Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Edhe flamuj vidhni o të gjorë! Empty Edhe flamuj vidhni o të gjorë!

Sun 25 Nov 2012 - 21:49
“O zot ruaje Shqipërinë nga shqiptarët” pat thënë Konica dikur dhe sot si asnjëherë më parë po arrij ta kuptoj si duhet dhe ndoshta ti bashkohem tërësisht mendimit të tij. Armiku më i madh i shqiptarisë dhe shqiptarëve nuk është as sërb dushmani, e as turk sulltani, por jemi vetë ne.
Nga: Enxhi Kastrioti

Edhe flamuj vidhni o të gjorë! Flamuj-300x225
Ata që ditën ndërtojmë e natën shkatërrojnë. Jemi ne që edhe pse kemi 100 vite shtet nuk e dimë akoma se shteti funksionon me ligje e rregulla. Kemi 100 vite të pavarur dhe nuk e dimë se çdo të thotë dhe deri ku shkon liria jonë. Festojmë festën e flamurit, por përdhosim simbolet tona si të ishim armiqtë e tyre, i trajtojmë a thua se jemi njerëz të pashpirt e të pavlerë, një komb pa identitet, që nuk respekton shtyllën e tij,themelin e një shteti, burimin e një kulture, historinë dhe simbolet.

E ditë të trishta janë. Trishtohem pa fund e ndihem e pashpresë kur shoh e turpëruar,disa nga ata që ne i quajmë e ardhmja e këtij kombi, shpresa jonë, tek kacavirren shtyllave si majmunët pemëve në xhungël, për të vjedhur si Robin Hoodë të vërtetë, ata pak flamuj kuq e zi që përpiqen të largojnë nga qytet tona, zymtësinë mbizotëruese edhe në këtë 100 vjetor të pavarësisë.
Vjedhin e ç’është me e keqja krenohen për atë çka bënë. Mburren ndërmjet tyre se kush e kush kish arritur të merrte më shumë flamuj.
I shija dhe përpiqesha të gjeja një arsyetim për veprimin e tyre, të gjeja një justifikim për marrëzinë që po bënin, por nuk e di pse ndjeja vetëm zemërim. Veprimet e tyre më dukeshin sa për të qeshur aq edhe për të qarë. Sa komike aq edhe tragjike, sa dëshpëruese aq edhe të pakuptimta.
Pyesja veten: Po me flamurin ç patën këtë herë? Çu kish bërë ?Ai është më shenjti. Përmbledh kujtimet e shkuara dhe një gjuhe të pashkruar të një kombi si munden vallë?
Doja tiu flisja por e dija që nuk do të donin të më dëgjonin. Doja ti ndalja, por e dija që nuk do të ndalnin. A e dini pse? Sepse nuk do të kuptonin atë që do tiu thoja, pasi nuk e kuptojnë shenjtërinë e flamurit.
Dhe për këtë fillova të mendoj se unë dhe të gjithë jemi fajtor. Këta individë sado qofshin janë fryt i shoqërisë tonë që kurrë su mësoi rëndësinë e simboleve dhe historisë së kombit tonë.
S’u mësoi se flamuri kombëtar është shumë herë më i rëndësishëm, se sa flamujt partiakë që valëviten “krenarë”, kurdoherë në themelet e shtëpive të porsa ndërtuara apo se ata flamujt e skuadrave të futbollit që i përkrahin me fanatizëm.
Nuk u mësoi se të jesh një atdhetar i mirë, fillimisht duhet të jesh një qytetar i mirë. Të respektosh ligjet e rregullat, të mos cenosh pronën publike dhe mbi të gjitha të vlerësosh simbolet e kombit tonë sepse po si respektuam ne që jemi qytetarët e këtij shteti, të mos presim që të tjerët të na respektojmë për atë ç ka jemi./alb-observer.com/
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Edhe flamuj vidhni o të gjorë! Empty Re: Edhe flamuj vidhni o të gjorë!

Sun 25 Nov 2012 - 22:15
Edhe flamuj vidhni o të gjorë! 2585209286 Edhe flamuj vidhni o të gjorë! 2585209286 kulmi i kishin shkulur disa sopt ne mengjes ke Taivani Edhe flamuj vidhni o të gjorë! 464622
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Edhe flamuj vidhni o të gjorë! Empty Re: Edhe flamuj vidhni o të gjorë!

Mon 26 Nov 2012 - 0:08
Vallai su ve faj se ka rene kriza Edhe flamuj vidhni o të gjorë! 721253 Por kur s'kishim krizen thua ishim me te mire?!
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Edhe flamuj vidhni o të gjorë! Empty Re: Edhe flamuj vidhni o të gjorë!

Mon 26 Nov 2012 - 0:12
Po ne gjith jeten ne krize kena kaluar keshtu qe sna ben shume pershrypje.
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Edhe flamuj vidhni o të gjorë! Empty Re: Edhe flamuj vidhni o të gjorë!

Mon 26 Nov 2012 - 0:27
Hahahah cka nuk degjon.. Mire ato i vjedhin dhe i shesin e kane gjetur rastin moj nga 10 euro nje flamur tani po kushton Very Happy ndersa ato te kinezit 1 euro Very Happy i ka rende edhe kinezit hise te shes flamuj shqiptare ...
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Edhe flamuj vidhni o të gjorë! Empty Re: Edhe flamuj vidhni o të gjorë!

Sat 1 Dec 2012 - 15:31
Po nuk vdiq Sali Berisha, nuk vdes vesi i keq!
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Edhe flamuj vidhni o të gjorë! Empty Re: Edhe flamuj vidhni o të gjorë!

Sat 1 Dec 2012 - 15:33
Eh zot na rujt
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Edhe flamuj vidhni o të gjorë! Empty Re: Edhe flamuj vidhni o të gjorë!

Sat 1 Dec 2012 - 17:15
o ne na mlofte trupi ishalla .....
Sponsored content

Edhe flamuj vidhni o të gjorë! Empty Re: Edhe flamuj vidhni o të gjorë!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi