Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Delvinë, marrin peng 22-vjeçarin për borxhet, tre persona në hetim Empty Delvinë, marrin peng 22-vjeçarin për borxhet, tre persona në hetim

Wed 18 May 2011 - 7:21
Policia lokale në Delvinë njoftoi se më datë 16.05.2011 rreth orës 18:20 ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
Mersin Shemsho Nano vjeç 50,, banues në fshatin Palavli Delvinë;
Rafat Mersin Nano, vjeç 22, banues në fshatin Palavli Delvinë;
B. N, vjeç 16, banues në fshatin Palavli Delvinë.
Sipas burimeve zyrtare nga policia mësohet se procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi në datë 14.05.2011 rreth orës 21.00 dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin të kenë marrë peng shtetasin me iniciale E. M., 22 vjeç, banues në fshatin Koshnicë të rrethit Devoll.
Policia informoi se të dyshuarit për ngjarjen, knë shkuar në ne vendin e punës së E. M., në një lavazhoje të ndodhur në fshatin Stare Delvinë, dhe kundër vullnetit të tij e kanë cuar në shtëpinë e tyre dhe e kanë keqtrajtuar fizikisht me pretendimin se ky shtetas u ka marrë 30.000 lekë të reja.
Mbajtja peng ka vijuar deri rreth orës 06.30 të mëngjesit të ditës së nesërme. Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në kushtet e bashkëpunimit parashikuar nga nenet 110 e 25 të Kodit Penal.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi