- VizitorVizitor
Lady Gaga, inspirim për dizajn
Sat 28 May 2011 - 16:14
Kreu i kompanisë Polaroid, Bobbie Sagar, ka punuar me Lady Gagan
në syze të reja innovative, ndërsa ka pohuar se pop ylli është
inspirim.
Këngëtarja e jashtëzakonshme ishte emëruar
drejtoreshë kreative në kompaninë në fjalë vitin e kaluar dhe përderisa
kjo zgjoi kritika, Bobbie Sagar beson se puna e Lady Gagas e justifikon
më mirë vendimin për ta sjellë atë në postin e kokës kreative të
Polaroidit.
“Ju duhet ta godisni tregun në shekullin 21. Kjo është e mira e Lady
Gagas. Ajo nuk është zëdhënëse. Ajo është drejtoreshë kreative. Në
secilën prej produkteve, ajo është inspirimi dhe ajo ka qenë në disa
takime të gjata teknike”, u shpreh Sagar. /Telegrafi/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi