Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Homeri, Aleksandri i Madh dhe Pirrua i Epirit flisnin gjuhën shqipe‏ Empty Homeri, Aleksandri i Madh dhe Pirrua i Epirit flisnin gjuhën shqipe‏

Thu 19 May 2011 - 8:21
Homeri, Aleksandri i Madh dhe Pirrua i Epirit flisnin gjuhën shqipe‏

Shkruan: Ilir Cenollari

Homeri, Aleksandri i Madh dhe Pirrua i Epirit flisnin gjuhën shqipe‏ Pema

Sa
e vjetër është gjuha shqipe, në cilat koordinata gjeografike është
folur, si ka evoluar, cilët popuj janë marrë vesh përmes saj dhe
dialekteve, cilat janë raportet e saj historike me greqishten e vjetër
dhe latinishten..? Larg pretendimeve hipotetike dhe të paargumentuara,
larg dëshirës së ndikuar nga nacionalizmi, më poshtë po japim
vlerësimin e disa prej studiuesve më në zë të globit në lidhje me
prejardhjen dhe vjetërsinë e gjuhës shqipe. Faktet janë tronditëse nëse
do të vihen përballë asaj pjese të pranuar “zyrtarisht” deri tani nga
gjuhëtarë, historianë e studiues shqiptarë e të huaj. As më pak dhe as
më shumë historiografia shqiptare përballë fenomenit të vjetërsisë,
prejardhjes, mbase edhe kohës së shkrimit të shqipes, ka nevojë të jetë
më e qartë dhe këtë e kanë pohuar edhe gjigantë të kalibrit të Çabej.
Gjithsesi brezi i ri, por edhe i vjetër i studiuesve shqiptarë tashmë
ka dhënë shenja se janë duke dalë nga kornizat e vjetra. Fatmirësisht
shenjat janë të mira dhe të dukshme. Këtë duket ka pasur parasysh edhe
akademiku Shaban Demiraj, kur ka shkruar në veprën e tij monumentale
“Gjuha shqipe dhe historia e saj”, se: ”Hulumtimi dhe shpjegimi i
elementëve ‘pellasgjike’ (më saktë, para ilire), që shqipja i ka
trashëguar nëpërmjet ‘nënës’ së saj, mbeten një nga detyrat e
rëndësishme të historisë së gjuhës shqipe”. Po le të shohim se në
ç’përfundime kanë dalë kolegët e Demirajt në të gjithë globin, kur janë
përballur me faktet për shqipen e lashtë.
Franz Bopp-i përcaktoi i
pari se gjuha shqipe “i përket në mënyrë të sigurt familjes
indoevropiane, por në elementet e saj themelore nuk ka ndonjë lidhje më
të ngushtë, ose, aq më pak, ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjërën nga
motrat sanskrite (= indoevropiane) të kontinentit tonë”.
Vinçenc
Xoberti, filozof italian (1801–1852) nënvizon: “Latinishtja është një
gjuhë pellazgjike, që rrjedh nga eolishtja dhe e afërt me ato gjuhë që
përdoreshin në Greqi para vërshimeve “Deukalonike”, d.m.th., me ata të
huaj që flet Herodoti”.
Nieburi shkruan: “Në latinisht gjendet një fond gjysmë grek dhe se origjina e tij nga pellazgjishtja nuk duket e dyshimtë”.
Johan
Seferin Fater (1771–1826) shpreh mendimin se përputhjet e shqipes me
latinishten mund të kenë një origjinë të përbashkët të bartësve të
këtyre gjuhëve.
Jernei Bartolomeo Kopitar ka arritur në përfundimin:
“Kështu, pra, deri në kohën e sotme, në veri të Danubit, në Bukovinë,
Moldavi e Vllahi, Transilvani, Hungari, si dhe në anën tjetër të
Danubit, në Bullgarinë e mirëfilltë, pastaj në të gjithë vargun e
Alpeve të Ballkanit, në kuptimin e vjetër më të gjerë të këtij
vargmali, nga njëri det në tjetrin, në vargmalet e Maqedonisë, në Pind
dhe përmes Shqipërisë sundon vetëm një formë gjuhësore, por me tri
lloje lënde gjuhësore (nga të cilat një është vendase, ndërsa dy të
tjerat kanë ardhur nga Perëndimi dhe nga Lindja”.
Xylanderi shkruan:
“Fjalët e gjuhës shqipe, pa ndryshime thelbësore e pjesërisht nga
rrënja, gjenden edhe në gjuhët e tjera, si në greqishten e vjetër e
greqishten e re, në latinishte, në gjuhët romane, gjermanishten e
vjetër, të re, suedisht, danisht, anglisht, sllavisht, persisht,
arabisht, keltisht, baskisht e indishten e vjetër”. Xylanderi shton se
prapashtimi i nyjës shquese dhe fleksioni i saj më i zhvilluar se në
baskisht, islandisht, suedisht e danisht, nuk gjendet në ndonjërën prej
atyre gjuhëve të popujve që kanë ndikuar mbi shqipen. Përputhjet me
sanskritishten tregojnë lidhje afrie të drejtpërdrejtë sesa të
ndërmjetme, lidhje të afërt me trungun e përbashkët sesa me popujt që
dolën më vonë në histori. Të njëjtën dukuri vë re edhe Franc Bopp-i.
Vicens Dorsa (studiues arbëresh) shkruan se në shqipe ruhen rrënjët e dialektit (digamës) eolik parahomerik.
Jeronim
De Rada shkruan: “Analiza gjuhësore e përligj opinionin se në
greqishten e vjetër gjendet një shtresë fjalësh, e cila i përgjigjet
një periudhe më të vjetër të shqipes. Teza e Blumentalit rezulton e
saktë”.
Elia Lates pohon se nuk ka asnjë arsye që të mos pranohet origjina ilire e popujve italikë.
Alfredo Trombeti pohon se fiset ilire u përhapën në tërë Gadishullin Italik, nga Venediku gjer në Pulia e Kalabri.
Ribezzo gjen përputhje të shumta mes onomastikës venete, japigje, ilire e shqiptare.
Jani Vreto thekson se rrënjët e fjalëve shqipe nuk gjenden as tek Homeri dhe as tek Hesiodi, sepse janë më të vjetra se ato.
Eqrem
Çabej shprehet se në greqishten e vjetër ka disa fjalë, që shpjegohen
vetëm me anë të shqipes. Një degë e shqipes vjen nga Egjeu, është
egjeane, por nuk e shtjellon më tej këtë ide.
Adelungu te
“Mithridati” shkruan: “Meqë trakishtja është një nga gjuhët e njohura
më të lashta, ajo do të ketë ruajtur gjurmë më të shumta të një gjuhe
nënë të lashtë, sesa gjuhët e fqinjëve të saj të afërt e të largët. Në
gjuhën e mëvonshme greke nuk duken shumë fjalë rrënjë të keltishtes,
gjermanishtes…, sepse, pasi u formua gjuha dhe populli i tyre, ata nuk
u ndodhën në lidhje të drejtpërdrejtë me këta popuj, ajo duhet parë si
një mbeturinë e trakishtes; trakët ishin fqinjët më të afërt të këtyre
popujve jo vetëm në Evropë, por edhe në vendbanimin e tyre të parë në
Azi, ku duhet të jenë formuar prej një burimi të përbashkët”.
Ëilly
Borgeau në veprën “Ilirët në Greqi dhe në Itali” këmbëngul se Beotia,
Akarnania, Etolia, mandej Argosi dhe Sparta janë të mbushura me
antroponime e toponime ilire, se Boitoia dhe Argosi në zanafillë janë
krijime ilire, d.m.th., pellazge. Të njëjtën pikëpamje mbron edhe
gjuhëtari italian Bonfante.
Albrech Blumental ka gjetur gjurmë të
shumta gjuhësore ilire në territorin e Greqisë. Kretçmeri, Budimiri,
Krahe, Bonfante etj., kanë gjetur fosile të shqipes së moçme (të
periudhës së bronzit) në Mikenë e më gjerë.
Maks Myler profetizon: “Do të vijë dita kur kjo gjuhë do të bëhet çelësi i shpjegimeve të sekreteve të mëdha”.
Malte-Brun
përcakton: “Gjuha e ilirëve të lashtë, ose e shqiptarëve të sotëm është
një gjuhë e veçantë, prejardhja e së cilës shkon deri në lashtësinë e
thellë e madje në një kohë kur filluan të formoheshin secila në sferën
e saj edhe gjuhët greqishte, latinishte, iberishte, keltishte,
sllavishte, teutonishte dhe gotishte”.
Johan Georg von Han, hedh
idenë e prejardhjes së përbashkët “tireno-pellazgjike” të ilirëve,
epirotëve e maqedonasve, të cilët formojnë një degë të veçantë të
rëndësishme të lashtësisë, krahas grekëve e romakëve. Hani nga
mitologjia greko-romake përqas me gjuhën shqipe këto fjalë: Uranus,
Rhea, Kronos, Kyklopea, Venus, Anna, Perenna, Anaitis, Zeus, Ge,
Dhemeter, Deukalion, Thetis, Oceanus, Dif, Diel, Kybelle, Atlas,
Vulkanus, Tinias, Tina, Ceres, Kore, Hermakes, Turms, Merkuris,
Nemesis, Ruana, Pales.
M. Saqellari, gjuhëtar i sotëm grek, pranon
se ka mjaft elemente, që dëshmojnë për hierarkinë parahelene, pellazge,
të hyjnive të Olimpit”.
N. P. Elefteridhi pohon se greqishtja në pjesën më të madhe u formua gati e tëra nga gjuha pellasgjike.
Jakov Thomopullo dëshmon se ka lexuar mbishkrimet eteo-krete nëpërmjet gjuhës shqipe.
Enzo
Gatti shkruan: “Gjeografia e lashtë e Evropës Mesdhetare është pothuaj
e gjitha ilire …Emrat gjeografikë të Kretës, Korfuzit, Qipros,
Sicilisë, Sardenjës, Baleareve… “.
Historiani francez Kantu shkruan:
“...Në përgjithësi është pranuar se shqiptarët i përkasin racës
pellasgjike… ata përbëjnë një racë mitike, si titanët dhe ciklopët...
Faktet dëshmojnë se pellazgët sollën në Greqi, jo vetëm disa arte, por
një sistem të tërë besimi, artesh dhe germash. Ajo ishte një racë po aq
sa bujare, edhe e pafat. Gjuha e tyre, më e ngjashme me latinishten se
sa me greqishten, u ruajt në dialektin eolian dhe në atë epirot, që
helenët i cilësonin si barbarë”.
George Fred Uilliams, studiues
amerikan, që në vitin 1914 shprehej se “po të kthehemi në parahistori,
para se rapsodët homerikë t’i këndonin hyjnive dhe heronjve
mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i
njohur me emrin Pellazg. Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, e
Aleksandërit të Madh dhe e Pirros së Epirit”.
Robert d’Angely
shkruan: ”...Shqiptarët janë më të vjetër se grekët, kjo s’ka dyshim,
tingulli monosilabik është provë për këtë. Origjina e shqipes dhe e
greqishtes nxjerr në pah në mënyrë të padiskutueshme raportin e vërtetë
mes tyre, atë të prejardhjes së greqishtes nga gjuha shqipe: nëna e
saj”.
Eqerem Çabej vërente me mprehtësi se kontributi i shqipes për
gjuhët e tjera ballkanike do studiuar më gjerë. Pyetja trashëgim a
huazime shtrohet sot e gjithë ditën për një sërë fjalësh. Ka emra
visesh me një pamje mjaft të moçme, fjalë që s’u dihet kuptimi. Nisur
nga gjendja e njohurive të atëhershme, Çabej shprehej se ka një
kundërvënie mes historisë dhe gjuhësisë përsa i përket vendit dhe kohës
së formimit të gjuhës shqipe.
Nuk shohim asnjë kundërvënie mes
arkeologjisë, historisë dhe gjuhësisë; këto shkenca përputhen në
përfundimet e tyre, duke ndjekur secila rrugën e vet të pavarur të
studimit. Çabej shprehte pikëpamjen se prehistoria e shqipes mund të
ketë vazhduar në Gadishullin e Ballkanit, veçse gjuhësisht ajo s’mund
të ndiqet.
Akademiku Shaban Demiraj në veprën monumentale “Gjuha
shqipe dhe historia e saj”, shkruan: ”Hulumtimi dhe shpjegimi i
elementëve “pellasgjike” (më saktë, para ilire), që shqipja i ka
trashëguar nëpërmjet “nënës” së saj, mbeten një nga detyrat e
rëndësishme të historisë së gjuhës shqipe”.
Si përfundim, mund të
themi se shqipja përfaqëson zhvillimin gradual të gjuhës së lashtë
vendase, autoktone ilire, përgjatë mijëvjeçarëve e dhe shekujve deri në
ditët tona. Mendimi i Miklosiçit, gjuhëtar i dëgjuar, se: “…kështu, ne
jemi të prirë, që, në mos të gjitha, të paktën shumicën e dukurive të
shqyrtuara këtu t’ia atribuojmë elementit të vjetër vendas dhe besojmë
që ky element të ketë qenë i një rrënje me shqipen e sotme, të cilën ne
e shohim si vazhduese të ilirishtes”, është i bazuar dhe i drejtë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi