Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mashkulli i gjorë Empty Mashkulli i gjorë

Wed 1 Jun 2011 - 20:00
Message reputation : 100% (1 vote)
GjinitëSipas psikiatrit londinez të fëmijëve dhe të rinjve, Sebastian Kraemer, mashkulli është gjinia me më tepër sëmundje, më i ndjeshëm dhe më nevrik.

Lufta e gjinive nis që në çastin e krijimit. Në fillim duket sikur mashkulli ka përparësi: spermat që mbajnë kromozomin mashkullor Y notojnë më shpejt kështu që edhe embrione mashkullore krijohen më tepër. Por duke filluar që nga ky çast gjërat shkojnë tatëpjetë: Faktorë të jashtëm, si stresi në të cilin ndodhet ama kur pllenimi i vezës nis të zërë vend, pakëson ndjeshëm numrin e synuesve "meshkuj" në mitër. "Nga kjo mund të kuptojmë se embrioni mashkullor është më i ndjeshëm se ai femror" thotë Kraemer.
Edhe pas pllenimit të vezës të metat e paralindjes kapin më tepër meshkujt sesa femrat: dëmtimi i trurit dhe shtyllës kurrizore, cene në organet pjellore dhe gjymtyrë, lindje të parakohshme ose të vdekur që në lindje janë më të shpeshta ndër djem. Ata lindin me një peshë më të vogël sesa vajzat dhe kanë një kohë zhvillimi që shkon nga katër deri gjashtë javë më prapa asaj të vajzave.
Djemtë reagojnë më fuqishëm emocionalisht ndaj mjedisit.
Një shoqëri si ajo shqiptare që kërkon nga meshkujt të tregohen "burra të fortë" i bën djemtë që me vitet të mësojnë të krijojnë njëfarë mburoje të jashtme.
Ndoshta është presioni i shoqërisë që i bën meshkujt ta kenë vështirë të mësojnë të sillen.

Me pubertetin fillon edhe koha e besimit të tepruar në vetvete, duke nënvleftësuar situatat e rrezikshme, ose duke i shkaktuar vetë ato.
Aksidentet, vetëvrasjet, rrahjet, grindjet e dhunshme por edhe eksperimentet me alkohol dhe drogë ndeshen më shpesh ndër djem.

Më vonë në jetë meshkujt kapen më shpesh nga sëmundjet si diabeti, ulçera në stomak, kancer në mushkëri apo sëmundje të enëve të gjakut. Ndonëse sëmundjet depresive ndeshen më shpesh tek gratë, meshkujt janë më tepër të prirur të bëjnë vetëvrasje si dhe kanë një jetëgjatësi më të shkurtër se të femrave. Meshkujt janë gjithashtu më shpesh të varur pas alkoholit apo drogës.
Kur meshkujt sëmuren, nuk i bien prapa vehtes: injorojnë shenjat paralajmëruese të sëmundjes, tek mjeku nuk kanë qejf të shkojnë dhe e bëjnë këtë gjë vetëm kur sëmundja është bërë serioze. Arsyeja përse mashkulli nuk ka qejf të tregojë shqetësimet e tij është se do të shfaqej si "i varur" dhe "i dobët" në sytë e botës.

Vajzat e kanë më kollaj për të mësuar se meshkujt. Vajzat studente janë në të gjitha fushat më të dalluara se meshkujt studentë. Në rangjet shpirtërore, literalo-verbale si dhe në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve femrat i lënë meshkujt prapa.
I vetmi drejtim ku meshkujt prijnë në mënyrë të dukshme është në orientim dhe në aftësinë e organizimit të hapësirës.


Përgatiti Alvin Ekmekçiu
Burimi: Surfmed


Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mashkulli i gjorë Empty Re: Mashkulli i gjorë

Wed 1 Jun 2011 - 20:06
Ju them unë, por s'më besoni... Mashkulli i gjorë 1698836746
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mashkulli i gjorë Empty Re: Mashkulli i gjorë

Wed 1 Jun 2011 - 20:12
prandaj mosha mesatare e vdekjes tek burrat eshte shume here me e larte se tek femrat dhe shkencetaret me te medhenj i perkasin gjinise mashkullore hahahaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Sponsored content

Mashkulli i gjorë Empty Re: Mashkulli i gjorë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi