi dhe për të shoqëruar një grup luftëtarësh vullnetarë që kishin një kohë të gjatë që po pritnin për të hyrë në Kosovë, madje kishin tentuar të hyjnë disa herë, por pa sukses. Më 22 mars 1999, kjo njësi niset drejt Kosovës. Në brezin kufitar në drejtim të Padeshit hasin në fushë të minuar. Aty plagosen lehtë disa luftëtarë. Meqë depërtimi në atë drejtim ishte i pamundur, detyrohen të kthehen prapa për të gjetur rrugë të re.
Beteja heroike te “Livadhet e Gjata”
Më 28 mars, grupi i përbërë prej dyzet e katër luftëtarëve tejet të përgatitur, të pajisur mirë me armatim modern të paparë deri atëherë në frontet e luftës, niset sërish nga Vlana e Shqipërisë për të marshuar drejt Kosovës, edhe pse e dinin se në brezin kufitar, sidomos pas fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s ishin përqendrur forca të shumta serbe me arsenal të rëndë luftarak. Kishin kaluar kufirin. Kishin hyrë brenda në thellësi të territorit të Kosovës, të lodhur e të rraskapitur nga pesha e rëndë e rruga e gjatë dhe e mundimshme, plot të papritura. Mesnatën e kishin lënë pas. Diku rreth orës 02.15 minuta të 29 marsit, në vendin e quajtur te “Livadhet e Gjata” mbi Shishman të Bokës, në një pozicion mjaft të papërshtatshëm për luftime, ndeshen në pritën e forcave serbe, të ngritur “ad hoc” mbase vetëm disa orë më parë enkas për ta... Krahas forcave ushtarake serbe thuhet se kanë marrë pjesë edhe e ashtuquajtura “polici lokale” e Serbisë, që në këtë anë drejtohej nga famëkeqi Muharrem Ibraj... Të gjendur në mes të zjarrit të gërshetuar të mitralozëve të rëndë, në një përleshje të rreptë e të pabarabartë, në një luftë mbinjerëzore bien heroikisht katërmbëdhjetë luftëtarë të lirisë e njëmbëdhjetë të tjerë plagosen rëndë e lehtë.
Bashkërisht e shkruan historinë me një vetëflijim të pashembullt
Shumica prej të rënëve e kishin mbushur vitin nëpër fronte të ndryshme të luftës, ishin dalluar e kishin bërë emër në beteja të njëpasnjëshme, shumë prej tyre plagët ua kishin hijeshuar shtatin në beteja të rrepta frontale në Zonën e Dukagjinit, të Drenicës e të Pashtrikut. Por këtë ditë, në momentet më të vështira për popullin dhe fatet e luftës çlirimtare, Armend Qymyri, Besim Rama, Bujar Syla, Bujar Shala, Florim Sejdija, Ibrahim Asllani, Jahja Danuza, Jashar Jashari, Kadri Berisha, Mehdi Zabeli, Mon Maçi, Naim Avdiu-Lata, Nuhi Elezaj e Xhemajl Avdullahu po e shkruanin bashkërisht historinë me një luftë të jashtëzakonshme, me një vetëflijim të pashembullt...
• ARMEND (SEFEDIN) QYMYRI
- u lind më 8 shtator të vitit 1976 në një familje bujare në Gjakovë. Si i ri mori pjesë në të gjitha demonstratat gjithëpopullore të viteve ’89 - ’91 në Gjakovë e më gjerë. Radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu bashku më 2 korrik të vitit 1998 në fshatin Nec të Gjakovës, ku bënte pjesë në njësinë e luftëtarit të njohur të UÇK-së, komandant Shaban Golës. Aty qëndroi deri në rënien heroike të Shabanit. Pas kësaj, Armendi kalon në Shqipëri, prej nga disa herë u kthye për të ndihmuar popullatën civile të përndjekur nga pushtuesit serbë. Në një aksion të tillë Armendi plagoset në këmbë dhe në krahëror, prandaj detyrohet të shtrohet për shërim në spitalin e Shkodrës e në atë të Tiranës. Menjëherë pas shërimit, në momentet më të vështira për Kosovën, vendosë të kthehet në frontet e luftës. Në këtë përpjekje, më 29 mars 1999, bie dëshmor për të mos u harruar kurrë.
• BESIM (ALI) RAMA
- u lind më 6 korrik të vitit 1963 në fshatin Batushë të Gjakovës, në një familje atdhetare. Gjatë viteve të ‘90-ta, dënohet me 2 vjet burgim për shkak se në shtëpinë e tij policia serbe kishte gjetur armë. Edhe shumë herë të tjera u keqtrajtua rëndë nga organet e sigurimit serb. Prandaj, që në muajin prill të vitit 1998, inkuadrohet në radhët e UÇK-së në Shtabin e Smolicës, ku bënte pjesë në Njësinë Speciale, ku mori pjesë në luftime të rrepta në Smolicë, Dobrosh e Junik. Disa herë mori pjesë edhe në sulme guerile kundër forcave serbe të pozicionuara në Batushë e Koshare. Pas rënies së Junikut, në gusht të vitit 1998, Besim Rama kalon në Shqipëri, ku pa vonuar kthehet në Kosovë dhe sistemohet në kuadër të Brigadës 134 “Bedri Shala” në fshatin Qëndresë (ish-Ratishë). Në bazë të veprimtarisë së palodhshme, sakrificës dhe guximit të pashembullt, caktohet komandant i Njësisë Speciale të kësaj brigade. Besim Rama mori pjesë në dhjetëra aksione guerile të kryera në prapavijë të armikut, në rajonin e Rekës së Keqe. Do të udhëheqë dhjetëra rrugë për furnizim deri në brezin kufitar dhe anasjelltas, por do të jetë edhe në ballë të betejave të njëpasnjëshme frontale. Në muajin mars, Besimi caktohet nga Komanda e ZOD-it që me disa bashkëluftëtarë të tjerë të kalon nga Qëndresa në Shqipëri për të sjellë armatim dhe vullnetarë të rinj. Ky ishte rrugëtimi kur në të kthyer bien në pritën e forcave pushtuese serbe, duke pasur një rënie madhështore për lirinë e Kosovës, pasi e pagoi veten shumëfish. Besimi ishte i martuar dhe la pas vetes pesë fëmijë, tre djem e dy vajza.
• BUJAR (BEQIR) SHALA
- u lind më 20 mars të vitit 1978 në fshatin Rashiq të Pejës, në një familje atdhetare që gjithnjë ishte halë në sy të regjimit serb, e cila herë pas here u bastis e u keqtrajtua. Menjëherë pas Betejës së 24 marsit ’98, Bujari mobilizohet në radhët e UÇK-së në Shtabin e Gllogjanit, ku bashkë me disa bashkëluftëtarë kryen edhe stërvitjet ushtarake nën komandën e komandantit Bedri Shala (dëshmor). Në radhët e UÇK-së ishin të mobilizuar familjarisht. Në prill të vitit 1998, derisa gjendej në Gllogjan, merr pjesë në betejat e rrepta të zhvilluara në Baballoç e Gramaçel. Pas kësaj kohe, Bujari me disa bashkëfshatarë të tij urdhërohet që të kthehet në fshatin Rashiq dhe të ndihmojë mobilizimin. Një herë kishte qenë edhe për furnizim me armë. Në kuadër të shtabit lokal të fshatit do të veprojë si pjesëtar i njësisë speciale, e cila intervenonte në vija të luftës, ku paraqitej nevoja. Mori pjesë në luftimet e zhvilluara në Loxhë, Gllogjan, Bokshiq, Kijevë, Kryshec, te Përroi i Gërvallës, Vranoc, Bokshiq, Raushiq etj. Bujar Shala bie heroikisht më 29 mars 1999 në Shishmon të Bokës.
• BUJAR (ESAT) SYLA
- u lind më 14 nëntor 1974 në Gjakovë, në një familje të përndjekur nga regjimi serb. Si nxënës i shkollës së mesme ishte pjesëmarrës në demonstratat gjithëpopullore të viteve 1989-1991. Bujar Syla ndërpreu studimet e larta, Dega e Veterinarisë që po i vazhdonte në Institutin e Bujqësisë në Tiranë. Nuk mund të rrinte duarkryq kur populli i vet po i nënshtrohej dhunës, masakrave e terrorit të shfrenuar serb. Prandaj, lë në gjysmë vitin e katërt të studimeve dhe u bashkohet radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sistemohet në kuadër të Brigadës 134 “Bedri Shala”. Kryen stërvitjen në Vlanë dhe më 28 mars nisen drejt Kosovës. Kalojnë kufirin e dhunshëm ndërshqiptar, ku ishin stacionuar forcat më elite të Serbisë e mbetjes jugosllave. Arrijnë deri në Shishmon të Bokës, ku në një përballje të pabarabartë bien për të mos vdekur kurrë.
• FLORIM (ELEZ) SEJDIJA
- u lind më 2 qershor 1976 në fshatin Smolicë të Gjakovës, në një familje atdhetare e cila u trajtua egërsisht gjatë regjimit komunist serbosllav. Axha i dëshmorit, Hasan Sejdija, kundërshtar i regjimit që po instalohej në Kosovë, në vitin 1947, kapet nga ushtria jugosllave. Atë, thanë se e dërguan në burg në Maqedoni, por familja e tij kurrë më nuk pati as gjurmë, as shenjë. Një vit më vonë, tërë familjen ia burgosin duke e mbajtur në burgun e instaluar në Brovinë. Florimi si student i Elektroteknikës, duke e parë dhe vlerësuar drejt gjendjen në të cilën gjendej Kosova, lë studimet dhe radhitet në radhët ilegale të UÇK-së, në njësitin e Smolicës, qysh më 10 shkurt të vitit 1998. Vazhdimisht kryen detyra të furnizimit armë. Pas daljes haptazi, në prill të vitit ’98, caktohet komandant i Njësisë Speciale pranë Shtabit të Smolicës. Këso kohe Smolica ishte bërë qendër e njohur e luftës dhe qëndresës, ku për pesë muaj me radhë forcat serbe edhe pse përdorën tërë makinerinë e rëndë dhe njësitë më të përgatitura ushtarake, policore e paramilitare, nuk mundën ta thyejnë qëndresën e luftëtarëve të lirisë. Aty u shquan edhe luftëtarët tani dëshmorë si: Florim Sejdija, komandanti Agron Rama, Sejdi Rama, Naim Lata, Burim Hamza, Avdyl Tahiri, Fetah Krasniqi etj. Mori pjesë në të gjitha luftimet e zhvilluara në Rekë të Keqe. Florimi me njësinë e tij për një kohë stacionohet në Nec të Gjakovës, ku ndërmerr aksione të shumta kundër forcave serbe, aksione për minimin e rrugëve si në Smolicë, Nec, Shishman, ku kolonat e motorizuara serbe disa herë patën humbje të mëdha. Gjithnjë u dallua për luftë të pa kompromis kundër pushtuesve serbë, deri në rënien e lavdishme.
• IBRAHIM (KADRI) ASLLANI
- u lind më 5 korrik të vitit 1973 në fshatin Devë të Gjakovës, në një familje atdhetare, anëtarët e të cilës shpesh herë u keqtrajtuan e burgosën nga regjimet serbe. Ibrahimi inkuadrohet në radhët e UÇK-së në Shtabin e Smolicës qysh më 10 mars të vitit 1998. Më vonë, në Nec emërohet komandant togu. Mori pjesë në të gjitha luftimet e zhvilluara në Rekë të Keqe deri më 2 gusht 1998. Ibrahimi luftoi e veproi me vetëmohim në kuadër të Brigadës 134 “Bedri Shala”, duke marrë pjesë në furnizim me armë nga Shqipëria, por edhe në luftime frontale e aksione guerile. Bie për të mos vdekur kurrë më 29 mars, së bashku me 13 dëshmorë të tjerë.
• JAHJA (REHAN) DANUZA
- u lind më 27 prill 1971 në Rahovec, në një familje atdhetare e cila në disa gjenerata ishte angazhuar aktivisht në ngjarjet e kohës për liri e çlirim. Më 3 maj 1998 kyçet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pikërisht në Shtabin e Rahovecit, të cilin e drejtonte komandanti i shquar i UÇK-së dëshmori Xhelal Hajda – “Toni”, fillimisht duke u angazhuar në furnizimin me armë nga Shqipëria. Ka marrë pjesë në betejën e Vrajnstenës, përkatësisht në marrjen e Rahovecit më 17 korrik 1998 dhe në të gjitha frontet tjera në këtë anë. Luftoi e veproi në kuadër të Shtabit “Arti” derisa u detyruan të tërhiqen në drejtim të maleve të Izbishtit e Retisë. Në fund të gushtit detyrohet të kalojë në Shqipëri. Prej andej kalon në Zvicër. Ndërgjegjja nuk e linte të qetë të qëndronte larg Kosovës që po digjej në flakët e luftës. Kthehet në Shqipëri dhe bashkë me 43 bashkëluftëtarë niset drejt Kosovës, për të rënë heroikisht në Shishmon të Bokës.
• JASHAR (ZEJNULLAH) JASHARI – KOMANDANT “DURAKU”
- u lind më 16 shkurt të vitit 1962 në fshatin Strofc të Vushtrrisë, në një familje të njohur atdhetare, e cila kishte dhënë dëshmorë edhe në vitin 1945, kur gjyshi i dëshmorit luftoi përkrah Shaban Polluzhës. Jashari në vitin 1981 u burgos për shkak të pjesëmarrjes në demonstrata. Kurrë nuk u përkul para shtypjes së regjimit pushtues serbo-jugosllav. Në vitin 1990 kishte emigruar në Holandë, e prej andej dy vjet më vonë kaloi në Gjermani ku ishte bashkë me familje. Ndër të parët la mërgimin dhe iu bashkua radhëve çlirimtare në Kosovë. Më 8 mars 1998, arriti në Tiranë, për të hyrë në Kosovë vetëm katër ditë më vonë. Që nga ai moment mori pjesë në luftime të rrepta e të njëpasnjëshme në Zonën Operative të Drenicës. Jashar Jashari, i njohur me nofkën e luftës “Duraku” ishte komandant në Shtabin e Çiçavicës. Para ofensivës së shtatorit 1998 shkoi për armatim në Shqipëri, që ishte aq i domosdoshëm, ku qëndroi deri më 28 mars 1999, gjithnjë duke punuar në organizimin dhe mobilizimin e rekrutëve të rinj në Kalimash. Në çastet më të vështira ishte nisur drejt Kosovës, për të pasur një rënie të lavdishme dhëmbë për dhëmbë me forcat pushtuese serbe së bashku me 13 bashkëluftëtarët tjerë. Gjithë familja Jashari ishin të mobilizuar në luftë, kush mepjesëmarrje të drejtpërdrejtë në vijat e frontit e kush me angazhim maksimal për sigurimin e ndihmave dhe armatimit për luftën. Kjo familje lirisë së atdheut ia fali dy dëshmorë Jashar Jasharin dhe vëllanë e tij Januzin. Ka lënë pas vetes gjashtë fëmijë: dy djem e katër vajza.
• KADRI (MUHAMET) BERISHA
- u lind më 28 prill të vitit 1966, në fshatin Pozhar të Deçanit, në familjen e Demë Ali Pozharit, e cila më shumë se një shekull, brez pas brezi, qëndroi në ballë të luftërave kundër pushtuesve serbo-malazezë, për çka gjithnjë ishte në shënjestër të regjimeve pushtuese, e keqtrajtuar dhe e përndjekur për shkak të pikëpamjeve dhe veprimtarisë atdhetare. Në periudhën kohore që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) e këndej, kjo familje dha pesëmbëdhjetë dëshmorë të kombit. Në luftën e fundit ranë dëshmorët e rinj Kadri Berisha dhe Shkëlzen Berisha. Ishte inkuadruar në radhët e UÇK-së që në nëntor të vitit 1997, duke marrë pjesë në një varg aksionesh. Pas shpërthimit të luftës frontale, si luftëtar i Shtabit të Gllogjanit do të merr pjesë në një varg luftimesh të zhvilluara në rajonin e përgjegjësisë së Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla” dhe të Zonës Operative të Dukagjinit. Ishte edhe epror në Shtabin Lokal të fshatit Pozhar. Kadriu mori pjesë dhe u dallua në luftimet e zhvilluara në Dashinoc, Prejlep, Baballoç, Gramaçel, Llukë të Epërme, Isniq, Strellc, Broliq, Carrabreg, Sllup, Voksh, Pozhar etj. Disa herë ka organizuar edhe bartjen e armatimit nga Shqipëria në Kosovë nëpërmjet familjarëve të tij që gjendeshin prej kohësh në Shqipëri. UÇK-në e ndihmoi dhe e përkrahu me tërë qenien, duke vënë në dispozicion të luftës gjithçka kishte. Ra në fushën e nderit më 29 mars ’99 në përleshje të pabarabartë me forcat serbe në Shishmon të Bokës, duke lënë pas lavdinë për jetën dhe veprën heroike. Ka lënë pas vetes katër fëmijë, dy djem e dy vajza.
• MEHDI (ADEM) ZABELI
- u lind më 16 mars të vitit 1968, në fshatin Lum i Madh të Vushtrrisë. Rrjedh nga një familje atdhetare e Zabelit të Drenasit, e cila gjatë tërë kohës ishte në shënjestër të regjimit pushtues serb, pasi që familja e tyre ishte çerdhe e Ballit Kombëtar. Ky persekutim i përcolli deri në fillim të luftës çlirimtare. Mehdiu në vitin 1989 kishte kaluar në Austri, ku vazhdimisht mori pjesë në protesta e demonstrata të organizuara për Kosovën. Çlirimin e vendit e ndihmoi edhe materialisht. Në fillim të korrikut ’98 lë përgjithnjë Austrinë, mobilizohet në radhët e UÇK-së dhe kthehet në Kosovë. Meqenëse nuk arrin ta mobilizojë fshatin e tij që ishte me popullatë të përzier ku gjysma ishin serbë, Mehdiu sistemohet në fshatin Zhilivodë, në kuadër të Shtabit të Çiçavicës. Mori pjesë në aksionin luftarak në Hamidi ku u shkatërruan dy blinda të kolonës së motorizuar serbe dhe u vranë e plagosën disa policë. Mori pjesë në të gjitha luftimet e zhvilluara në këtë rajon deri në gusht të vitit 1998, si zëvendëskomandant njësie. Mehdiu plagoset në vijat e frontit, për çka detyrohet të kalojë për shërim në Shqipëri. Menjëherë pas kurimit vendosë të kthehet në Kosovë. Pesë herë u përpoq të hynte por më kot. Herën e gjashtë hyjnë brenda kufirit, por bie heroikisht për të mos vdekur kurrë në Shishmon të Bokës. Ishte i martuar dhe ka lënë pas vetes dy djem. Trupin e tij nuk kishin mundur ta gjejnë forcat serbe, sepse atë bashkëluftëtarët e tij kishin arritur ta tërheqin. Rreth 2 kilometra larg vendit të ngjarjes, në vitin 2002, janë gjetur eshtrat e tij dhe janë varrosur me nderime të larta në Varrezat e Dëshmorëve në Dumnicë të Poshtme të Vushtrrisë.
• MON (MUHAMET) MAQI
- u lind më 11 prill të vitit 1975, në fshatin Shishmon të Gjakovës, në një familje e cila u keqtrajtua herë pas here nga regjimi serb i pasluftës së Dytë Botërore deri në fillim të luftës. Në radhët e UÇK-së u inkuadrua në prill të vitit 1998 në Shtabin e Smolicës, ku u angazhua me theks të veçantë në furnizim me armë. Mori pjesë edhe në luftime, ku duhet veçuar luftimet e zhvilluara në fshatin Nec gjatë vitit 1998. Bie dëshmor më 29 mars 1998 pikërisht në vendlindjen e tij, së bashku me 13 bashkëluftëtarë të tjerë, për të mos u harruar kurrë.
• NAIM SHIN AVDIU - LATA
- u lind më 21 janar të vitit 1977 në Smolicë të Gjakovës në një familje të ndershme e atdhetare. Ishte ndër të parët në këtë fshat që u inkuadrua në radhët ilegale të UÇK-së, që nga 10 shkurti i vitit 1998, në Njësitin e Smolicës, ku ishte njëri ndër luftëtarët më të dalluar. Pas daljes haptazi të UÇK-së në Smolicë, që në fillim të prillit 1998, Naimi luftoi me heroizëm të rrallë në fronte të shumta të luftës në Rekë të Keqe e në mbarë Dukagjinin, si në Smolicë, Morinë, Ponoshec, Dobrosh, pastaj në Kallavaj të Junikut, ku luftimet u zhvilluan plot trembëdhjetë ditë pandërprerë. Qëndroi sypatrembur dhe u dallua në luftimet e zhvilluara në Ponoshec, ku së bashku me Agron Ramën, Florim Sejdiun e dhjetëra luftëtarë të tjerë nga viset shqiptare i thyen keq forcat serbe, edhe pse fshati u sulmua me tanke, blida e helikopterë luftarakë. Gjatë vitit 1998, duhet veçuar edhe betejën e zhvilluar tek Ura e Musë Imerit në Smolicë, ku së bashku me shokë minoi rrugën në gjatësi prej 200 metrash, me ç’rast forcave serbe iu shkaktuan dëme tejet të mëdha: dy tanke të shkatërruara, një kamion, një blindë e mbi 20 ushtarë të vrarë e dhjetëra të tjerë të plagosur. Me depërtimin e forcave serbe në Smolicë, Naim Lata medisa bashkëluftëtarë niset drejt Gllogjanit, ku që nga 8 gushti deri më 12 gusht 1998 lufton heroikisht në këtë vijë të frontit. Naim Lata ishte betuar se deri në vdekje do t’i qëndrojë besnik UÇK-së. Në Brigadën 134 “Bedri Shala” veproi si komandant kompanie në kuadër të Batalionit të Parë dhe zëvendëskomandant i Batalionit të Policisë Ushtarake të kësaj Brigade. Edhe pas ofensivës së shtatorit ’98, atë e gjejmë në aksione të shumta të kryera në prapavijë të armikut, në rajonin e Rekës së Keqe dhe në luftime të rrepta si në Jabllanicë, Gërgoc, Ratishë të Epërme, Dujakë, Irzniq, Pozhar e shumë e shumë vende tjera. Merr pjesë edhe në betejën e 17 dhjetorit ’98 në Gllogjan, por edhe në betejën lavdiplotë të janarit të vitit 1999 të zhvilluar në Ratishë e Dashinoc nën drejtimin e komandantëve Shkëlzen e Daut Haradinaj. Më 17 mars, Naim Lata me një njësi, urdhërohet nga Komanda e ZOD-it që të kalojë në Shqipëri për të sjellë një kontigjent me armë dhe për të shoqëruar një grup luftëtarësh të lirisë. Deri në vdekje qëndron në krye të detyrës. Naimi në luftime po përballej si vigan. As prita e pabesë, as plagët e rënda në krahëror, në dorë e në këmbë nuk ia ndalën jehonën e pushkës e të këngës, kujtojnë bashkëluftëtarët e tij. I ishte shpenzuar municioni i automatikut, por nuk u ndal, pranë kishte bombat dhe revolen… Ishte betuar se nuk do të tërhiqej kurrë, por do të binte në krye të detyrës pa rënë i gjallë në duart e armikut, dhe për të mundësuar tërheqjen e shokëve të tjerë... Vargjet e këngës që e kishte kënduar shpesh me bashkëluftëtarët “Diell e hanë shndrit atdhenë / Nanë Kosovën ku kam le / Ku së pari e rrita shtatin / Në këto troje derdha gjakun…”, po jehonin nga goja e tij nëpër errësirën e natës e krismat e armëve gjëmonin deri në frymën e fundit. Dikur i plagosur rënd vret veten të mos bie i gjallë në duart e armikut.
• NUHI (HAXHI) ELEZAJ
- u lind më 27 prill 1981, në fshatin Lubizhdë të Hasit, në një familje të ndershme e punëtore. Që në vitin 1996 punoi në Tetovë për të siguruar ekzistencën, prej nga u kthye me t’u dhënë kushtrimi i luftës. Pas një tentimi të pasuksesshëm që të kalojë ilegalisht kufirin, kur kapet dhe burgoset nga ushtria maqedonase, Nuhiu arrin ta kalojë kufirin më 7 mars 1999 dhe u bashkohet radhëve të UÇK-së në Vlanë të Shqipërisë. Për dy javë mbaron stërvitjet dhe me grupin e 44 luftëtarëve nisen drejt Kosovës. Bie heroikisht më 29 mars ’99, në Shishmon të Bokës.
• XHEMAJL (IDRIZ) AVDULLAHU
- u lind më 12 mars 1964, në Gjakovë, në një familje të dalluar atdhetare (e ardhur nga Gjilani), e cila që në vitin 1920 iu kishte kundërvënë drejtpërsëdrejti regjimit pushtues serb. Në vitin 1944, kur partizanët hynë në Gjilan familjes Abdullahu ia ekzekutuan njëmbëdhjetë anëtarë të familjes. Edhe Bajram Abdullahu, luftëtar i Ballit Kombëtar, vritet nga sigurimi jugosllav. Në vitin 1955 kjo familje detyrohet të shpërngulet në Shkup, prej nga kthehet në vitin 1958 dhe vendoset në Gjakovë. Xhemajli ishte pjesëmarrës aktiv në demonstratat gjithëpopullore gjatë viteve 1989-1990, kur i vriten shokët Fatmir Kërleshi dhe Xhevat Hoxha. Ndërsa Xhemajlit policia i vëhet në ndjekje. Për këtë arsye detyrohet të largohet nga Gjakova. Vendoset në Korçul të Kroacisë. Me shpërthimin e luftës mobilizohet në radhët e kroatëve. Pas përfundimit të luftës në Kroaci, kalon në Gjermani. Fillimi i luftës në Kosovë e tronditi shumë dhe nuk mund të rrinte larg saj, ai që kishte luftuar për lirinë e të tjerëve. Më 10 qershor 1998, lë Gjermaninë dhe u bashkohet radhëve të UÇK-së, duke u sistemuar në Shtabin Rajonal të Rekës së Keqe. Disa herë shkoi për furnizim me armë. Mori pjesë edhe në luftimet e rrepta të zhvilluara në Prejlep të Deçanit. Nga ana e komandantit të ZOD-it, Ramush Haradinaj, emërohet komandant i një njësie speciale dhe dërgohet përforcim në Smolicë. Luftoi me heroizëm të rrallë përkrah dëshmorit Shaban Gola, në betejat e përgjakshme të zhvilluara në Dobrosh, Kallavaj, Nivokaz etj. Gjatë gjithë kohës u shqua për përdorimin e të gjitha llojeve të armëve, sidomos të atyre antitank. Mori pjesë edhe në luftimet e zhvilluara në Carrabreg dhe në Gllogjan. Pas rënies së Smolicës detyrohet të kalojë në Shqipëri. Më 28 mars niset sërish drejt Kosovës, për të pasur një rënie tepër të jashtëzakonshme e të lavdishme. Pas rënies, forcat serbe me trupat e tyre kishin ngritur stivë, aty kishin grumbulluar edhe armatimin e tyre... ua kishin vënë zjarrin dhe kishin minuar terrenin përreth... E pasuksesshme ishte edhe përpjekja e një njësie speciale të Brigadës 134 “Bedri Shala” për të bërë diçka, e cila kishte depërtuar nga Qëndresa (ish Ratishë) në atë rajon, me të marrë të lajmit për rënien në pritë të këtyre luftëtarëve... Meqë andejpari ishin stacionuar forca tejet të mëdha të njësive speciale, paramilitare e ushtarake serbe, pas katër ditë kërkim nëpër terren mjaft të rrezikshëm detyrohen të kthehen prapa... Që në ditët e para të pasluftës, bashkëluftëtarët e tyre të Brigadës 137 “Gjakova” dhe 134 “Bedri Shala” u drejtuan drejt vendit të rënies. Duke nxjerrë eshtrat e këtyre dëshmorëve lëndohen në mina edhe dy luftëtarë të tjerë...Dhe ata që kishin ardhur nga anë të ndryshme të Kosovës në një rënie të përbashkët, në ditët e para të lirisë, më 30 qershor 1999, me nderime të larta ushtarake, në praninë e mijëra qytetarëve, 13 prej tyre në një arkivol u varrosën në një varr të përbashkët në varrezat e Dëshmorëve në Gjakovë, si shembull unikat i bashkimit dhe flijimit të madhërishëm. Këto flijime të shtrenjta edhe sot janë mesazh i qartë për të ruajtur të paprekur lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Tue 17 May 2011 - 17:04
KOMANDANT ABEDIN REXHA - SANDOKANI SYPATREMBUR I UÇK’së
Jeta dhe vepra e luftëtarit të lirisë, Abedin Rexha, ishte e veçantë, ashtu sikurse ishte ai për shumë çka i veçantë, luftëtar i radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, guximtar e sypatrembur deri në vdekje, për çka dhe bashkëluftëtarët e tij quajtën "Sandokan".
Shkruan: Sanije Rexha - Prishtinë, 18. 12. 2009
Dëshmori i Kombit - Komandant Abedin Rexha - Sandokani
Abedin Rexha, lindi me 08. 07. 1969 në Vajnik, komuna e Skenderajt. Shkollën fillore e kreu në Turiçec, të mesmen në Skenderaj, kurse studimet i vijoj në fakultetin Xehtaro-Metalorgjik, në Mitrovicë. Gjatë kohës së shkollimit të mesëm, në Skenderaj ra në kontakt me veprimtarët e ilegales. Asokohe shoqërohej me Jakup Nurën dhe Nuhi Gecin, me të cilët tashmë ishte i organizuar dhe shpeshherë shpërndante edhe trakte e afishe, ku bëhej thirrje për rezistencë kundër pushtuesit serbosllav.
Jehona e pushkëve të Legjendarit të historisë tonë më të re të Luftës Çlirimtare, Adem Jashari, më 30 janar të vitit 1991, në Prekaz, sfidojë djalërinë e Kosovës, veçmas atë të Drenicës. Tërheqja e turpshme e forcave ushtarake e policore serbe, nga Prekazi forcoi besimin e djalërisë drenicare në forcën e vet kombtare. Fitorja jo vetëm morale, por edhe ushtarake, e cila u korr në këtë betejë, te Abedin Rexha e shtoi edhe me tepër besimin në fitoren mbi pushtuesin shekullor. Ai, së bashku me Adem Jasharin, Hamëz Jasharin, Ilaz Kodrën, Osman Gecin, Mujë Krasniqin, Zahir Pajazitin e me shumë luftëtarë të tjerë të bërthamave të para çlirimtare, kishte dhënë betimin për ta luftuar me të gjitha mjetet e metodat pushtuesin shekullor të viseve të robëruara të Shqipërisë, regjimin serb.
Adem Jashari me bashkëluftëtarët e tij janë të gjallë, përjetësisht të gjallë!
Duke qenë se pushtuesi i kishte rënë në gjurmë aktivitetit të Abedinit, me 1992, ai merr rrugën e mërgimit. Pas largimit nga Kosova, fizikisht ishte në Gjermani, por me zemër e me mendje ishte në Kosovë, në Drenicë dhe tok me shokët që vepronin ilegalisht dhe që kryenin aksione kundër forcave serbe.
Në vjeshtën e vitit 1996, Abedin Rexha vjen në Kosovë, i ngarkuar me detyrat e caktuara dhe mban takim me komandantin Adem Jashari. Ai hynë e del nga Kosova shumë herë. Me 6 maj të vitit 1997, derisa çlirimtarët në Drenicë, në Dukagjin dhe në Anadrini, ia kishin marr pushtuesit serb kontrollin gjatë natës, Abedini së bashku me Fehmi Lladrovcin, Xhevë Lladrovcin, Luan Haradinajn, Ilaz Kodren, Ramiz Lladrovcin etj, i kalon Alpet Shqiptaret, duke thyer kufirin, që i ndante mes për mes trojet e Shqipërisë dhe hynë në Kosovë. Në rrugë e sipër, ky grup luftëtarësh bie në pritë të forcave serbe dhe pas një luftimi të ashpër dhe rënies heroike të Luan Haradinajt, detyrohet të tërhiqet nga kufiri.
Dy muaj me vonë, në korrik të vitit 1997, Abedin Rexha, së bashku me Adrian Krasniqin, Ilaz Kodrën, Ilir Konushevcin dhe me luftëtarë të tjerë të lirisë arrin të depërtoj në Kosovë dhe punojnë pa u lodhur në zgjerimin dhe konsolidimin e radhëve e UÇK’ës.
Me 25 nëntor të vitit 1997, policia serbe shkoj në Vajnik për ta arrestuar Abedin Rexhën. Abedini me dy vëllëzërit, Brahimin dhe Afrimin, e me luftëtarë të tjerë u kishte dalë përballë bandave serbe dhe i kishte sulmuar. Breshëria e armëve çlirimtare kishte rënë pandërprerë mbi çetnikët serbë. Në këtë sulm ishin likuiduar dy policë serb, ndërsa gjatë kësaj përleshjeje, forcat serbe kishin plagosur Baki Krasniqin, 11 vjeçar.
Me 26 nëntor 1997, komandanti legjendar i UÇK’ës Adem Jashari kishte urdhëruar tu zihet prita forcave serbe, te vendi i quajtur Klisyra në Rezallë të Re. Në ball të frontit ishte dhe Abedin Rexha-Sandokani, i cili një ditë me parë kishte dhënë prova se si duhet sulmuar pushtuesi. Krahas Adem Jasharit dhe Abedin Rexhës ishin rreshtuar në pozicione edhe Mujë Krasniqi, Ilaz Kodra, Nuhi Geci e shumë trima të tjerë të UÇK’ës.
Plani i armikut kishte filluar të vihej në veprim. Mirëpo në orët e para të ditës, forcat serbe u gjendën të rrethuara nga të gjitha anët. Zjarri i furishëm i trimave të Adem Jasharit e të "Sandokanit" kishte qenë vendimtar. Forcat pushtuese serbe humbën kontrollin dhe përmes radiolidhjeve kërkuan përforcime të reja duke njoftuar se kishin rënë në pritë, nga e cila nuk arrinin dot të dilnin. Armët e çlirimtarëve nuk kishin pushuar për asnjë çast.ndërkohë, që luftetarëve u kishte ardhur në ndihmë edhe trimi Osman Geci, daja i Adem Jasharit.
Forcat ushtarake e policore serbe qysh nga ajo ditë e kuptuan se kishte filluar të perëndonte njëherë e përgjithmonë dominimi i tyre në Drenicë dhe në Kosovë. Gjatë tërheqjes çetnikët serbë kishin goditur për vdekje mësuesin Halit Geci, në oborrin e shkollës së Llaushës. Dhe, me 28 nëntor të vitit 1997, me rastin e varrimit të mësuesit, Halit Geci, në Llaushë, Mujë Krasniqi me shokë e tij Rexhep Selimin dhe Daut Haradinajn, duke qenë të armatosur shpallën publikisht fillimin e luftës çlirimtare në Kosovë, duke u paraqitur para masës së tubuar me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Atë ditë, ata kishin lëshuar kushtrimin për luftë të armatosur kundër pushtuesit serbë
Gjatë vitit 1998, Lufta Çlirimtare vijoi të zgjerohej rrufeshëm, dhe Abedin Rexha nuk e përmbante dot zemrimin kundër pushtuesit, që masakronte pamëshirshëm fëmijë, gra, burra dhe pleq dhe ua digjte shtëpitë shqiptarëve.
“Sandokani” kishte ecur papengueshëm përpara. Hapërimi i tij çlirimtar përshkonte natë e ditë frontet dhe istikame të luftës të UÇK’ës. Në fillim të gushtit 1998, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK’ës, Abedin Rexhën e kishte caktuar Komandant të Brigadës 112 "Arben Haliti", e cila vepronte në Zonën Operative të Drenicës.
Gjatë muajve gusht-shtator 1998 Komandant Sandokani luftoi pa ju trembur syri në shumë fushëbeteja. Dhe, pikërisht në kulmin e ofenzivave me përmasa të gjera shfarosëse nga forcat vrasëtare serbe të Millosheviçit, në të gjitha zonat Operative të UÇK’së, e veçanërisht në ZO të Drenicës, më 08 tetor 1998 Komandanti sypatrembur Abedin Rexha – Sandokani, vritet tradhëtisht në një pusi, të përgatitur nga Gani Geci së bashku më 27-30 veta, në pyjet e fshatit Kllodernicë, të komunës së Skendërajt.
Bashkëluftëtarët e Abedinit, edhe pse e kishin humbur komandantin e tyre trim nuk e ndalën luftën. Ata luftuan me vetëmohim e trimëri ashtu si të gjithë luftëtarët e Lirisë, deri në dëbimin e forcave kriminale serbe nga Kosova.
Abedin Rexha – Sandokani pas vetes ka lënë bashkëshorten me dy fëmijë: Sokolin dhe Selveten. Heroizmi i tij është përjetësuar në shumë shkrime në shtypin tonë, në këngë e poezi, ndërsa Shkolla e Turiçecit mban me krenari emrin e Abedin Rexhës "Sandokanit".
LAVDI I QOFTË KOMANDANT ABEDIN REXHËS – SANDOKANIT
LAVDI TË GJITHË DËSHMORËVE TË KOMBIT

Wed 18 May 2011 - 10:37
Fehmiu dhe Xheva, një jetë e jashtëzakonshme
Shkruan: Sulejman Mato - shkrimtar, Tiranë, 24. 09. 2008
______________________________________
• Shënime rreth monografisë “Përjetësia e dyfishtë” të autorit BedriIslami
Këtë libër të mrekullueshëm, frymëzuar nga jeta dhe veprimtaria heroike e dy heronjve të njohur, të rënë në luftën për çlirimin e Kosovës, e kam lexuar me një frymë. Sa mbarova së lexuari, e ndjeva për detyrë, që lind nga respekti që ne kemi për heronjtë tanë, të hidhja në letër mbresat për këto dy figura të ndritura të kombit tonë dhe për vlerat e padiskutueshme të këtij libri.
• Lexo librin: “Përjetësia e dyfishtë” të autorit Bedri Islami
Fehmiu dhe Xheva më janë ngulur në kujtesë qysh në ditët heroike, kur TV shqiptar jepte pamje me luftëtarë kosovarë. Ata zbrisnin në portin e Durrësit, kreshnikët e rinj të kombit. I thërriste atdheu. Vinin nga e gjithë Evropa, trima luftëtarë, të veshur me rrobe ushtarake, në kapelet e tyre u shkëlqente stema e UÇK’së.
Fehmiu dhe Xheva më janë ngulur çuditërisht në mendje - Fehmiusypishë, me një pamje të vendosur, mustaqegjatë, me kapele ushtarake rënë mbi sy, pranë tij Xheva, shoqja e tij e luftës dhe e jetës. Po vinin nga Gjermania. I fiksova në mendje dhe pothuaj një vit më vonë, u trondita pa masë kur mora vesh se të dy këto simbole të luftës për lirinë e Kosovëspaskishin rënë në Luftë, në datën 22 shtator 1998, duke luftuar ballë për ballë me armikun dhe krahpërkrah njeritjetrit, shokut të jetës dhe të idealit..
Për të gjithë ata që nuk i kanë njohur këta dy komandantë të UÇK-së, duhet t’ua bëjmë të ditur, se Fehmiu dhe Xheva janë shëmbulli më unikal në botë që për më shumë se 20 vjetë qëndrese dhe përpjekje, dy intelektualë që atdheu i thirri në çaste të vështira, të betuar me jetë për çlirimin e Kosovës, jetuan, luftuan dhe u vranë së bashku, në të njëjtën ditë, në të njejtin çast e në të njëjtën llogore, mbështetur në krahët e njeritjetrit.
Në historinë e lëvizjeve çlirimtare nuk mund të ketë një shembëll tjetër, të gjesh një çift kaq të përkushtuar, dy intelektualë të kualifikuar në universitetet e kohës e më pas në universitetin e vuajtjeve, të burgjeve dhe të persekutimeve të vazhdueshme nën regjimin diktatorial dhe racist tëMillosheviçit.
Fehmi Lladrovci ishte njeriu i parë që në stacionet televizive botërore mbrojti vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shtroi haptas idetë politike, duke deklaruar haptas, se “Do ta kishte për nder të jepte jetën për lirinë e Kosovës!”
Ndërsa Xhevë Krasniqi ishte gruaja e parë shqiptare, thellësisht e emancipuar, tepër e shkolluar, dy herë e diplomuar, në letërsi dhe në juridik, e cila u bë një ndër figurat më të rëndësishme të lëvizjes kosovare për liri dhe pavarësi. Xhevë Krasniqi bashkon në vetvete shoqen e idealit me bashkëshorten e jetës, luftëtaren e sprovuar dhe komandanten e vetme kosovare me gradën më të lartë, atë të gjeneral majores.
Adem Demaçi, mik e bashkëvuajtës i Fehmi Ladrovcit, në burgjet më të egra të Jugasllavisë, heroi i përmasave të mëdha, do të shkruante : “Fehmiukishte lindë me vdek për Kosovën. Nuk kam patur dëshirë të mendoj Drenicën pa Fehmi Lladrovcin.” Me Adem Demaçin Fehmiu u njoh dhe u vëllazërua në burgun famëkeq të Stara Gradishtës. Për miqësinë e tyre të madhe autori i këtij libri do të shkruajë fjalët lapidar: ”Demaçi ishte siguria, ata (Fehmiu dhe Xheva) ishin vazhdimi. Baca ishte fjala, ata ishin sakrifica sublime. Demaçi ishte ëndërra e ndërprerë, ata ishin flijimi për hir të ëndërës.”
“Për Fehmiun dhe Xhevën, thotë autori i këtij libri, Bedri Islami, nuk është e nevojshme të shtohet asgjë. Mundimi i vetëm është nëse do të mundesh të sjellësh pjesë të së vërtetës, sepse ajo, duke qenë aq e shumtë, është e pamundur të kornizohet.”
Një libër i madh, 530 faqe, por që lexohet me një frymë, për shkak edhe të materialit të gjërë që sjell autori, por edhe për dëshmitë autentike të bashkëluftëtarëve, shokëve e miqve të Fehmiut dhe Xhevës, sot persona të njohur që udhëheqin shtetin.
Mbi të gjitha shënimet shkëlqejnë letrat poetike të Xhevës shkruar të fejuarit të saj në burgjet e regjimit serb, tepër të sinqerta, tepër të ngrohta dhe njerëzore, ku përshkruhet shpirti dhe dashuria e një vajze burrërore, një dashuri e denjë për t’u njohur nga lexuesi i gjërë shqiptar e mbase dhe ai evropian, pasi ka ç’fiton nga një dashuri e tillë ku përzihet ndjenja dhe ideali, një dashuri e denjë për një film të përmasave të mëdha, ku brenda dashurisë intime flakëron dashuria tjetër për Kosovën e lirë dhe të pavarur.
Edhe më i merituari prej nesh i ka borxh atdheut
Aty ku bie djersa, po e lypi puna duhet të bjerë edhe gjaku, i shkruanteFehmiu prindërve nga burgu i Strara Gradishkës, më 11 nëntor 1988, dhjetëvjetë para rënies së tij heroike.
Në libër ka dhjetra dëshmi të shokëve të tij të luftës për figurat e dy luftëtarëve të lirisë, duke filluar nga vitet e rinisë gjer në ditën e 22 shtatorit 1998. Autori i këtij libri i ka vendosur kujtimet sipas kronologjisë së viteve, ku më tepër spikatin kujtimet e viteve të burgut. Prej këtyre dëshmive lexuesi ka ç’mëson jo vetëm për vuajtjet e rinisë kosovare në burgjet famëkeqe të Jugosllavisë, por edhe për ndjenjën e solidaritetit dhe patriotizmit të flaktë që ka karakterizuar atë pjesë të rinisë së lavdishme kosovare, ku bënin pjesë dheFehmi Lladrovci me Xhevën.
Shkruesit janë dëshimtarë okularë të ngjarjeve, janë protogonistë të lëvizjes së madhe për çlirimin e Kosovës. Një anë tjetër e panjohur na shfaqet si në një ekran të madh, një tjetër rini, rinia që nuk besonte në qëndresën gandiste, aq shumë të proklamuar nga diplomacia evropiane, ishte ajo rini syçelur që e shihte lirinë e Kosovës përmes thekut të kallashit. Në këtë avangardë, së bashku me figurat emblemë të Adem Jasharit dhe AdemDemaçit, do të radhiteshin edhe figura të tjera të njohura, si: Murat e LulzimJashari, Agim Ceku, Ali Ahmeti, Ramush Haradinaj, Ramadan Gashi, RamizLladrovci, Shaban Muja, Ramush Tahiri, Besim Baraliu, Basri Ibrahimi,Nuhi Ahmeti,Abdulla Dërguti, etj
Ja çdo të shkruajë në kujtimet e tij shoku i tij i luftës MuratJashari:“Luftëtarë ka pasë Shqipëria, ka qenë normale, edhe diplomatë, politikanë, por që t’i ketë një njeri, edhe luftëtar, edhe politikan, edhe diplomat, ato në këtë luftë i ka pasë vetëm Fehmi Lladrovci. Fatin e kishte edhe tek bashkëshortja e tij, Xheva që ishte edhe bashkëluftëtare e tij.”
• “Fehmi Lladrovci ishte një njeri që kishte lindur për luftën” thotë miku i tij nga Kërçova e Maqedonisë, Fadil Bajrami.
Ai kishte qëllimin e kombinimit të luftës së vogël me luftën e madhe.Guerriljet, thoshte ai, nuk të japin rezultatet përfundimtare, ato fillojnë punë të mëdha, por shpeshherë mbesin në fillimin e rrugës. Fehmi Lladrovci nuk donte që ushtria kosovare të bëhej si përsëritje e IRA-s apo ETA-s. Qëllimi i tij i hershëm ishte që të krijohej ushtria. Këtë mendim kishin edhe ushtaraketNevxhet Haziri, Xhafer Jashari, Naim Maloku, Fadil Demiri etj.”
Një tjetër luftëtar nga koha e luftës së Kroacisë kujton: “Kur kemi shkuar në banesë të Fehmi Lladrovcit, në Kroaci, në bufe në vend tëfilxhaneve ka pasë bomba. Ai kishte mundësi ta mobilonte ndryshe banesën, por kishte një ambjent krejt shqiptar, me qilima, me shilte, vendosur rreth e rrotull.”
Përsa i përket kujtimeve për Xhevën, peticioni i Janarit 1990, shkruar prej dorës së saj, drejtuar popullit dhe i shpërdarë dorazi, do mbetet historik. Ndër të tjera ajo shkruan: “Zëri i popullit të Kosovës që kërkon liri, është më i fortë se krisma e të gjithë topave të Serbisë të zbrazur së bashku.”Xheva ishte një poeteshë e lindur, e cila e derdhte poezinë në letrat që i çonteFehmiut në burg. Në këto letra kaq poetike, me dashurinë për të fejuarin reflektohej dhe dashuria për lirinë e Kosovës.
Basri Ibrahimi do të shkruajë: “Karakteri i tij (Fehmiut) ishte çuditshëm. Përkufizimi im është se ai njeri ka jetuar, ka punuar dhe është vrarë ashtu si ka folur. Të gjithë ata që kanë qenë në burgje kanë qenë të vendosur, kanë qenë atdhetarë, mirëpo ai (Fehmiu) ka qenë ndër të rrallët në burg që ka punue e ka jetue ashtu si ka folë.”
Ramush Tahiri: “Më ka lënë përshtypje sinqeriteti i jashtëzakonshëm, besnikëria e jashtëzakonshme dhe ndjenja se kur të rrish me të, rri më mirë se me vetveten.”
Për lidhjen që do të kishin dy të rinjtë së bashku Ramadan Gashishkruan: “Ishte e domosdoshëm që familjet patriotike të lidheshin menjeratjetrën e të mos shkëputeshin. Ndryshe nga shumë moshatarë të tyre ata kishin vënë një kut tjetër në dashurinë e tyre. përkushtimin ndaj vendit.Tëtjerat vinin më pas. “Ti Fehmi, i shkruante Xheva në një letër, ke jetuar në mendjen dhe në zëmrën time edhe para se të të njihja”.
Në dasmën e saj me dhëndërin në burg, Xhevë Krasniqi veshi kostumin karakteristik, kuq e zi, dhe u nis për në shtëpinë e Lladrovcëve. E diplomuar si mësuese e gjuhës dhe e letërsisë e më pas e diplomuar në shkencat juridike Xheva pushohet nga puna në gjimnazin e Kijevës, për veprimtari patriotike. Profesionin e mësueses së gjuhës shqipe ajo do ta ushtrojë në familjen e Fehmiut, duke i mësuar nënës së Fehmiut shkrim e këndim, me qëllim që ajo vetë t’i shkruante me dorën e saj një letër djalit të saj që ndodhej në burg.Fehmiu për këtë gjë u gëzua pa masë pasi ai e donte shumë nënën. “Djalin ia dua shumë, u thotë Xheva, prandaj e dua shumë edhe nënën e Fehmiut.”
Fehmiu dhe Xheva u fejuan në 20 shtator 1985, 45 ditë para arrestimit tëFehmiut. Pas arrestimit Fehmiu dënohet me 10 vjetë burg. Kur Xheva e viziton për herë të parë në burgun e Lepogllavës Fehmiu i thotë:
-”Mati hesapet. Shikoji punët...Për mua je e lirë…”
-“Kurrë se kisha pritë prej teje o Fehmi Lladrovci…I përgjigjet Xheva.Kurrë.Kurrë!. Jo 10 vjetë, por edhe 100 vjetë të dënohesh unë jam me ty…Nuk të lëshoj kurrë.” Pas këtij dialogu në burg ata e vendosën, Xheva do të shkonte të jetonte në Drenicë, në familjen e Fehmi Lladrovcit.
Ibrahim Kelmendi kujton: Në vitin 1997 Fehmiu së bashku me Xhevënvendosën të ktheheshin në Kosovë. Këtë nismë e përkrahu Ali Ahmeti,pjestar i strukturave drejtuese të UÇK-së. Unë u përpoqa t’i mbush mendjenXhevës që të mos shkonte kësaj radhe, por ajo më kundërshtoi me vendosmëri.“Për të luftuar për Kosovën, krah shokut tim Fehmi, nuk respektoj këshillat dhe urdhërat e askujt.” Hoqa dorë nga insistimi i kësaj trimëreshe, bile sikur u ndjeva i dobët para vendosmërisë së saj. Xheva ishte jo vetëm shoqe e jetës së tij por edhe shoqe e idealit dhe sakrificës. Dashuria e tyre i kalon caqet e një dashurie njerëzore, ajo bën pjesë në dashuritë sublime që mund ta përjetojnë pak njerëz në jetë, mund ta përjetojnë vetëm njerëz si Fehmiu dhe Xheva që si i kanë fjalët ashtu i kanë dhe veprat.
Dhe ja, më së fundi për Fehmiun kemi dhe opinionin intersant të gazetarit të njohur të BBS, David Loyd: ”Ai ka qenë shqiptari që më së shumti i ka përngjarë Skënderbeut. I njejti vështrim që ka heroi juaj, mollëzat e hequra, ashpërsi dhe burrëri në shikimin e tij…” E pse jo? Kjo tokë në shekuj e vaditur me gjak ka lindur shumë Gjergj Kastriotë, Adem Jasharëdhe Fehmi Lladrovcë, që i ngjajnë çuditërisht heroit tonë legjendar, jo vetëm në veprime, por dhe në pamje.
Së fundi dhe dy fjalë për autorin. Kush e dinte se Bedri Islami, autori i këtij libri, i njohur si djali i Zenel Islamit, Zenelit të Migjenit, do të vinte një ditë të bëhej i njohur në letërsinë shqipe me disa libra poetike, disa drama e romane e po kështu me disa libra të rëndësishëm publicistike, por, libri që do ta lartësojë dhe më lart penën e tij është rrokja me guxim i veprës heroike të dy figurave të shquara, të cilat, për nga përmasa, u ngjajnë heronjve të mëdhenj të kombit. Të tillë ishin Fehmiu dhe Xheva, të tillë do të mbeten në kujtesën tonë dhe në historinë e kombit shqiptar.
Ky libër kaq voluminoz për nga faktet është ndërtuar si një mozaik kujtimesh të përshkruara herë në formën e dialogut e herën të monologut, gjithmonë në funksion të dy figurave qëndrore. Autori e kalon kamerën lehtësisht, herë në jetën ilegale e herë në ngushticat e burgjeve, duke e ndjekur si me kamerë të fshehtë jetën e thjeshtë të Xhevës dhe jetën heroike të Fehmiut, kudo që janë ndodhur; në Kosovë, në Kroaci, në Slloveni, në Zvicër, në Gjermani e gjetkë. Libri “Përjetësia e dyfishtë” është një vepër që aq sa lartëson figurën e lavdishme të dy heronjve, aq i bën nder vetvetes si krijues dhe lexuesit.

Wed 18 May 2011 - 10:39
Komandanti i parë i Shtabit Operativ të UÇK-së
Zahir Pajaziti
(1.11.1962 - 31.1.1997)*
Familja Pajaziti, nga fshati Turuqicë e Podujevës, është një familje e vjetër në këto anë. Kjo familje njihej për atdhedashurinë dhe bujarinë e saj. Në këtë familje u lind Zahiri, i cili ishte fëmija i pestë me radhë i babait Qerimit dhe nënës Fatime, të cilët kishin katër djem dhe tri vjaza: Bajramin, Hafien, Miradien, Ejupin, Zahirin, Agimin dhe Bastrien.
Në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore pati pjesëtarë në luftë nga kjo familje, të cilët çdoherë ishin në anën e forcave progresive të asaj kohe, kështu një ndër ta ishte edhe babai i Zahirit, Qerimi.
Gjendja e keqe ekonomike në këtë familje ishte çdoherë prezente, ishte vështirë sidomos për vijimin e shkollimit të gjeneratave të reja. Qerimi me vështirësi të mëdha arrinte që ta sigurojë ekzistencën për pasardhësit, sepse duhej të shkollohej një gjeneratë e tërë. Përkundër kësaj gjendjeje, Qerimi arriti t`i shkollojë të gjithë djemtë dhe vajzat e tij dhe njëkohësisht kujdesej që tek fëmijët e tij në radhë të parë të ketë atdhedashuri dhe ndaj çështjes kombëtare.
Zahiri u lind më 1 nëntor të vitit 1962. Shkollën fillore në fshatin e tij, kurse të mesmen, shkollën e policisë, e regjistroi më (1976-‘77) në Vushtrri. Edhe pse ishte një ndër nxënësit më të dalluar të asaj shkolle, e përjashtojnë në vitin e dytë të shkollimit, me pretekst se bënte sjellje të papranueshme ndaj organit të shkollës. Pas kësaj vazhdoi vitin e dytë në Orllan, kurse dy vitet e tjera i mbaroi në QAMO “8 Nëntori” në Podujevë, sepse në Orllan kishte vetëm dy vite të shkollimit të mesëm. Në vitin shkollor 1981-‘82 e regjistroi gjuhën angleze pranë Fakultetit Filologjik në Universitetin e Prishtinës, të cilin, për shkaqe ekonomike dhe të aktivitetit të tij politik, nuk arriti ta përfundojë. Pas regjistrimit të vitit të parë të studimeve dërgohet në shërbimin ushtarak, ku qëndroi për 12 muaj. Më vonë, në vitin 1985, i vazhdoi edhe tre muaj të tjerë të po këtij shërbimi, në Beograd.
Zahiri ndjenjat patriotike dhe kombëtare i krijoi qysh në fëmijëri, në familjen e tij, por edhe nga familja Zejnullahu e fshatit Lladofc, si dhe gjatë shkollimit të tij. Kurse idolë kishte Skënderbeun, Jusuf Gërvallën, Afrim Zhitinë, si dhe Hasan Ramadanin.
I prirur nga çështja kombëtare, në vitin 1980, Zahiri, së bashku me dy shokët e tij, Raif Sfishtën dhe Nexhmi Dabinofcin, shkuan në Ulqin, e nga atje kaluan lumin Buna dhe arritën në Shqipëri. Atje e burgosin në Shkodër, ku e mbajtën për 18 ditë radhazi. Shtatë ditë pasi kthehet në shtëpi, arrestohet nga policia e Orllanit, dhe dënohet si i mitur me 15 ditë burgim. Sa ishte në burg ishte maltretuar shumë nga inspektori i Sigurimit Shtetëror të Jugosllavisë Lorenc Selmani 1). E gjithë kjo ndodhi gjatë kohës kur Zahiri ishte në vitin e tretë të shkollës së mesme, përkatsisht gjatë muajve korrik-gusht.
*) - Agim Çeku. Në akademinë përkujtimore organizuar me rastin e tre vjetorit të rënjës, mbajtur në Prishtinë
Qerim Pajaziti. Deklaratë dhënë autorit.
Në vitin 1981 Zahirin e gjejmë në mesin e demonstruesve në Podujevë, ku shprehte haptazi mllefin për vuajtjet e popullit. Më vonë, në të gjitha demonstratat që mbaheshin në atë kohë, Zahiri ishte në mesin e të parëve dhe një ndër organizatorët e parë të tyre.
Gjatë gjithë asaj kohe, gjer në vitin 1989, Zahiri merrej me çështjet organizative dhe bënte shpërndarjen e trakteve të ilegales, të cilën punë e kryente së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Bahredin Berishën dhe me shokë të tjerë.
Vitet 1988-‘89 janë vite kur Zahiri filloi aktivitetin e tij në formë shumë më të dendur dhe më të organizuar. Kështu, gjatë kohës kur pushteti jugosllav përgatiste ndërrimin e Kushtetutës së Kosovës, Zahirin e gjejmë kudo, si në Prishtinë, Podujevë, Orllan e vende të tjera. Në Orllan organizoi demonstratën e parë antijugosllave në këto anë.
Gjatë asaj kohe, Zahiri, në tubimet e ndryshme me masën, fliste gjithmonë për gjendjen dhe pozitën e rëndë të popullit dhe vazhdimisht kërkonte bashkimin e njerëzve në një fjalë dhe në një qëndrim.
Kur në Kosovë fillojnë të formohen parti politike të ndryshme, të cilat legalisht angazhoheshin për realizimin e çështjes shqiptare, Zahiri dha kontributin e tij të jashtëzakonshëm, sepse thoshte se kjo është një lëvizje e përbashkët shqiptare. Mirëpo, ai asnjëherë nuk u pajtua që në këto radhë antarësoheshin njerëz të cilët më parë në një apo formën tjetër kishin dënuar kërkesat shqiptare të asaj kohe (në atë kohë shumë nga anëtarët e LKJ-së dorëzuan librezat e tyre të anëtarësisë dhe u anëtarësuan në LDK dhe parti të tjera). Ky edhe ishte një motiv që Zahiri nuk u radhit në radhët e LDK-së, e cila posa ishte formuar në Orllan 2), mirëpo ai nuk i shkëputi marrëdhëniet me individë të dëshmuar të çështjës kombëtare dhe menjëherë filloi të punojë në formimin e Parlamentit Rinor, të cilin e themeloi si degë edhe në Orllan (më vonë, në vitin 1994 themeloi Partinë Parlamentare të Kosovës, Dega në Orllan, e cila ishte e lidhur drejtpërsëdrejti me Prishtinën).
Zahiri, përveç që ishte aktiv në jetën legale politike, dha një kontribut të madh në organizimin e aksionit të pajtimeve të gjaqeve, dhe aksioneve të ndryshme, e veçanërisht për meremtimin e rrugëve në fshatrat e asaj ane, ku përmes këtyre aksioneve ai mundohej ta afrojë sa më shumë popullin, sepse ai parashihte rrezikun që ofrohej, prandaj në këte drejtim organizonte të rinjtë edhe në veprimtaritë ilegale ushtarake. Për këte qëllim punoi veçanërisht pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Pas këtij akti të popullit shqiptar, Serbia filloi t’i mbyllë në mënyrë sistematike institucionet e ndryshme shqiptare, largimin e punëtorëve nga vendet e tyre të punës, përndjekjet në masë etj. Kështu, si rezultat i tërë kësaj dhune u paralajmërua greva e përgjithshme shqiptare, më 3 shator 1990.
Ishte ky një moment mjaft i vështirë për mbarë popullin shqiptar, partitë politike, por edhe për ilegalen e asaj kohe, sepse i obligoi që të përkujdesen për marrjen e masave adekuate të sigurisë. Në këtë drejtim antarët e ilegales (LPRK) fillojnë organizimin ushtarak, me qëllim që, nëse vie deri tek konflikti, të kenë shtrirje dhe organizim në tërë Kosovën.
2) -Fadil Pajaziti, Ismajl Sejdiu, Bajram Zejnullahu.
Deklaratë dhënë autorit.
Kontribut të rrallë në këtë drejtim gjatë asaj kohe, kanë dhënë, pos Zahirit edhe Fatmir Humolli, “X personi” nga Podujeva, i cili ishte ndër udhëheqësit e LPRK-së dhe Shtabit të Podujevës, pastaj Fidaim Gashi, Faik Ajeti, Nazmi Zuka etj. 3).
Si në gjithë anën e Llapit, edhe në Orllan, në atë kohë ishte formuar Shtabi i Njësive Guerile, dhe meritorë për këtë ishin Zahiri dhe Nazmi Zuka. Ky shtab përbëhej nga njëmbëdhjetë anëtarë dhe përfshinte përfaqësuesit e Orllanit dhe fshatrave përreth. Secili anëtar i shtabit kishte “treshen” e vet, që nënkupton se në këto anë vepronin 33 pjesëtarë.
Detyrat më të rëndësishme të njësiteve ishin zbulimi dhe përcjellja e bashkëpunëtorëve të pushtuesit, lëvizjet e forcave policore-ushtarake, krijimi i vendstrehimit të mjeteve mjekësore, krijimi i strehimoreve të armatimit, krijimi i bazave të sigurta për të plagosurit në rastet e nevojshme, kontrollimi i zonës kufitare, dhe përgatitja fizike (përgatitjet kryheshin në fshatin Brainë, te “Kodra e Qarrit”). Detyrë tjetër ishte edhe sigurimi i mjeteve për armatim.
Të gjithë anëtarët e shtabit betimin mbi detyrat e dhëna e kishin bërë në pranverën e vitit 1991, në fshatin Ballaban, në malet e quajtura “Shkozë”. Betimi është bërë para flamurit kombëtar dhe eprorit të tyre. Në ato kohë, Zahiri kërkonte që të ndërmerren aksione konkrete, mirëpo një gjë e tillë nuk kryehet, sepse nuk lejohej nga Shtabi i Njësiteve Guerile. Në këte organizim Zahir Pajaziti ishte gjer në vitin 1991 (muaji tetor), kur shkoi në Shqipëri për stërvitje ushtarake.
Në vitin 1991, pas një organizimi serioz që ishte bërë nga i gjithë spektri politik legal dhe ilegal, Zahiri shkoi në Shqipëri, me qëllim që të përgatitej ushtarakisht, si dhe të studioheshin vijat e furnizimit me armë për ushtarët e ardhshëm të lirisë. Në këtë kontekst përgjegjës për rajonin e Llapit në ato kohëra ishte Isa Berisha. Gjatë qëndrimit njëmujor në Shqipëri, Zahiri propozoi që nga atje të ktheheshin me armatimin që e kishin, por kjo nuk u miratua nga shokët e tij. Pas kthimit në Kosovë (në fillim të vitit 1992), arrestohen disa nga shokët e tij, që kishin qenë së bashku në Shqipëri, të tjerët kalojnë në shtetet e tjera, kurse Zahiri kalon në ilegalitet për disa muaj. Gjatë asaj kohe, me shumë përkushtim filloi punën për formimin e njësiteve të reja, për fillim në anën e Llapit dhe Gallapit e më vonë në mbarë Kosovën. Kjo ishte një përvojë e re për Zahirin, kështu që falë punës së tij gjatë asaj kohe arriti që të krijojë njësitet guerile, të cilat vepronin në rajonet e përmenduara, dhe nga të cilat ai mendonte të krijohej ushtria e ardhshme e Kosovës. Gjatë muajve janar-qershor 1992 (LPRK) bëri furnizimin e parë me armatim të këtyre njësiteve guerile (të Orllanit), përmes Nazmi Zukës. Më vonë, në vitin `93, shumë nga këta persona burgosen, kurse disa prej tyre kalojnë në Shqipëri.
Përkundër kësaj, gjatë asaj kohe Zahiri kujdes të veçantë i kushtonte furnizimit me armatim, për çfarë shumë herë kishte marrë rrugën për në Shqipëri (maj 1994, dhjetor 1994, shkurt 1995, dhjetor 1995, mars-prill 1996 dhe së fundi dhjetor 1996 - 20 janar 1997).
3) -Fatmir Humolli në intervistën dhënë gazetës “Kombi”. Nazmi Zuka, Fadil Pajaziti. Deklaratë dhënë autorit.
Atje kishte kontakte me njerëzit e ilegales, të cilët ishin larguar pas arrestimeve që ishin bërë që nga vitet 90-të, e gjer në vitin 1993, si me Fatmir Humollin (ku Zahiri qëndronte gjatë kohës sa ishte në Shqipëri), Nazmi Zukën (nga i cili kërkonte sqarim për armët që i kishte dërguar LPRK, në vitin 1992), Ismet Abdullahun, me të cilin mbante lidhjet e mëhershme dhe i cili e ndihmoi në të gjitha mënyrat deri në vdekjen e Zahirit, Nazmi Ajetin etj.
Kohën të cilën Zahiri e kalonte në Shqipëri, e shfrytëzonte më së tepërmi në bisedime me shokët, dhe preokupim kryesor i tyre ishte furnizimi me armatim, si dhe realizimi dhe shtrirja e radhëve të njësiteve guerile (ushtrisë), me njerëz të dëshmuar të çështjes kombëtare. Në maj të vitit 1994 arrestohet në Shqipëri nga policia e pushtetit të atëhershëm të Sali Berishës, përkatësisht në Krumë zihet duke bartur armatim (kishte me vete dhjetë granata dore, të cilat i kishte marrë nga Nazmi Zuka). Për lirimin nga burgjet e këtij pushteti, bashkëpunëtorët e tij intervenuan duke dhënë edhe ryshfet, kështu që Zahiri lirohet pas një muaji. Në ato kohë, në Shqipëri, Zahiri kishte shkuar me Naser Azemin, i cili nga ajo kohë ndodhet në Gjermani 4). Pas kthimit nga Shqipëria, armët e kërkuara nga Nazmi Zuka i mori nga Kadri Pajaziti (nga fshati Kushevicë), me të cilin vazhdimisht mbajti kontakte, por i cili nuk ishte i kyçur drejtpërdrejt në veprimet e mëvonshme të UÇK-së (deri para vrasjes së Zahirit). Nga kjo kohë, Zahiri filloi t’i formonte njësitet guerile, nga të cilat më vonë u formua Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Ndër shokët e parë të cilët ndihmuan në realizimin e këtij qëllimi janë: Hakif Zejnullahu, Nazmi Zuka, Avni Ajeti – Sokoli, si dhe shumë shokë të tjerë nga të gjitha anët e Kosovës. Vlen të theksohet se njëri ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Zahirit ishte Hakif Zejnullahu, i cili ishte edhe zëvendës i tij dhe i cili çdo herë ishte pranë tij, duke e ndihmuar në kryerjen e çdo aksioni, duke e shoqëruar në rrugë dhe në bisedime.
Pas kthimit nga Shqipëria, Zahiri, në fundvitin `94 dhe në fillim të vitit `95, zgjeroi fushëveprimtarinë e tij edhe në anët e tjera të Kosovës, si në Dukagjin 5), me Lahi Ibrahimin dhe Sokol Bashotën, në Drenicë me Rexhep Selimin 6), si dhe udhëhiqte me njësitet në Shishman të Gjakovës dhe në Gjakovë 7), pastaj në Ferizaj , si edhe me Xheladin Gashin e Mujë Krasniqin. Në realitet, kjo edhe ishte celula e parë e ushtrisë (Shtabi i saj), e cila tani kishte filluar të quhej UÇK 9). Gjatë asaj periudhe, është punuar në planin operativ për shtrirjen e UÇK-së në tërë territorin e Kosovës. Kështu mund të themi se ky vit ishte vit i shtrirjes dhe rritjes së UÇK-së, si dhe parapërgatitje për marrjen e aksioneve kundër pushtuesve serbë dhe kolaboracionistëve të tyre.
4)-Fadil Pajaziti, Fatmir Humolli, Nazmi Zuka
5)-Lahi Ibrahimi
6)-Rexhep Selimi
7)-Lahi Ibrahimi
-Rrustem Mustafa- Remi
9)-Rexhep Selimi
Deklarata dhënë autorit
Struktura e Shtabit të Përgjithshëm është formuar ashtu që t’u adaptohet kushteve te një lufte guerile. Kjo ka qenë një strukturë jo e zgjeruar. SHP i UÇK-së ka qenë i formuar në atë mënyrë që në përbërje të tij kanë qenë të gjithë përfaqësuasit e zonave, të cilët kanë pasur të drejtë të bëjnë shtrirjen e UÇK-së edhe në territoret e tjera të Kosovës 10).
Zahiri në këte drejtim u shqua me punën e tij organizative dhe me guximin e tij, i cili pos që kontribuoi për themelimin e UÇK-së në Zonën e Llapit, ai këtë e bëri edhe në territoret e tjera, si në Shishman të Gjakovës dhe në vet qytetin e Gjakovës, në Ferizaj dhe në Vushtrri. Kurse gjatë kohë, para vrasjes së tij, ishte në formim e sipër të njësiteve të UÇK-së edhe në Gjilan11).
Të gjithë anëtarët e këtij shtabi kanë qenë të barabartë në hierarkinë e strukturave të tij dhe në marrjen e vendimeve, e çdo vendim ka qenë kolektiv, metodë ndoshta që nuk i përngjante shumë një ushtrie, por ka qenë një fillim dhe ka qenë disponim kolektiv dhe disponim shokësh, por nuk është bërë fjalë për vendime dhe sidomos nuk është bërë fjalë për urdhëra.
Prandaj, gjatë punës dhe zhvillimit të strukturave të UÇK-së, vetë puna e tij Zahirin e renditi në Komandant të Operativës pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Strategjia e organizimit dhe e luftës së UÇK-së ka qenë e bazuar në një strategji origjinale të paimponuar dhe një strategji e cila ishte e ndërtuar që të jetë shumë e pakapshme për armikun, prandaj kanë triumfuar dhe kanë ecur të pazbuluar. Ka qenë një strategji e modelit origjinal, e adaptuar direkt këtu, dhe një strategji që e kanë bërë njerëzit që kanë pasur një vullnet dhe moral të fortë, qoftë moral në konspiracion dhe në aksione. Kanë pasur një karakter që të mos flasin shumë dhe të mos lavdërohen. Këto kanë qenë përparësitë të cilat e kanë ruajtur konspiracionin 12).
Zahiri çdo herë ishte aktiv dhe i palodhur në çdo pore të jetës, duke kontribouar për çështjen kombëtare, kryente të gjitha punët për të cilat vlerësohej se ishin në interes të popullit, dhe atë duke vepruar edhe në KMDLNJ, në partitë politike etj.
Por, mbi të gjitha angazhohej rreth krijimit të ushtrisë, pa të cilën thoshte se nuk mund të realizohej pavarësia e Kosovës dhe vlerësonte se duhet të krijohet një ushtri të cilës duhet t’i paraprijë një logjistikë e shëndoshë dhe e fuqishme në të gjitha anët e Kosovës (Zonat që formohen më vonë), duhet të bëhën depo të mëdha të armatimit dhe materialeve të tjera përcjellëse për luftën, dhe ky armatim të shpërndahej për ushtarët e rinj, varësisht prej evolimit të situatës dhe suksesit të aksioneve guerile. Zahiri thoshte se ushtria nuk guxon të ketë ngjyra partiake e ideologjike 13).
10)-Lahi Ibrahimi
11)-Sabit Zejnullahu
12)-Rexhep Selimi, Lahi Ibrahimi, Qerim Kelmendi
13)-Rrustem Mustafa-Remi, Naim Haziri– Dilaveri
Deklarata dhënë autorit
Këto jo vetëm që ishin qëndrime të Zahirit, por ai kishte punuar pa ndërprerë në këto drejtime, e sidomos në krijimin e bazave të armatimit, dhe të cilat i kishte planifikuar sipas një strategjie shumë të përsosur, duke i vendosur nëpër fshatrat e Llapit dhe Gallapit. Një ndër bazat e para të armatimit ishte ajo në fshatin Lladofc, në rrethin e familjes Zejnullahu, pastaj në fshatin Brainë, në fshatin Ballaban, ku ishte edhe baza e radiolidhjeve e të cilën nuk kishte arritur që ta montonte, si dhe në fshatin Sharban të Prishtinës.
Zahiri kujdes të posaçëm i kushtonte përgatitjeve fizike dhe ushtarake të pjesëtarëve të njësiteve guerile të UÇK-së, si dhe aftësimit të tyre për përdorimin e armëve. Ushtrimet fizike i kryenin “Te pishat” në afërsi të kishës në Podujevë. Kurse ushtrimet, duke provuar edhe gjuajtjet me armë, i kryenin te “Çuka e Dragës”, në afërsi të Turiçicës (vendlindja e Zahirit).
Gjatë asaj kohe (mesi i vitit 1994 - fillimi i vitit 1996), Zahiri kishte punuar pa e zvogëluar intensitetin e punës së tij, duke shtuar numrin e bashkëpunëtorëve të rinj edhe jashtë Zonës së Llapit, si: Adrian Krasniqi, Qerim Kelmendi etj., dhe numrin e atyre me të cilët bashkëpunonte në anën (Zonën) e Llapit, dhe të cilët ishin: Rrustem Mustafa, Muharrem Ismajli, Sejdi Rama, Shukri Ismajli, Selim Haziri, Ilir Konushevci, Shaip Haziri, Naim Haziri, Naim Hyseni (i cili pas vrasjes së Zahirit shkoi në Gjermani), Refik Jashari, Avdi Kiçmari dhe Hamdi Pollomi.
Që nga kjo kohë, mund të thuhet se UÇK-ja krijoi konturat e një ushtrie me një fizionomi të re, sepse tani çdo aktivitet politik, por edhe veprimet në terren kryheshin në bazë të qëndrimeve unike, të cilat vendoseshin dhe koordinoheshin nga Shtabi Qendror.
Prandaj, mund të konstatohet se në vijimësi të vitit 1996 u kryen shumë aksione të koordinuara, duke mbuluar pothuaj në tërsi territorin e Kosovës. Ishin këto aksione të cilat e tronditën pushtetin e instalur serb në Kosovë, dhe njëherit paralajmëronin se UÇK-ja do të jetë në të ardhmen e afërt një subjekt i cili do të shtrihet në mbarë vendin dhe do të ketë rol vendimtar në realizimin e aspiratave kombëtare.
Për tërë këtë duhej një punë dhe aktivitet i shtuar, i cili nuk mungonte, sidomos nga ana e Zahirit. Pas kthimit nga Shqipëria, më 20 janar 1997, në kohën kur pritej të bëhej koordinimi i shumë punëve dhe nisma e realizimit të vendimeve të Shtabit Qendror të UÇK-së, më 31 janar, Zahiri, së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, vritet në një pritë të organizuar nga pushteti okupues serb, në afërsi të Vushtrrisë, përkatësisht në fshatin Pestovë.
Zahir Pajaziti ka qenë figura qendrore, figura identifikuese e luftës çlirimtare në Kosovë dhe njëra nga figurat qendrore të gjithë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, njëkohësisht ka qenë figura më militante e asaj kohe, sepse të gjitha aksionet deri në rënien e Zahirit lidheshin për emrin e Zahirit, për gishtin e tij dhe për zjarrin e pushkës së tij. Çdo aksion është kryer prej tij. Vetëm kur janë kryer dy e më shumë aksione përnjëherë, atëhere Zahiri nuk mund të ishte në të gjitha aksionet. Përndryshe, çdo aksion që është kryer në Llap, Zahiri ka qenë aty me shokët e tij, me të cilët bashëkpunonte. Rënia e Zahirit është humbje e madhe për Shtabin, për Zonën e Llapit, por edhe për gjithë UÇK-në, sepse pas rënies së tij shumçka nuk ishte më ashtu sikur ai ishte i gjallë, ishte një ngecje në realizimin e aspiratave kombëtare dhe për çlirimin e vendit.
Për këte vrasje UÇK-ja lëshoi një komunikatë të veçantë, në të cilën thuhet: më 31 janar 1997, në orët e vona të pasdites, tre pjesëtarët e njësive tona ushtarake: Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti dhe Edmond Hoxha, rrugës për në detyrat e karakterit të veçantë, u ndeshën ballëpërballë me forcat e shumta të policisë okupatore serbe. Pas një qëndrese heroike, në një betejë të pabarabartë, dhanë jetën për çlirimin e vendit.
Gjaku i tyre i njomë edhe më tepër do ta forcojë unitetin dhe vendosmërinë tonë për të luftuar edhe më me ngulm deri në fitoren e plotë. Dhembja për ta është e madhe, por nuk ajo nuk do të na dëshpërojë, përkundrazi do të na japë forcë në rrugën e undimshme, por të sigurt drejt lirisë... Lavdi jetës dhe veprës së tyre!
Prishtinë 3.2.1997, Shtabi Qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Ja se si e kishte përjetuar vrasjen e Zahirit, bashkëluftëtari i tij, Adrian Krasniqi, tani dëshmor i Kosovës, i cili në letrën dërguar vëllait të tij, Ilirit në Gjermani, për Zahirin theksonte: “ ...u vra Zahiri, udhëheqësi i Shtabit Qendror të UÇK-së, trimi i paepur dhe i cili ishte atentatori numër një në Kosovë. Ka qenë trim e shkuar trimit, dhe trimëritë e tij një ditë do të dalin sheshazi”.14)

Wed 18 May 2011 - 10:42
Tahir Sinani është vetëdije historike për
shtetin kombëtar
Shkruan: Prof. Abdyl KADOLLI
Prishtinë, 01. 08. 2008
Gjeneral Tahir Sinani është njëra ndër figurat më emblematike e më frymëzuese të historisë sonë të re, që me veprën e vet të jashtëzakonshme ka ngjallur krenarinë e admirimin tonë. Ai është vetë arketipi shqiptar, një lidhje gjenetike me Mic Sokolin legjendar.
• Foto: Dëshmori i kombit gjeneral Tahir Sinani
• Këngë kushtuar Gjeneral Tahir Sinanit
Tahir Sinani është një fenomen i rrallë në artin tonë luftarak, strateg i veprave të mëdha. Akti i veprimit historik dhe i flijimit të komandantit e strategut të shquar ka simbolikën e idealit të shtetit kombëtar, të vizionit të atdheut të plotë e të lirë.
Ai është një monument i kujtesës kombëtare, që shquhet si maja e Shkëlzenit të lindjes dhe maja e Korabit të rënies. Portreti i tij ka ngjashmëri me Alpet shqiptare: krenar, shtathedhur e syshqiponjë. Burrë me moral të lartë: i rreptë e korrekt në veprime, i dashur për miqtë dhe i tmerrshëm për armiqtë.
Është djali i pestë i Rukë Rizajt e Mal Sinanit, nga tetë djemtë e një vajzë e tyre në Grinë alpine të Tropojës. Kishte lindur me 25 maj 1964 në djepin epik të Mic Sokolit e Col Delisë, Ali Ibrës e Smajl Hysenit, Haxhi Zekës e Bajram Currit. Kulla e Halil Sinanit ishte gjithherë kështjellë qëndrese ndaj hordhive serbe.
Dashuria ndaj atdheut dhe urrejtja ndaj kufirit të mallkuar ishin mbjellë që herët në shpirtin e tij malësor. Komandant Tahir Sinani hyri në historinë e re kombëtare me prirjen luftarake, diturinë e Zall-Herrrit dhe përvojën e Ushtrisë shqiptare, si instruktor i stërvitjeve, shef i Sektorit për ndërhyrje të shpejta dhe oficer i Kampit të stërvitjeve në Tropojë.
Pas kushtrimit të komandantit legjendar Adem Jashari, është ndër eprorët e rrallë që i përgjigjet luftës historike të UÇK-së së lavdishme, luftës më të organizuar antisllave gjatë një shekulli gjenocidi serb.
Në nëntor 1998 hidhet në luftimet në Kosovë, bëhet anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, themelon Qendrën stërvitore dhe komandon njësitin special Arbri në Divjakë, duke vepruar me sulme të rrufeshme e të befasishme mbi makinerinë fashiste serbe dhe duke mbrojtur popullsinë civile.
Tahir Sinani shkëlqen kudo si strateg ushtarak me njësitin Arbri, shqiponjë e lirisë që mbron zogjtë dhe çerdhen e vet: në Betejën e Qafës së Pagarushës, në grykën e Carralevës, në Biraç e në Blinajë, në Shkozë e në Zborc, në Malishevë e Anadrin, duke minuar e sulmuar pozicionet armike.
Në fazën më vendimtare të Luftës çlirimtare Tahir Sinani del në krye të Zonës operative të Pashtrikut. Ai shquhet sidomos në betejën frontale të Celinës për të hapur korridorin e ndërveprimit me operacionin Shigjeta të Pashtrikut. Është heroike mbrojtja e vijës Llapushnik-Berishë-Qafë Duhël, zonë me 100 mijë banorë, ku vepronte edhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.
Më 12 qershor ‘99 brigadat e kësaj zone hyjnë triumfalisht në Prizrenin historik. Pas çlirimit të Kosovës duhej përgatitur shpejt forcat e rregullta ushtarake, prandaj eprori me përvojë të gjatë emërohet komandant i Qendrës së stërvitjes dhe të doktrinës në Nashec, ndërsa në qershor 2000 komandant i Shkollës së nënoficerëve të akademisë Hamëz Jashari të TMK-së.
Shpirti liridashës i komandant Tahir Sinanit nuk qetësohet deri në çlirimin e plotë të trojeve të pushtuara shqiptare. Ai ishte njeri i veprimit dhe jo i vajtimit, një hero i heshtur: fjalëpak e punëshumë. Komandanti ishte i vetëdijshëm se vetëm populli i organizuar mund të jetë subjekt historik. Tahir Sinani është promotor i luftërave tona çlirimtare. Ai është strateg i tri fronteve kombëtare. Hapat e tij janë historikë. Kur në nëntor ‘99 pëlcet lufta në viset e Kosovës Lindore, njësiti i tij special hidhet në fushëbetejat në Konçul, Dobrosin e Bujanoc.
Në qershor 2000 Brigada e tij 116 vendoset në zonën e Gostivarit dhe të Radikës. Kjo brigadë zhvillon luftime në pranverë 2001 në shpatet e Sharrit dhe në Likovë. Në të gjitha operacionet ushtarake komandanti shquhet njësojme guximin, intuitën e profesionalizmin luftarak. Kudo që kishte shkelur këmbë e tij kishte zgjuar admirimin, dashurinë e krenarinë e bashkëluftëtarëve dhe të popullit. Ishte bërë legjendë e gjallë, mit i lirisë.
Veprimtaria e tij kishte përmasa vertikale e horizantale.. Figura e tij erdhi duke u rritur në rrathë përqendrorë: Tahir Tropoja, Kosova, Presheva, Tetova dhe në fund Tahir Shqipëria. Pas këtij marshimi të lirisë, Tahir Sinani bie në fushën e nderit më 29 korrik 2001, vetë i pesti, me bashkëluftëtarët Hyrë Emini e Brahim Ademi nga Ferizaj dhe Isa Fazliu e Naser Ademi nga Gostivari.
Edhe rënia e Tahirit, në Tanushën e bukur, rrëzë Korabit legjendar, është madhështore, si e Micit në grykë të topit, duke shpërndarë trupin gjithandej atdheut. Pas rënies së Tahirit, brigada 116 merr emrin e tij, ndërsa Shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare e gradon gjeneral brigade.
Pas çlirimit të Kosovës në radhët e TMK-së hyn vëllai i tij Skënder Sinani.
Gjithherë duhej çuar në vend amaneti i plakut Mal Sinani: Një djalë për Kosovën...
Sot eshtrat e Tahir Sinanit prehen në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, ku janë rivarrosur më 24 maj 2002.
Pavarësisht se edhe sot nuk është realizuar plotësisht ideali ynë kombëtar, shtegtimi i Tahir Sinanit ka hapur rrugët e atij ideali, duke lënë shenjat historike. Tahir Sinani është vetëdije historike për shtetin kombëtar, pa të cilin nuk mund të mbrohet qenia fizike, shoqërore, ekonomike e kulturore. Aiështë emblemë e dinjitetit kombëtar, që shqiptarët të jenë zot në atdheun e tyre.
Sot pavarësia e Kosovës është një fitore historike, por vetëm gjysma e çështjes shqiptare. Në kontekstin e sotëm gjeopolitik ndërkombëtar ende mbizotëron parimi i kufijve politikë dhe jo etnikë. Sot shihet në dritë të diellit se pavarësia, pa luftën e lavdishme të UÇK-së dhe pa ndërhyrjen e fuqishme të NATO-s, ishte vetëm një iluzion fantastik. Tani duket edhe më e qartë aleanca e fortë ruso-serbe, që ka trazuar gjithherë Ballkanin.
Pozicioni shqiptar sot kurrë nuk ka qenë më i fortë. Integrimi në aleancën perëndimore do ta fuqizojë faktorin shqiptar. Rruga e detit do të jetë një vertebre e atdheut. Shqiptarët e brezave anësorë duhet të bëhen shtetformues ose të krijojnë autonomitë politiko-territoriale për të ruajtur e zhvilluar identitetin etnokulturor.
Sot duhet përforcuar më shumë identiteti ynë kombëtar, sepse jemi popullme tri fe, si relikte të perandorive të gjata. Derdhja e 1/3 së popullsisë jashtë atdheut ka krijuar diasporën e re shqiptare. Ajo mund të përfundojë tragjikisht një ditë, si më herët në Greqi, Itali e Turqi. Shteti shqiptar duhet të krijojë ekzistencën e popullsisë dhe të punojë shumë që njerëzit tanë të kthehen në atdhe. Atdhe janë toka dhe njerëzit e saj. Diaspora shqiptare ka bërë shumë për çështjen kombëtare.
Simbolika e figurës së Tahir Sinanit është shumë frymëzuese për brezat e sotëm e të ardhshëm. Me kalimin e kohës ajo do të bëhet edhe më madhështore. Tahir Sinani tashmë ka hyrë në Panteonin e burrave të mëdhenj të kombit. Është shpallur Dëshmor i kombit në Tiranë dhe Qytetar Nderi i Bajram Currit. Është lauruar me Urdhrin Adem Jashari të Shtabit të Përgjithshëm të TMK-së dhe me dekorata e mirënjohje gjithandej ku ka vepruar e punuar.
Sot emrin e komandantit të lavdishëm Tahir Sinani e mban Qendra stërvitore e TRA-DOK-ut të TMK-së, pllaka përkujtimore e aksionit teQershia në Biraç, një rrugë e Prizrenit, një divizion …
Gjeneral Tahir Sinani meriton shume më shumë: Urdhrin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Trimëria e Tahir Sinanit është përjetësuar në shumë këngë të rapsodëve popullorë, në shumë poezi e në publicistikë.
Rapsodi do ta bekonte:
Lum Tropoja që të lindi
Lum Shqipëria që të rriti
Lum Kosova që të priti!
Poeti do ta madhëronte:
Ku bie hapi, bie nami
Tahir Mal Sinani
Kushtron Shqipëria
Ka burra Arbëria.
Një monografi për Tahir Sinanin do të ndriçonte figurën e tij madhështore. Tahir Sinani do të përjetësohet edhe në artin monumental. Monumenti i tij e ka vendin e merituar në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pranë Abdyl Frashërit e Ymer Prizrenit, Mic Sokolit e Sylejman Vokshit. Ky monument duhet të ngrihet deri në përvjetorin e ardhshëm.

Wed 18 May 2011 - 10:44
EDHE GJUHA E TIJ ISHTE BETEJË
• Bedri Islami, në jetëshkrimin e Fehmi Lladrovcit, i ka përmbysur me të dhëna të vërteta disa prej gënjeshtrave dhe falsifikimeve që po lexojmë e po shikojmë. Por, kanë mbetur edhe shumë.
Lexo këtu: Fehmiu dhe Xheva
Shkruan: Rexhep QOSJA - Prishtinë, 12. 09. 2008
__________________________________
Më 22 shtator do të mbushen dhjetë vjet nga rënia heroike e FehmiLladrovcit dhe e gruas së tij Xhevë Krasniqit - Lladrovci, e Fatime Etemitdhe e Shevqet Zekës.
Shumëçka ka ndodhur në Kosovë gjatë këtyre dhjetë vjetëve.
Kanë ndodhur bombardimet e NATO-s mbi ushtrinë dhe teknikën ushtarake serbe në Kosovë dhe në Mbetjen e Jugosllavisë;
ka ndodhur zhvendosja e rreth një milion shqiptarëve në Shqipërinë shtetërore, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Evropën Perëndimore, në SHBA-të dhe në Kanada;
ka ndodhur kthimi i numrit më të madh të këtyre të të zhvendosurve;
ka ndodhur vendosja e KFOR-it dhe e administratës ndërkombëtare në Kosovë;
kanë ndodhur zgjedhja të lira e demokratike vendore dhe të përgjithshme;
në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës ka ndodhur gjykimi i udhëheqjes kriminale të Serbisë, që kishte bërë aq shumë dhunë e krime në Kosovë dhe që kishte planifikuar të ashtuquajturin pastrim etnik të saj nga populli shqiptar;
ka ndodhur, më në fund, shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe po vazhdon procesi i njohjes së saj shtet i lirë, i pavarur dhe më vete.
Mendime të ndryshme dhe ndjenja të ndryshme e kanë përshkuar jetën tonë gjatë këtyre dhjetë vjetëve. Vuajtja e durimi, hidhërimi dhe gëzimi, humbja dhe fitorja, dëshpërimi dhe shpresa janë këmbyer në shpesh se kurrë në jetën tonë.
Koha dhe ngjarjet na kanë bindur se sa të drejtë kishin pasur dhe se sa largpamës ishin treguar ata idealistët, të cilët herët kishin filluar të besojnë e të shkruajnë se Kosova pashmangshëm do të bëhet e lirë dhe e pavarur dhe ata idealistët të cilët, mandej, kishin rrokur armët për ta bërë njëmendësi këtë besim, që atëherë dukej aq i largët, aq i pamundshëm dhe aq idealist.
Njëri prej këtyre idealistëve të fjalës dhe të pushkës, idealisti më idealist, ishte Fehmi Lladrovci me gruan e tij Xhevën.
Dhe, qe, për të e për gruan e tij, besniken e tij në jetë e në vdekje, kemi sot një vepër publicistike të madhe në disa pikëpamje: të madhe për nga vëllimi, të madhe për nga koncepti dhe të madhe për nga përkushtimi i autorit të saj ndaj figurës historike së cilës i është kushtuar ajo.
E ka shkruar shkrimtari, publicisti dhe veprimtari i njohur për pavarësinë e Kosovës, Bedri Islami.
E ka shkruar, thotë në parafjalën e saj, me një frymë, por pas mendimesh të gjata. Dhe, kjo që e thotë shihet prej faqeve të para e deri në faqet e fundit të kësaj vepre të rëndësishme për historinë e lëvizjes sonë kombëtare dhe të luftës çlirimtare. Veprat si kjo, me vlerën që ka kjo, me gjykimet, përfundimet dhe të vërtetat që sjell kjo s’ka se si të mos përgatiten gjatë, s’ka se si të mos jenë fryt i kërkimeve të gjata dhe s’ka se si të mos mbahen thellë në mendje e në zemër.
Cilësia e tyre shkencore doemos varet prej rëndësisë historike të protagonistit për të cilin shkruhen por edhe prej dhuntisë krijuese të autorit. Në veprën e Bedri Islamit, me titullin shumë të qëlluar, Përjetësia e dyfishtë, janë bashkuar të dyja: dhuntia krijuese e autorit dhe madhështia historike e protagonistit të saj.
Një jetë e jashtëzakonshme, jeta dhe lufta e Fehmi Lladrovcit, e ka gjetur jetëshkruesin e vet më të mirë. Në këtë vepër për të, Fehmi Lladrovciështë parë në sfond shoqëror, politik e kulturor, në kohë të gjatë e në hapësirë të gjerë. Është përshkruar jeta e tij prej lindjes e deri në rënien heroike. Janë paraqitur vitet e fëmijërisë dhe të shkollimit të tij fillor e të mesëm në Kosovë; vitet e studimeve, të veprimtarisë politike dhe të luftës në Kroaci; vitet e burgjeve në Kosovë, në Serbi dhe në Kroaci; vitet në ekzil, kryesisht në Gjermani dhe në Zvicër; kalimet e mundimshme, tragjike, prej Shqipërisë në Kosovë dhe pjesëmarrja në luftën çlirimtare.
Jetë e shkurtër për nga koha e jetuar, por tepër e gjatë dhe tepër e pasur për nga ngjarjet dhe përjetimet.
Kur thotë se veprën e tij për Fehmi Lladrovcin e ka shkruar me një frymë , Bedri Islami sikur do të na thotë se ndaj protagonistit të tij nuk mund të ishte i paanshëm.
Dhe, vërtet, Fehmi Lladrovci nuk ishte vetje që mund të shikohej paanshëm. Për këtë jam bindur edhe vetë në takimin që kam pasur me të në Gjermani, në shtëpinë e veprimtarit shumëvjeçar dhe shumë të merituar për pavarësinë e Kosovës, Ibrahim Kelmendit, në fund të tetorit të vitit 1997. Deri atëherë, në Kosovë, në Shqipëri, në vende të ndryshme evropiane dhe në SHBA kisha takuar shumë veprimtarë të çështjes së Kosovës. Por, një FehmiLladrovc po takoja për herë të parë. Me kalimin e kohës kujtimet për takimet gjithkujt më pak a më shumë i zbehen, por kujtimi për takimin me FehmiLladrovcin jo që nuk më është zbehur, por më është thelluar më shumë në mendje e në shpirt. E kisha takuar një njeri në të cilin ishin përmbledhur disa cilësi që nëna natyrë më shpesh se ç’ia dhuron njërit i humb në shumicën. Sa bukur, sa me vërtetësi, sa përgjegjshëm, sa përkushtueshëm i përshkruan këto cilësi të Fehmi Lladrovcit autori Bedri Islami.
Duke e lexuar librin e tij ne do të bindemi se Fehmi Lladrovci shquhej me madhështinë e rrallë morale me të cilën i përvetësonte njerëzit .
Ai ishte i dhuruar me përkushtime të forta morale dhe kombëtare: me përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj lirisë në përgjithësi dhe ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, në veçanti; ndaj bashkimit kombëtar; ndaj guximit qytetar; ndaj luftës çlirimtare si mjeti i vetëm që mund të sillte çlirimin e Kosovës; ndaj së drejtës si kusht për lumturinë e sa më shumë njerëzve; ndaj së vërtetës, si vlerë që i bashkon njerëzit.
Ai e donte Kosovën me përkushtim dëshpërues dhe flijues njëkohësisht. Kosova për të ishte një gjeografi e bukur dhe një histori e lavdishme, por lavdia e saj ishte rëndë e cenuar, sepse Kosova ishte e pushtuar dhe e shtypur. Ishin tepër të rrezikuara rinia e saj, shëndeti i saj dhe fuqia e saj. Për ta shpëtuar dhe për ta bërë të denjë për jetë, thoshte ai shumë herët, duhej luftuar për të.
Dhe, Fehmi Lladrovci do të japë jetën për dinjitetin e saj.
Dhunën, shtypjen, përuljen i shihte qartë dhe vazhdimisht fliste për to me zjarr; e bënte këtë për të vetmin qëllim: për të nxitur edhe të tjerët në luftë për çlirim prej ushtruesve të tyre.
Lufta ishte elementi i tij.
Ai nuk pranonte kurrë të ishte pasiv, neutral, i durueshëm, i heshtur para të këqijave që shihte në jetën e popullit të vet. Përkundrazi: ai ishte gjithmonë veprues – me gjuhën ku ishte vendi i fjalës dhe me pushkën – ku ishte vendi i pushkës.
Gjuha e tij ishte betejë.
Ai ishte parimor deri në vetëmohim. Mbi çdo gjë shihte qëllimin drejt të cilit ishte nisur. Sikur të mos kishte qenë aq dhe ashtu parimor ai, ndoshta, nuk do të kishte rënë apo, ndoshta, nuk do të kishte rënë ashtu siç kishte rënë në luftë – pa zbatuar dredhi ushtarake dhe pa pranuar të tërhiqet nga pozicioni luftarak! Ai donte të vdiste ashtu parimshëm, siç edhe kishte jetuar. Thuhet se vdekja i barazon njerëzit. Jo. Të gjitha vdekjet nuk i barazojnë njerëzit. Rënia e tij është rënie e dallueshme: është rënie shkëlqyese, që e ngre lart heroin.
Ai shquhej me besim të jashtëzakonshëm në ardhmërinë. Besimi i tij në ardhmërinë e Kosovës ishte aq i fortë saqë nuk mund ta dobësonte kurrfarë kërcënimi, kurrfarë dhune dhe kurrfarë politike me të cilat mund të ballafaqohej.
Kur ta lexoni monografinë që përurojmë do t’ju mbesin në kujtesë edhe dy cilësi të Fehmi Lladrovcit. E para, mosdurimi për Zotëri Qyqarin, që edhe dhunën nuk ngurronte ta quante demokraci dhe për Zotëri Mashtruesin, që përdorte të gjitha mjetet për t’u ngritur lart duke ecur mbi dhembjet e të tjerëve. Dhe, e dyta vendosmëria me të cilën i thoshte ai mendimet më të rëndësishme dhe më frymëzuese. Dëgjoni sa bukur shprehet njeriu parimor, që i ka të gjitha të qarta, që është në pajtim me veten, që ka vetëm një fytyrë – historike: “Të gjitha prangat janë më të vogla se ideali i njeriut”. Ose” Aty ku bie djersa, po e lypi puna, duhet të bjerë edhe gjaku”. Ose: “Ku me e pasë atë nder me e dhanë jetën për lirinë e Kosovës”.
Dhe, njeriu më parimor, Fehmi Lladrovci, do ta mbajë fjalën: do ta japë jetën për lirinë e Kosovës.
Ky ishte Fehmi Lladrovci në jetën e përditshme dhe ky është FehmiLladrovci në veprën e Bedri Islamit.
E thashë se monografia e Bedri Islamit Përjetësia e dyfishtë është vepër me rëndësi të veçantë shkencore pse në të trajtohet jeta e një figure të jashtëzakonshme të historisë sonë më të re, por duhet të shtohet njëkohësisht se kjo monografi është e rëndësishme edhe pse në të flitet për ngjarje, bëma,vetje, nisma, qëndrime, për të cilat ende nuk janë dhënë gjykimet dhe vlerësimet e vërteta. Sot po botohen libra, artikuj, fejtone dhe po bëhen emisione dokumentare sidomos mbi ngjarjet dhe protagonistët e tridhjetë viteve të fundit. Në to po shkruhet e po thuhet çka është e vërtetë, por shpesh edhe çka nuk është e vërtetë. Autorët e tyre sikur po harrojnë se ende janë gjallë veprimtarë që kanë marrë pjesë në ato ngjarje, bëma, nisma, dhe që i njohin gjithë ata për të cilët flitet në ato shkrime e në ato emisione dokumentare. Po paraqitet shpesh joobjektivisht njëmendësia, po keqpërdoren të dhëna, po shtrembërohen a po heshten të vërteta, po arsyetohen të paarsyetuarat, po shpallen të merituar të pamerituarit! Po bëhen veprimtarë për pavarësinë e Kosovës njerëz që prej vitit 1981 shikonin punët e veta dhe të familjeve të veta pa u lodhur për dramat që ngjanin në Kosovë apo, madje, deklaroheshin kundër idesë së kësaj pavarësie.
Nuk ka dyshim se në shkrimet dhe në emisionet e tilla, në të cilat po falsifikohet historia jonë më e re, kur e kur po arsyetohen e po shpallen historike ngjarje, veprime dhe sjellje që, historikisht të shikuara, janë treguarkundërhistorike. Në sajë të keqpërdorimit të tillë të të dhënave, dhe të falsifikimit të tillë të të vërtetave, veprimtarët që ia kanë kushtuar jetën të sotmes së Kosovës po zëvendësohen kështu prej kundërshtarëve të tyre të deridjeshëm politikë.
Bedri Islami, në jetëshkrimin e Fehmi Lladrovcit, i ka përmbysur me të dhëna të vërteta disa prej gënjeshtrave dhe falsifikimeve që po lexojmë e po shikojmë. Por, kanë mbetur edhe shumë.
Në Greqinë e lashtë, në kohën e Homerit, rreth zjarrit të ndezur për nderim të heroit të rënë në luftë, ecnin shokët, miqtë dhe adhuruesit e tij, duke hedhur në atë zjarr të gjitha ato që i donin më së shumti: kush kalin, kush robin e kush vetveten. Nuk po kërkoj aq shumë prej shokëve e miqve tëFehmi Lladrovcit. Nuk por kërkoj aq shumë prej nesh. Mos të hedhim në zjarr asnjë nga ato që duam. Po, le të hedhin në zjarr të këqijat tona të sotme. E, kemi çka të hedhim! Korrupsionin! Krimin e organizuar! Nepotizmin! Luksin! Privilegjet e zyrtarëve!
Po, ta përfundoj këtë fjalë.
Borxhi që kemi ndaj Fehmi Lladrovcit, ndaj Xhevës, ndaj dëshmorëve nuk qëndron vetëm në ruajtjen e kujtimit, në ngritjen e shtatoreve, në akademitë e organizuara për nder të tyre, por edhe në punët tona vetjake e të përbashkëta, në përkushtimet tona ndaj së drejtës, ndaj veprimtarëve për pavarësinë e Kosovës, ndaj interesit të përgjithshëm. Dhe, t’i bëjmë të gjitha këto me qëllim që ne, zyrtarë, intelektualë e institucione, me punë e me sjellje të bëhemi të denjë për veprën e tyre historike – për idealin e FehmiLladrovcit e të dëshmorëve të tjerë.
Të mos harrojmë: zërat tonë për Kosovën e pushtuar dhe dhunën e ushtruar ndaj saj kanë jehuar në botë dhe me ata zëra të ngritur ne kemi kryer një mision dhe një obligim, por këtu ku jemi sot na ka sjellë gjaku i FehmiLladrovcit e Xhevë Lladrovcit, gjaku i gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës.
Fehmi Lladrovcin, Xhevën, gjithë dëshmorët e rënë t’i kujtojmë sot me dhembje të madhe dhe me fjalinë që përgjithmonë do të jetë e shënuar në historinë e popullit shqiptar:
Emrat e tyre dhe heroizmi i tyre do të jetojnë në shekuj.
- KajoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1050
Hobi : leximi
Vendndodhja : Kukës
Anetaresuar : 06/01/2011
Re: LAVDI E PËRJETSHME DËSHMORËVE TË KOMBIT
Wed 18 May 2011 - 10:45
Në përkujtim të dëshmorit të kombit
gjeneral Skënder Çeku
Shkruan: Nazmi ELEZAJ / Plochingen, 11. 08. 2008
Të shkruash për trima si Skënder Çeku është nder dhe privilegj i veçantë. Kisha rastin ta njihja këtë burrë qysh kur isha në moshë rinore dhe qëndrimi i tij prej trimi, njeriu të matur e të ditur fituan respektin, dashamirësinë time dhe shoqërinë që do t'a mbajmë deri në rënjen e tij heroike.
Skënder Haxhi Çeku lindi në fshatin Qyshk të Pejës me 01.01.1955. Ishte i njohur për organizime në luftë kundër okupatorëve serbo-sllav, do të njihet, si burrë trim, shok i dashur dhe besnik deri në rënien e tij në altarin e lirisë. Skënderi do të veprojë dhe punojë në Zvicërr vite të tëra, për të mbajtur familjen, por edhe për kauzën e madhe kombëtare, duke e ndihmuar me tërë forcën dhe mundësinë që pati.
Shpërthimi i luftës do t'a gjejë në Shqipëri, bënte grumbullimin dhe kontrollin e armëve për luftëtarët e lirisë. I njohur dhe i paisur me këto aftësi dhe i lindur si njeri ushtarak nuk u mjaftua me kaq, atëherë kur luftohej: ,,për vdekje a liri,, nuk qëndroi më në detyrën e rëndësishme që pati, por do të marrë udhën e flakëve dhe do futet në Kosovë, atje ku jehonin krismat e pushkëve që sollën lirinë.
Gjeneral Skënderi, me aftësi të mëdha ushtarake do të futet në Kosovë edhe pse në kohën kur hyri ai, me ushtarët e vet ishte tepër vështirë të kalohej kufiri, ata marshuan dhe arritën në qytetin e lindjes së trimit në Pejë.
Pikërishtë në këtë kohë flakët e luftës kishin marrë pëmasa të mëdha në Rrafshin e Dukagjinit, trimi me ushtarët e vet do të pozicionohet në fshatërat Raushiq, Loxhë e rrethinë, do të pregatisin terrenin për mbrojtje e sulm, derisa minutat numëroheshin artileria sa vinte e u afrohej këtyre anëve dhe beteja e tretë do të fillojë, pikërisht me 15. 08. 1998 kur do të sulmohet fshati Loxhë nga çetnikët barbar, do të luftojnë trimat deri në plagosje të rëndë nga predhat e armikut, një predhë do t’i godasë trupat e Skënderit Çekut dhe Gani Elezaj-nga Radaci (Pejës), të dy do të plagosen rëndë, por krismat e armve të tyre do të dëgjohen deri në tërheqjen e tyre nga shokët.
Bashkëluftëtarët do t’i transferojnë në zona më të sigurta, në rrethinën e Malishevës, në një spital të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku do të përpiqen t’u shpëtojnë jetën, plagët ishin të rënda, Ganiu do të mbijetojë ndërsa gjeneral Skënderi do të vdes me besimin që Kosova së shpejti do t’a fitojë lirinë dhe gjaku i bijëve e bijave më të mirë të Kosovës do të shpaguhet me lirinë e saj.
Ishte pikërishtë data 17.08.1998, kur pas një ndërhyrje të domosdoshme kirurgjike trimi do të vdes me porosinë e fundit ,,amanet Kosovën,, dhe ,,luftoni deri në ditën e çlirimit të saj,, Sot pas kaq vitesh më bëhet, sikur e shof fëtyren e tij të qetë, ishte njeri i qeshur, i gatshëm të ndihmojë tjetrin në momente të duhura, e gjejë aty ku e kërkonte detyra.
Vepra e tij për çështjen kombëtare dhe në fund rënia e tij heroike për ribërjen e kombit shqiptar, për emrin shqiptar, për tokë, gjuhë, flamur, traditë, kulturë e çdo gjë që na forcon si komb e bëri këtë burrë të nderuar dhe të pavdekshëm. Nga këto raste si nga heroizmat e Skënderit, Ganiut me shokë në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës jam bindur që thënja:,,Trupi vdes, por vepra kurrë,, është thënje shumë e qëlluar dhe vepra e tyre është udhërrefyese për ne dhe brezat e ardhshëm, është baza, themeli i palëkundur i shtetit tonë, i ekzistimit tonë si njerëz e si komb!
- I lehtë i qoftë dheu i tokës nënë!
- Lavdi e respekt veprës së gjenerlit të pavdekshëm, legjendarit Skënder Çeku
- KajoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1050
Hobi : leximi
Vendndodhja : Kukës
Anetaresuar : 06/01/2011
Re: LAVDI E PËRJETSHME DËSHMORËVE TË KOMBIT
Wed 18 May 2011 - 10:48
Ilir Konushefci - Mërgimi
( 20. 6. 1969 - 9. 5. 1998 )
_____________________________________________
Dëshmori i kombit Ilir Konushefci
Ilir Konushefci u lind më 20 qershor të vitit 1969. Rrjedh nga një familje e urtë e punëtore, e mbi të gjitha me tradita patriotike. Kjo familje është shpërngulur nga fshati Konushefc para 60 vjetësh dhe është vendosur në fshatin Llugë të Podujevës.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore nga kjo familje kishte pjesëtarë që u mobilizuan në radhët e forcave progresive të asaj kohe. Kjo traditë u vazhdua edhe gjatë luftës së fundit kundër pushtuesit serb. Në radhët e para të UÇK-së, përpos Ilirit, ishte edhe vëllai i tij, Saimir Konushefci, i cili dha një kontribut të madh pas legalizimit të UÇK-së në Llap, në shtrirjen, organizimin dhe furnizimin e saj.
Iliri fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes. Shkollën fillore e kreu në fshatin Lluzhan, të mesmën në Podujevë, duke u dalluar në mësime dhe në sjellje. U regjistrua në Shkollën e Lartë në Ferizaj, të cilën nuk arriti ta përfundojë. Iliri ishte fëmija i tretë i Halitit dhe nënës Nazmies. Iliri ishte i martuar me Luljeta Ramadanin nga Ferizaj, e cila është absolvente e SHLT-së në Ferizaj. Ata kanë një vajzë, Nertilën.
Që nga mosha e hershme rinore, Iliri u angazhua rreth çështjes kombëtare. Ishte në moshë te re kur në Kosovë ndodhnin ngjarje të rendësishme, protestata, demonstrata, greva etj., përmes të cilave shqiptarët shprehnin qëndrimin e tyre kundër pushtetit serb, i cili pretendonte të bëhej absolut në Kosovë. E gjejmë në mesin e demonstruesve, si në Ferizaj, Prishtinë etj.
Viti 1989 mbeti i paharruar për Ilirin; u vranë dy bashkëfshatarët (idolët) e tij, Afrim Zhitia dhe Bedri Sokoli. Në atë kohë Iliri theksonte: “Këto vrasje dhe vrasjet e tjera, do ta forcojnë edhe më shumë moralin dhe idealin tonë në rrugën e çlirimit të Kosovës”.
Fundi i viteve nëntëdhjetë karakterizohet me paraqitjen e jetës plurale, pluralizëm i cili konsiderohej front legal i organizuar kundër synimeve nënshtruese të okupatorit. Në këtë lëvizje Iliri dha një kontribut të jashtëzakonshëm. Mirëpo, Iliri dhe shumë shokë të tij, shpejt e kuptuan se filozofia e një politike të pritjes është e pasuksesshme. Kështu filluan që të mendojnë për gjetjen e rrugës së mundshme për realizimin e çështjes madhore, lirisë së Kosovës, përmes luftës së armatosur.
Ishte fundi i vitit 1991, fillimi i vitit 1992, kur Iliri, së bashku me disa shokë, në mesin e tyre: Naim Hyseni, Naim Haziri , Selim Haziri etj., nga paknaqësia rreth organizimit politik legal, këtyre të fundit (LDK-së - Dega në Podujevë) u drejtohen me një letër (dokument i cili u ishte dërguar ilegalisht dhe në emer të studentëve), në të cilin kërkohej angazhim më serioz i potencialit rinor, pengimi i individëve !#*ë “shqipfolës”, angazhimi rreth zgjedhjes së Statutit të Kosovës e jo garim politik etj. Ky dokument, edhe pse ishte lexuar nga individë të caktuar, nuk ishte vënë në rend të ditës për t’u diskutuar dhe shqyrtuar asnjëherë.
Si pasojë e kërkimit të rrugëve të tjera për çlirim, pas bisedimeve dhe konsultave të shumta, Iliri, së bashku me shokët: Rexhep Uka, Selim Haziri, Naim Hyseni, Lulëzim Podvorica, Naim Haziri, Bejtush Llugaliu dhe Shaip Haziri, themelojnë grupin ilegal.
Grupi është themeluar në mbledhjen e mbajtur më 13.5.1992, në Podujevë, në vendin e quajtur “Te Kisha”. Pra, në këtë mbledhje ishte vendosur për themelimin e një grupi, i cili do të organizohej për t’iu kundërvënë secilit që drejtpërsëdrejti rrezikonte pasurinë dhe gjërat e njerëzve në Kosovë. Aktiviteti i këtij grupi ishte vendosur të orientohej rreth përgatitjeve fizike, por duke mos lënë anash as strategjinë luftarake. Anëtarët e grupit ishin zotuar se do t’i kryenin me besnikëri detyrat e ngarkuara nga udhëheqësi i tyre. Kjo vërehet në betimin e dhënë, ku thuhet: “Betohem para flamurit dhe para shokëve se detyrat, të cilat i parashtron grupi, do t`i kryej me besnikëri dhe nëse është nevoja edhe jetën do ta jap për realizimin e idealit tonë”.
Ky grup ishte apolitik, ndërsa sa i përket emrit dhe zgjedhjes së udheheqësit ishte vendosur të shqyrtohej në mbledhjen tjetër. Në mbledhjen e mbajtur më 20.5.1992 emërohet njësiti me emrin “Shqiponjat“, kurse kryetar i saj zgjedhet Naim Haziri, ndërsa udhëheqës i ushtrimeve ushtarake caktohet Shaip Haziri - Bekimi (në vitin 1991 kishte qenë në ushtrime ushtarake në Shqipëri, së bashku me Zahir Pajazitin). Përgatitjet fizike grupi i kryente “Te Kisha” në Podujevë, në fshatin Shamalluk, në Pushimoren “Gërmia” të Prishtinës, si edhe në sallën e edukatës fizike të Shkollës fillore “Naim Frashëri” në Podujevë.
Grupi, nga dhjetë shtatori i vitit 1992 e gjër kur hyri nën urdhërat e komandantit Zahir Pajaziti, kreu disa aksione. Ky grup, në vitin 1993 (qershor), bie në kontakt me LKÇK-në, kurse takimet organizoheshin përmes Selim Hazirit, anëtar i njësitit “Shqiponjat” dhe Agron Rrahmanit, anëtar i LKÇK-së. Edhe pse në mes tyre kishte disa dallime të vogla sa i përket mënyrës së organizimit, megjithëatë gjendet mënyra për bashkëpunim, sepse të dy palët mendonin se çlirimi i Kosovës mund të realizohej përmes luftës së armatosur. Njësiti “Shqiponjat“ pranon që t`i ndihmojë ata në shpërndarjen e organit të LKÇK-së “Çlirimi”.Ky bashkëpunim zgjati gjer nga fundi i vitit 1993 dhe fillimi i vitit 1994.
Prej vitit 1994 e gjer në fillim të vitit 1996, njësiti “Shqiponjat“ vazhdimisht i kreu detyrat e parashtruara nga organi i saj, si përcjellja e individve të dyshimtë, mbikëqyrja e objekteve shkollore dhe detyra të tjera, por në atë kohë i kryente edhe ushtrimet ushtarake.
Në qershor të vitit 1996 ky njësit bie në kontakt përmes Rrustem Mustafës-Remit, mekomandant Zahir Pajazitin. Në takimin e parë me Zahirin në vendin “Te Kisha” në Podujevë. Nga njësiti ishin: Iliri, Shaip Haziri dhe Selim Haziri. Pas këtij takimi dhe bisedimeve të veçanta me anëtarët e njësitit, nga ana e njësitit në radhët e UÇK-së hyjnë: Ilir Konushefci, Naim Haziri, Selim Haziri, Shaip Haziri dhe Naim Hyseni. Nga ajo kohë, Iliri ishte vazhdimisht krah për krah me Zahirin. Zahiri thoshte: “Ia kam lakmi Ilirit për qëndrimin, guximn, sakrificën”, ndërsa Sabit Zejnullahu (babai i Hakifit), kujton fjalët e Hakifit kur ai thoshte: “I vetmi është Iliri i cili mund ta zëvendësojë Zahirin në çdo kohë”.
Zahir Pajaziti, pas aksioneve të shumëta dhe të suksesshme gjatë vitit 1996, vendosi që të shkonte në Shqipëri (dhjetor `96), kurse me të ishin Ilir Konushefci, Shaip Haziri dhe Hakif Zejnullahu. Këta u kthyen pasi e përcollën komandant Zahirin gjer te kufiri me Shqipërinë. Zahiri atje dërgoi bashkëluftëtarin e tij të plagosur “Demën”, që të shërohej. Para shkuarjes, Zahiri ngarkoi bashkëluftëtarët e tij për kryerjen e tri aksioneve gjatë kohës sa ai qëndronte në Shqipëri. Detyra me të cilën u ngarkua Iliri, u krye me sukses të plotë.
Zahiri nuk qëndroi atje sa ishte e parashikur, por u kthye pas një kohe të shkurtër. Afër kufirit me Shqipërinë, në Babaj të Bokës, atë e pritën Iliri, Hakifi dhe Shaip Haziri. Me Zahirin në atë kohë ishin edhe Adrian Krasniqi, Qerim Kelmendi dhe një shok tjetër.
Pas kthimit nga Shqipëria, Zahiri përseri mori përsipër ndarjen e detyrave në të gjitha zonat, në veçanti në zonën e Llapit, të Gjakovës dhe ishte në përgatitje e sipër të një aksioni në anën e Gjilanit, sepse dëshironte që edhe atje të formoheshin dhe avansoheshin radhët e UÇK-së.
Ditën kritike ishin së bashku, në banesën e Zahirit, Ilir Konushevci dhe Shaip Haziri, duke biseduar për realizimin e detyrave të parashtruara. Në ndërkohë, patën një telefonatë (rreth orës 10:00, paradite), pas së cilës Zahiri njohtoi se në orën 15 e 30 duhej të takohej me një shok të panjohur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, me të cilin do të udhëtonte për në Vushtrri me një detyrë të veçantë. Bashkëudhëtarë në këtë udhëtim caktoi Ilirin dhe Shaipin, mirëpo në ndërkohë erdhi Hakif Zejnullahu, me të cilin vendosën që ai ta shoqëronte Zahirin deri në Vushtrri. Deri në momentin e nisjes ata kanë qëndruar së bashku edhe me Beqir Beqirin, në një kafene afër Tregut të Gjelbër në Prishtinë, kurse në orën 15 e 30 u nisën në drejtim të Stacionit të Autobusëve, e prej atje për në Vushtrri.
Më 31 janar 1997, në orën 16 e 5, në fshatin Pestovë afër Vushtrrisë, u vrianë Zahiri, Hakifi dhe Edmondi. Për këte rast të rëndë dhe të hidhur, Iliri mori lajmin të nesërmen nga vëllai i Hakifit, i cili e priste para shitores së Ilirit. Ai, së bashku me shokët Shaip Hazirin dhe Beqën, shkoi ta takonte Naim Hazirin në fshatin Sibofc të Podujevës, ku pas armatosjes kaluan përmes fshatit Dyz në fshatin Koliq, ku qëndruan disa ditë. Me sugjerimin e shokëve (Selim Haziri, Naim Hyseni dhe Naim Haziri), kalojnë në ilegalitet në një banesë në Prishtinë për disa ditë. Nga këtu vendosin që të kalojnë në Shqipëri: Shaipi, Iliri dhe Avni Ajeti. Rrugëtimi bëhet me dy makina, të ndarë dy nga dy në drejtim të Gjakovës, për në Babaj të Bokës. Aty morën udhëzimet e mëtejme në një shtëpi të një bashkëluftëtari.
Nga ajo kohë, Iliri, në rrethanat e krijuara në Shqipëri, ndryshoi formën e veprimit të tij, por duke mos u larguar asnjëherë nga betimi i dhënë për të luftuar gjer në fund për çlirimin e Kosovës. Atje filloi të bashkëpunojë me bashkëluftëtarët e Zahirit, si me Adrian Krasniqin, me të cilin ishte i pandarë deri në vdekjen e Adrianit, Qerim Kelmendin, Mujë Krasniqin, Ismet Abdullahun, Murat Ajetin (pas vrasjes së Zahirit kishte shkuar në Shqipëri dhe atje kishte dhënë një kontribut të madh rredh riorganizimit të UÇK-së, veçanërisht në Llap) etj. Iliri në Shqipëri punoi në furnizimin me armatim në nivel të vendit, detyrë e cila ishte shumë e vështirë. Këtë detyrë e kryente kryesisht me Ardian Krasniqin (pas vrasjes së Luan Haradinajt). Mirëpo, Iliri punoi shumë edhe rreth afirmit të të gjitha forcave në luftë kundër Serbisë. Pasi formuan rrjetin e bashkëpunëtorëve, Iliri dhe Ardiani disa herë erdhën në Kosovë, me qëllim të riorganizimit të radhëve të UÇK-së, si dhe koordinimit të punëve me rrethet e tjera, sepse pas vrasjes së Zahir Pajazitit shumçka nuk ishte si më parë. Në këtë mision erdhi së bashku me Adrian Krasniqin, në maj të vitit 1997, dhe qëndroi katër ditë në Llap. Pas vdekjes së Zahirit, Iliri e përfaqësonte ZOLL-in në Shtabin Qendror.
Gjatë verës së vitit 1997, për shkak të rrethanave të krijuara, nga Kosova largohen edhe Naim Haziri ,Naim Hyseni e Selim Haziri, të cilët shkojnë në Shqipëri, dhe atje bien në kontakt me Ilirin dhe shokët e tjerë që vepronin atje. Kështu, gjatë asaj kohe, aktiviteti i UÇK-së në Llap vështirësohet, mirëpo ndërkohë Rrustem Mustafa- Remi, së bashku me Sejdi Ramën (Sejda në qershor-korrik ishte në Gjermani, ku u takua me Sabri Kiçmarin e Ali Ramën), shkuan në Shqipëri dhe atje biseduan me shokët në fjalë, për gjetjen e mundësisë së riorganizimit të UÇK-së në ZOLL. Pas këtij takimi, u kthyen në Kosovë dhe mbajtën mbledhjen e parë në nivel të Llapit, ku edhe u vendos hierarkia e UÇK-së për Zonën e Llapit, për të cilën gjë Iliri kishte luajtur rol vendimtar.
Mbledhja është mbajtur më 2.9.1997, në fshatin Surkish dhe mërën pjesë: Ilir Konushefci, Rrustem Mustafa, Naim Haziri, Selim Haziri, Murat Ajeti, Refik Jashari dhe Latif Gashi. Në këtë mbledhje është vendosur që Rrustem Mustafa- Remi të jetë përgjegjës-koordinator i ZOLL-it me Zonat e tjera, Ilir Konushefci vendoset që ta vazhdojë punën furnizuese me armatim në nivel vendi dhe të jetë anëtar i Shtabit Qendror, kurse Latif Gashi anëtar i Shtabit Rajonal. Pas këtij takimi, Iliri, së bashku me Naimin dhe Muratin, u kthye në Shqipëri, ku e vazhdoi punën në furnizim me armatim.
Ishte mesi i muajit tetor 1997, kur Iliri, së bashku me Adrian Krasniqin (Rexhën) dhe shokë të tjerë, solli një sasi të madhe të armatimit në Kosovë. Me propozim-vendimin e shokëve, sulmohet Stacioni i policisë serbe në Kliqinë të Pejës (në orët e vona të natës në mes të 15 e 16 tetorit). Në këtë aksion morën pjesë: Adriani (Rexha), Iliri (Mërgimi), Mujë Krasniqi (Kapuqi) dhe Qerim Kelmndi (Dema). Gjatë sulmit, u vra Adriani. Vrasja e tij ishte një humbje e madhe për shokët, për UÇK-në e veçanërisht për Ilirin, sepse ata pos të tjerash ishin edhe shokë të pandarë të aksioneve. Pas këtij rasti, Iliri ngarkohet nga shokët me rolin kryesor për sjelljen e armatimit në Kosovë. Gjatë gjithë kohës sa punoi në këtë detyrë, ai hyri në Kosovë mbi tridhjetë herë, duke sjellë armatim të llojllojshëm, nga armët e brezit e deri tek armatimi kundërtank. Mjetet për blerje të këtij armatimi vinin kryesisht nga mërgimtarët nga Evropa dhe Amerika. Iliri furnizohej me mjetet nga Fondi “Vendlindja thërret” dhe atë në dy drejtime nga Gjermania e Zvicra, si dhe nga Amerika përmes Florim Krasniqit (një i afërm i Adrianit) dhe Muharrem Tovërlanit.
Iliri, pos që punoi rreth furnizimit me armatim, kontribuoi shumë edhe në sjelljen e eprorëve profesionistë në radhët e luftëtarëve të lirisë. Kur pritej që përmes Ilirit në Kosovë të futeshin oficerë të lartë për në UÇK, kur në Kosovë zhvilloheshin ofensiva të ashpra dhe të cilat paralajmëronin një luftë frontale, atëherë kur pritej dhe kërkohej më së tepërmi sjellje e armatimit, derisa ishte duke kryer si çdo herë detyrën e tij me përkushtimin më të madh, u vra në mëngjesin e hershëm (rreth orës 2:00) të datës 9 maj 1998, në një pritë të organizuar nga dora e zgjatur e pushtuesit serb, së bashku me mjekun Hazir Mala, derisa udhëtonin për në Bajram Curr, me një kamion të ngarkuar me armatim.
Vrasja e Ilirit, atje ku më së paku pritej, shkaktoi një humbje të madhe për tërë vendin e në veçanti për UÇK-në dhe Shtabin e saj Qendror. Në varrimin e tij morën pjesë me mijëra bashkatdhetarë, të cilët atë ditë kishin ardhur nga të gjitha anët e botës për t’i dhënë lamtumirën e fundit luftëtarit të paepur të radhëve të para të UÇK-së.
Lavdi jetës dhe veprës së Ilir Konushevcit.
- KajoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1050
Hobi : leximi
Vendndodhja : Kukës
Anetaresuar : 06/01/2011
Re: LAVDI E PËRJETSHME DËSHMORËVE TË KOMBIT
Wed 18 May 2011 - 10:51
Tri vjet pa gjeneral Xheladin Gashin - “Plakun”
• Xheladini, i njohur mes bashkëmendimtarëve dhe bashkëluftëtarëve me pseudonimin “Plaku” një periudhë të ilegalitetit e kaloi në mesin e luftëtarëve të komandantit legjendar Adem Jashari, në Prekaz dhe baza të tjera. Së bashku me Mujë Krasniqin e bashkëluftëtarë të tjerë, ai lëvizte kudo ku kishte nevojë nëpër Kosovë. “Plaku” ka qëndruar edhe në mesin e bashkëluftëtarëve të Jablanicës, por edhe në baza të tjera të Nerodimes duke mbajtur kontakte me veprimtarë.
• Foto: Komandant Xheladin Gashi – „Plaku“
• Foto: Xheladin Gashi me bashkëluftëtarët e tij
Shkruan: Azem SYLA
Prishtinë, 20. III. 2008
Para tre vjetësh nga ne u nda Xheladin Gashi, një burrë me virtyte të rralla.Për njerëz, si “Plaku”, vetëm kur më nuk janë mes nesh, kuptojmë se ç’vend kishin zënë dhe sa të mëdhenj janë ata në jetën tonë.
Xheladinin e kam njohur që në fillim të viteve të shtatëdhjetë, si punëtor të arsimit. Që në atë kohë shquhej me qëndrime që dallonin nga të tjerët. Ishte pedagog i disiplinuar dhe i përkushtuar në punë me nxënësit. Ai sikur nuk kënaqej me veprimtarinë thjesht arsimore. Sado që kishte një lloj liberalizmi në vitet e shtatëdhjeta, Xheladinit i lexohej në sy pakënaqësia me gjendjen e përgjithshme politike dhe statusin e shqiptarëve nën Jugosllavinë titiste.
Vitet tetëdhjetë ishin vite kur u sprovuan veprimtarët e shumtë me ngjarjet tashmë të njohura. Ndodhën demonstratat, por edhe burgosjet. Në këtë periudhë të ballafaqimit të elementit patriotik me strukturat e pushtetit zyrtar Xheladini ka mbajtur qëndrime të drejta dhe të pa luhatura përgjatë gjithë zhvillimeve politike. Në fillim të viteve të 90, Xheladin Gashi u bë pjesë e veprimtarisë themeluese të formacionit politiko - ushtarak, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në të gjitha detyrat dhe angazhimet Xheladini ka shpalosur energji të mëdha, përkushtim, kujdes dhe ka qenë shembull i veprimtarit të palodhshëm. Ai nuk njihte për vështirësi dhe pengesa, kur ishte për t’u kryer një punë, një porosi ose mbajtje lidhjesh midis njerëzve të ilegales së asaj kohe. Angazhimi i tij serioz bëri që në një moment të vlerësohet si e domosdoshme forma e kalimit në jetë ilegale.
Xheladini, i njohur mes bashkëmendimtarëve dhe bashkëluftëtarëve me pseudonimin “Plaku” një periudhë të ilegalitetit e kaloi në mesin e luftëtarëve të komandantit legjendar Adem Jashari, në Prekaz dhe baza të tjera. Së bashku me Mujë Krasniqin e bashkëluftëtarë të tjerë, ai lëvizte kudo ku kishte nevojë nëpër Kosovë. “Plaku” ka qëndruar edhe në mesin e bashkëluftëtarëve të Jablanicës, por edhe në baza të tjera të Nerodimes duke mbajtur kontakte me veprimtarë.
“Plaku” qëndroi një kohë edhe në botën jashtme, gjithmonë duke pasur vizion të qartë se në rrugën e çlirimit të Kosovës nuk ka asnjë çast hamendjeje, dyshimi a lëkundjeje. Përkundrazi, ai angazhohej pa ndalur në mobilizimin politik të njerëzve dhe në forcimin logjistik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Si anëtar i strukturave të larta qendrore të UÇK-së, Xheladin Gashi u dëshmua veçanërisht në ditët e luftës në vitet 1998 / 1999, kur kreu me përgjegjësi të lartë detyrën e Komandantit të UÇK-së në Veri të Shqipërisë. Shpirti i sakrificës, vetiniciativa, përkushtimi dhe aftësitë organizative të “Plakut” u shpaluan në ngjarjet e vrullshme të luftës, kur u ballafaqua me përgatitjet në terren, me vullnetarët e shumtë, me operacione ushtarake dhe detyra të tjera, që i kryente me ndërgjegje të lartë.
Pas luftës Xheladin Gashi bëri një jetë modeste. Ndonëse me gjendje të rëndë shëndetësore, ai nuk u ndal për të dhënë kontributin e tij në institucionet që po ngriheshin pas luftës. Në kuadër të Shoqatës “Miqtë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës” kontribuoi në ngritjen e strukturës organizative me seriozitetin që e shquante kudo që angazhohej. “Plaku” ishte i palodhshëm dhe kurdoherë i gatshëm për të ndihmuar familjet e dëshmorëve dhe fëmijët jetimë, që ballafaqoheshin me vështirësi nga më të ndryshmet.
Me sjelljen e tij në jetë “Plaku” kishte bërë miq kudo. Në çdo periudhë të angazhimit kishte krijuar lidhje me veprimtarë të shumtë. Të gjithëve u binte në sy karakteri i tij i fortë. Ishte fjalëpakë por shumë i vendosur dhe i qetë. Xheladini më është gjendur pranë në situata të ndryshme jetësore. Me të më lidhin ngjarje të shumta dhe kujtime që do të jenë objekt i shkrimeve të natyrës tjetër.

Wed 18 May 2011 - 10:53
Në kujtim të jetës dhe veprës së lavdishme të Plakut tonë të madh
Shkruan: Rexhep SELIMI
Pashtriku.org, 20. III.2008
Më lejoni ta përshëndes familjen Gashi dhe gjithë familjarët e dëshmorëve, gjithë bashkëluftëtarët, veteranë e invalidë të luftës së UÇK-së, si dhe gjithë të pranishmit në këtë përkujtim!
Në raste dhe ngjarje përkujtimi të figurave të Luftës së Lavdishme të UÇK-së, siç jemi sot në përkujtim të Luftëtarit të madh të UÇK-së Xheladin Gashi - Plaku, Vepra e tij e madhe qëndron përmbi dhimbjen dhe mungesën që ndiejmë sot për të.
Xheladin Gashi, ishte një ndër ata shqiptar të mëdhenj, që diti, mundi dhe deshi ta vejë jetën e tij në shërbim të plotë te Atdheut dhe Lirisë, që nuk njohu lodhje as frikë në rrugën e tij të gjatë, vuri emrin dhe veprën e tij në themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke qenë një ndër themeluesit e saj.
Unë sot nuk jam i thirrur të flasë për veprimtarinë e Xheladin Gashit dhe aktivitetin e tij në organizimet e mëhershme ilegale e patriotike, i cili aktivitet ka qenë shumë i rëndësishëm dhe i pandalshëm, por veprimtaria dhe roli i tij në themelimin, organizimin dhe udhëheqje në Luftën e UÇK-së ishte themeltar për ndërtimin e një figure me përmasa gjenerali, siç ishte Ai.
Plaku ishte ndër ideatorët e parë të krijimit të një strukture ushtarake, siç edhe u formua me emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ai ishte ndër themeluesit dhe anëtar i Shtabit Qendror të UÇK-së që nga themelimi. Xheladin Gashi luajti një rol fundamental në krijimin dhe përcaktimin e doktrinave të veprimit të UÇK-së. Ai mori pjesë aktive në shumë prej veprimtarive bashkë me efektivat dhe njësitet që vepronin ne shumë vende nëpër Kosovë.
Si rezultat i aktivitetit të tij operativ dhe organizativ, Plaku u detyrua që të kalojë në ilegalitet të plotë në fillim të vitit 1997 për t’u vendosur me qendër veprimi në Prekaz në Familjen e Madhe Jashari, ku qëndroi për një kohë të gjatë duke bashkëvepruar me Komandantin Legjendar Adem Jashari, Hamëz Jasharin, Mujë Krasniqin, dhe me gjithë bashkëluftëtarët nga Prekazi e Drenica.
Po ashtu, Plaku veproi dhe qëndroi edhe në Shqiponjë të Dushkajës në Familjen e Madhe Brahimaj dhe me bashkëluftëtarët Shqiponjës, Gllogjanit dhe gjithë Dukagjinit, me Shkelzen Haradinajn e Naser Brahimajn, me Myrtë e Sadri Zenelin, me gjithë luftëtarët e Dukagjinit që ishin të rreshtuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Kudo që qëndroi dhe veproi arriti të lerë gjurmë të qëndrueshme dhe të fitojë respekt të lartë prej një luftëtari të madh të Lirisë.
Në bazë të nevojave organizative të shtrirjes dhe mbështetjes logjistike të UÇK-së, që nga fundi i vitit 1997, u vendos në veri të Republikës së Shqipërisë për ta organizuar dhe udhëhequr Komandën e Mbështetjes dhe Logjistikën në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Ai nga kjo pikë shumë strategjike për Luftën ia arriti që ta udhëheqë me shumë sukses këtë Komandë deri me përfundimin e Luftës.
Gjatë gjithë qëndrimit të tij në Veri të Shqipërisë në udhëheqje dhe komandim në Komandën e Logjistikës së UÇK-së, Plaku vuri linja të qëndrueshme bashkëpunimi dhe bashkëveprimi me shtetin shqiptar dhe me popullatën e asaj ane, e cila u vu në shërbim të plotë të Luftës së UÇK-së dhe të Lirisë së Kosovës.
Gjithashtu, gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi Serbi, arriti të ketë një bashkëpunim të ngushtë me trupat aleate të NATO-s dhe të ketë një koordinim të suksesshëm në luftën e përbashkët kundër caqeve të forcave serbe.
Xheladin Gashi, me aktivitetin e tij të shquar, me gatishmërinë, me luftën e tij, me aftësitë e tij organizative dhe afërsinë e tij me bashkëluftëtarët, arriti të krijojë figurë të shquar prej njeriu te Madh në historinë e UÇK-së duke i arritur përmasat e Gjeneralit të Luftës.
Pas përfundimit të luftës u shqua në aktivitete të ndryshme në shërbim të mbrojtjes së vlerave të Luftës së UÇK-së, në shërbim të ndërtimit të shoqërisë së Kosovës dhe sidomos në ndihmë të forcës Ushtarake duke e udhëhequr me shumë sukses Shoqatën “Miqtë e TMK-së” deri në përfundim të jetës së tij.
Vepra e Madhe e Xheladin Gashit, mbetet një vepër që ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe të qëndrueshme në historinë e Luftës së popullit shqiptar për Liri. Kjo vepër do të ruhet dhe kujtohet në gjithë brezat krahas veprave të figurave eminente të historisë sonë të Re.
Lavdi Jetës dhe veprës se madhe te “Plakut”!
Lavdi gjithë dëshmorëve të Kombit!

Wed 18 May 2011 - 10:55
Nëntë vite nga rënia e dëshmorit Salih Saramati
Shkruan: Bashkim HOXHAJ / 30. 05. 2008
Fshati kufitar Gorozhup, Kosovë - Shqipëri, është ngulitur thellë në memorien e qindra luftëtarëve të UÇK-së. Në atë vend kanë ndodhur ngjarje të mëdha. Janë zhvilluar luftime, janë ngrehur kurthe, janë fituar beteja e kanë rënë dëshmorë. Pashtriku plak u spërkat me gjakun e dhjetëra djemve dhe vajzave të Kosovës.
-Për të shkruar për dëshmorët e kombit nuk është asnjëherë e tepërt. Për të gjetur fjalë për ata, kur kihet parasysh se çka dhanë për kombin,nuk është edhe aq e lehtë. Përkujtimi i emrave, gjaku i të cilëve u shndërrua në dritë,vepra të cilëve u shndërrua në Liri,amaneti i të cilëve u shndërrua në Pavarësi,është obligim moral e atdhetar. E çfarë mund të bëj më tepër njeriu për vatanin e tija, siç bënë dëshmorët tanë? Natyrisht asgjë. Jeta nuk ndërrohet me asgjë. Ajo është më e shtrenjta, më e vlefshmja. Por ja që njerëzit dëshmorë ndërruan jetët e tyre me Lirinë e të tjerëve; me Lirinë tonë; me Lirinë e fëmijëve tanë. Liria e njerëzimit kudo,tek secili vend,tek akëcili popull, gjithnjë është identifikuar e do të identifikohet me emrin e dëshmorëve të rënë në mbrojtje të jetëve të robëruara.
Salih Islam Saramati, dëshmor i kombit, u lind 03.04.1963. U rrit e u edukua nën frymën e atdhedashurisë në fshatin Mirëz (Dobrusht) të Prizrenit. Shkollën fillore e të mesme i kreu në vendlindje, Vërmicë, Zhur e Prizren. Për shkak të origjinës familjare dhe traditave shekullore të kësaj familje në shërbim të atdheut, ai nuk u pranua në akademinë ushtarake për të cilën kishte prirje të veçanta dhe për të cilën kishte ëndërruar qysh në bankat e shkollës fillore. Për formimin e tij prej patrioti kishin ndikuar rrethanat e kohës dhe, sigurisht, vrasjet, persekutimet, burgosjet, politike, segregacionet, izolimet...panumërta të pjesëtarëve të familjes dhe farefisit të tij nga regjimet serbosllave, për më se 100 vite.
Salihu ishte gjithnjë fjalëpakë. Ai kishte durim të jashtëzakonshëm për të dëgjuar këshillat dhe sugjerimet e shokëve. Jepte mendime të pjekura e konkrete,fliste me sentenca Ai nuk lëshohej në ekstaza as pas arritjeve. Maturia dhe gjakftohtësia ishin karakteri i tij. Humori i tij edhe në rrethana tensioni të jepte kurajë, të lehtësonte, të çlironte nga streset... Ai urrente hipokrizinë, urrente demagogjinë; ishte i çiltër, i sinqertë me shokët dhe rrethin e tij familjar,nuk preferonte fjalët boshe. Ishte një bashkëshort i mirë, një baba shembullor. Respektonte familjen e tij, i donte jashtëzakonisht fëmijët, prandaj përpiqej t’i edukonte siç i ka hije një prindi që ngjallte respekt. Saliu, asnjëherë nuk ndau dashurinë për fëmijët nga dashuria për kombin, nga dashuria për Lirinë. Fëmijët dhe atdheu për dëshmorin, konsideroheshin si një e tërë e pandarë që nuk mund të shkëputeshin për asnjë çast nga zemra e tij e madhe,nga zemra e tij përplot dashuri,nga zemra tij përplot humanizëm. Nuk ka gjë më humane në këtë botë se shkëmbimi i jetës me Lirinë e të tjerëve. Këta njerëz tejkaluan vetveten, tejkaluan pragun e së mundshmes.
Veprimtaria konkrete atdhetare e Salih Islam Saramatit zë fill më 28.11.1987, kur ai mori detyra të rëndësishme në kuadër të “Komitetit Kombëtar Shqiptar për Bashkimin e Trojeve Etnike”, organizatë kjo që vepronte në kushte të thella ilegaliteti. Saliu kryen detyra të rëndësishme si: organizimi, shtrirja dhe ngjeshja e radhëve. Zgjidhet komandant i njësisë guerile “Guri i Kuq”, një kohë të caktuar kryen detyrën edhe të shefit të shtabit që ishte krijuar në kuadër të organizatës. Daljen në skenë të partive legale në fillim të viteve 90-ta, Salihu me gjithë dëshirën e demokratizimit të jetës politike, nuk shihte rrugën e çlirimit të Kosovës me mjete paqësore siç proklamonte politika e ditës. Nuk u anëtarësua në asnjërën nga partitë legale politike. Shihte me skepticizëm, nga një këndvështrim kritik punën e subjekteve politike që vepronin fare lirshëm nën pushtimin serb. Salihu lexonte shumë, andaj kishte aftësinë e analizës dhe prognozimit të rrjedhjes së ngjarjeve, parashikonte eskalimin e situatës. Kishte bindjen e fuqishme se pa organizim ushtarak, pa ndërmarrjen e aksioneve guerile fillimisht, e më pas ndërtimin e frontit mbarëkombëtar, nuk mund të kishte as ndërkombëtarizim të çështjes së Kosovës e as largim të forcave serbe nga territoret e pushtuara shqiptare.
• Foto: UÇK-ja gjatë operacionit „Shigjeta“, Pashtrik -Maj 1999.
Më në fund doli se Salihu dhe qindra e qindra dëshmorë të Kosovës,bashkëmendimtarë të Adem Jasharit, patën të drejtë. Kosova u Çlirua, Kosova u pavarësua falë luftës titanike të UÇK-së. Për shkak cilësive organizative, aftësisë në të komunikuar, shtabi i brigadës 128 sulmuese, më 13 mars 1999 merr vendim që Saliu me 15 ushtarë të tjerë të UÇK-së të kaloj në Kukës. Atje merr kontakt me komandantin e atëhershëm të divizionit të Kukësit gjeneral Kudusi Lame dhe pas disa konsultave formuan policinë ushtarake të UÇK-së. Pas stërvitjes intensive në divizion, ajo njësi e policisë ushtarake përveç detyrave të tjera është marrë edhe me pritjen dhe akomodimin e refugjatëve, ngase shërbimi informativ i ushtrisë shqiptare kishte informacione për valën e refugjatëve që do të depërtohej për në Shqipëri.
Më 31 mars 1999 shtabi i përgjithshëm i UÇK-së dhe ministria e mbrojtjes së qeverisë së përkohshme lëshon urdhrin e mobilizimit të përgjithshëm. Salihu emërohet komandant i pikës ”2” siç quhej aso kohe shtabi i mobilizimit të luftëtarëve të UÇK-së në Kukës. Vlen të theksohet se vetëm për disa ditë aty janë mobilizuar mijëra luftëtarë,ku më pas janë instruktuar,trajnuar dhe përgatitur për fillimin e operacionit të madh “Shigjeta”,që do të fillonte me sulmin ndaj forcave serbe në kufirin shqiptaro-shqiptar. Pas urdhrit për fillimit e operacionit “Shigjeta”, Salihu emërohet Komandant i baterisë së artilerisë në brigadën 128. Vendoset në vijën e zjarrit për ballë postës kufitare në fshatin Gorozhup.
• Skema-1: Plani i opeacionit „Shigjeta“
• Skema-2. Plani i operacionit “Shigjeta”në Pashtrik.
Komandant Salihu në çdo moment vepronte sipas planit strategjik luftarak me synim të kapjes së pikave kufitare dhe bashkimin me forcat e UÇK-së në territorin brenda Kosovës. Ishte i informuar se njësitë e UÇK-së në territoret më të thella kishin nevojë për ndihmë ushtarake, logjistike,sanitare etj. Ai gjithnjë brengosej për shokët që luftonin në zonat e tjera. Vazhdimisht potenconte se çdo vonesë e jona mund t’i kushtoj atyre. Prandaj nuk pushonte së sulmuari postat kufitare serbe,në mënyrë që të shkurtohej sa më shumë që të jetë e mundur koha e bashkimit me njësitë dhe brigadat tjera. Trimëria prej luftëtari, aftësia komanduese, gatishmëria për t’i dalë në ndihmë shokëve të plagosur, afërsia vëllazërore më luftëtarët e tjerë ngjallnin admirim në mesin e ushtarëve.
Lufta zhvillohej ashpërsisht, në njërën anë forcat ushtarake e paramilitare serbe, shumica nën ndikimin e drogave dhe substancave tjera stimuluese për akte kriminale e terroriste dhe, në anën tjetër njësitë e UÇK-së të përbërë nga djem dhe vajza nga më të mirët e Kosovës, të motivuar nga dëshira për ta çliruar vendin e tyre. Pas një lufte të vendosur e të pa kompromis u kapën pikat kufitare që mbaheshin nga serbet të cilit u zmbrapsën me turp. Por, zhvillimi i kësaj beteje të përgjakshme, përveç fitoreve ndaj forcave të Millosheviçit, pati edhe çmimin e vet. Pati një numër të rënësh dhe të plagosurish nga ana e UÇK-së.
Më 31 maj bien:
- Shpend Berisha,
- Gani Saramati,
- Beron Gashi,
- Selver Maçkaj.
- Plagoset rëndë Sali Saramati dhe të shumë të tjerë. Saliu dërgohet në spitalin e Kukësit e më pas në atë të Tiranës. Përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor për t’i shpëtuar jetën, plagët e rënda e bënë të veten. Salihu ndërron jetë. Më 6 qershor 1999 pushon së rrahuri zemra e madhe e Salih Islam Saramatit. Ndalon frymëmarrja e këtij patrioti e luftëtari trim të paepur. Brigada 128 sulmuese humbi njërin ndër komandantët më të zgjuar dhe më strateg në aspektin profesional. Familja Saramati humbi njërin ndër bijtë më të dashur. Shokët dhe luftëtarët e tij humbën një bashkëluftëtarë që ishin mësuar me të, e respektonin si shok, vëlla e prind. Me 15 shtator 1999 trupi i tij rivarroset në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. Sot brigada 324 e zonës së dytë mbrojtëse e TMK-së me krenari mban emrin e dëshmorit të kombit, Sali saramati.
- Salihu pas vetes la gruan dhe tre fëmijët: Beltinin, Harbinin dhe Arbenitën. Ata sot qëndrojnë krenar që janë fëmijët e dëshmorit. Por krenaria do t’u shtohet nëse gjaku i babait të tyre do të respektohet, amaneti i babit të tyre do të realizohet. Pavarësia e Kosovës do ta kishte kuptimin e vet të mirëfilltë, atëherë kur përkujdesja ndaj familjeve të atyre që u bënë kurban në themelet e pavarësisë, do të konsiderohej prioritet nga shoqëria jonë.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.
Ata ranë për të mos vdekur kurrë.
Ata janë të gjallë.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit.
Lavdi Sali Saramatit.

Wed 18 May 2011 - 10:59
CUFA - URAGAN I PANDALSHËM
Shkruan: Nebih Fazliu - Kastriot, 4 tetor 2008
Të shkruash për luftëtarët e lirisë nuk është e lehtë. Ti gjesh fjalët e duhura për atë, që ata kanë bërë për ne, është e vështirë. Ata u vunë në shërbim të çështjes sonë kombëtare duke mos kursyer as jetën e tyre. Ata u bënë zëri ynë, forca e jonë, mbështetja e jonë e madhe. I tillë ishte edhe luftëtari i lirisë, Jusuf Shalaku – CUFA
Lindi më 12 prill të vitit 1962, në një familje bujare dhe patriotike. Në gjirin e kësaj familjeje u strehuan atdhetarë të ndryshëm në kohët më të vështira. Kjo familje ka dhënë një kontribut të çmueshëm dhe të vazhdueshëm për çështjen kombëtare. Në odën e Bacës Salih bisedohej për sakrificat, vuajtjet, mundimet dhe luftërat që ka bërë populli ynë në shekuj. Jo vetëm që bisedohej, por edhe bëheshin plane të ndryshme për organizimin e popullit kundër pushtuesit. Dera e kësaj familjeje ishte e hapur për të gjithë. Në këtë frymë u rrit dhe u frymëzua edhe Cufa. Edukata familjare ka luajtur një rol shumë të madh në formimin patriotik të tij.
Shkollën fillore e kreu në Dardhishtë, ndërsa të mesmen në Kastriot. Aktiviteti i tij në shërbim të çështjes kombëtare nis si nxënës i shkollës së mesme. Ishte njëri ndër organizatorët kryesor të demonstratës së 30 marsit të vitit 1981 në Kastriot. Kjo demonstratë vuri në pah pakënaqësitë e mëdha që po ziente nga brenda populli ynë. Demonstrata pati ndikimin e vet të drejtpërdrejt edhe tek punëtorët e Elektroekonomisë, të cilët më pastaj morën pjesë në demonstratat e 1 dhe 2 prillit të mbajtura në Prishtinë. Jehona e tyre ishte e madhe. Në ato demonstrata mori pjesë edhe vëllai i tij, Ragipi, i cili plagoset dhe më pas dënohet me 2 muaj burg.
Për shkak të organizimit të demonstratës në Kastriot dhe pjesëmarrjes në demonstratat e 1 dhe 2 prillit në Prishtinë, përjashtohet nga shkolla. Megjithatë, asgjë nuk mund ta ndal në rrugën që kishte nisur. Përkundër vështirësive arrin ta përfundon me sukses shkollën e mesme në Kastriot. Bashkëpunon ngushtë me atdhetarë të tjerë në përgatitjen dhe shpërndarjen e materiale të ndryshme propagandistike në popull. Në këto materiale shpjegohej gjendja e rëndë në të cilën jetonte populli shqiptar nën ish -Jugosllavi dhe ofronin rrugëdalje nga kjo gjendje.
Në vitin 1985 punësohet në Elektro - Ekonominë e Kosovës. Edhe pse punësohet, për asnjë çast nuk e ndërprenë aktivitetin e tij në shërbim të atdheut. Ai kurrë nuk u ndalë. Në këtë rrugë njihet edhe me atdhetarin Fahri Fazliun, i cili bie heroikisht me 2 nëntor të vitit 1989, së bashku me shokun e tij, Afrim Zhitinë. Këta të dy bashkëpunuan ngushtë me njëri-tjetrin. I gjeje kudo ku e kërkonte interesi i atdheut. Ishin në ballë të çdo organizimi kundër pushtuesit. Veprimtaria e tyre rritej vazhdimisht. Ata bashkëpunuan edhe me shumë veprimtarë të tjerë të çështjes kombëtare. Janë të shumta takimet e tyre me këta veprimtarë. Ishin aktiv në organizimin e demonstratave dhe grevave të vitit 1988-1989. Mbanin gjallë ndër demonstrues frymën e qëndresës dhe sakrificës. Ishin të bindur thellë se rruga e tyre kërkonte edhe sakrificën më sublime - jetën e tyre. Ishin të vendosur dhe të gatshëm ta jepnin atë në çdo çast. Rënien e Fahriut e përjeton shumë rëndë. Mirëpo, rënia e Fahriut në altarin e lirisë, atë nuk e ligështoi aspak. Përkundrazi. Këtë dhimbje e ktheu në forcë, për ta vazhduar edhe më fuqishëm rrugën drejt lirisë.
Në këtë rrugë do të bashkëpunojë edhe me atdhetarin tjetër të çështjes kombëtare, Bahri Fazliun, i cili bie dëshmor në maj të vitit 1998. Radhitet në radhët e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës si anëtar i Këshillit Rajonal të Prishtinës. Punon pa ndërprerë në përgatitjen dhe organizimin e popullit për luftë të armatosur. Lufta e armatosur kundër pushtuesit kishte mbetur rrugë e vetme e zgjidhjes së çështjes së pazgjidhur kombëtare.
Cufa ishte një njeri i urtë, gjakftohtë, trim dhe sypatrembur. Nuk fliste shumë, por punonte me këmbëngulje e guxim për ta çuar çështjen përpara. Fjalën e shoqëronte gjithmonë me vepër. Angazhohet në sigurimin e armëve për luftën e armatosur. Ishte ndër ushtarët e parë të UÇK-së. Veprimtaria e tij në kuadër të UÇK-së ishte e gjithanshme. Aty ku ishte rreziku më i madh, aty ishte Cufa, tamam si një uragan i pandalshëm. Kujdesej për sigurimin e armatimit, për strehimin dhe shoqërimin e shokëve ilegalë nëpër baza të ndryshme, për sigurimin e ushqimit dhe barnave për ushtarët e UÇK-së. Për shkak të punës dhe shkathtësisë së tij, emërohet përgjegjës i logjistikës në guerilen BIA, e cila simbolizonte tri inicialet e dëshmorëve të kombit: Bahri, Ilir dhe Agron.
Lufta sa vinte e po bëhej edhe më e ashpër. Cufa ishte gjithnjë në ballë të kësaj lufte. Mori pjesë në shumë aksione luftarake dhe s’u tremb asnjëherë. Ishte kudo ku e kërkonte lufta, në Prishtinë, Llap, Gollak e Karadak. Këto lëvizje i bënte në kohët më të vështira dhe me pushkë në dorë. I gatshëm të merrte pjesë në çdo aksion, sado i vështirë të ishte. Guximi i madh dhe trimëria e tij të bënin për vete.
Pas luftës dha një kontribut të çmuar në radhët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Gjithashtu kontribuojë edhe në shtrirjen dhe fuqizimin e LKÇK-së. Cufa ishte njeri me zemër të madhe dhe bujare. I gatshëm t’u ndihmonte kurdoherë njerëzve. La pas vetes një veprimtari të bujshme që nuk mund të përshkruhet me një fjalim të vetëm.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.

Wed 18 May 2011 - 11:00
TRIMI QË U BË PJESË E PANDARË E LIRISË
Shkruan: Fetnete Ramosaj - Deçan, 01. 10. 2009
Foto: Atdhetari Avdi Mujaj
Njëri ndër atdhetarët më të kompletuar e më të devotshëm, i shquar për burrëri e trimëri, për nder, sakrifica e dinjitet njerëzor e kombëtar, padyshim ishte veprimtari shumëvjeçar i ilegales dhe eprori i UÇK-së, Avdi Mujaj. Që në ditët e rinisë së hershme për gati dy dekada, me tërë qenien veproi e luftoi për çlirimin e Kosovës, pa u ndalur për asnjë çast, derisa kriminelët ia shuan jetën padrejtësisht para shtëpisë së tij, më 1 tetor 2003.
Avdi Mujaj, ishte i bindur se liria është gjëja më e shtrenjtë që i mungon njeriut shqiptar dhe për të duhet luftuar me çdo çmim. Ishte shembull tipik i veprimtarit të panjolla në veprimtarinë kombëtare. Nuk zmbrapsej para asnjë rreziku a pengese. Që të gjitha i tejkalonte me një siguri dhe qetësi të jashtëzakonshme shpirtërore.
Avdi Selim Mujaj, u lind më 10 gusht 1966, në Strellc të Epërm të Deçanit, në një familje të ndershme, bujare e atdhetare. Qysh herët i vdiq babai Selimi. Avdiu me të vëllanë Hakiun dhe tri motrat Timen, Taben e Tushën, edhe pse në kushte të vështira ekonomike, nën përkujdesjen e axhës Halil, u rritën dhe u edukuan në frymë të shëndoshë kombëtare. Shkollimin e mesëm e mbaroi në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, ku ishte nxënës i dalluar si në mësime ashtu edhe në sjellje. Qysh si gjimnazist u inkuadrua në grupet ilegale të kohës. Prej asaj kohe, me përkushtim të jashtëzakonshëm u vu në shërbim të Lirisë së atdheut.
Gjatë vitit 1985/86 Avdia u detyrua të largohet nga vendlindja, sa nga presionet politike po aq edhe për shkak të kushteve ekonomike. U vendos në Aarau të Zvicrës, ku menjëherë kyçet në radhët e ilegalëve të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK), në radhët e të cilës veproi mbi 18 vjet.
Krahas punës së pandërprerë për përmirësimin e kushteve ekonomike dhe mirëqenien e familjes së tij, Avdia për asnjë çast nuk i ndali përpjekjet dhe veprimtarinë për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serbo-jugosllavë. Si anëtar i Këshillit të LPK-së në Aarau të Zvicrës, në kohërat më të vështira, Avdia ishte në detyrat më të vështira në përpjekje të ndryshme për lirinë e Kosovës, në organizimin e qindra demonstratave e tubimeve për sensibilizimin e opinionit botëror për çështjen e Kosovës, si në Aarau, Gjenevë, Cyrih, Bon, e qytete tjera në Perëndim. Punoi jashtëzakonisht shumë në mbarëvajtjen e punëve të “Zërit të Kosovës” (organ i LPK-së), që ishte bërë zëdhënës i luftës për liri; pastaj në Shoqërinë Kulturore “Luftëtarët e Lirisë”; në Fondin e luftës “Vendlindja Thërret”, në Sektorin për Çështje Praktike të Kryesisë së LPK-së, etj. Por, mbi të gjitha, lindjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e kishte gëzimin më të madh.
Lindja dhe rrita e saj ishte realizim i ëndrrës së Avdisë dhe i shumë brezave para tij.
Për rritjen dhe forcimin e UÇK-së bëri gjithçka mundi nga diaspora. Por përsëri iu duk pak. Prandaj, që në ditët e para të shpërthimit të luftës frontale, në pranverën e vitit 1998, Avdia e la rehatinë e Zvicrës, dhe u kthye në Kosovë për të luftuar me vetëmohim të pashoq deri në çlirimin e vendit. Prej majit të vitit 1998 deri në fund të gushtit 1998 luftoi e veproi si komandant njësiti në kuadër të Shtabit Lokal të UÇK-së në Strellc. Avdia u kthye në Kosovë kur shumëkush largohej prej saj. Në shkurt të vitit 1999, Komanda e Zonës Operative të Dukagjinit e caktoi Komandant të Batalionit të Dytë të Brigadës 132 “Myrtë Zeneli”, detyrë kjo që e mbajti me sukses e përgjegjësi të lartë.
Avdi Mujaj, i njohur me emrin e luftës “TRIMI” - në luftë për liri hyri me njëmendësi dhe vendosmëri të palëkundshme dhe si i tillë qëndroi deri në fund, duke luftuar përkrah luftëtarëve më të denjë, siç ishin dëshmorët Shkëlzen Haradinaj, komandant për Operacione Luftarake të ZOD-it, Fadil Nimani - Komandant “Tigri” i tri ushtrive çlirimtare, Lulzim Morina, komandant i Brigadës 135 “Agim Zeneli” e shumë të tjerë. Gjatë tërë luftës u shqua për vendosmëri e gjakftohtësi, guxim e trimëri dhe qëndresë të paepur. Në atë vijë të frontit ku ishte Avdi Muja me shokë, forcat serbe kurrë nuk kanë mundur të depërtojnë. U dallua për qëndresë të pashoqe për muaj të tërë në vijën e parë të frontit në Gërgoc, ku në afërsi me forcat pushtuese serbe luftohej për jetë a vdekje. Pastaj u dallua edhe në luftimet e zhvilluara në Buçan, Shqiponjë, Zhebel, Maznikë, Dashinoc, Kosuriq, Baran, Potërç e vendluftime të tjera.
Me besimin e patundur në fitoren e luftës, me qetësinë e vendosmërinë e jashtëzakonshme që e karakterizonte në situata të vështira, me qëndresën e pakompromis kundër armiqve, me besnikërinë, ngrohtësinë dhe afrinë e veçantë që tregonte ndaj shokëve, Avdia u bë idol për bashkëluftëtarët, bashkëluftëtar besnik për bashkëmoshatarët, vëlla më i madh e prind për më të rinjtë, që i ruajti, i edukoi dhe u qëndroi përkrah në çastet më të vështira.
Avdi Mujaj dha kontribut të veçantë edhe pas luftës, në përputhje me nevojat e pasluftës, në deminimin e terrenit të minuar nga forcat serbe, për të mundësuar kthimin e popullsisë së zhvendosur në shtëpitë e tyre, shpesh herë duke rrezikuar edhe jetën. Më 20 shtator 1999, u demobilizua dhe përkohësisht u kthye në Zvicër, por Avdia nuk e pranoi kurrë parashtesën ish, sepse ishte dhe mbeti veprimtar i madh. Ishte pjesë e pandarë edhe e dy ushtrive tjera çlirimtare UÇPMB dhe UÇK-om në luftërat çlirimtare në Kosovën Lindore dhe në Maqedoni.
Kanë kaluar gjashtë vjet, që nga 1 tetori i kobshëm i vitit 2003, kur para shtëpisë së tij, u ekzekutua eprori i UÇK-së Avdi Mujaj (37 vjeç) dhe u plagosën rëndë e lehtë tre kushërinjtë e tij, vëllezërit Valdet, Fazli dhe Fidan Mujaj, por askush nuk është nxjerrë para drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm. Nuk është bërë asgjë për zbardhjen e vrasjes së Avdisë. Avdi Mujaj ishte sulmuar edhe një herë tjetër në fund-korrikun e vitit 1999, kur persona të panjohur i kishin ngritur pusi nga mali në rrugën e Baranit. Dhjetëra plumba kishin depërtuar në veturën e tij, derisa po udhëtonte në drejtim të Pejës, por kishte mbijetuar.
Kurrë kujt në jetën e tij nuk ia tha një fjalë të keqe, kurrë kënd nuk e rëndoi, as nuk i pati kurrfarë borxhi. Tërë jetën qëndroi vertikalisht e asnjëherë nuk u lëshua në grindje e ngatërresa personale. Por gjithë jetën pati vetëm një armik - Serbinë. Erdhi për pushime në Kosovë, për lirinë e të cilës dha shumë, por u vra pabesisht në oborrin e shtëpisë e tij. Vrasja kriminale e Avdisë dhe vrasjet tjera të çlirimtarëve para e pas saj, janë tregues i qartë se dora kriminale e Serbisë edhe pas luftës ka vepruar papengueshëm në Kosovë.
Sado që të thuhet për Avdinë, është tepër pak, në krahasim me veprimtarinë tejet të madhe e shembullore të tij. Avdi Mujaj, Kosovës i dha gjithçka pati e nuk i mori asgjë. Kurrë nuk u thirr në emër të luftës për përfitime personale, kurrë nuk u lavdërua as për veprimtarinë e gjatë atdhetare, as për luftën, edhe pse rrallëkush mund të krahasohej me të. Tërë veprimtarinë jetësore e konsideronte se ia kishte larë një borxh atdheut. E sot, atdheu së paku Avdisë ia ka borxh zbardhjen e vrasjes kriminale.
Avdia ka lënë pas vetes dy fëmijë, Lindën e Lirimin, të cilët duhet të mburren me babanë e tyre, sepse shumë ndershmërisht veproi e luftoi, u bë pjesë e pandarë e historisë së re dhe e lirisë që e gëzojmë sot.

Wed 18 May 2011 - 11:04
SULI I BERATIT U FLIJUA NË PASHTRIK
PËR ÇLIRIM KOMBËTAR
Shkruan: Avdi Ibrahimi
Astrit (Hekuran) Suli, u lind më 15. 04. 1976 në fshatin Luzaj - komuna Lumas, Berat, me vendbanim në Kuçovë dhe ra dëshmor më 27. 05. 1999 gjatë operacioni „Shigjeta“ në Gorozhup të Pashtrikut.
Gjithçka që sot duhet të thuhet për jetën e Astritit, për familjen, për shkollimin, për veprimtarin e tij atdhetare, për rolin e tij si pjestar i Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë, pastaj edhe si ushtar i Brigadës 128 të Zonës Operative të Pashtrikut, do ti thosha me pakë fjalë, që shpreh kuptimin e jetës së tij, që përmbanë lavdin mbi pavdekshmërin e tij. Astrit Suli ka dhënë jetën për lirinë dhe çlirimin e tokës shqiptare në Kosovën e pushtuar nga Serbia. Astriti la punën në Greqi për tu rreshtuar përkrah bashkëluftëtarëve në UÇK, në emër të lirisë, gjakut të përbashkët e kombit me të njëjtin emer - Shqipëria vendi ku e rriti dhe edukoi me motivet më të mira të shqiptarizmit, që kanë ushqyer historin ndër shekuj me zjarrin atdhetar.
Si bashkëluftëtar në brigadën 128 të UÇK-së në ZOP e kam të vështirë të shpreh kujtimet për bashkëluftëtarin Astrit edhe pse ndjej një krenari që pata rastin ta njoh si ushtar në radhët e brigadës ku ai u rreshtua me 15. 04. 1999, në komandën e Shtabit nr.1 në Kukës, ku asokohe bëhej mobilizimi i përgjithshëm i luftëtarëve të UÇK-së për ta luftuar e dëbuar okupatorin serb një herë e përgjithmonë nga Kosova. Nga shtabi i brigadës për mobilizim të luftëtarëve të lirisë ishte caktuar oficeri Sali Saramati tashmë dëshmorë. Saliu i jep të gjitha udhëzimet dhe rregullat ushtarake pasi kryen betimin e UÇK-së Astriti duke e pagëzuar për këtë veprim atdhetar, duke i thënë se në radhët tona ka përplot luftëtar nga të gjitha trojet shqiptare si dhe nga diaspora.
Në luftën çlirimtare janë shënuar ngjarje nga më të ndryshmet, janë treguar trimëri të rralla si në kohën e kreshnikëve si nga ato vetijake dhe të përbashkëta, janë bërë sakrifica sublime e mbinjerëzore si kjo e Astritit, ka patur përjetime e dhembje të paimagjinueshme për mendjen njerëzore për ata që ranë në beteja, një gjë të tillë kishte patur edhe brigada 128 e UÇK-së.
Më 22 maj 1999 Shtabi i Përgjithsjëm i UÇK-së i dha urdhër brigades 128 në operacionin luftarak “SHIGJETA”, për sulm në hapsirën kufitare Drini i Bardhë - Pashtrik. Komanda e kësaj brigade hartoi planin strategjik luftarak për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar si vijë frontale ishte krahu i djatht Drini i Bardhë - Maja e Pashtrikut.
Në Gorozhup ishte përqëndruar komanda e brigades. Detyra kryesore e brigadës ishte kapja e vijës së Drinit të bardhë, pikat Vau i Morinës, Ura e Nashecit dhe Ura e Fshejtë, të cilën detyrë e realizuam me sukses.
Në ditën e 22 majit Astriti në togun ku ai bënte pjesë ishin të pozicionuar në fshatin Mariq ku përkrahë tij ishin edhe bashkëluftëtarët e tij trima Aliriza Selmani nga Tetova dhe Flurim Rushiti nga Presheva, të cilët ishin në ballë të luftës ku luftohej makineria ushtarake e urryer serbe. Lufta sa vinte e ashpërsohej por u përmbyll edhe një ditë luftimi i ashpër, por ditët në vijim luftimi vazhdoi edhë më i ashpër ku armiku vuri në përdorim gjithë arsenalin ushtarkak që posedonte. Luftëtarët e lirisë nuk jepeshin por vazhdonin sulmin pa u ndalur ku krismat e armëve dëgjoheshin nga Drini i bardhë e deri në Qafë Prush, armiku po lëshonte disa nga pozicionet luftarake si ato në lagjen e Jelliqëve, Binaj,Tejec, Milaj dhe Stajk, por nga largësia granatonte poziconet tona me tanke artilerie, minahedhës e kaqusha 32 tytëshe.
Në këtë betejë u dallua Astriti me shokë duke luftuar më shumë në këmbë së bashku me Alirizanin dh e Flurimin. Ata marshuan vetëm përpara duke lënë oficer e ushtar serb të vrarë e të plagosur. Kështu erdhi dita e 27 majit ku oficer e ushtar të brigades tashmë ishin mësuar me krismat e armëve ku luftohej për jetë a vdekje, bijtë e shkinës ishin në tërheqje e panik, djemtë e shqipës marshonin përpara, por për një çast në drejtimin ku luftonte Astriti me shokë, pushuan armët, mësuam se ishin vrarë nga plumbat e armikut serb, Astrit Suli dhe Alirizan Selmani, dhe ishin plagosur ca të tjerë…Na kaploi një dhimbje e papërshkruar, njëkohësisht dhe një krenari për shqipet e lirisë…Ne vazhduam luftën pa u ndalur deri më 12 qershor 1999, kështu ne mbajtëm premtimin shokëve të rënë dhe ua morëm hakun shumfishë duke e larguar Serbin nga toka shqiptare…
Atje, në Pashtrik, ballë për ballë me forcat serbe, Astriti gjeti vetveten, gjeti atë altar të shenjtë ku do të shkruante për jetë emrin e vet, gjeti Pashtrikun ku do të donte të prehej në emër të një ideali të përjetshëm, siç është liria e kombit. Mbase nuk do ta besonte as nëna që e kishte lindur, babai që i gëzohej burrërimit të birit, Astritit. Ai më 27 maj 1999 bjen si dëshmor i kombit në radhët e UCK-së, gjatë një beteje të ashpër që Brigada 128 sulmuese e UÇK-se zhvilloi në malin e Pashtrikut, në kufi me Hasin.
Më 30 janar të vitit 2000 eshtrat e 24 vjeçarit nga Luzaj i komunës Lumas, me nderimet më të mëdha u përcollën për në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Berat. Ngritja e lapidarit të tij në Kuçovë është punuar nga skulptori Nezir Ago, portretin e dëshmorit të kombit Astrit Suli e kishn porositur bashkëluftëtarët e tij nga Kosova. Qindra ish-luftëtarë të UÇK-së nga vende të ndryshme të Kosovës, krerët e shoqatave të dala nga lufta, djali i komandantit legjendar të UÇK-ë Adem Jasharit, Lulzim Jashari, komandanti i Brigadës 128, Ruzhdi Saramati, eprorë të lartë të TMK-së, këshilltari i kryeministrit Çeku, Arif Muçolli, morën pjesë në zbulimin e bustit të dëshmorit nga rrethi i Beratit, Astrit Hekuran Suli i rënë në betejën e Garrazhubit, më 27 maj 1999.
Njëmbdhjetë vjet pas mbarimit të luftës në Kosovë, qeveria dhe partitë duhej tu siguronin materialisht jetën prindërve dhe fëmijëve të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të luftës, si gjithkund në botë në fund të luftrave çlirimtare, por për fat të keq po ndodh e kundërta. Në tekstet e historisë për shkolla të mesme, UÇK-së luftës së saj çlirimtare dhe dëshmorëve të kombit që nga legjenda Adem Jashari e deri te Astrit Suli në këtë rast, u kushtohet deri në katër here më pak vend se partisë dhe udhëheheqies së saj, që e ka kundërshtuar këtë ushtri dhe luftë çlirimtare.
Për këtë luftë çlirimtare ende nuk kemi vepra shkencore dhe filma artistik, siç kanë kroatët dhe boshnjakët. Institucionet në Kosovë arsyetohen se nuk kanë mjete financiare! Ndërsa harxhojnë me miliona euro për rrogat e majme të deputetëve në Parlament, për karburante, telefonata, kokteje, dreka e darka, por nuk gjejnë mjete për veprat e dëshmorëve të rënë në luftën çlirimtare, për komandantin legjendar Adem Jashari dhe për bashkëluftëtarët e tij.
Sigurisht se Astritit e dëshmorëve të tjerë nuk u duhen më as vepra shkencore e artistike, as filma dokumentar, as edhe këngë. Ata ranë për lirinë e atdheut, as nuk mund ti shohin, as nuk mund ti dëgjojnë më ato. Ata tashmë kanë hyrë në histori - në historinë e krenarisë kombëtare… Lavdi e përjetshme dëshmorit të kombit Astrit Sulit,dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për liri dhe bashkim kombëtar.

Wed 18 May 2011 - 11:06
ADNAN SADIK SHYTI – AD ( 1978-1999 )
Shkruan: Fadil SHYTI / Suedi, 28. 05. 2008
U lind në katundin Guribardh (ish- Ashlan) rrethi i Vushtrrisë, nën strehën e maleve të Çyçavicës, në vitin e lavdishëm 1978, në atmosferën festive të përvjetorit të 100 të Lidhjes së Prizrenit, babë Sadikut dhe nënëHamides , iu zbukurua rinia se pikërisht në këtë vit-" Atdheut iu shtua edhe një ushtar"-siç do të shprehej me krenari xha Sadiku, po ashtu siç e kishte parashikuar Ay, kurdoherë i frymëzuar edhe nga babai Hajzer Tafa-Shyti, luftëtar i aradhave çlirimtare të Shaban Palluzhës se: "Prej Serbisë veç me grykën e pushkës, mund të çlirohemi"!... Dhe, parashikimet e dy brezave të tij do t´i vuloste me heroizëm brezi i tretë, biri i tyre besnik i trollit të shqipeve,Adnani.
I rritur dhe i edukuar sa s´ka më mirë e bukur: në fëmijëri u shqua për dëgjueshmëri e respekt ndaj të afërmve, një djalosh i qetë e fjalëpakë, me njëshiqim vizionar sikur në shpirtin e tij prej pionieri ziente diçka trazuese, sikur bënte analizë ndaj kontrasteve të jetës; por edhe si një zotim se brezi i tij do vinte në skenën e historisë, për ndryshime të thella jetësore, këtë sigurisht e kishte vërejtur atëbotë dhe gjyshi ynë, i cili me një rast më pat thënë: "dëgjo bir çka të them; ky djali i Sadikut, Adnani, po bëhet djalë i mprehtë, i mençur, besoj që do t´rritet djalë ndër më t´mirët- që s´ka shoqin"!...
Dhe, vërtetë parashikimi i plakut doli si çdo herë qe i qëlluar!...
Adnani, shkollën fillore e mbaroi në Gurbardh (Ashlan), për ta vijuar të mesmen në Vushtrri, mirëpo hovin rinor të mësimit e përparimit jetësor, egërsisht ashtu si tërë brezit të tij, ia çrregulluan krajatat jetësore në përgjithësi e sulmet barbare të regjimit kriminal serbo- çetnik në veçanti: fatkeqësisht, Ay qe dëshmitar i përjetimit të ndjekjeve policore ndaj babait," të bisedave informative", për t´i kërkuar armë, pastaj meqë ishte halë në sy,xha Sadikun e maltretonin shpesh, kjo la vërragë të paharruar revolte tekAdnani.
Me një rast kur e thërrasin në polici, xha Sadiku nuk po kthehej dot, djaloshi tepër i brengosur, se babai ka uri, vendos t´ia dërgon atje në "shpellën e ujqërve ", pak bukë, por aty nuk e lejojnë t´ia jep bukën dhe e fyejnë tepër rëndë- xhelatët e Përtejkarpateve, nga kjo revoltë dëshiroi të hakmerret, por siç do të thoshte më vonë;" ah djalli e marrtë që s´kisha mundësi, sepse babain e kisha brenda"- se përndryshe po atë ditë do t´ua kisha dhënë çka e meritojnë ata, dhe po i shtrëngonte dy bomba në duar!...
Ashtu tmerrësisht, vitet e pacifizmit po e ndrydhnin guximin rinor, me vite të tëra por, fatbardhësisht jo përgjithmonë: me kushtrimin e parë të UÇK-së, pa hezitim, i revoltuar me vendosmëri, Adnani iu bashkua celulave të para të UÇK-së, të cilat përshpejtësisht, do të bëheshin çeta, brigada e batalione çlirimtare, që do t´ia shtypnin kokën armikut të brendshëm e të jashtëm.
Mori pjesë në shumë luftime, u shqua për trimëri, prandaj u radhit ushtar i Kompanisë I të Batalionit të IV Gardist të Kosovës. Ishte njëri ndër ushtarët e dalluar të ZO të Shalës.
Në muajin Maj, derisa zhvilloheshin luftime të rrepta me ushtrinë okupatore, në prag të agut të parë të lirisë, më 29 maj 1999, bie në fushën e nderit si të parët tanë Muharremi e Mustafa, sikur për t´u dhënë sihariqin atje në pavdekësi: xha Muharrem e Ty mësuesi Tafë: "Kosova po çlirohet, Serbia i ka ditët e numëruara në Kosovë, sepse ushtria e saj po ikën nga sytë këmbët, erdha t´ju njoftoj se UÇK-re, po del fitimtare, atje kam lënë vëllezër e shok lufte: me kushërinjtë: komandant, Bekimin, flakadanët e gjakut tim: Veselin, Musliun, Ilirin, Beratin, Seferin, e shumë të tjerë luftëtarë të pandashëm në beteja, besoj se do ta bëjnë Kosovën të bukur si nuse!...
Tani, do prehem i qetë se: amanetin e gjyshit e realizova!...Pushkën ia ktheva armikut tonë shekullor!Atje, në malet tona, tek Uji i Sokolave, dhe rreth maleve të Çyçavicës, nga armët e tona kundërmojnë erë, kockat e hienave të krajlit!...Armiqtë po ikin në theqafje, ne do ta gëzojmë lirinë dhe ribashkimin kombëtar!
Lavdi dëshmorit Adnan Shyti!
DHEMBJE KRENARE
Ka kohë që gjendem në mendime-pikëllime
Udhëtoj e udhëtoj rruzullit tokësor,
Për ngushëllime, për gjakun e derdhur Arbëror
Në çdo vatër shqiptare.
Ta ndajë:
Me të gjithë, e për të gjithë
Dhembjen krenare!
Dhembjen ta kthejmë në forcë!
Forcën në Unitet Gjithëkombëtar
E ta lulëzojmë Shqipërinë Etnike,
Për të cilën ranë zemrat heroike!
Suedi, 22. 07. 1999
- KajoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1050
Hobi : leximi
Vendndodhja : Kukës
Anetaresuar : 06/01/2011
Re: LAVDI E PËRJETSHME DËSHMORËVE TË KOMBIT
Wed 18 May 2011 - 11:08
Buzëqeshjen e Agimit e shoh sot në sytë e
fëmijëve të Kosovës
Gjeneralmajor Agim Bajrami
( 12 shkurt 1964 - 10 gusht 1998 )
Shkruan: Mehmet BISLIMI / 10 gusht 2008
Të shkruash për figurat madhore, siç janë dëshmorët e kombit, në radhët e të cilëve dëshmori Agim Bajrami- Komandant Zefi, zë vend nderi, nuk është aspak e lehtë, aq më pak privilegj. Është e kundërta, është përgjegjësi e dyfishtë për faktin se ata bënë të pamundurën për ne dhe për çështjen e madhe kombëtare. Agimin e kemi pasur shok e bashkëveprimtar në radhët e organizatës së Lëvizjes Popullore të Kosovës, ushtarë të denjë, organizator dhe Komandant të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ishte i përkushtuar për tokën mëmë, ai së bashku me bashkëluftëtarët e vet bëri që ne sot të marrim frymë më lirshëm, nga se pushtuesin tonë shekullor me tytën e pushkëve të lirisë e shporrën nga trojet tona, ata bënë që brezi ynë i ri të shijoj lirinë pa ndrojtje nga thundra pushtuese e fashizmit serb.
Veprat heroike të Dëshmorëve tanë edhe më çartë forcojnë bindjen dhe mendimin filozofik se nuk ka gjë më humane se të luftosh e të përpiqesh për lirinë e popullit dhe të vendit tënd. Këtë e çmon mbar bota liridashëse dhe demokratike për shkakun e thjeshtë të formësimit dhe të vetëdijësimit se; një popull i robëruar nuk do të prosperoi kurrë as politikisht, as ekonomikisht, as moralisht, as do të ngritet në atë shkallë të duhur të vetëdijesimit, nga se ai do të pengohet vazhdimisht nga pushtuesi. Vetëm popujt e lirë mund të prosperojnë, të zhvillohen ekonomikisht dhe politikisht dhe të ndikojnë pozitivisht në përparimin e rendit të ri demokratik dhe pa dyshim vetëm ata mund t’i kontribuojnë paqes mbarë botërore. Një gjë të tillë nuk mund ta bëjnë as pushtuesit gjakatarë të këtij globi me qëndrimet e tyre barbare të cilët po ia zënë frymën lirisë dhe përparimit të botës civilizuese. Ata po e ngulfasin progresin dhe lirinë e popujve me rivalitetin e tyre të ulët e agresivë për të dëshmuar fuqinë e forcës së tyre, por as edhe një herë fuqinë e arsyes së tyre!
Gati gjatë një shekulli robërie nën pushtuesin serb, sigurisht se një pjesë e popullit tonë humbi, ose thënë më mirë, rrëshqiti nga dinjiteti i vet, dinjitet të cilin lejoi që pushtuesi t’ia nëpërkëmbë në formën më të ulët të të nënshtruarit! Në fakt, bijtë dhe bijat e tokës shqiptare, qëllim të jetës së tyre kishin lirinë e vendit. Të vetëdijshëm se kjo rrugë do sakrifica të shumta, ata ju përveshën punës dhe prishën rehatinë e pushtuesit serb, njëkohësisht edhe qetësinë apatike të shërbëtorëve të tyre, duke i dhënë konotacion të duhur çështjes sonë kombëtare në kohë dhe hapësirë. Në vazhdën e këtij lumi luftëtarësh dhe atdhetarësh të denjë, printe edhe Agimi ynë i mirë- Komandat Zefi, me flamurin e fitoreve të përgjakshme të popullit tonë, por me krenari të paprekshme kryelartë e triumfuese nder shekuj!
Agimin, në fakt, e kam njohur më pak fizikisht, për më shumë e kam njohur atë shpirtërisht: Si emër e veprimtar të denjë, si organizator e kontribuues të madh, si njeri të sakrificës e që në fakt i tillë edhe ishte ai. Agimi ishte shpirtmirë para se gjithash, sepse pa qenë shpirtmirë, nuk mund të jesh i devotshëm. Ai kishte një natyrë të butë, gjithnjë i buzëqeshur, i qetë, i heshtur dhe kisha përshtypjen se Agimi në jetën e vetë nuk kishte lënduar njeri. Ky ishte shpirti njerëzor i Agimit për t’u kombinuar me anën tjetër të medaljes me Agimin luftarak e të ashpër kundër pushtuesit Serb, me Agimin e sakrificave më sublime në shërbim të atdheut, me Agimin e betejave të përgjakshme për liri, me Agimin që la jetën e tij në altarin e lirisë si dëshmi që ky popull deshi lirinë mbi të gjitha, pra edhe me çmimin e jetës! Ky qe Agimi me shokët e tij të cilët morën armët në dorë duke i dalë zot atdheut. Ata, këtë e bënë pa bujë e zhurmë, pa bubullima e mburrje, pa rrahagjokseje e krekosje, ai se bashku me shokët shkuan në Kosovën e përflakur dhe u përjetësuan në shkëmbinjtë e Kaçanikut legjendar, në Kaçanikun e Mic Sokolit e Idriz Seferit, ku mes këtyre dy burrave të dheut Agimit dhe shokëve të tij, Besnik Beguncës e Xheladin Kurtajt iu la vendi i lavdisë, vendi i përjetësisë, vendi i nderit!...
Agimi la Zvicrën, la jetën e luksit të Evropës në këmbime me lirinë e atdheut, Agimi la edhe fëmijët e tij të dashur, la gruan e tij shpirtmadhe, la punën dhe jetën që me mund e djersë e kishte krijuar atje në perëndim. Agimi, la çdo gjë të bukur të kësaj bote që i thonë jetë, për të shkuar te shokët e idealit, te luftëtarët e lirisë për t’u bashkuar atje me ta në altarin e lirisë në lumin e pavdekësisë... A ka diçka më të madhe në jetë se kjo që bëri Agimi së bashku me qindra luftëtarë tjerë të lirisë?!
Veprimtaria atdhedashëse e Agimit është shumë e gjatë, mbi njëzetvjeçare në shërbim të atdheut dhe të lirisë së tokave shqiptare, në mënyrë që një ditë këtë liri ta gëzojnë fëmijët e Agimit, fëmijët e dëshmorëve tanë, fëmijët e Kosovës dhe të tërë shqiptarisë! Agimi ishte i palodhshëm, ai kurrë nuk ndalej së vepruari. Ai nuk hamendej, ai fliste pak, por vendimet që merreshin, Agimi kurrë nuk i kthente prapa.
Kurrë nuk do ta heq nga kujtesa njërin nga takimet që kam pasur me Agimin në Cyrih. Meqë unë në atë kohë shkruaja për “Zërin e Kosovës”, krahas shkrimeve publicistike, mbaja edhe rubrikën e humorit me nofkën “Ngucakeqi”. Si duket, Agimit i kishin pëlqyer batutat e mia, dhe me një rast më tha: “Ngucakeq, mirë kishe shkruar, por me ç’shoh unë, këta nuk do të marrin vesh nga shkrimet, krahas shpotisë u bën mirë edhe ca dajak këtyre!... ”, dhe me atë buzëqeshjen e tij karakteristike iku...
Ende nuk kam parë buzëqeshje më të natyrshme dhe më njerëzore se buzëqeshjen e asaj dite të Agim Bajramit. Edhe sot dhe përgjithmonë më është fiksuar në mendje dhe nuk më hiqet përjetë para syve të mi ajo buzëqeshje aq njerëzore e Gjeneralmajor Agimit atë ditë!... Buzëqeshjen e Agimit e shoh sot në sytë e fëmijëve të Kosovës, në sytë e fëmijëve tanë që një ditë padyshim se do ta gëzojnë lirinë e plotë, e shoh në sytë e popullit tim se po vijnë ngadalë por sigurt Agimet e lirisë së madhe të popullit shqiptar!
Më respektim më të madhe njerëzor për Dëshmorin e kombit, Gjeneralmajor Agim Bajrami dhe për të gjithë Dëshmorët tjerë të kombit tonë!

Wed 18 May 2011 - 11:09
RIKUIEM PËR LUFTËTARIN E LIRISË - BEHAJDIN ALLAQI
Shkruan: Binak BERISHA - Kempten, 21. 06. 2007
Behajdin Myrteza Allaqi u lind më 7 prill 1963 në Prizren. Rrjedh prej një familje me tradita kombëtare, e cila vazhdimisht ishte në sy të regjimeve pushtuese serbe. Në të tilla rrethana dhe frymë atdhetare u rrit edhe Behajdini. Shkollën fillore dhe atë të mesme (gjimnazin e përgjithshëm) i kreu në Prizren. Aktiviteti i tij patriotik zë fill qysh në bankat e shkollës së mesme, me pjesëmarrjen aktive në demonstratat gjithë popullore të pranverës së vitit 1981. Gjatë verës së vitit 1981, Behajdini me shokët e tij organizon aksione për shkrimin e parullave “Kosova Republikë”..., si në qytet ashtu edhe në disa fshatra të rrethit të Prizrenit. Në këto zhvillime aktiviteti i tij bie në sy të sahanlëpirësve të regjimit serb, dhe si pasojë disa herë merret në bisedë informative në zyrat e UDB-së, mirëpo në mungesë të fakteve do t´i shpëtoj burgosjes. Përkundër këtyre përjetimeve të hidhura, Behajdini nuk do ta ndalë dot për asnjë moment aktivitetin e tij kombëtar.
Behajdin Allaqi, në shtator të vitit 1981, pasi regjistrohet në Fakultetin Filozofik - Dega Filozofi, detyrohet të shkojë në shërbim ushtarak, në Zemun - Beograd. Gjatë shërbimit ushtarak, Behajdini ishte vënë në shënjestër të oficerëve të shërbimit sekret të ushtrisë jugosllave, dhe duke qenë nën masa të rrepta vëzhgimi e izolimi, atij do t´i pamundësohet kryerja e aktiviteteve të lira dhe kontaktet me ushtarët tjerë shqipëtar.
Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, Behajdini i vazhdon studimet në vitin akademik 1982/83, dhe në tetor të vitit 1986, i përfundon ato më sukses të lakmueshëm. Gjatë kohës së studimeve, Behajdini, krahas punës shkencore nuk do të ndalet së vepruari për çështje kombëtare. Asokohe ai bie në lidhje me anëtarë të lëvizjes ilegale që vepronin në Prishtinë dhe mëpastaj do të vë kontakte edhe me anëtarë të organizatës që vepronin në Zvicër, veçanërisht me Fazli Veliun, ish-udhëheqësin e degës së LPRK-së që vepronte në perëndim.
Pasi i përfundoj studimet, (në vitin 1986), Behajdini u punësua në gjimnazin e Prizrenit, si profesor i lëndëve sociologjike. Në këtë qendër arsimore Behajdini do të punojë së bashku me Prof.Xhemajli Berishën dhe kjo lidhje do të forcohet në drejtim të shtrirjes së aktivitetit në radhët e veprimtarëve në Prizren dhe rrethinë. Në këtë periudhë Behajdini me shokët e tij, do të përpiqen që të jenë tashmë pjesë e organizuar brenda strukturave të organizatës LPRK.
Falë përkushtimit të tij të madh për çështjen kombëtare dhe besimit që krijoj në shumë rrethe të organizuara mirë në ilegalitet, arriti të zgjoi interesim të veçantë tek strukturat më të larta të LPRK-së. Në fillim të vitit 1988, ëndrra e Behajdinit me shokë, për tu kyqur në radhët e LPRK-së, u bë realitet. Pikërisht në kohën kur LPRK-ja do ta rrisë dukshëm aktivitetin saj, nëpërmes veprimtarëve të Lëvizjes nga Rrethi i Rahovecit, gjegjësisht përmes veprimtarit Ramush Krasniqi nga Brestoci (shokë i ngusht i Fadil Vatës), Behajdinit do t´i jepet rasti të provohet për detyra të mëdha në kuadër të LPRK-së.
Behajdini, në takimin që pati me krerët Lëvizjes, të prirë nga Fadil Vata, do të dëshmojë cilësi të një luftëtari të paepur, aftësi e njohuri të gjera politike e organizative, shkathtësi e guxim të madh për të vepruar, në çfarë do kohe e rrethane. Ai, kyçjen në LPRK e konsideron si një mision të shejtë.
Kështu, në Konferencën e parë që mbajti LPRK-ja, në Divjak të Berishës, ku merrnin pjesë përfaqësuesit kryesor të organizatës, siç ishin Afrim Zhitia, Fadil Vata, Bardhyl Mahmuti, Binak Berisha, nga diaspora: Ali Ahmeti, Hajdin Abazi etj përveç tjerash do të vendoset që Behajdin Allaqi, si përfaqësues i Këshillit të Rrehtit të LPRK-së në Prizren, të kooptohet në Komitetin Drejtues të saj. Në mbledhjen e parë të radhës, (pas konferencës së parë), Behajdini ngarkohet me detyrën e Sekretarit Politik të LPRK-së. Ardhja e Behajdinit në udhëqjen më të lartë të LPRK-së padyshim do të gëzonte të gjithë, por gëzimi më i madh do të reflektohet te Fadil Vata, i cili në një bisedë me Ramush Krasniqin, do të theksoj, me entuziazëm, se “Tani LPRK-ja është bërë me kokë”.
Pas vrasjes së Afrim Zhitisë dhe largimit të detyrueshëm të Fadil Vatës nga Kosova për në Zvicër për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore, gjatë viteve 1988-90 Behajdini do të bartë barrën kryesore të punëve organizative në Komitetin Drejtues. Nga këto goditje të marra, për shkaqe sigurie, me qëllim të ruajtjes se radhëve të organizuara të LPRK-së, Behajdini zhvendoset në Prizren ku me ndihmën e bashkëveprimtarëve gjithandej nëpër Kosovë, të familjes së ngusht dhe të gjerë (dajës Isuf me djemë, nipave në Krushe të Madhe ...), do të arrijë të mbajë kontinuitetin e veprimit aktiv të LPRK-së në tërë Kosovën.
Detyra e Sekretarit Politik për Behajdinin, do jetë një rast i mirë për materializimin e njohurive të tija politike e organizative, dhe këto cilësi i dëshmojë gjatë punës në përgatitjen e shumë takimeve e mbledhjeve konsultative të niveleve të ndryshme. Kontributi i tij do të ndihet kudo e sidomos në nxjerrjen e vendimeve të rëndësishme në të gjitha forumet e Lëvizjes. Në arkivat e LPK-së ruhen shumë shkrime si: Pamflete, komunikata, proklamata dhe projektprograme, të lëshuara në periudhën prej vitit 1988, 89 dhe në vitet 90-ta, në formulimin e të cilave roli i tij ka qenë shumë i madh. Mbi të gjitha, Behajdini me përkushtim ka punuar në përsosjen e Programit dhe Statutit të LPRK-së në frymën e rrethanave të kohës.
Puna e Behajdinit ëshët sprovuar edhe në prëgatitjen dhe organizimin e takimeve me rëndësi të veçantë për LPRK-në, siç ishin takimet dhe mbledhjet parapërgatitore, e në veçanti Konferenca e dytë e Lëvizjes, mbajtur në Prapashticë në rrethinë të Prishtinës, pastaj Mbledhja e Tretë e Përgjithshme e LPRK-së që mbahet në tetor 1991 në Ujëmirë të Klinës dhe takimi konsultativqë mbahet në Prill 1993, në Kollare të Kërçovës, ku u përgatitën materialet për Mbledhjen e Katërt të Përgjithshme të LPRK-së që do të mbahet nga 28-29 korrik 1993 në Kodër të Trimave në Prishtinë.
Behajdini në mbledhjen e Ujëmirit, që përfaqësonte rrethin e Prizrenit, kërkojë që platformën dhe strategjinë e luftës politike të kësaj organizate ta zëvendësojë organizimi i armatosur, përkatësisht të përgatitet masa për një luftë të armatosur, që e pret Kosovën. Në këtë takim pos Behajdinit kanë marrë pjesë Ahmet Haxhia, Ramadan Avdiu, Xhavit Haziri, Ilaz Kadolli, Azem Syla etj. Ndërkaq në prill të vitit 1993 në Kollare të Kërçovës, Behajdini si pjesëmarrës i mbledhjes konsultative, shprehu qëndrimin që LPRK duhet përkrahur grupet e armatosura kundër pushtuesve. Në këtë takim të pranishëm ishin edhe Gafurr Elshani, Ali Ahmeti, Adnan Asllani, Hashim Thaçi, Adem Grabovci, Azem Syla, Bilall Sherifi, Halil Selimi , Hidajete Krasniqi etj.
Pra, siç vihet në dukje roli i Behajdinit, si kuadër i dëshmuar në LPK, është dhe do të mbetet historik. Behajdini ka pas një bashkëpunim të mirë edhe me kolosin e çështjes kombëtare shqiptare Mr.Ukshin Hotin. Ai kishte arritur të krijonte një lidhje të fortë e të natyrshme në mes të profesor Ukshinit dhe të Lëvizjes. Behajdini do të dëshmohet si një veprimtarë me dinjitet të madh, duke i sfiduar tronditjet e rënda e të dhimbshme që i shkaktoheshin Lëvizjes, me rastin e rënies së shokëve Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, vdekja tragjike e Fadil Vatës, Prof. Xhemajli Berishës, Nesimi Elshanit etj. Këto sprova të rënda, edhe pse do ja vështirësojnë veprimtarinë Behajdinit, nuk do të arijnë dot ta ndalin në rrugën e shejtë - në rrugën drejt lirisë.
Krahas veprimtarisë ilegale Behajdini do t´i përkushtohet edhe hulumtimeve kërkimore e shkencore në fushën e studimeve sociologjike. Kështu në vitin 1989 ai regjistroi studimet posdiplomike në Fakultetin e shkencave politike në Sarajevë. Atëbotë provimet i kreu në afat rekord, por nuk pati mundësi të diplomojë për shkaqet që pasojnë më vonë: fillimi i luftës në në ish-Jugosllavi... Behajdini gjatë viteve të 90-ta do të arrijë të merret edhe me punë kërkimore të familjes dhe ka përfunduar hulumtimin e vitit të katërt të gjimnazit, ku ka hulumtuar dhe ndihmuar personalisht nxënësit. Në shkollën ku edhe punonte ishte bartës i miniprojektit “Organizimi i debateve për trajnimin e fenomeneve sociopatologjike” me të cilat përballen jo vetëm nxënësit, po edhe shkolla, familja dhe shoqëria në tërësi. Pra, siç shihet më lartë, Behajdini posedonte edhe aftësi të tilla që i mundësonin të krijohej si një personalitet i nivelit të lartë intelektual, politik e shkencor.
Në vazhdën e aktiviteteve të LPRK-së Behajdini kontribut të veçantë ka dhënë edhe në ruajtjen, strehimin dhe kalimin ilegal të shokëve të tij për në Shqipëri. Ta zëmë në janar të vitit 1992, pas një sulmi të forcave policore e ushtarake serbe në familjen e Jasharajve në Prekaz të Drenicës, përmes veprimtarëve të LPRK-së Rifat Jashari (vëllau i madh i Adem Jasharit) gjen strehim në lagjen Tusus (tani lagjja e trimave) në Prizren dhe pas disa ditësh qëndrimi në këtë lagje, Baci Rifat, nën përcjelljen e Behajdin Allaqit, Besnik Krasniqit dhe Shaip Budurit kalon në trevën e Vërrinit, nëpër fshatin Hoqë të Qytetit dhe në hymje të fshatit Billushë (tani Kushtrim) i dorëzohet veprimtarit Sheradin Berisha, dhe prej këtij fshati nëpër mot të acart të asaj nate Baci Rifat kalon në Zhur prej ku (në orët e para të mëngjesit) me ndihmën e veprimtarit Ismet Badallaj përfundimisht kalon në Shqipëri. Kjo vijë e kalimit ilegal të veprimtarëve të shumtë për në Shqipëri, gjatë viteve 1990-93 ka shërbyer edhe si kanal për futjen e armatimit për anëtarët e LPRK-së dhe të grupimeve tjera atdhetare, të cilët bënin përgatitjet e para për rezistencë të armatosur në Kosovë.
Pas një aktiviteti të bujshëm atdhetare Behajdin Allaqi më 1 gusht 1993 arrestohet nga UDB-a dhe më 11 nëntor 1993 , nën akuzën për: ” Bashkim për veprimtari armiqësore dhe rrezikim të tërësisë teritoriale të Jugosllavisë”, në Gjyqin e Qarkut në Prizren denohet me 2 vjet e tre muaj burg të rëndë. Së bashku me Behajdinin u burgosën edhe Ilaz Kadolli, Hysen Gega, Binak Berisha dhe Shefki Muçaj. Behajdini burgun do ta vuaj në Dubravë të Istogut (tani Burim).
Pas lirimit nga burgu, Behajdini sërish vazhdoi të punoj në gjimnazin e Prizrenit, deri në qershor të vitrit 1998. Me formimin e celulave të para të UÇK-së në regjionin e Prizrenit, Behajdini do të jap kontributin e tij në forcimin dhe masovizimin e radhët të UÇK-së. Disa herë merrë pjesë në organizimin e aksioneve ushtarake në fshatrat e Përdrinisë dhe planifikon rrjetin e bartjes së armatimit përmes maleve të Pashtrikut.
Në fillim të qershorit, sipas konsultimeve të shokëve kontributi i tij ishte i nevojshëm në vijat e frontit dhe për këtë gjë ai shkon për t’u takuar me shokët. Më 11 qershor 1998, nga Shtabi i Drenocit, niset me disa përfaqësues të SHP të UÇK-së për në selinë e SHP në Drenicë. Dhe, nga data 11 qershor 1998, familjes Allaqi dhe shokëve të Behajdinit do t´i mungoj jo vetëm informacioni por edhe vendi i rënjes së tij, do t´í mungoj jo vetëm vendi i rënjes por edhe varri i tij dhe në fund do t´i mungoj edhe dëshmori. Prej asaj ditë (11 qershor) nuk dihet mirëfilli se a ka arritur Behajdini në SHP të UÇK-së, apo gjatë rrugës është përleshur me forcat pushtuese serbe! Dëshmori i kombit Behajdin Allaqi ka lënë një mori krijimesh shkencore të botuara dhe në dorëshkrim në fushën e sociologjisë. Ai la pas vetes gruan Nazmijen, vajzën Qëndresën, dhe djemtë Qëndrimin dhe Çlirimin.
- KajoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1050
Hobi : leximi
Vendndodhja : Kukës
Anetaresuar : 06/01/2011
Re: LAVDI E PËRJETSHME DËSHMORËVE TË KOMBIT
Wed 18 May 2011 - 11:12
Dëshmori Faik Ukëhaxhaj
Shkruan: Shkëlzen UKËHAXHAJ / 21. 05. 2008
Dhjetë, njëzet vjet aktivitet të vogël e të madh deri te rënia e tij. Te rënia e tij për një fjalë me katër tinguj - Liri. Po vetëm kjo fjalë e bën të kuptueshme jetën në këtë univers. Pa këta katër tinguj jeta nuk ka kuptimin thelbësor të saj, do të thoja nuk jeton si njeri por si një qenie e tjetërsuar. Andaj edhe rënia për lirinë, në sytë e mi rritet e rritet deri në kuptimin e legjendës dhe legjendave deri në thellësinë e shekujve.
Faiku, e përkrah tij edhe Besimi, bashkëfshatari dhe bashkëmoshatari i tij i dashur, u vranë kokë me kokë më 2 qershor të vitit 1998, në betejën e ashpër të Carrabregut. Po në Carrabreg gjatë atyre ditëve të betejës janë vrarë edhe të tjerë luftëtarë të lirisë. Dua të them se Carrabregu sot është krenar që Kosovës i dha kaq shumë jetëra, të gjitha të reja; dua të them se Carrabregu është krenar përkrah qyteteve dhe katundeve të tjera shqiptare që me dëshmorët e vet kontribuoj në themelet e lirisë; dua të them gjithashtu se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pa këta emra dëshmorësh do të ishte më e zbehtë, pse jo edhe më e vogël, mbi të gjitha dua të them se Kosova sot është krenare për Carrabregun. Kosova sot i përkujton bijtë e saj si shtet.
Dihet se lufta për liri nuk është dhe nuk ka si të jetë e rastësishme. Deri të qershori i 1999-tës breza të tërë kanë sakrifikuar jetëra të tyre dhe e mbarë familjes. Edhe Faiku nuk ishte një lule e mbirë në shkretëtirë. Ai s’bëri më shumë, por eci i papërkulur nëpër vitet e stuhishme (1981- 1998) hapave që pat ecur xhaxhai i tij i dashur, mësuesi i tij në shkollë e shtëpi; daja i babait, që ishte bërë anëtar i rregullt i familjes, profesori Zenun Gjoci; vëllai, dhe në fund bashkëluftëtari, Isufi. Qëllimisht në fund nuk e harrojmë dot babain, Jahën, i cili furtunës së pushutuesit serb iu bë istikam i parrëzuar.
Pas ngjarjeve të vitit 1981, shkon rrjedhës së mendimit ajo që pasoj çdo vit deri në fillim të luftës Çlirimtare. Faiku me disa shokë, një vit më vonë, e kështu çdo vit më pastaj, i përkujtuan këto ngjarje në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Menjëherë pastaj i përjashtuan nga shkolla dhe i burgosën.
“Vëllazërim-bashkimi është jeta jonë” - i pat thënë një mësues në shkollë. “Unë serbisht s’kuptoj një fjalë, vëllezërit shkije t’i paqa falë“. Do t’i perifrazonte rapsodi fjalët e tij ndonjë poeti. Por këtu, megjithatë nuk është fillimi, tash e tutje ai është i stërvitur për të marrë pjesë aktive për ta shkatërruar sistemin e katërfishuar mbrojtës të serbosllavisë. Këtu kam parasysh, për veç të tjerave, luftën e tij të pakompromis për demaskimin e bashkëpunëtorëve të pushtuesit. Jo një herë ishte i rrezikuar për gjestet e tij të “pasjellshme” ndaj puthadorëve të pushtuesit.
Do t’ia kisha lënë kohës për t’i thënë të gjitha këto, e të tjera të rëndësishme, që do të thuhen ndonjëherë tjetër, por dhjetë vjetori i rënies korrespondoj me shpalljen dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet më të rëndësishme botërore. Andaj e quajta me vend që në dhjetë vjetorin e tij të rënies, ta përkujtojmë me ndonjë dromcë nga puna dhe aktiviteti që kishte bërë Faiku bashkë me të tjerë dëshmorë, që ne sot të shëtitemi nëpër Deçan dhe Kosovë pa hasur në postblloqet e pushtuesit serb.
Në të ardhmen kur të flitet për koston e lirisë që po gëzojmë do të rënditen me dhjetra shifra e fakte, por më duket më vend këtu të theksoj atë që e tha komndanti i Zonës së Dukagjinit, kur u kthye edhe njëherë triumfalisht nga gjyqi i Hagës, Ramush Haradinaj atë ditë kur vizitoi kullën emblemë të UÇK-së në Prekaz. Po i bëjë një perifrazim: Kush do që ta dijë sa e dhimbshme dhe e kushtueshme, e po ashtu domethënëse për ne, është liria e Kosovës, mjafton t’i vizitojë varrezat e dëshmorëve dhe t’i hedhë një sy ditëlindjes së luftëtarëve të rënë në luftë.
Në këtë dhjetëvjetor të rënies së Faikut, Besimit e të tjerëve, familjarët e dëshmorëve këtë vit e kanë më të lehtë , sepse janë krenarë që Kosovës i kanë dhënë më të dashurit e tyre, sepse, Kosova sot është shtet në kuptimin e plotë të fjalës. Por edhe Kosova sot është krenare që mbanë ngroht në gjirin e saj, bijtë që i sollën lirinë, dhe se liria është e fituar dhe jo e falur apo e dhuruar.
Andaj, Kosova thotë:
Falëminderit bijtë e mij
Ju më falët jetën
Unë ngroht ju mbaj në gji!

Wed 18 May 2011 - 11:16
NDRIÇUES I QIELLIT TË ERRËSUAR TË ATDHEUT
Shkruan: Kadrush Radogoshi - Prishtinë, 17. 03. 2010
Emri dhe mbiemri: Nesimi Dervishdana
Ditëlindja: Njëra nga ditët e kalendarit të pavdekësisë.
Vendlindja: Aty ku dhembja dhe trimëria janë rroba trupi,
Aty ku shtegtimi i një populli ka hemorragji,
Aty ku edhe qielli i ëndërruar mbushet korba të zinj,
Aty ku dielli i dashurisë nuk perëndon kurrë.
Shkollimi: Shkolla fillore e të ecurit vertikal,
Shkolla e mesme e të menduarit esëll,
Fakulteti i flijimit në altarin e lirisë..
Pamja fizike: Sytë si lumenjtë e kthjelltë të Dukagjinit,
Balli - si shkëmb i rrahur stuhish vrastare,
Flokët - si bari i blertë i Dardanisë,
Goja - si bibliotekë librash të shkruar në pergamenë...
Profesioni: Ndriçues i qiellit të errësuar të atdheut...
Këng për Familjen e Babes Zenel
Ka shumë njerëz, që lindin, jetojnë e vdesin pa e lënë as gjurmën më të vogël në kujtesën e kombit. Disa të tjerë lënë gjurmë me veprat e tyre jetësore, por janë disa që në kujtesën historike të kombit hyjnë me gjakun e tyre të derdhur për ta ujitur pemën e lirisë. Këta mbesin gjithmonë të rinj, nuk mplaken, prandaj galeria e përjetësisë është e mbushur me portrete të rinjsh. Maxharr Pashanë e vrau shtatëmbëdhjetëvjeçari Col Delia, duke mos e kursyer jetën e vet. Shtatëmbëdhjetëvjeçar ishte edhe Nesimi Dervishdana, kur hyri në kujtesën historike të kombit.
Në pranverën e vitit 1981 Gjakova qe më e qetë në krahasim me qytetet tjera të Kosovës, falë ,,angazhimit të aktivistëve” të cilët e përbënin kastën sunduese në qytet. Kjo kastë përbëhej nga ,,luftëtarët” dhe farefisi i tyre, të gjithë të vënë në shërbim të sistemit. Në këtë kastë kishin hyrë edhe intelektualë me autoritet të vërtetë tek pushteti e të rrejshëm tek ,,mileti”.
Pjesëtarët e kësaj kaste ishin shndërruar në një vesh të madh që përgjonte çdo tingull e çdo fjalë, në një sy të lig që shikonte çdo gjë. Ishte ky vesh dhe ky sy i përçudshëm, që ia zuri frymën lëvizjes studentore në vitin 1968 dhe në prill të vitit 1981, herë me lutje e mashtrime, herë me kërcënime e burgosje preventive. Megjithatë, mllefin e popullit nuk arritën ta ndalin, ai shpërtheu një ditë me vrull, të cilin pasi nuk mundën ta ndalnin, u munduan ta minimizonin.
Në korrik të vitit 1981 ushtarët e APJ-së i shtuan shumë provokimet ndaj qytetarëve të Gjakovës. Këto provokime e arritën kulmin në mbrëmjen e 26 korrikut: ushtarët filluan t’i ngacmonin vajzat, që shëtisnin në korzo me vëllezërit apo me të fejuarit e tyre.
Të gjithë reaguan me indinjatë, ndërsa Nesimi Dervishdana e grushtoi njërin nga ushtarët. Sipas skenarit të përgatitur më parë, nga ana e Hotel ,,Pashtrikut” erdhi një oficer me revole në dorë, i cili, pa u hamendur se ku do të qëllonin plumbat e revoles së tij, gjuajti në turmën e njerëzve, duke plagosur Nesimi Dervishdanën dhe Malush Abrashin, i cili ishte me të fejuarën e tij. Pastaj, nga të gjitha anët, kanë dalë në shesh ushtarë të armatosur me automatikë, të cilët kanë filluar të gjuajnë me rafale në yjet që e ndriçonin këtë krim. Rafalet u pasuan nga britma: ,,pobeda je nasha” (Fitorja është e jona). Askush nga të rinjtë nuk u largua nga sheshi, ata nuk u frikësuan, por më trimat i zbuluan gjokset e u thanë: ,,gjuani!”. Ushtarët e ndeshur me revoltën e pesë-gjashtë mijë vetave filluan të tërhiqeshin dhe, për ta mbytur frikën e tyre, filluan të këndonin ,,Druzhe Tito mi ti se kunemo...”(Shoku Tito ne të betohemi). Çdo koment do të ishte i tepërt: rruga e Titos ishte rruga e vrasjes së Shqipëtarëve të pafajshëm.
Ndonëse i plagosur me dy plumba në bark, e fillon rrëfimin Zeneli, babai i dëshmorit - djali ishte në këmbë të veta, kur shkoi në spitalin e Gjakovës. Aty, pa dëshirën tij, e operoi kirurge Mira, por pa sukses. Pas dy operimeve të saj, me helikopter ushtarak e dërguan në Beograd, ku vdiq më 29 korrik 1981. Kufomën e djalit e sollën me automjete policore. Në Prishtinë arritëm pas mesit të natës (në orën 01). Aty më dërguan në zyrën e Mehmet Maliqit, ku më priti një zyrtar i lartë i policisë, i cili ndër të tjera më pyeti për kohën e varrimit. Iu përgjigja shkurt: sipas zakonit në orën 15. Në hyrje të Gjakovës, ndonëse ishte ora 03, kufomën e vendosën në një automjet civil, të dedikuar për këso rastesh. Me të arritur në shtëpi, njëri pas tjetrit erdhën ,,luftëtarë” e pushtetarë për të bërë presion, që varrimi të bëhej në orën 12. Shkaku dihej: duhej të ruhej imazhi i ,,Pikola Moskës”. Ne ua tham troç: ,,Kush vjen për kryeshëndosh, qoftë gjithmonë shëndoshë, po kush vjen për të na i diktuar kushtet e varrimit, le ta këputë qafën sa më parë”.
Atë ditë, më 31. VII. 1981, të gjitha rrugët, që e lidhnin qytetin me botën, i bllokuan. Njerëzit, që vinin nga drejtimi i Pejës, Prishtinës dhe Prizrenit, i penguan të merrnin pjesë në varrim. Të gjitha përpjekjet për ta minimizuar varrimin dështuan, sepse në të mori pjesë i tërë qyteti. Në ballë të kortezhit të përmotshëm qëndronte flamuri i mllefosur shqiptar, të cilin e pasonin mbi 20.000 njerëz. Nga frika e këtij kortezhi, të shndërruar në një formë të veçantë demonstrimi, kur kaluam pranë kazermës ushtarake ku gjendeshin vrasësit, vumë re se ushtarët i kishin lëshuar vendrojet dhe vendin e tyre e kishte zënë policia e qytetit.
Nesimiu u varros në Dushnje të Babajve të Bokës, pranë gjyshit të tij Babë Danës, pjesëmarrës në Luftën e Shkodrës, pranë xhaxhait të tij Dervish Danës, të varur në vitin 1943 nga fashistët në vendin ku u vra edhe Nesimiu. Ngjashmëri e çuditshme!
Familja e Nesimi Danës vazhdoi të jetonte me dhembjen e shndërruar në krenari, por vazhdimisht e mbikëqyrur, e bastisur shpeshherë, e persekutuar: vëllezërit dhe motrat e Nesimiut nuk i lanë të regjistroheshin në studime, ndërsa vëllai Emini e provoi edhe burgun, atë e pret edhe gjykimi për konflikt me policinë. Emini, i cili qe vetëm katërmbëdhjetëvjeçar ku u vra Nesemiu, e përsërit me kënaqësi një konstatim të kësaj familjeje, i cili është shndërruar në rregull: ,,Asnjëherë nuk jemi marrë me politikë, por ajo është marrë me ne. Të gjitha gradat i urrejmë, pos gradës ,,DËSHMOR I KOMBIT”, për të cilën jemi të gatshëm të vdesim të gjithë”.
( Botuar në të përjavshmen politike ,,FORUMI” Nr. 14. Prishtinë, 21. 0 2. 1994)
P.S. Pesë vjet pas botimit të këtij shkrimi, më 26. mars 1999 policët serbë e masakruan në shtëpinë e tij babain e Nesimiut me dy djemtë tjerë, Fahriun e Eminin, me mikun e shtëpisë Sulejman Begollin, me fqinjët Arif e Urim Bytyçi.

Wed 18 May 2011 - 11:19
Ranë për të mos vdekur kurrë, u qoftë i lehtë dheu i tokës nënë!
Shkruan: Have (Haliti )Elezaj
Plochingen 15. 05. 2008
Hajrushi lindi më 29. 04.1973 në fshatin Radafc (Kryedrin) të komunës së Pejës. Babai i tij Mehmeti dhe e ëma Faza, rritën gjithsej nëntë fëmijë, pesë djem dhe katër vajza,të cilët i rritën e i edukuan djemtë të kenë qëndrësen e burrave trima dhe vajzat qëndrësen e malësores në raste të vështira që në Kosovë kishte më shumë se kudo raste të tilla që të vënin në provë të madhe. Shkollën fillore e kreu në shkollën e fshatit të mesmen në qytetin e Pejës pas kësaj do të regjistrohet në Fakultetin e Historisë në Univesitetin e Prishtinës.
Aktivitetet dhe përkushtimin më punë ndaj atdheut Hajrushi do t`i fillojë qysh në bankat shkollore,duke filluar me pamlfletin,organizime protestash, demostratash,aksione guerrile e në fund edhe pjesmarrje në luftë,në gjirin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër okupatorit barbar serbo-sllav.Ky angazhim do të vazhdojë deri në flijimin e tij ,për idealet e tij: çlirimin e Kosovës nga pesha e rëndë e robërisë dhe barazi në popull e mirëqënie njerëzore. Urrejtja ndaj barbarëve serbo-sllav kishte zënë rrënjë tek trimi, në sytë e tij lexohej pakënaqësia për gjëndjen e mjeruar kombëtare.
Babai i tij do të vdesë në moshë të re,vdekjën do t`ia shpejtojë jeta e vështirë dhe puna e rëndë e krahut,në punë shteti nuk u pranua,sepse nuk u pajtua kurrë me pushtetin serbo-sllav.Pas vdekjes së kryefamiljarit, familja do të ngelë në halle e rrugë të madhe jetësore. Ishte kjo një kohë e vështirë dhe e mundimëshme për nënën Fazë,e cila mbeti me nëntë fëmijet e vet në mëshirë të fatit që shpesh din të jetë mizorë.
Ditët e muajtë kalonin,humbisnin në vite, gjëndja e rëndë nuk ndryshonte, djemtë rriteshin e vetëdijesoheshin dhe kuptonin se burimi i të këqijave ishte okupatori barbar,ai shtypte tërë Kosovën po më së shumti vëgjelia ndiente peshën e rëndë dhe revolta po ngrinte kokën.Barbari sebo-sllav përdorte metodat më perfide për t`ua bërë jetën skëterrë atyre që guxonin t`i kundërviheshin. Disa nga ata që i shpallën haptas pakënaqësinë dhe kundërshtimin ishin Hajrushi dhe vëllezërit e tij Elezaj,të cilët morën armët dhe formuan rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në ato anë, bashkë me djalin e axhës së tyre Tasimin, me shokë , miq e dashamirë që luftuan deri në ditën e fundit të flijimit të tyre për çlirimin e Kosovës.
Pakënaqësia dhe mosbindja ndaj barbarëve do t`u kushtojë shumë, por trimat drrë nuk smrapsën as nuk u gjunjëzuan.Punuan me zellin e një nxënësi të mirë, në kryerjën e detyrave ndaj atdheut nga pamfleti e deri të tyta e pushkës që i kthyen armikut gjakatar, i cili zbriti nga Karpatet të uzurpoi tokat tona të lara me gjak të parëve tonë e të shtresuara nga trupi i tyre,që nuk durojnë këmbën e huaj.Tokë kjo e premtuar vetëm për trashëgimtarët, e cila duhej mbrojtur me dinjitet.
Duke filluar nga Smajli më i madhi i vëllezërve,i cili me aktivitetet e organizimet në dëm të okupatorëve,do të shpallet i padëshirueshëm për ta, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Ganiun dhe për të njjtin shkak.Pas një kohe veprimtarie në Kosovë do të detyrohën të largohen nga vendlindja. Rrethanat vështira të jetës në Kosovë , bastisjet,maltretimet dhe mungesa e hapsirës së veprimtarisë do t`i detyrojnë t`i marrin udhët e mërgimit një kohë ne Zvicër ku do të vazhdojnë veprimtarinë pranë Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe nuk do të ndalen deri në çlirimin e Kosovës,të cilën e mbrojtën me armë në dorë duke dhënë mundin dhe jetën për një të ardhme të ndritur, më të mirë e me liri të plotë për popullin tonë të shumë vuajtur.
Mjaftonte historiku që lanë pas dhe veprimtaria pranë Lëvizjes Popullore të Kosovës që vëllezërve,të cilët mbetën në Kosovë,bisha sllave mos t`ua ndante zullumin. Idetë e njëri-tjetrit përcilleshin, vëllatek vëllau. Rrugën e tyre do ta vazhdojnë edhe tre të tjerët që mbetën në Kosovë:Nazmiu,Aliu dhe Hajrushi.
Bastisjet e njëpasnjëshme,kohë e pa kohë,maltretimet,kanosjet me burgim,me vrasje e zhdukje nga UDB-ja e Beogradit dhe langonjët e saj,nuk i gjunjëzuan trimat,përkundrazi iu forcuan bindjen,se jeta
në robëri nuk është jetë,por vdekje për së gjalli.Për shkakun më të vogël nuk pritonin t`i burgosnin,t`i maltretonin,t`i thonin nënës plakë se: " më sdo i shohësh gjallë"e ajo t`u përgjigjei me krenari, se : "Kosova ka trima
plot dhe se për Kosovë i rriti nëna".
“Presidenti” I.Rugova, në pushtet, jo që nuk i përkrahte, por filloi edhe t`i pengonte e t`i demaskonte duke i quajtur:"prishës të rëndit e të shoqërisë", shkoi aq larg sa filloi t`i përgojonte e t`i quante: "dorë e zgjatur e Serbisë". Ishte kjo ironi e kohës moderne, kur popullit shqiptarë të shumëvuajtur dhe trimave që nuk duronin bishën sllave e as pijatëlëpirësat e kuzhinave serbe,mundoheshin t`ua prenin rrugën e lirisë që kishin filluar, me shpifjet e tyre më të turpëshme që njef njerëzimi. Fati i dy vëllezërve të mëdhenjë do ta përcjellë edhe Nazmiun,i cili do të dënohet nga të gjygjet serbe,të cilat mbanin në nenet e veta,ligje makabre e jetëshkatërruese për trimat tanë.
Nazmiu do të detyrohët të kalojë në ilegalitet dhe në pamundësi veprimi ne Kosovë do të marrë udhët e mërgimit për tu bashkuar me vëllezërit e mëdhenjë, për të vazhduar rrugën deri në çlirimin eKosovës nga barbari sllav.(Më kujtohet nëna Fazë , në fund të arës, kur po përshëndetej me të birin, në një natë korriku plot yje e hënë që shëndrisnin mbi Kosovë i tha: "bir rrugë e mbarë,mos u mërzit,se do të vijë dita të luftoni ballë për ballë dhe do të çlironi Kosovën").Ishte kjo kohë që kushtet për një luftë të armatosur ende nuk ishin pjekur.
Në shtëpi do të mbesin Aliu e Hajrushi për të vazhduar veprimtarinë deri në ditën kur kapen armët,siç u ka hije trimave dhe i dolën zot tokës nënë,duke u ngjeshur në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,ku ishin edhe formues të rradhëve të saj në ato anë, bashkë me vëllezër që ishin kthyer nga mërgimi, me djemtë e axhës, Tasimin e Blerimin më të cilët kishin ndarë kafshatën e bukës, me shokun e mikun e idealeve e të studimeve të Hajrushit,Fatos Halitin nga fshati Novosellë (Fierzë), e disa trima të tjerë që iu bashkangjitën Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të dëgjohën krismat e pushkëve të tyre.Vëllezërit e Hajrushit,Ganiu
e Aliu do të qëndisen me plagët e marra në betejë . Hajrush e Tasim Elezaj do të bien dëshmorë me armë në dorë, ashtu siç u ka hije kreshnikëve në mbrojtje të atdheut.
Ranë për të mos vdekur kurrë, i lehtë u qoftë dheu i tokës nënë!
Tasimi, Hajrushi-me vëllezërit ishin ndër thëmeluësit e parë të "Brigadës 133 Adrian Krasniqi", ku ju besuan detyra ne vënde kyçe.Hajrushi e Tasimi si epror të lartë ushtarakë pranë kësaj brigade,do të dëshmojnë trimëri, sjellje korrekte e maturie deri në ditën e flijimit të tyre.
Tamam në kohën kur Hajrushi duhej të fillonte të ushtronte detyrën e profesorit të Historisë në Drenicë shpërthyen luftimet, flakët e luftës po përhapëshin në disa vise të Kosovës. Drenica martire i kthej pushkën bishes sllave, e cila nuk ngopej me gjak shqiptarësh.Prishtina zyrtare me udhëhqës predikonin qetësi e urti, deri sa gjaku i bijëve të Kosovës ujiste tokën nënë. Edhe kësaj rradhe po provohej të tradhëtohej Drenica dhe tërë populli i Kosovës nga rendi klasorë, pacifist në pushtet. Mirëpo, kishin bërë llogaritë keq kësaj rradhe, trimat flisnin me anë të tytës së pushkës,të cilat jehonin "Ja vdekje ja liri".
Hajrush Elezaj do të kryej me nderë detyrën ndaj atdheut,si shumë bashkëluftëtare të tij . Në një natë maji me shumë yje,dritë-hëne e lule që kishin filluar të ermonin liri edhe pse flaka dhe baroti ishin bërë si ajër mushkërishë, ndihej që liria po afrohej.Pikërisht me 27.05.1999 trimi do niset me shokë në aksion, për të çarë rrethimin në brigje të fshatit Prigodë, rrethinë e Istogut,ku pas një shkëmbimi zjarresh në mes të forcave serbo-sllave dhe trimave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilëve po u printe Hajrushi, do të bie trimi heroikisht në fushë betejë, me bashkëluftëtarin e vet Feriz Blakaj.
Sa shumë yje iu shtuan qiellit të Kosovës! Dy ndër ta ishin edhe Hajrushi e Tasimi. Të njëjtin fat do ta ketë edhe Tasimi,ky do të luftojë deri në ditën e fundit të çlirimit të Pejës, Tasimi më gjakun e tij rinor do të vë thëmelet e pa shembura të lirisë së qytetit të lindjes dhe tërë Kosovës. Ishte date 16. 06.1999 në përpjekjën e fundit që bëhej për t`i dhënë grushtin dërmues barbarëve, trimi bie në fushë të nderit. Tasimi nga Kryedrini, lindur me 16 .02.1975 nga baba Uka dhe nënë Shkurta që e rritën më shumë krenari e mundime për t`ia dhuruar Kosovës në lule të rinisë.
Gjaku i Hajrushit ,Tasimit i bashkëluftëtarëve të tyre që u derdh për liri , ujiti tokën nënë, prej tij mbinë lulekuqet më të bukura të Kosovës, të cilat ermojnë liri.Nga ai gjak rinor ,shpërthyen flakët djegëse për armikun e tradhëtarët që shkuan në theqafje, për Kosovën u shndërrua në rreze dielli. Po nuk u sëndertuan idetë e tyre,ai gjak do na i vërbojë sytë e do na ngulfatë në fyt, luftuan për Kosovë të lirë e sovrane ,për një ditë më të mirë të popullit shqiptar,për barazi shoqërore.
Hajrushi e Tasimi,luftuan në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare,ishin dhe mbetën simbol patriotizmi dhe arenarie. Familjet e tyre ishin dhe ngelën në rradhët e vegjëlisë, çka i bën edhe më të dashur për ne. Nuk luftuan për poste e poltrona,as për famë e pasuri vetiake, por për çështjen madhore-lirinë e Kosovës dhe të popullit të saj të nëpërkëmbur nga armiqët e tradhëtarët që po u jepej dërma e fundit. Ata u flijuan dhe si dhuratë i lanë shoqërisë në pushtet, lirinë dhe shtetin e Kosovës,të fituar me mund e gjak,amaneti i tyre i fundit:mbrojtja e sovranitetit të tokave të Kosovës dhe barazia në popull.
Shoqëritë tona rrallë kujtohen se kan detyrim ndaj atij gjaku,vetëm kur u duhet vota e popullit,thirrën në gjakun e dhuruar e jetën e tyre në moshë rinore të sakrifikuar.Rrallë ose fare nuk kujtohën të përkulen para gjakut të derdhur për liri,para fëmijes të mbetur jetim që ngeli në rrugë të madhe,sepse iu vra babai në mbrojtje të atdheut që si përkujdesje nga kjo shoqëri ka marrë vetëm skamjen dhe mjerimin. Rrallë apo hiç nuk kujtohën për nënën plakë,që mbeti,si kërcu i zi para dere me duar në gji,apo për babanë e lodhur nga vuajtjet, e mundimet që i lexohën në sy etj,etj.
Po nuk u bë përpjekje të arrihet të sëndërtohet ideali i tyre, qëllimi i tyre, për çka ata u flijuan gjaku i tyre do t`i ngulfatë në fyt keqpërdoruesit. E theksova shumë herë fjalën gjak, pa ketë lëng nuk punon zemra e njeriut,ashtu si dhe mushkëritë pa ajër. Kosovës tonë i mungonin këto dy organe,trimat i dhuruan, jetën Kosovës e kurorëzuan me përkrenaren pavarësi,ai gjak rrjedh në damarët e tokës nënë,do t`i mallkojë ajo ata që do bëjnë keqpërdorime,sepse ata që dhanë frymën e pikën e fundit të gjakut për të jetuar e frymuar liria e Kosovës,atdheu i ka në mbrojtje gjithmonë.
Po të kisha forcën e mundësinë, do të bëhësha grusht dërmues për ata që marrin guximin e shkelin, dhe nuk përfillin porosinë e shkruar me gjak, që nuk e shlyen as bora as shiu. Po të kisha zërin e këngëtares do të këndoja baladat më të dëgjuara të moteve,apo pendën e mundësinë shprehëse te poetës do të shkruaja prozat, poezitë, tregimet më të lexuara të kohërave, po të kisha dijën e historianit do të rëndisja me madhështi e krenari datat e fitoreve të betejave,datat e lindjes dhe rënjes heroike të trimave, bëmat dhe historitë më të lavdishme. Ata ishin, janë dhe do të mbesin krenaria e Kosovës.
Të shkruash për trima si Hajrushi e Tasimi, është vështirë të mos shkruash për heroizmat e tyre, nuk mjafton vetëm lindi e u rrit... Me anë të fjalorit tim të vobekët, dhe të mundësisë së pakët shprehëse u përpoqa të thëm diçka rreth jetës, sakrificës, e idealit të tyre. Të shprehi rrespektin, adhurimin dhe njëherazi të trokas në ndërgjegjën e secilit e më së shumti të shoqërisë në pushtet. T`i kujtojnë mos t`i harrojnë veprat e idealet për të cilat ata u flijuan. Të qohet ne vënd amaneti i tyre i fundit.
Hajrushin e Tasimin kisha nderin t`i njihja në kohë të shkollimit, djem të sinqertë, të dashur e trima.Hajrushin e kisha shok,mik e vëlla që në ditët e sotme , jo vetëm mua, por secili që e njohu i mungon ishte vet fjala e urtë,vet libri ku ishin të përmbledhura tëre rregullat e etikës dhe diturisë.
Në fund Lavdi u qoftë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e rrespekt bashkëluftëtarëve tyre që edhe pse ishin si lisa të gjatë, rrufeja nuk arriti t`i vrasë dot të gjithë.

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: LAVDI E PËRJETSHME DËSHMORËVE TË KOMBIT
Mon 4 Jul 2011 - 17:34

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi