Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kur një “engjëll” vjen në jetën tënde Empty Kur një “engjëll” vjen në jetën tënde

Sun 22 May 2011 - 0:05
Kur një “engjëll” vjen në jetën tënde Dect_mom_baby
Kemi hyrë në vitin 2011, një vit i ri që ndoshta, mund të jetë vitit juaj. Njëra prej jush, këtë vit
ndoshta do të diplomohet ose të fi toj një vend të mirë pune. Një tjetër, ndoshta do të dashurohet
dhe do t’i duket bota shumë më e bukur. Njëra prej jush mund të lidh kurorë dhe të krijojë
familjen e saj dhe ndoshta…njëra prej jush, të bëhet për herë të parë nënë, dhe të përjetojë atë
ndjenjë të fortë, që i bën femrat “të marra” për fëmijët e tyre. Pikërisht për ju të fundit ne do të
shkruajmë këtë herë. Foshnjat e porsalindura janë një mrekulli dhe për ato që bëhen nëna për
herë të parë, ka edhe pak stres nga mos-njohuritë e duhura. Ne do të sjellim disa informacione
për sjelljen e fëmijën në muajt e parë të jetës së tij.

Kur një “engjëll” vjen në jetën tënde Baby1-300x196
Kur foshnja qan…
Të gjitha foshnjat në fi llim qajnëmë shumë, se në muajt e ardhshëm.
Sidoqoftë, kur një i porsalindur qan vazhdimisht javët
e para, duhet të kontrollohet tek pediatri. Një fëmijë normal,
shpenzon dy deri në tre orë të ditës duke qarë, dhe 20% – 30%
të foshnjave e kalojnë këtë limit. Kjo është mënyra e vetme e
komunikimit të një foshnje të porsalindur. Ndaj ju duhet të
mësoni gjuhën e tyre, të interpretoni klithmat e fëmijës duke reaguar
në përputhje me rrethanat. Kështu, do të fi lloni të kuptoni se
çdo lloj e qare, korrespondon me nevoja të ndryshme. Me kohë, do
të fl isni të njëjtën gjuhë me beben tuaj dhe do të kuptoni menjëherë,
nëse qan nga uria, apo ka dhimbje barku.
Edhe pse të qarit është i padëmshëm, shpesh herë lodheni dhe
mundoheni të gjeni një shpjegim për këtë. Duhet të dini se, ata qajnë
më shpesh gjashtë javët e para dhe më pas pakësohet gradualisht.
Pas tre muajsh, foshnja fi llon të qajë më pak. Reagimi ndaj
fëmijëve në këtë moshë, duhet të jetë më i vëmendshëm. Kur qan,
duhet të shkoni menjëherë pranë tij. Foshnjat e sapolindura nuk
“përkëdhelen” nëse i qëndroni shumë pranë, përkundrazi, studimet
kanë treguar se forcohen marrëdhëniet e besimit midis
jush. Pra, mirë do të ishte të mos vonoheni t’i shkoni pranë foshnjës,
kur qan. Sa më shumë të qajë, më shumë do të zemërohet
dhe do të jetë më e vështirë për ta qetësuar, ndërkohë që ekziston
edhe rreziku i krijimit të një lloj pasigurie tek foshnja.

Kur një “engjëll” vjen në jetën tënde Baby-300x200
Si t’a qetësoj?
Hapi i parë që ju duhet të bëni për të qetësuar fëmijën, është i njohur që
në kohët e vjetra. Merreni një xhiro! Kur ta vendosni pranë trupit tuaj dhe t’i
fl isni me zë të qetë dhe të butë, përpiquni të zbuloni shkakun pse qan, për të
plotësuar nevojat e tij. Fëmija mund të qajë, sepse:
Ka uri. Ju mund ta ushqeni atë, nëse kanë kaluar dy orë nga vakti i fundit, ose
ndryshe, t’i jepni pak kamomil.
Ka nevojë të ndryshohet pelena. Ka vapë apo të ftohtë.
Është i lodhur apo i mërzitur. Ka dhimbje barku ose diçka tjetër e shqetëson.
Kërkon kontakt me nënën ose babanë, që të ndihen i sigurt.
Mund të jetë i sëmurë, kështu që kontrolloni temperaturën dhe nëse ka
simptoma të sëmundjes (zënie të hundës, kollë, diarre, të vjella) kontaktoni
me pediatrin tuaj.
Pasi t’i keni ndryshuar pelinën dhe ta keni ushqyer, kontrolloni nëse ka vapë
ose të ftohtë dhe mbajeni për një moment pranë jush. Më shumë gjasa ka që
fëmija juaj të ndalë së qari por nëse vazhdon, mbajeni drejt në krahë dhe ecni
nëpër shtëpi, duke i fërkuar kurrizin dhe duke i folur ose kënduar me zë të
butë. Vërini muzikë dhe bëjini një shëtitje me karrocë fëmijësh. Shmangni,
tronditjet e forta të fëmijës, që të mund të fl ejë. Tronditjet e forta mbartin
rreziqe, pasi shkaktojnë ndryshime neurologjike në tru.
Nëse, pas gjithë këtyre foshnja juaj vazhdon të qajë, për dy orë pa pushim,
duhet të njoftoni menjëherë pediatrin tuaj, edhe nëse nuk keni parë shenja të
ndonjë sëmundjeje.

nga albadonna

p.s per gjith mamat
Very Happy
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi