Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Aksidentohen dy makina në Lezhë-Laç, një i vdekur, 2 të plagosur Empty Aksidentohen dy makina në Lezhë-Laç, një i vdekur, 2 të plagosur

Mon 30 May 2011 - 13:21
LEZHE – Lajmifundit – Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në superstradën Lezhë-Laç. Policia lokale informon se një 37-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.
Në një komunikate të sotme të policisë së Lezhës, thuhet se “aksidenti i ndodhur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, njëri tip Benz veture me targë TR 3811 R me drejtues shtetasin Orion Irakli Pina, banues në Durrës dhe tjetri tip BMW me targë SH 8967 E, me drejtues Edison Çelaj, vjeç 25, banues në Shkodër”.
policia ka informuar se aksidenti shkaktoi vdekjen e 37-vjeçarit Orion Irakli Pina. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër Edison Çelaj dhe shtetasit Xhulio Kasneci, 22 vjeç dhe Gjergj Kasneci, 23 vjeç, pasagjerë, janë plagosur nga dëmtime të marra në pjesë të ndryshme të trupit.
Ata janë dërguar në spitalin Ushtarak Tiranë ku pas ndihmës mjeksore, janë jashtë rrezikut për jeten. Policia informon se personi i katert që ndodhej në skenën e ngjarjes, i cili eshte plagosur lehtë ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lezhës. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi