Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Trupi, televizioni dhe shoqeria Empty Trupi, televizioni dhe shoqeria

Tue 9 Feb 2010 - 15:34
Message reputation : 100% (1 vote)
Kam ca kohe qe po mendoj mbi kete teme...
Televizioni eshte mjeti i komunikimit qe rrenjesisht po modifikon, nepermjet spektakleve dhe publiciteteve, kulturen e shqiptareve. Cdo dite, ne doza te tepruara, duke pasur kujdes qe asnje kategori te mos ngelet pas dore, mijera imazhe, slogan, modele perplasen ne trurin tone duke na c'orientuar. Qe nga momenti qe jetojme ne nje shoqeri qe gjithmone e me shume duket se bazohet mbi imazhin, mendoni se eshte e drejte qe te pranohet fakti qe nje trup i bukur te pranohet vetem sepse eshte i tille, dhe kur te vije momenti i duhur, te ofrohet? Modeli mbizoterues i bukurise ne kulturen perendimore parashikon nje trup perfekt, terheqes, te ri, gjithmone e me te dobet. Ky eshte modeli qe televizioni na ofron vazhdimisht. Dhe gjithe kjo sepse ekziston mentaliteti qe te jesh i bukur do te thote te jesh fitues. Mos ndoshta ne realitet, po behemi gjithmone e me pak te lire te mendojme dhe te veprojme sipas vullnetit dhe deshirave tona, por jemi gjithmone e me shume te terhequr nga kjo vorbull e ketij sistemi social, qe konsideron "te ndryshem" ata qe nuk i pershtaten modelit te perbashket te jeteses, por mendojne dhe vleresojne sipas personalitetit te tyre? Mos ndoshta trupi i femres po shnderrohet ne nje mall per t'u shkembyer? Mos ndoshta po humbasim kuptimin e vertete te jetes? Mirepres mendimet tuaja, thjesht do me pelqente te dija c'mendoni. Ju pershendes.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Trupi, televizioni dhe shoqeria Empty Re: Trupi, televizioni dhe shoqeria

Fri 9 Jun 2017 - 13:36
-Dikur te paret tane mernin malet per te dhene nje lajm, sot e gjithe bota te ndodhet para nje ekrani (interneti) dhe njerezit behen si te vdekur!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi