- VizitorVizitor
Raportet në çift, kur pushteti i femrës bëhet i ëmbël ..........
Fri 20 May 2011 - 23:32
Shpesh meshkujt kanë frikë se femrat mund të kenë pushtet mbi ta. Tremben se mos bien pre e aftësisë së tyre joshëse. Zbulo si ta kultivosh këtë pushtet dhe si ta përdorësh për të qenë të lumtur ti dhe partneri yt. Disa fraza, disa fjalë mungojnë shumë nëse nuk thuhen. Nëse guxon të shprehesh, partneri do të lërë kokën pas teje dhe nuk do të rezistojë.
Fol me të
Shpreh dëshirën tënde: “Kam dëshirë për ty”, “Të dëshiroj shumë”. Janë fjalë që meshkujt nuk i dëgjojnë shpesh dhe u bëjnë mirë. Një mashkull e di se nuk është më tërheqësi, më inteligjenti, më i pasuri, por nëse di që është i dëshiruar, jeta i duket e bukur. Fjalë si këto e bëjnë të ndihet i sigurt dhe i lumtur.
Thuaji që të kënaq në shtrat. Shpesh burrat kanë frikë se po i kërkojnë shumë partneres së tyre nga pikëpamja intime.
Janë pra, shumë të ndjeshëm ndaj kënaqësisë së provuar nga partnerja e tyre, në fakt është shenja që dhe asaj i pëlqen! Duket si e pavlerë, po kur, për shekuj e shekuj, gratë janë mësuar të mos shfaqin dhe të mos provojnë kënaqësi fizike, është e rëndësishme të mësosh të flasësh.
Thuaji se të bën të lumtur: Kënaqësia më madhe për një mashkull është të dëgjojë nga partnerja e tij fjalët: “Më bën të lumtur”. Është mirë të dish se mund t’i dhurosh lumturi një njeriu tjetër, është si të zotërosh një fuqi të pamasë. Një burrë ndihet i fortë dhe është më mirë me veten e tij.
Tregoji që je unike
Nuk ekziston një tjetër si ty. Ti e di, po ai? Tregoji që je unike, e pazëvendësueshme.
Zgjoi pasionet e tua. Femrat më të dashuruara nuk janë ato më të bukurat, por më pasionantet. Ajo që e josh është energjia që i kushton. Në fakt po t’i dedikohesh po me atë pasion, raporti juaj do bëhet tmerrësisht i fortë!
Qesh me të: Një mashkulli i pëlqen që partnerja e tij të jetë e bukur, inteligjente, pasiononte, interesante, por që mund të jetë dhe një mike me të cilën mund të qeshë, që ta bëjë të ndihet rehat. Kultivo miqësinë, bashkëpunimin, sensin e humorit.
Mahnite. Mos kërko domosdoshmërisht gjëra të ngatërruara, përshtate më mirë surprizën me shijet e tij. Një mashkulli i pëlqen të ndihet i fuqishëm, aventurier i vërtetë, pra gjërat e papritura e eksitojnë! Të takon ty që e njeh të zgjedhësh surprizat që do ta bënin të humbte mendjen.
Guxo të pyesësh
Pyete për marrëdhënien intime. Kërkoji atë që të jep më shumë kënaqësi. Nëse do që të bëhet një partner perfekt dhe në shtrat dhe nëse do t’i bësh komplimente me të vërtetë të sinqerta, duhet të bashkëpunosh. Drejtoje, nxite, mësoji si funksionon trupi yt.
Ec ngadalë, nuk jeni makina. Do shohësh se do t’i pëlqejë të jetë dashnori që ke ëndërruar. Mënyra më e mirë për ta magjepsur një mashkull, është pikërisht ta bësh dashnorin ideal dhe t’ia thuash.
Kërkoji dhurata. Shpesh një burrë nuk di çfarë të pëlqen. Ka dëshirë të të bëjë një dhuratë, por nuk di çfarë. Ndihmoje. Kërkoji atë që dëshiron, ai do të jetë i kënaqur dhe do shohësh se me kalimin e kohës, do di t’ia dalë mbanë pa ndihmë tënde.
Propozoji të marrë pjesë në aktivitetet që të interesojnë. Si mund ta dije ai se do t’i bësh pushimet në mal, se të pëlqen të mësosh flamengon? Bëje të kuptojë se je e veçantë dhe se dëshiron ta ndash me të energjinë tënde!
Shko drejt e në thelb
Ndonjëherë harrojmë dhe u japim shumë rëndësi detajeve. Mendo për objektivin tënd: ta magjepsësh dhe anashkalo çdo gjë që nuk ka rëndësi!
Kryesorja jeni ju të dy. Nëse nuk ka shijet e tua për sa i përket ngjyrave, makinës çfarë rëndësie ka? Përqendrohu te ajo që ka rëndësi me të vërtetë: harmonia e çiftit!
Hap rrugë: Pse ta çosh patjetër në një vend pushimesh që nuk i pëlqen ose ta detyrosh ta veshë një veshje me të cilën nuk ndihet komod? Mendo për lumturinë tuaj sesa t’i japësh rëndësi manive të tua! Qetësohu dhe do të shohësh se dhe ai do të jetë më i qetë. Ajo që është e rëndësishme është të kuptoheni dhe jo t’i imponosh idetë që ke!
Mos u trego shumë sipërfaqësore: faktorët materialë janë dytësorë, kryesore është raporti juaj. Paratë janë të rëndësishme, por nuk i bëjnë njerëzit të lumtur. Do ishe më mirë në një shtëpi më të madhe, me një punë që paguhet më mirë? Po patjetër pak më mirë, por vetëm pak. Ndërkohë përfito nga ajo që ke, vlerësoje dhe duhuni sa më qetësisht.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi