Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kuzhe: Miqësorja me Argjentinën, historike, në axhendë dhe Bosnja Empty Kuzhe: Miqësorja me Argjentinën, historike, në axhendë dhe Bosnja

Tue 17 May 2011 - 19:28
Trajneri i Shqipërisë Josip Kuzhe ka komentuar ndeshjen e pritshme miqësore mes Shqipërisë dhe Argjentinës. Ai gjithsesi thotë se takimi me Bosnjen është më i rëndësishëm në kuadër të Euro 2012.
“Ndeshja kundër Argjentinës është speciale për kombëtaren shqiptare, për futbollistët dhe tifozët. Jam i kënaqur që do të luajmë kundër një skuadre të madhe. Do të përpiqemi të tregojmë diçka të mirë. Dua që kjo ndeshje, jo vetëm të mbahet mend si historike pasi kemi luajtur kundër Mesit me shokë, por edhe të kujtohet për një paraqitje të mirë”- tha Kuzhe.
Derisa të ndeshet me Argjentinën, kombëtarja duhet të përballet më 7 qershor me Bosnje Herzegovinën. Kuzhe e di mirë rezultati në këtë sfidë është shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë në ëndrrën për t’u kualfikuar në Euro 2012.
“Sigurisht, rezultati me Bosnjën është shumë i rëndësishëm dhe për këtë do të kërkojmë të përsërisim rezultatet e ndeshjeve të fundit. Sa i përket lojtarëve, unë i kam idetë e qarta në mendjen time, por duhet të presim javën e fundit për të parë formën e tyre”- tha ai.
Shqipëria ka 8 pikë në vendin e tretë të grupin D eliminator ku luan bashkë me Francën, Bjellorusinë, Rumaninë, Bosnjen dhe Luksemburgun.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kuzhe: Miqësorja me Argjentinën, historike, në axhendë dhe Bosnja Empty Re: Kuzhe: Miqësorja me Argjentinën, historike, në axhendë dhe Bosnja

Tue 17 May 2011 - 19:29
Mo vëlla pse nuk e thonë kur do bëhet ndeshja me Argjentinën, kaq të trrashë janë bre!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi