- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Aspirina ul vdekshmërinë te të sëmurët me zemër...
Wed 18 May 2011 - 7:26
Tek personat që vuajnë nga zemra, marrja rregullisht e aspirinës në doza të vogla, ul incidencën për infarkt, iktus apo dhe vdekjet e parakohshme.
“Edhe pse aspirina shton rrezikun e hemorragjive, dobitë që sjell janë më të larta sesa dëmet që mund të shkaktojë”, nënvizon Dr. Jeffrey. S. Berger, i “Duke Clinical Research Institute” të Durhamit, drejtues i një studimi të publikuar kohët e fundit në “American Journal of Medicine”.
Bëhet fjalë për një nga studimet e para që përqendrohen në injektimin e aspirinës në doza të vogla në popullsinë që vuan nga sëmundjet kardiovaskulare të qëndrueshme.
Në krahasim me grupin që është trajtuar me placeb, personat që janë kuruar me aspirinë, kanë regjistruar një ulje me 13 % të probabilitetit për të vdekur gjatë periudhës së “follow-up”, një ulje me 26% të probabilitetit të infarktit jo fatal dhe një ulje me 25% të probabilitetit të shfaqjes së një iktusi.
Aspirina në doza të vogla (nga 50 në 100 miligramë në ditë) ka rezultuar po aq efikase në dozat më të larta (më tepër se 300 miligramë).
Ndërsa për sa i përket rreziqeve që shfaq aspirina, ekipi i Berger-it përllogarit se te mbi 1000 pacientë medikamenti shmang 33 infarkte apo iktuse dhe 14 vdekje për shkak të rreth 9 episodeve të hemorragjisë së rëndë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi