Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

“Do të jem e dashura jote e përjetshme” Empty “Do të jem e dashura jote e përjetshme”

Mon 9 Jul 2012 - 21:08
“Do të jem e dashura jote e përjetshme” Carla-300x194Kujt i drejtohej Karla Bruni?

Një “pusullë” e shkruar nga Karla Bruni, është zbuluar nga mediat dhe pritet të shkaktojë stuhi në Francë. Kjo letër zbulon sekretin më të fshehtë të ish-Zonjës së Parë të Francës, bashkëshortes së Nikola Sarkozi.

“Do të jem e dashura jote e përjetshme”, shkruante Karla, por kujt vallë i drejtohej dhe i premtonte dashuri të përjetshme?

Mes të dashurve të saj të famshëm, Karla gjithmonë ka veçuar Mick Jagger, madje edhe gjatë kohës që ishte i lidhur me Jerry Hull.

“Do të jem e dashura jote e përjetshme”, ishte letra që ra në duart e Jerry Hull, në periudhën kur ajo sapo kishte lindur Georgia Mey (janar 1992), ndërkohë që Mick nuk ishte pranë saj, por argëtohej me Karlën 23-vjeçare atëherë në një vilë në Puket.

Jerry e mori menjëherë në telefon Mick, por ai nuk pranoi se ishte bashkë me Karlën. Herën tjetër që u takuan dy zonjat në Paris, Jerry e quajti Karlën të përdalë dhe i kërkoi që “ta linte burrin e saj të qetë”. Por nuk ndodhi kështu, pasi marrëdhënia e Jagger me Brunin jo vetëm që vazhdoi, por u bë edhe publike.

Në librin që sapo ka dalë në qarkullim “In Mick: The Wild Life and Mad Genius of Jagger”, kjo marrëdhënie përshkruhet si karmike.

Ata u njohën në vitin 1990, gjatë turneut të Rolling Stones, Urban Jungle.

Atëherë Karla dilte me Eric Clapton. Edhe ai i kërkoi Mick që ta linte të qetë të dashurën e tij, duke i thënë: “Jo dhe këtë Mick. Më duket se kam rënë në dashuri”, por ylli i Rolling Stones nuk i dha rëndësi lutjes së kolegut.

Pak vite më vonë, Bruni e braktisi Mick-un, por nga mendja nuk e hoqi asnjëherë. Nga gjithë meshkujt e jetës së saj, Nikola Sarkozi është xheloz vetëm për Mick Jagger, një xhelozi patologjike, të cilën e ka shfaqur hapur dy herë.

Hera e parë ishte kur ish-presidenti francez refuzoi të blejë një apartament penthouse në Paris, kur mësoi se në të njëjtin pallat kishte apartament edhe frontman-i i Rolling Stones.

Ndërsa hera e dytë ishte kur Sarkozy kishte shkuar me pushime në jug të Francës dhe mësoi se aty ndodhej edhe Jaggar. Ai i kërkoi Karlës që ta ftonte në një takim. Por kur u takuan, iu soll me një mënyrë shumë të pasjellshme, gati fyese. Vërtet ishte presidenti i Francës, por mbi të gjitha ishte… mashkull! /alb-observer.com/
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

“Do të jem e dashura jote e përjetshme” Empty Re: “Do të jem e dashura jote e përjetshme”

Mon 9 Jul 2012 - 21:16
Francezet jane te paret per kshu gjonash “Do të jem e dashura jote e përjetshme” 1496430775
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

“Do të jem e dashura jote e përjetshme” Empty Re: “Do të jem e dashura jote e përjetshme”

Mon 9 Jul 2012 - 22:04
Tironci shkruajti:Francezet jane te paret per kshu gjonash “Do të jem e dashura jote e përjetshme” 1496430775
shqiperaret nuk ngelen prapa apo jo?
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

“Do të jem e dashura jote e përjetshme” Empty Re: “Do të jem e dashura jote e përjetshme”

Mon 9 Jul 2012 - 22:05
Tironci shkruajti:Francezet jane te paret per kshu gjonash “Do të jem e dashura jote e përjetshme” 1496430775
shqipetaret nuk ngelen prapa apo jo?
Sponsored content

“Do të jem e dashura jote e përjetshme” Empty Re: “Do të jem e dashura jote e përjetshme”

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi