Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Si mendoni - të tillë edhe jeni! Empty Si mendoni - të tillë edhe jeni!

Tue 31 May 2011 - 15:30
AUTODIDAKTIKA PSIKOLOGJIKE

Vetëdija është udhëheqëse e jetës. Shprehia është ushqim frymëzues i çdo veprimi dhe ekzekutimi. Shprehitë kultivohen, dhe punët dhe veprimet që bëjmë, janë zakonisht rezultat i shprehive të caktuara, qofshin ato të orientuara pozitivisht apo negativisht.

-Njeriu që i do gjërat e natyrshme - atë që është e bukur, e mirë, që e do shëndetin, ajrin e pastër, që e do fitimin, shkencën, autoritetin, humanitetin dhe dashurinë - ai do t’i gjej ato. I interesuari për gjëra të mira, do t’i gjejë ato (ashtu siç di t’i gjejë dhe anët negative, nëse i kërkon). Njeriu që ka ide dhe dëshirë të fortë për një qëllim, ai do ta realizojë atë domosdo. Qëndrimi pasiv dhe sugjerimet negative njeriu i sjellin dëm për aq sa ai i ushtron ndaj vetvetes.
-Gjendjes së tashme, pavarësisht në është e kënaqshme apo e pakënaqshme, duhet t’i jepet rëndësi. Asaj duhet t’i kushtohet kujdes i veçantë, me përpjekjen permanente për ecje përpara, duke i projektuar qartë qëllimet.

-Vetëdija është udhëheqëse e jetës. Shprehia është ushqim frymëzues i çdo veprimi dhe ekzekutimi. Shprehitë kultivohen, dhe punët dhe veprimet që bëjmë, janë zakonisht rezultat i shprehive të caktuara, qofshin ato të orientuara pozitivisht apo negativisht.

-Ai që nuk di ta shfrytëzoj rastin që i është dhënë, nuk është duke ditur fatin ta shfrytëzoj. Fajin e ka në vetën e tij.

-Njeriu që ka harmoni me shokë dhe hap biseda frytdhënëse për ardhmërinë, vendin, është krijues dhe ndriçues. Ai krijon dhe ndriçon.

-I pastër të jesh, do të thotë -të keqen ta kuptosh dhe të mos merresh me të.

-Kujdes: Sugjestionet dhe autosugjestionet bëhen pjesë përbërëse të ndërdijes, respektivisht ato krijojnë shprehitë.

-Ndërdija është tokë e pëlleshme, ndërsa vetëdija - bimësia frytdhënëse e saj.

-Ndërdija, telepatia, përgjithësisht fenomenet e ashtuquajtura “parapsikologjike”, janë fenomene natyrore që, kohë të gjatë, ndoshta gjithnjë kanë, do t’i përjetojmë, por vetëm pjesë-pjesë do t’i kuptojmë-

-Duhet menduar në çdo kohë dhe në çdo moment. Atë që e dimë, ta korrigjojmë e ta pëmirësojmë, të dimë dita-ditës më shumë e më mirë. Fjalëve të pamatura, të tepërta, nervozitetit, si dhe shprehive të këqija, tu vëmë kufij. Kurse mendimi, ideja, fantazia - nuk kanë kufij. Njeriu që jep mendime, të mos u vë kufij atyre, se përfundimtare nuk është asgjë. Fshehtësitë dhe gjërat e panjohura janë më të mëdha se sa ato që i kemi të njohura. Ne jetojmë në kopshtin e mistereve nga të cilat varet shumë jeta jonë.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Si mendoni - të tillë edhe jeni! Empty Re: Si mendoni - të tillë edhe jeni!

Tue 7 Jun 2011 - 19:18
Fjalëve të pamatura, të tepërta, nervozitetit, si dhe shprehive të këqija, tu vëmë kufij. Kurse mendimi, ideja, fantazia - nuk kanë kufij. Njeriu që jep mendime, të mos u vë kufij atyre, se përfundimtare nuk është asgjë. Fshehtësitë dhe gjërat e panjohura janë më të mëdha se sa ato që i kemi të njohura. Ne jetojmë në kopshtin e mistereve nga të cilat varet shumë jeta jonë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi