Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Tiranë, pranga të shumëkërkuarit  Empty Tiranë, pranga të shumëkërkuarit

Sun 31 Jul 2011 - 11:20
Një person i shumëkërkuar nga drejtësia, i dënuar në mungesë me 11 vite burg për veprën penale, vrasje e mbetur në tentativë, është arrestuar mbrëmjen e djeshme.
Zëdhënësja e policisë Alma Katragjini tha se Sektori i Forcës së Posaçme, Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në bashkëpunim me me Repartin RENEA, kreu ndalimin e shtetasit Ardian Laver Bregasi, 34 vjeç, lindur në Shkodër e banues në Tiranë.

I shumëkërkuari Bregasi është arrestuar falë informacioneve të marra në rrugë operative mbi vendodhjen e tij në rrugën “Don Bosko”, pranë shkollës “Qazim Turdiu”, në Tiranë. Policia thotë se gjatë kontrollit të banesës, u gjendën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe dy armë : një automatik kallashnikov me 52 copë krëhëra si dhe një pistoletë tip Zastava me silenciator me 7 copë fishekë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi