Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kajo
Kajo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1050
<b>Hobi</b> Hobi : leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Kukës
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2011

PËRSËRI SALIHU Empty PËRSËRI SALIHU

Wed 25 May 2011 - 13:01
» PERSERI SALIHU!





Shkruan: BASHKIM HOXHAJ

Skandali i ditëve që lamë pas, i rastit Fazlliç, pa diskutim tronditi opinionin mbarëkombëtar. Skandal e shkuar skandalit. Çështja Fazlliç me sa duket, vetëm se ka përforcuar pohimet e një morie njerëzish të shqetësuar prej të cilëve dëgjonim tek shprehnin drojën për mundësitë e afërsive të Sali Berishës me qarqe të dyshimta. Kjo për faktin e lidhjeve të tija miqësore me sllavët. Mendoj se nuk do ja vlente që gjatë shkrimit të këtyre rreshtave të përsërisim gjëra që janë përsëritur me qindra e qindra herë përkitazi me mënyrën e ardhjes në skenën politike të doktor Berishës dhe lidhjet e tija të mundshme me qarqe të dyshimta. Janë më se të njohura tani format e të drejtuarit të shtetit shqiptarë (1992-1996), periudha kur Sali Berisha përdorte metoda nga më të paskrupullat dhe dorën e hekurt për të ngulfatur opozitën e atëhershme në radhë të parë, medien dhe mbarë institucionet që gjendeshin në fazën embrionale të konsolidimit demokratik. Shumëkush me rrëqethje kujton sjelljet e oficerëve të SHIK-ut të atëhershëm kundrejt të gjithëve që në njëfarë forme nuk i mbanin ison sjelljeve autoritare të Salihut dhe suitave të tija. Kjo nuk ndodhte vetëm me shtetasit shqiptar. Një numër i konsiderueshëm i kosovarëve patriotë kanë përjetuar ditë jo të mira në kohën e sundimit të doktor Berishës, 1992-1996. Siç thashë, nuk e kam ndërmend të hyj në hollësia në këtë çështje, ngase nuk janë të pakta, dhe se kërkon mjaft kohë dhe hapësirë për tu përshkruar.

-Viti 1997 ka qenë viti tragjik, viti i përgjakjeve të mëdha si pasojë i qeverisjes së keqe berishiste. Rrënimi i institucioneve shtetërore, larja në gjak e Shqipërisë, djegia e shtetit që i ngjasonte një shteti prej letre...etj. Të gjitha këto natyrshëm e kanë një fajtor. Fajtori sigurisht s’mund të jetë diku gjetkë, ai është në Shqipëri. Kujtojmë, 14 shtatorin e vitit 1998, kur Kosova digjej në flakë dhe luftohej për jetë a vdekje, qeveria shqiptare e kohës bënte atë që mund të bëhej për t’i dalë në ndihmë popullit të Kosovës, ndërsa në anën tjetër, Salihu dhe saloistët e tjerë tentuan grusht–shtetin, tentuan përmbysjen e shtetit shqiptar, tentuan ridjegien e Shqipërisë, tentuan nguljen e thikës pas shpine Kosovës dhe popullit të saj. Ku e shohin vallë shpirtin atdhetar të Salih Berishës ata të cilit sot e gjithë ditën krrokatin në favor të tij? Një njeri, një shtetar, një udhëheqës politik, që rrënon djeg e shkatërron vendin e që e udhëheq dhe, që humbë çdo shpresë të shtetasve të tij për një perspektivë më të mirë, nuk mund të ketë qëllime atdhetare, përkundrazi. Kam shkruar edhe herëve të tjera nëpër disa gazeta të përditshme kosovare në lidhje me metodat që përdorte Salih Berisha për tu rikthyer në pushtet, në zgjedhjet e 2005. Fatkeqësisht koha më dha të drejtë për shqetësimet që kam pas ngritur nëse Berisha do të fitonte zgjedhjet. Tragjedia e Gërdecit është një nga treguesit më eklatant i kapjes së pushtetit të berishian, bashkëpunëtorëve dhe familjarëve të tij me aferat korruptive e kriminale dhe lidhjeve të dyshimta, ku për pasojë gjetën vdekjen 26 njerëz të pafajshëm. Tragjedia e Gërdecit simbolizon qeverisjen berishiste. Tragjedia e Gërdecit është një nga emblemat më identifikuese e të qeverisurit me ministra të paaftë, sharlatan e të mishëruar me afera kriminalo-korruptive.

-Shembulli më bindës për lidhjet kontinuele të Salih Berishës me elementë korruptiv, lidhjet mafioze; lidhjet e dyshimta, antishqiptare e antishtetërore; lidhjet kriminale e vrastare e lidhje të tjera, është plasja e skandalit për shkak të miqësive dhe bashkëpunimit me Damir Fazlliçin, një serb nga Bosnja. Damir Fazlliçi, një njeri i dyshuar për implikime nga më të rrezikshmet në rajon, si biznese jo transparente, vrasje e shantazhe nga më të ndryshmet, gjen terren për të ndërtuar shtratin e bizneseve të tij në territorin e Republikës së Shqipërisë. Aq më keq, ky personazh i së keqes, ky favorizues i krimit madje,madje ftohet nëpër mbledhjet qeveritare ku raportohet për sigurinë kombëtare të kufijve të shtetit. Vërtetë kjo qeveri, me kryeministër Salih Berishën, përveç se do të duhej të bie nga pushteti, kjo qeveri me ministrat e saj, herët ose vonë do të duhet të përgjigjen para drejtësisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi