Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Te verbuar nga dashuria !!! Empty Te verbuar nga dashuria !!!

Thu 26 May 2011 - 16:27
Te verbuar nga dashuria

Herët apo vonë, secili njeri dashurohet. Ndonjëherë dashuria të kthehet, por ndodh edhe e kundërta. Mund t’ju ndodh që shoku apo shoqja juaj të dashurohet në dikë dhe, thjesht, të verbohet nga dashuria në atë masë sa të mos e vërejë se pala tjetër nuk ia kthen dashurinë.

Për dikë është argëtuese ta vërejë te tjetri këtë gjendje, për dikë tjetër e lodhshme. Kur një shok apo shoqe juaja është “verbuar nga dashuria” ata krijojnë një idol nga personi në të cilin janë të dashuruar. Imagjinojnë veten e tyre dhe personin që dashurojnë në situata të ndryshme. Buzëqeshin ëmbël çdo herë kur e shohin simpatinë e tyre dhe bëjnë plane se çfarë do të bënin me të...Dhe janë tërësisht të verbër karshi faktit se simpatia e tyre është plotësisht e pa interesuar për ta.

Por për ta nuk ka dert edhe nëse simpatia i ka refuzuar, edhe nëse ua ka thënë hapur se nuk është e interesuar për ta, të dashuruarit do të vazhdojnë të ëndërrojnë dhe bëjnë plane.
Dashuria
E ju? Nuk e dini a duhet kjo gjendje t’ju bëjë të qeshni apo t’u dhimbset shoku apo shoqja juaj? Dhe nuk dini se çfarë të bëni sepse, ata janë plotësisht të shurdhër ndaj këshillave tua. Dhe nëse ju këmbëngulni në të vërtetën, të dashuruarit do t’ua marrin si përpjekje që të futeni mes tyre dhe njeriut që dashurojnë.

Në këtë rast ju keni dy mundësi. E para është që të mos bëni asgjë dhe të prisni që shoku apo shoqja juaj vetë ta shoh gjendjen e vërtetë dhe pas kësaj ju ta ngushëlloni sepse, ata do të ndjehen sikur janë të lënë dhe jo të silleni sikur asgjë nuk ka ndodhur realisht, përveç se në kokën e tyre.

Mos flisni për gjendjen e tyre momentale, por me takt nisni ta shprehni mendimin tuaj se çfarë do të bënit ju nëse jeni i dashuruar në një person që nuk ua kthen dashurinë. Në këtë mënyrë, tërthorazi do të shprehni mendimin tuaj, kurse shoku apo shoqja juaj nuk do ta ndjejë se ju po e sulmoni. Ndërkohë, ua bëni me dije se mund të llogarisin edhe në ju.
Dashuria
Herët a vonë, shoqja a shoku yt, do ta vërejë edhe vetë se gjithçka rreth kësaj “dashurie” ka qenë imagjinatë e tyre dhe nëse të gjithë ne sillemi si duhet në këto momente, atëherë të “dashuruarit e verbër” me lehtë do ta kalojnë këtë situatë.
Dhe juve, si një shok apo shoqe e mirë, u mbetet që të jini më ta derisa ta tejkalojnë vuajtjen e një dashurie të pa kthyer.

Anonymous
Vizitor
Vizitor

Te verbuar nga dashuria !!! Empty Re: Te verbuar nga dashuria !!!

Thu 26 May 2011 - 16:36
Kur mbyllet nje dere ..Nje tjeter hapet....Por ne nuk vem re kete dere qe eshte hapur por shohim ende nga ajo e mbyllura........
imagjepsuri
imagjepsuri
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1053
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika....filmi....futbolli
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Drenas
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/05/2011

Te verbuar nga dashuria !!! Empty Re: Te verbuar nga dashuria !!!

Fri 10 Jun 2011 - 19:34
kerrsh behemi hahahahah se e vertet qe kur je i dashuruar shume gjera as nuk i shef e as qe don gjithmone mundohesh te i mbulosh.....
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Te verbuar nga dashuria !!! Empty Re: Te verbuar nga dashuria !!!

Sat 11 Jun 2011 - 0:55
Eshte normale, heret a vone cdo njeri do te filloj qe ne zemren e tij/saj te luaj ndjenjat e dashurise e te pelqimit.

Une jam e mendimit se ne dashuri me nje shok/shoqe nuk mund te biesh asnjehere per vete faktin se me te ke qene gjithne si shoke apo si vella a moter.


Anonymous
Vizitor
Vizitor

Te verbuar nga dashuria !!! Empty Re: Te verbuar nga dashuria !!!

Sat 11 Jun 2011 - 0:57
Kur mbyllet nje dere ..Nje tjeter hapet....Por ne nuk vem re kete dere qe eshte hapur por shohim ende nga ajo e mbyllura....kete do thoja prap
Sponsored content

Te verbuar nga dashuria !!! Empty Re: Te verbuar nga dashuria !!!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi