- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Tiranë, 25-vjeçarja arrestohet gjatë aktit seksual me klientët, pranga dy tutorëve
Wed 1 Jun 2011 - 20:32
TIRANE – Lajmifundit – Dy persona u arrestuan nga policia e Tiranës me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të policisë të cilat thanë se Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Kryeqytetit, në kuadër të operacionit të koduar Mesdita, bëri identifikimin dhë më pas kapjen në flagrancë të dy shtetasve të dyshuar për Shfrytëzim prostitucioni ndaj një shtetaseje 25 vjeçare, banuese në qytetin e Lezhës.
Policia tha se gjatë aksionit është bërë arrestimi i shtetasve Burim Fejzulla Piskala, 30 vjeç, lindur në Prishtinë Kosovë dhe banues në Tiranë dhe Mire Ded Nika (Frroku), 47 vjeç, banuese në Tiranë.
Ndërkohë ka nisur proçedimi penal në gjëndje të lirë, për shtetasen C.I, 25 vjeç, banuese në Tiranë, për veprën penale të prostitucionit.
Burimet e policisë thanë se arrestimi i dy personave u bë në kuadër të operacionit “Mesdita, në kuadër të procedimit penal nr.1993, të vitit 2011, opracion i cili u zhvillua në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për një periudhë 3 mujore me metoda speciale të hetimit, nga ku rezultoi se shtetasi Burim Piskala ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni 25 vjecaren me iniciale C.I, në një hotel në rrugën “Naim Frashëri“ në Tiranë.
Agjentët e policisë, mesditën e djeshme thanë se kanë kapur 25-vjecaren duke kryer marrdhënie seksuale kundrejt pagesës me një shtetas. Pas verifikimeve të kryera rezultoi se hoteli ishte në përdorim të shtetases Mire Nila, e cila u arrestua për konsumim të veprës penale të “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion“.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave prej 10.000 lekësh, disa telefona celularë dhe një automjet tip “Bravo“.

Re: Tiranë, 25-vjeçarja arrestohet gjatë aktit seksual me klientët, pranga dy tutorëve
Wed 1 Jun 2011 - 20:35
Kur bëjnë dhe prostitucionin të ligjshëm, më shpifur nuk ka ku të vejë...
KY ËSHTË TURPI I SHTETIT E I KOMBIT TONË, PAMORALITETI...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi