Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Tarifat e tregtisë në BE, biznesi kosovar del me humbje Empty Tarifat e tregtisë në BE, biznesi kosovar del me humbje

Sat 21 May 2011 - 15:17
Kompanitë vendore janë duke pësuar humbje të konsiderueshme si pasojë e ndërprerjes së preferencave tregtare të Kosovës me Bashkimin Evropian. Ndërkohë, autoritetet vendore, javën tjetër, në Bruksel, pritet të diskutojnë për kthimin e tyre.
Kështu konfirmoi për Radio Kosovën Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila. Kompanitë kosovare me shumë vështirësi kanë arritur të depërtojnë në tregjet evropiane. Por, si pasojë e ndërprerjes së preferencave tregtare me BE-në, tashmë po i humbin ato tregje.
Fabrika për prodhimin e lëngjeve “Laberion” nga Podujeva, ka eksportuar rreth 35 për qind të prodhimit, përfshirë edhe vendet e BE-së. Pronari Bashkim Osmani, thotë se gjatë çerekut të parë të këtij viti kanë pësuar rënie të ndjeshme krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Që nga fillimi i këtij viti, Kosova nuk i gëzon preferencat tregtare, të cilat i vendos Bashkimi Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Produktet kosovare nuk mund të eksportohen në vendet e BE-së pa i’u nënshtruar tarifave doganore apo kufizimeve për sasitë. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila tha se tani janë duke tentuar që t’i rikthejnë këto preferenca.
Ndonëse kanë kaluar katër muaj që kur janë ndërprerë këto preferenca, ende nuk dihen se sa janë humbjet që i shkaktohen ekonomisë kosovare. Sipas disa vlerësimeve, ato përllogariten të jenë në vlerë prej 130 milionë eurosh, por Ministria e Tregtisë është duke bërë një analizë rreth humbjeve eventuale
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi