Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Thaçi: Kundërshtarët e autostradës Vermicë-Merdare, kundër pavarësisë Empty Thaçi: Kundërshtarët e autostradës Vermicë-Merdare, kundër pavarësisë

Mon 23 May 2011 - 10:30
Kryeministri Hashim Thaçi tha se kontrata për ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova” e publikuar ditë më parë nga Lëvizja Vetëvendosje nuk është versioni final i saj.
Kryeministri Hashim Thaçi tha para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se kontrata me Konsorciumin ”Bechtel- Enka” e publikuar ditë më parë nga Lëvizja Vetëvendosje nuk është versioni final. Thaçi siguroi ligjvënësit se transparenca financiare e projektit është e plotë dhe se gjitha shpenzimet deri në detaje janë të përfshira në ligjet përkatëse për buxhetin. Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje përmes Visar Ymerit kërkoi që kontrata origjinale e qeverisë me Konsorciumin Bektel- Enka të bëhet publike.
Në përgjigje kryeministri Hashim Thaçi ka shkuar më tej me akuzat ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Ai tha se kundërshtimet për autostradën bëhen nga ata që kanë kundërshtuar edhe dokumentet që sollën lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme përveç tjerash do të shqyrtojë edhe raportin financiarë për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2010 si dhe do të mbajë debat për masakrën e Burgut të Dubravës
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi