- KajoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1050
Hobi : leximi
Vendndodhja : Kukës
Anetaresuar : 06/01/2011
YLLI RAKIPI-LETËR E HAPUR RAPSODIT SALI BERISHA
Wed 25 May 2011 - 13:03
» Ylli Rakipi - Letër e hapur RAPSODIT Sali Berisha
I dashur doktor,
Të them të drejtën, më ka marrë malli, shumë më ka marrë! U bënë vite që jemi ndarë dhe tani rrallëherë përballemi në ndonjë pritje ambasade apo ndonjë takim kolektiv, ku ti, DOKTOR I MADH, na fton për të deklaruar arritjet dhe sukseset në udhën e pandalshme që ke nisur, por që edhe ti vetë nuk e di ku të çon.
E si të mos më marrë malli për kohën kur ti president i vendit dhe unë si biçim ndihmësi punonim për këtë tokë hallemadhe! Të kujtohet, besoj, kur më telefonoje pas orës dy të mesnatës dhe më thoshe: “Pse të mora unë ty? Pse të mora unë ty? Pse të mora unë ty? Hajt, natën e mirë”. Lodhet doktori i shkretë, i thosha gruas, që ndihej e tmerruar pas atyre telefonatave.
Ndonjëherë, doktor i dashur, kur më thërrisje lart te Vila 4, para se të mbyllnim gazetën, e gjithë biseda jonë ishin teshtimat e tua, ngaqë kishe ngatërruar ilaçet. Po mitingjet? S’kemi më mitingje ashtu siç dije t’i bëje vetëm ti, DOKTOR I MADH. Dhe kjo gjë më trishton shumë. Kohë të arta kanë qenë. Sa patos dhe entuziazëm ke pasur doktor!
“Të dashur farkarë dhe farkare”, - u the banorëve të fshatit Farkë në një nga mitingjet e atëhershme dhe fshatarët e shkretë s’dinin ku të futeshin. Po banorëve të Patosit, që u the: “Të dashur qytetarë të Kuçovës!”
Kohë heroike ka qenë, DOKTOR I MADH. Sinqerisht, në atë vrapim të marrësh që kishim nisur, s’dihej për ku, m’u zmadhua mëlçia dy herë më shumë. Sikur të të kisha ndjekur edhe dy vjet, tani do të isha harruar. Por, në fund të fundit, për ty DOKTOR I MADH dhe për atdheun s’kishte sakrificë që të mos e bënim. Vetëm ishte një gjë e vështirë që na sikletoste shumë dhe mua dhe ndonjë mikun tjetër tëndin, si për shembull Mero Bazen, kur duhej të bënim sikur qeshnim me shakatë e tua. Të them të drejtën, shtrëngoheshim si të ishim kinezë, për ta nxjerrë atë të shkretë të qeshur, sidomos kur kishte shumë njerëz, për të treguar se Doktori ynë i dashur është edhe shakaxhi i madh. Ç’t’i bësh, shpesh njeriu vrapon pas gjërave që s’i ka.
DOKTOR I MADH! Të kujtohet, besoj, koha e luftës në Kosovë. Shumë u trishtova në atë kohë kur të shihja ty të vetmuar, më të vetmuar se në vitin 1997. Në atë kohë u këput e gjithë udhëheqësia politike dhe ushtarake e botës dhe erdhi në Tiranë. Takonin Majkon, Metën, Meidanin, të gjithë fisin komunist dhe ty s’të afrohej dhe s’të afrohej askush. Sikur na kishte zënë lebrosa në atë kohë, Doktor. Të shihja të vuaje dhe më dhembte shpirti. Ishte ajo drama e madhe e “Kolonelit s’ka kush t’i shkruajë” e Gabriel Markezit. Po ku e ku vetmia e kolonelit plak të Markezit me vetminë e mareshalit tonë. Të kujtohet, besoj, se u gjet njëfarë Vitore Zgarbi, që të takonte edhe ty. Darkuam te pesëmbëdhjetëkatëshi. Atë natë fluturoje Doktor i dashur. Kaq shumë të ngazëlleu takimi me këtë Zgarbin, saqë pas darkës ndenje me mua dhe fillove të më tregoje gabimet e pafalshme që po bënte gjenerali Klark në luftën e Kosovës. Se ti je gjeneral mbi gjeneralët, DOKTOR I MADH.
Më shpjegove se nëse nuk përdoreshin kundërajrorë krahu në Kosovë do të shkonte gjaku deri në gju... Unë të vështroja i tmerruar, sepse helbete, s’kisha njohuri nga arti yt ushtarak. Iku ky Zgarbi dhe ne prapë mbetëm vetëm, në shoqërinë e vëllezërve Kushnini, të vetmit të huaj që as unë, as ti i dallonim dot kush ishte njëri dhe kush tjetri.
Të gjitha këto, por edhe çaste të tjera të panumërta, m’u kujtuan ndërsa një kolegu im më telefonoi dhe më tha se Doktori sapo ka botuar te gazeta e vet shkrimin e dytë për ty dhe Mero Bazen. Te ky i dyti ka futur edhe Andi Bushatin, më tha.
“Ç’thotë?” - e pyeta. “Mos pyet, - ma ktheu, - sikur të qeverisë edhe vendin kështu siç ka bërë edhe shkrimet, na mori në qafë”. “Mos u mërzit, - i thashë, - se Doktori ynë vetëm me qeverisjen s’ka punë”.
E mora gazetën me ndjesinë se pas kaq e kaq vitesh edhe Doktori ynë, me siguri, ka mësuar të shkruajë ndonjë gjë, por të them të drejtën mbeta i shtangur. Turp, DOKTOR I MADH, turp! Po si s’mësove të hedhësh një shkrim të saktë në letër?! Njëlloj si atëherë kur të kishim kryeredaktor të pashpallur të gazetës. Ç’kemi hequr që të rregullonim dhe korrektonim shkrimet e tua! Morëm me rrogë të lartë një korrektore speciale, enkas për ty, Kadrien, motrën e shkrimtarit të madh Kadare, që t’i rregullonte shkrimet. Pas një ore punë Kadria e shkretë dorëzohej. “Më mirë më mbyllni në hale, se të korrektoj shkrimet e këtij malokut. M’u ça koka”, - thoshte. “Pusho, komuniste e qelbur, - i thoshte Bejdo Malo, - mos fol kështu për Doktorin!”
Shumë na ke lodhur ato kohë, Doktor i dashur, sidomos me shkrimet që na jepje në telefon dhe që s’kishte zot që ta kuptonte se ç’doje të thoshe. Shumë vështirë e kishin edhe njerëzit e Televizionit që të rregullonin figurën tënde. Se atëherë vetëm një televizion kishim dhe aty nga mëngjesi në darkë këndoje vetëm ti. Jepnin e merrnin njerëzit e Televizionit, por figura jote Sali që Sali dilte. Sidoqoftë, ca gjëra ndodhte që edhe t’i rregullonin. Për shembull, kur mbledhjet e partisë nuk kishin entuziazëm për ty dhe dominoheshin nga armiqtë, Aida Shehu i merrte duartrokitjet e armikut Eduard Selami, po dhe të armikut tjetër Petrit Kalakula dhe t’i kalonte ty. Kishim dëgjuar atëherë për lloj-lloj vjedhjesh, DOKTOR I MADH, por që të kishte edhe vjedhje duartrokitjesh, nuk na kishte shkuar kurrë mendja!
Kjo puna e rregullimit të performancës tënde është e vjetër, DOKTOR I MADH dhe i ditur. Besoj ke dëgjuar që televizioni u shpik në kohën që në këtë botë u shfaq Adolf Hitleri. Në atë kohë edhe Gebelsi i shkretë ka hequr të zitë e ullirit për të rregulluar figurën e Hitlerit të çmendur. Ka hequr, po jo sa ne, DOKTOR I MADH, sepse Hitleri nuk bënte shkrime. Sikur t’i mbushej mendja që të shkruante vërtet si puna jote, me siguri Gebelsi do ta kishte vrarë veten shumë kohë para se e vrau.
Copa-copa më bëje mua dhe Mero Bazen në shkrim. Urrejtje e madhe, që të shkonte deri në racizëm. Fundin na ke nxjerrë në atë shkrim. Deri këtu e pranojmë se, helbete, kemi qenë miq të ngushtë, se fundi i fundit i yti mishin ta ha, por kockën ta ruan, po me gazetarin Andi Bushati dhe koqet e tij ç’kishe? Turp, DOKTOR I MADH, një mijë herë turp! Populli dhe atdheu pret që ta qeverisësh, por ti merresh me koqet e një gazetari.
E mora Andi Bushatin në telefon dhe e pyeta: “Mirë me mua dhe me Mero Bazen, po me ty ç’ka DOKTORI I MADH?”. “Ku e di unë ç’pati!” - u përgjigj Bushati i shkretë. “Ne si familje e kemi trajtuar dhe mbajtur mirë. E mori gjyshi (Hysni Kapo) nga mjek spitali dhe e bëri doktor personal, që t’i bënte analizat e ujit të hollë dhe të trashë, por ky paska bërë analizat e spermës time!”
“Se mos bëni ndonjë shkrim dhe thoni që me këtë punën e koqeve të Bushatit Saliu ka shkelur betimin e Hipokratit!” - më tha miku ynë i përbashkët, Aleksandër Meksi, DOKTOR I MADH. “Me nder një sh********ja ka qenë Doktor. Gjithë kohën sekretar partie i spitalit ka qenë”.
Allah, Allah, DOKTOR I MADH! Me ç’shohim e dëgjojmë, si më i rënduar dukesh këto kohë. Ndoshta ky është edhe shkaku që njerëzit që të rrethojnë tani dhe që iu lutesh të lexojnë shkrimin tënd, thonë se Doktori ka ndryshuar.
Botë e madhe kjo, Doktor i dashur, të cilën s’kemi si ta njohim të gjithën, por unë në të vërtetë nuk kam njohur një njeri të dytë si puna jote, qoftë edhe të ngjashëm. Ndoshta ti je njeriu i vetëm në këtë botë që nuk do të dijë se ç’mendojnë të tjerët për ty. Ti i cakton vetë edhe përmasat e ndershmërisë tënde, edhe madhështinë, edhe fitoret dhe arritjet. Ty të duket se ajri që ne thithim na e lëshon ti. Edhe toka të duket sikur rrotullohet rreth teje, ndryshe nuk kanë si shpjegohen shpërthimet gërdeciane, që të ndodhin jo rrallë. Ti je Smithi te “Komedianët” e Graham Grinit, i lindur në një vend pa rrënjë dhe ku njerëzit e shkretë e marrin jetën jo vetëm si t’u vijë, por dhe si t’ua vërtitësh ti.
DOKTOR I MADH dhe i dashur! Ndoshta tani në pleqëri mund të fillosh të kuptosh pse jeta është kaq e shkurtër. Përfytyro për një moment sikur ajo të ishte 800 vjet dhe gjithë këtë kohë të na shfaqeshe përballë ti? O Zot, hapu dhe?????????????????? të futemi!
Shpeshherë, i dashur Doktor, kam pyetur veten ç’deshëm dhe pse u bashkuam ne me këtë njeri?! Përgjigja është shumë e thjeshtë tani. Lirinë që erdhi në atë kohë na e rrëmbeve ti dhe ne, me paditurinë që kishim për të, të morëm për padronin e saj. E ku ta dinim ne të shkretët se ti DOKTOR I MADH s’ishe veç xhelati i lirisë! Më fal, Doktor i dashur. Në atë palo shkrimin tënd thua se unë dhe Mero Baze qenkemi vetëm një, pavarësisht se në mëngjes dalim si dy të ndryshëm. Po ti, cili je ti, zoti Berisha ? I pangjashëm me asnjë qenie njerëzore të kësaj toke, ti je fatkeqësia jonë, ti je njeriu që i erdhi këtij vendi pikërisht atëherë kur s’duhej. Ishte koha kur shqiptarët po i mbyllnin derën së keqes dhe ti hyre nga dritarja.
Doktor i dashur dhe i madh! Kam një lutje fare të vogël, që ndoshta edhe tani në pleqëri të hyn në punë. Lëri pseudonimet! Si s’u lodhe këto 20 vjet me pseudonime?! Të gjithë njerëzit që ke pasur dhe ke përreth të janë dashur për pseudonime. Ti ishe Aleksandër Meksi, Tritan Shehu, Bashkim Gazidede, Agim Shehu , Mero Baze, Ylli Rakipi e qindra të tjerë. Tani ti je Jozefina Topalli, Lulzim Basha , Fatmir Mediu, Bujar Nishani, Aleksandër Frangaj, Blendi Fevziu e qindra e qindra të tjerë. Dhe e di pse të janë dashur kaq shumë emrat tanë për pseudonime? Sepse ti, o njeri, ke 20 vjet në luftë. Ke 20 vjet që rron si pseudonim. Por fatmirësisht ke 20 vjet në një luftë ku emrat tanë s’të kanë ndihmuar dot të fshehësh SALIUN.
Besoj këtu është mirë t’i mbyllim këto rreshta. Ashtu si me shaka dhe me humor, pak si karagjozë dhe jo seriozisht, DOKTOR I MADH. Se po të jetë për seriozisht, kemi shumë gjëra për t’i thënë njëri-tjetrit... Hë po, se gati harrova. Po të kujtoj një postulat biblik që thotë: “Me atë gjykim që ke gjykuar do të të gjykojnë”.
Ylli Rakipi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi