Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Hakmarrje për vrasjen e Bin Laden, talebanët sulmojnë bazën ushtarake Empty Hakmarrje për vrasjen e Bin Laden, talebanët sulmojnë bazën ushtarake

Mon 23 May 2011 - 10:24
Talebanët e Pakistanit kanë marrë përgjegjësinë për një sulm të armatosur në një bazë të madhe ajrore të marinës pakistaneze në Karaçi ku mbetë të vdekur pesë persona dhe u shkatërrua një numër i avionëve të marinës.
Luftimet janë raportuar të kenë vazhduar edhe në mëngjes në Mehran, më shumë se tetë orë pas sulmit që nisi të dielën në mbrëmje.
Zëdhënësi i talebanëve, Ehsanullah Ehsan citohet nga Reuters dhe AFP të ketë thënë se sulmi është hakmarrje ndaj vrasjes së liderit të Al Kaidës, Osama bin Laden, i cili u vra gjatë një sulmi amerikan në territorin pakistanez tri javë më parë.
Sulmuesit raportohet se kanë hapur zjarr në avionët e stacionuar në bazë, përfshirë edhe një aeroplan vëzhgimi amerikan, ndërsa raporohet për një numër shpërthimesh dhe zjarresh.
Zyrtarët thonë se në sulm janë përfshirë të paktën 15 sulmues të armatosur.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi