Dua të gdhend shenja të përjetshme në trupin tim!
Fri 6 Apr 2012 - 22:42
Albina HoxhaKërkojnë të kenë shenjat të përjetshme në trupin e tyre, duke gdhendur figura dhe simbole nga më të çuditshmet. Nëse vite më parë tatuazhet ishin ekskluzivitet vetëm i meshkujve, tashmë tendenca ka ndryshuar, sepse dominojnë femrat ato që realizojnë tatuazhe. Gazeta sjell opinione të të rinjve dhe të personave që realizojnë tatuazhe në lidhje me dukurinë. “E doja medoemos një tatuazh. Duke qenë se emri i të fejuarit tim dhe i imi fillon me F, vendosa të bëj këtë shkronjë tatuazh. Në fakt, tani kam edhe dy tatuazhe të tjera, se më pëlqejnë shumë”, pohon 23-vjeçarja, Flutura Cani.
Por çfarë thonë ata që lënë shenja të përjetshme në trupat e njerëzve. Florian Dosku prej tetë vitesh realizon tatuazhe dhe pohon se tashmë ka ikur koha kur tatuazhet paragjykoheshin. Tani i duan të gjithë dhe secili në vendin më të veçantë të mundshëm. “Idetë janë të ndryshme. Femrat nuk i duan më tatuazhet në shpatulla apo zona të dukshme. Më së shumti preferojnë yje, flutura dhe gërma, dhe i duan në brinjë ose poshtë krahut mbrapa. Ndërsa djemtë, format abstrakte me mbushje të zezë, pa ndonjë kuptim të veçantë”, pohon Dosku. Trendi i kësaj kohe janë tatuazhet maori, të cilat janë shenja indiane shumë të vjetra. “Gjatë punës kam pasur edhe raste të veçanta. Një vajzë erdhi dhe dëshironte që brenda buzës t’i bëja një tatuazh ku të shkruaja “më kafsho” në anglisht”, tregon Dosku njw rast. Ndërsa një rast tjetër ishte një djalë i cili e merr në telefon, i lë takim, i thotw që donte të mbulonte diçka në faqe dhe ai mendon se ndoshta kishte shenjë djegieje. Por vetë nga natyra i kishte faqet e kuqe dhe dëshironte që t’i mbulonte dhe t’i bënte të bardha, sepse e tallnin shokët dhe ai nuk ndihej mirë, e vinin vazhdimisht në siklet.
Floriani tregon se një prind kishte ardhur aty me fëmijën e tij dhe i kishte kërkuar të birit të vizatonte në krahun e tij dhe atë vizatim e bëri tatuazh, pasi donte që në trupin e tij të kishte gjithmonë gjurmë nga i biri. Disa ndarje të tatuazheve janë: tribale, figura dritë-hije, maori, shenja japoneze (peshq, dragoj, lule qershi, dallgë etj), gërma, portrete dhe kafshë.
Por lind pyetja, a janë të rrezikshme tatuazhet në trupin e njeriut dhe çfarë duhet bërë për këtë? Në fakt specialistët e shëndetit publik theksojnë se nuk ka asnjë ligj që i mbron klientët nga tatuazhet dhe si rrjedhim as kushtet në të cilat bëhen tatuazhet nuk kontrollohen nga institucionet shëndetësore, ndaj janë vetë ata të bëjnë kujdes. Nëse intrumentet nuk janë të sterilizuara, mund të bëhen burim infeksionesh. “Tatuazhi është trajtim që konsiston në penetrimin e substancave kimike në shtresat intralëkurore, kështu që duhet t’i kushtoni shumë kujdes problematikës dhe karakterit toksikologjik dhe epidemologjik. Përpara se të bëni një tatuazh, është mirë të verifikoni gjendjen shëndetësore, për të parë nëse mund t’iu shkaktojë alergji, sepse të gjitha ngjyrat kanë përbërës kimikw të ndryshëm, ngjyra e verdhë përmban squfur mërkuri, ndërsa bluja kobalt e me radhë” pohojnë specialistët. Ndërsa hapi i dytë duhet të verifikoni zotësinë e atij që do t’iu bëjw tatuazhin. Është e nevojshme të drejtoheni tek njerëz përgjegjës për këtë fushë. Pjesa e zgjedhur e trupit ku do të bëni tatuazhin nuk duhet të zgjidhet sipas bukurisë apo nëse është i dukshëm për të tjerët, por duhet të mendoni edhe sesa mund t’iu dhembw. Vendet më të përshtatshme për t’u tatuar janë glutealet, kofshët, gjoksi, ndërsa dhembje më të madhe ndjehen në kavilje, duar dhe këmbë. Koha e përshtatshme për të bërw tatuazhe është stina e dimrit, pasi në verw mund t’iu infektohet.
Tendenca, tatuazhet 3D, duken si të vërteta
Marild Zyfi ka mbaruar për pikturë dhe prej 8 vitesh bën tatuazhe në studion e tij. “Më ka shtyrë kurioziteti të di se si bëhet një “shenjë e përjetshme” dhe kam mundur jo vetëm të mësoj, por që edhe unë një ditë të di dhe t’ua bëj klientëve të mi. Në fillimet e mia i kam sajuar mjetet e punës. Atë kohë nuk ishin të përhapura në Shqipëri dhe e kisha shumë të vështirë të mësoja”, thotë ai. Sipas tij ka ndryshuar totalisht raporti, sepse nëse para dy vitesh 80% e atyre që kërkon tatuazhe ishin meshkuj tani është e kundërta, janë femrat që dominojnë. “I bëjnë për modë, për t’u dukur bukur, për t’i treguar dikujt se sa i rëndësishëm është për të. Inicialet e personit të dashur dhe mesazhe të ndryshme që lidhen me familjen. Dua ta nënvizoj këtë pjesë, sepse pjesa më e madhe e klientëve që bëjnë tatuazhe ia dedikojnë familjes, me iniciale apo me një simbol që është i veçantë për familjen”, thotë Marildi, duke shtuar se përpara se të marrin vendimin për të bërë një tatuazh duhet të jenë të sigurt dhe të bindur që është pikërisht ajo që do të jetë “shenja e përjetshme”. Sipas tij, tatuazhet mërziten, sepse dikush shikon diçka në internet, e pëlqen dhe e do në trupin e tij, por pëlqimet nuk kanë një kuptim i cili lidhet me jetën e tyre, diçka shpirtërore, që nuk mërzitet asnjëherë. Në studion e Marildit trendi janë tatuazhet 3D. “Karakteristika e tyre është se ngjajnë si të vërteta, ndërsa po të vësh dorën e shikon që është e sheshtë. Kjo dallohet kryesisht tek tatuazhet kafshë. Kërkesat për sa i përket vendeve se ku i duan tatuazhet ndahen në dy grupe: tek klientët e grupit të parë futen të gjithë ata që duan të duken dhe bëjnë tatuazhe gjithandej, ndërsa në grupin e dytë bëjnë pjesë klientët që i duan tatuazhet në zona të fshehta, i duan vetëm për vete, nuk duan që të ia tregojnë askujt tatuazhin i cili ka një kuptim për ta dhe sa herë e shikojnë ndihen mirë”, pohon Marlidi. Shton se ka pasur raste që prindërit i kanë sjellë fëmijen e tyre për t’i bërw tatuazh dhe nuk ka pranuar. “Nën 18 vjeç nuk bëj asnjëherë tatuazhe, sepse janë të vegjël dhe nuk e dinë se çfarë duan. Më vonë kjo mund t’u mërzitet dhe nuk është diçka që e shohin me adhurim”, pohon Zyfi.
Erjon Uka, 21 vjeç, ka disa tatuazhe në trup dhe i pëlqen të bëj të tjera.
“I kam pasur fiksim që i vogël tatuazhet, doja të kisha një në trup. Dhe e doja me patjetër një shqiponjë të madhe në trup. Ky tatuazh ka shumë rëndësi për mua, sepse i përket atdheut dhe vendlindjes time. Jam shumë atdhetar dhe kjo shihet. Nuk jam penduar për asnjë çast për këtë që kam bërë dhe nuk besoj se do të pendohem asnjëherë. Kam edhe dy tatuazhe të tjera në trup, por nuk i krahasoj me shqiponjën. Do të bëj edhe shumë tatuazhe të tjera, por do t’i mendoj mirë ato që do të bëj.”
Flutra Cani është 23 vjeçe dhe ka tre tatuazhe në trup.
“Doja ta provoja se çfarë ndien kur të shpojnw me gjilpërw. I fejuari im bën tatuazhe dhe më ndihmoi ta provoj. Kështu bëra një nishan të vogël. Më pas doja të bëja përsëri dhe i them të fejuarit, pasi biem dakord që të bëj edhe një tatuazh tjetër, filluam të mendojmë për vendin dhe çfarë të bëj konkretisht. Kërkuam shumë në saite të ndryshme në internet, pamë shumë modele dhe vendosëm. Duke qenw se emri i të fejuarit tim dhe i imi fillon me F, vendosa të bëj këtë shkronjë tatuazh. E mendova gjatë, sepse tatuazhi është i përjetshëm, nuk hiqet dhe nuk doja që të bëja diçka e cila të më mërzitej më pas. Përveç shkronjës kam edhe dy nishane. Të parin e bëra për të provuar, ndërsa të dytin sepse ekziston një bestytni gjithandej që në trup tatuazhet duhet të jenë numër tek. Tani më pëlqen dhe dua të bëj përsëri, por fillimisht duhet të bisedoj me të fejuarin dhe më pas të zgjedh se çfarë do të bëj dhe ku”, tregon ajo.
Mario Dukaj, student, 23 vjeç
Kam tre tatuazhe në trup, në krah kam një kryq dhe vendosa ta bëj, sepse jam i krishterë dhe kryqi simbolizin këtë fe. Në këmbë kam një tetë në formë tribale, e ndërthurur me një dragua. Data tetë është ditëlindja ime. Vetëm teta nuk ngjante bukur, kështu që vendosa ta alternoj me dragoin. Tek brinjët kam një feniks dhe e kam bërë sepse më pëlqen ky shpend, por edhe historia e tij më mahnit. Nuk jam penduar për tatuazhet që kam bërë dhe nuk do bëj të tjera, por do i mirwmbaj këto që kam. Tatuazhi për mua është një art i veçantë dhe gjithmonë më ka tërhequr. Lidhur me bestytninë që në trup duhet të ketë numër tek tatuazhesh thonë se të helmojnë gjakun, por nuk e di se sa e vërtetw është kjo. Njoh shumë persona që kanë numër çift tatuazhesh dhe janë shumë mirë me shëndet. Kam dëgjuar që tatuazhet janë të rrezikshme, por unë mendoj se duhet pasur shumë kujdes në zgjedhjen e vendit se ku i bën tatuazhet dhe se personi që i bën duhet të jetë shumë i kujdesshëm, mjetet shumë të pastra, sepse në të kundërt mund të marrësh infeksione të ndryshme. Kur bëra tatuazhin e pare, e mbaja të fshehur, që të mos ma shikonin prindërit, kur më zbuluan mami vuri duart në kokë, por më pas u mësuan me idenë që kisha tatuazhe dhe me kalimin e kohës bëra edhe dy të tjerë.
Më është mërzitur tatuazhi, çfarë të bëj?
Heqja e tatuazhit bëhet në dy mënyra: me lazër ose me kirurgji. Me anë të kirurgjisë bëhet heqja totale e tatuazhit. Koha që duhet për t’u hequr varet nga sipërfaqja që zë tatuazhi në trup. Kjo mënyrë lë shenja në vendin që ishte tatuazhi, prandaj dhe praktikohet shumë rrallë. Ndërsa me lazër janë eksperimentuar shumë mënyra, por metoda që përdoret më shumë është mekanizmi i fotoemolizës selektive. Kjo metodë lejon defermentimin e pigmentit të ngjyrosur dhe avantazhi i saj është limitimi i efektit termik në inde dhe në këtë mënyrë ka rezultate shumë të mira estetike. Përdoren shumë tipe lazerash, me gjatësi vale të ndryshme. Çdo pigment është i ndjeshëm vetëm nga një gjatësi vale dhe kjo bën që për të eliminuar një tatuazh me ngjyra nevojiten seanca të ndryshme, me lazer të ndryshëm:
1- Aleksanditi: për të eliminuar ngjyrën blu, të zezw dhe jeshile
2- Lazeri Pused dye: për të eliminuar ngjyrën e verdhë, të kuqe, portokalli dhe vjollcë.
3- Nd yag (1064 nm): eliminon ngjyrën blu, të zezw, portokalli, vjollcë dhe të kuqe.
Për të hequr një tatuazh duhen më shumë se një seancë (ne pergjithesi nga 3-8 seanca) sipas tipit të ngjyrës, tipit te pigmentimit dhe thellësise se tatuazhit. Për të parë rezultatet është e nevojshme të prisni nga 4-8 javë.
Çmimet
Femrat kanë tendencë të bëjnë tatuazh vetullat, buzën dhe penelin. Bjondet apo ato femra që kanë probleme me vetullën e kanë një zgjidhje, por edhe forma e buzës gjithashtu. E nëse je dembelosur dhe peneli të ha shumë kohë, atëherë edhe kjo mund të rregullohet. Çmimet e këtyre janë: Vetullat – 150 mijë lek, buzët dhe peneli 200 mijë lekë. Ndërsa një tatuazh i vogël deri në 2 centimetër kushton 15 mijë lek.

- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Dua të gdhend shenja të përjetshme në trupin tim!
Fri 6 Apr 2012 - 22:44
Sae bukur kjo SHqiponje me Skenderbeun
- ArjOln'Progres
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 76
Vendndodhja : pa vendbanim
Anetaresuar : 26/03/2012
Re: Dua të gdhend shenja të përjetshme në trupin tim!
Fri 6 Apr 2012 - 22:50
Kjo eshte orgjinalja e ka bere 1 kosovar
PER ME SHUME ALBANIA EAGLE TATTOO VIZITONI:
https://www.facebook.com/groups/2378379718/
- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Dua të gdhend shenja të përjetshme në trupin tim!
Fri 6 Apr 2012 - 22:52
fantastike
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi