Faqja 2 e 2 • 1, 2
- VizitorVizitor
Tregimë dhe Perralla për Femijë.
Thu 2 Jun 2011 - 14:13
First topic message reminder :
Luani dhe kunupi
“Shporru, shporru, s’të shoh dot, si ti në dhe krimba plot”. Luani me këto fjalë, një kunup e shan e qorton, po kunupi s’e peshon. I qëndron ballë për ballë.
“Me këto fjalë që flet, ç’pandeh, i tha, se je mbret? Frikë s’kam as do të kem, dhe për mbret nuk të dua; s’je më i fortë se një dem, dhe nuk e nxjerr dot me mua”.
Kunupi me këto fjalë, niset për luftë ballë për ballë, dhe vete e vjen në këto anë, thërret, bërtet e shponë luanë. Kur hidhet e shpon në gisht, kur në bark e kur në bisht, kur në vend e kur në hundë, mali dhe fusha u tundnë.
Se luani nga inati, briti me sa fuqi pati, se s’mundi të zërë armiknë, në shpella tek u ndodhnë, shtazët tjera u drodhnë, nga frika u ngrenë e iknë, nëpër shkretëtira, dhe këtë trazirë, më botë të tërë, një mizë e kish bërë!
Dhe luan’i mjerë, nuk mund ta gjejë; godit bishtin në erë, nuk di ç’të bëjë; sulet e vërsulet dhe bie në shesh, se kunup’i ngulet, në hundë, në vesh.
Kur e sheh përdhe luanë, kunupi gëzohet, mburret e lëvdohet, me të katër anë; se do bota ta nderojë, për trim të madh ta tregojë; nuk kërkon tjetër pagë, kunup’i marrë; po ra te një merimangë q’i bërë varrë.
Përralla që bëra, na tregon dy gjëra: nga armiqtë tanë, më të vegjlit janë, më të këqij, më të ligj.
I dyti mësim: kam dëgjuar, se shumë njerëz kanë shkuar, një det me val’ e shkumë, që u mbytnë pastaj në lumë: e liga vjen kur s’e panden.

Re: Tregimë dhe Perralla për Femijë.
Sun 26 May 2013 - 14:01
Dashi dhe kaprolli
Një dash ishte mërzitur që të jetë vazhdimisht nën mbikëqyrjen e një bariu dhe kishte vendosur që të ikte nga stalla. Një ditë, ai e shfrytëzon rastin, largohet nga kopeja dhe shkon në bjeshkë. Aty ai takon një kaproll të rritur, i cili befasohet që e sheh të vetëm një dash në pyll.
Kaprolli e pyet dashin se çfarë bën këtu dhe se për ku ishte nisur. Dashi sinqerisht i tregon se cili ishte qëllimi i ikjes së tij nga kopeja. Ai i kishte thënë se ishte ngopur me bariun, sepse bariu është një torturues: ai qeth dhe i mjel delet, por edhe i shet, i ther dhe i ha. Kaprolli fillon të me fjalët e dashit. “Krijesë e pafajshme”,i thotë kaprolli.
“Dëgjo çfarë do të them dhe po te them nga miqësia e pastër, për të mirën tënde. Sado që barinjtë i shesin dhe i therin delet, prapë delet do të ketë më shumë në botë, se sa kur të fillojnë ujqit t’i shqyejnë. Ai i sheh brirët e mi? Janë më të mëdhenj dhe më të fortë se të tutë! Po të mos ishin këmbët e mia të shpejta për të më shpëtuar nga ujqit, brirët nuk do të më ndihmonin. Delet pa rojtar dhe barinj, është sikur të mos jenë fare. Shkurt ty miku im, nëse nuk kthehesh në kopenë tënde, të pret vdekja. Posa të kap ujku i parë, do ta kuptosh se po te them të vërtetën”, i thotë kaprolli.
Dashi mendon dhe pastaj e falënderon kaprollin dhe kthehet në kopenë e tij.
- VizitorVizitor
Re: Tregimë dhe Perralla për Femijë.
Thu 6 Jun 2013 - 22:06
Kujdes me kë shoqëroheni
Gomari i egër gjuhet shumë për lëkurën e tij të fortë, mjaft e mirë për të bërë valixhe, por edhe për mishin e tij të butë, të mirë për biftek. Ai është tejet i shpejtë dhe kush arrin ta kapë është shumë i zoti.
Një ditë gomari i egër donte të lidhte miqësi me luanin.
- Ti rri në pritë, - i tha gomari, - dhe qëndro i fshehur. Unë do të vrapoj dhe do ta shtyj gjahun drejt pritës sate. Dhe më pas ti më ndihmo për...
- Dakord, - ia preu shkurt luani dhe u fsheh.
Gomari e kreu me përpikëri detyrën e tij. Duke hyrë në muhabet me një sutë, një zebër dhe një gnu (që është një buall i madh me një gungë), i çoi që të tre nën hundën e luanit. Kur mbaroi gjuetia, luani e vështroi gomarin drejt e në sy dhe i tha:
- E ndava gjahun në tri pjesë. E para më takon mua pasi jam mbreti i kafshëve: e dyta është imja pasi jemi ortakë dhe duhet ta ndajmë gjahun në pjesë të barabarta: të tretën është më mirë të mos e prekësh se përndryshe do të të ha!
Kështu gomari i egër duhej t’ia mbathte dhe të kuptonte se shoqëria me ata që janë të fuqishëm është vetëm në të mirë të më të fuqishmit.
Kjo përrallë na mëson se duhet t’i zgjedhim miqtë, pra të kemi kujdes se me kë shoqërohemi sepse mundemi shpesh të mbetemi të zhgënjyer sikurse gomari.

Thu 6 Jun 2013 - 22:10
Plaku dhe fqinjët e tij
Na ishte njëherë një plak i cili jetonte tërësisht i vetëm, në një shtëpizë që gjendej shumë afër një pylli të madh dhe të bukur. E bija e tij e vetme që jetonte në qytet, brengosej për të dhe vazhdimisht e ftonte që të shkonte në qytet për të jetuar me të, por plaku gjithmonë thoshte se nuk mund t’i linte fqinjët e tij në dimrin e ashpër.
Atë mëngjes, kur ai po përgatitej për të shkuar në pyll për të mbledhur drunj të thatë, ai pa një shtresë të trashë dëbore. Plaku e veshi xhaketën e trashë dhe dorëzat e tij dhe pasi mori lopatën, ai e pastroi dëborën. Pastaj filloi me përgatitjet për gostinë për shokët e tij të dimrit.
Pasi përgatiti ushqim të shijshëm, ai u ul në kolltukun e tij dhe priti derisa të arrijnë miqtë e tij. Të parët që arritën ishin kardinalët e kuq dhe gushëkuqtë. Ata nxituan që të gostiten sa më shpejt. Pas pak arritën grifshat, ketrat dhe minjtë, që morën pjesën e tyre të mëngjesit. Edhe disa drerë erdhën dhe u ushqyen me drithin e thatë që plaku mbante në oborr.
Në ndërkohë, e bija e plakut thirri dhe e pyeti: “Baba, çfarë je duke bërë në këtë të ftohtë?”. “Jam duke ngrënë mëngjes me fqinjët e mi”, iu përgjigj ai. Dhe plaku zemërmirë, vazhdonte çdo ditë të përgatiste gosti për miqtë e tij më të dashur, e sidomos gjatë ditëve të ftohta të dimrit, kur ushqimi për kafshët e pyllit ishte shumë i pakët për shkak të trashësisë së borës.

Sun 9 Jun 2013 - 21:43
Shqiponja dhe lisi
Ju me siguri keni parë shqiponjë, fëmijë të dashur. Në mos duke fluturuar madhërishëm lartësive të qiellit a mbi kreshtat e maleve, keni parë në televizor, apo të vizatuar nëpër faqe librash. Është fluturaku më i madh e më i më i fuqishëm. Më jetëgjati prej të tjerëve. Bile edhe prej njeriut. Jeton mbi dyqind vjet. Zakonisht i bëjnë foletë te të çarat e shkëmbinjve, atje ku nuk mund të shkelë këmba e gjahtarit. Po njëra prej tyre, dikur, kushedi se përse, e bëri folenë e saj mbi një lis të madh e të lartë mes pyllit të dendur e shushuritës. Aq i lartë, qe ai lis sa, hera-herë maja e tij humbiste nëpër re.
Pa le trungu i tij! Aq i trashë ishte sa, tre burra së bashku lidhur dorë për dore nuk mund ta rrethonin. Poshtë tij, të tjerë lisa të shumtë. Po më poshtë akoma? Ferra e shkurre, lloj-lloj hardhucash e zhapikësh lëkurgjelbër dhe kafshët e pyllit. Dhe shumë bimësi të llojeve të ndryshme, të cilat ankoheshin se ai lisi i lartë, e me atë kurorë të madhe ua merrte dritën e diellit. Një ditë, shqiponja që prehej në folenë e saj, dëgjoi zërat që vinin nga poshtë: - Bëj të shoh e nuk shoh dot, - ankohej ferra, - na e ka marrë diellin ky lisi. - Mërdhij, belbëzoi një thanë, - kam ftohtë. Ku është ngrohtësia e diellit? - E ka fshehur lisi, - iu përgjigj një lofatë. - Kushedi, sa do të isha rritur, - psherëtiu dhimbshëm një murriz, - kushedi, sa do isha bërë tani po mos qe ky lis…- Edhe unë, - e pasoi kulpra dredhalake.
Ndërkaq fryu era ledharake. Pylli shushuriu. Po ata poshtë, nuk mbajtën vesh si zakonisht shushurimën e tij të ëmbël. Ata veç ankoheshin: - Na pi ujin. - Na merr vlagën. - Na la në hije. - Na përçmon. - E djegtë rrufeja! Shqiponja, që s’po mund t’i duronte më ankimet e atyre të shkretëve atje poshtë, iu drejtua lisit mbi të cilin kishte folenë: -I dëgjon o lis? - Si nuk i dëgjuakam? - Dhe je kaq i qetë, me gjithë ato ankime dhe mallkime? - Ç’ua vë veshin, motër shqiponjë! Atë punë kanë mjeranët.
Në verë ankohen, se u a marrkam dritën e diellit. Kurse në dimër më bekojnë nga që i mbroj prej ngricash e shtrëngatash. - A dëshiron të shpëtosh nga fjalët e ankimet aty poshtë? - E si s’dëshiruakam? - Atëherë, po lajmëroj njeriun. Të nesërmen erdhi njeriu me dy djemtë e rritur. Punuan gjithë ditën rrotull lisit. Prenë shkurre e ferra, lofatat e thanat e egra, pastruan vendin rrotull. Pastaj i mblodhën grumbull dhe ua vunë zjarrin. Lisi dhe shqiponja i vështronin nga lart dhe buzëqeshnin me njëri – tjetrin të kënaqur që kishin shpëtuar nga ankesat dhe thashethemet…

Sun 9 Jun 2013 - 21:52
Vezët e Gomarit
Nastradini ishte në pazar një ditë dhe një burrë i shiti disa imonikë dhe i tha që ishin vezë gomari. Nastradini pagoi shumë lekë për ato, por deshi një gomarkë të vogël. Gjatë rrugës në shtëpi, siç po ikte poshtë një tatepjetë u rrokullis dhe imonikët zunë në gurë dhe u çanë.
Poshtë një guri ishte një lepurush duke fjetur dhe kur imoniku ra mbi të ai u largua. Nastradini vrapoi në shtëpi dhe i tha gruas, " Kam blerë vezë gomari, kam blerë vezë gomari". Kur e shoqja deshi t’i shikonte Nastradni i tha: "Vezët u thyen dhe gomarka më iku".

Sun 9 Jun 2013 - 21:56
Si doli dhelpra nga pusi?
Një dhelpër ra njëherë në pus dhe u detyrua të presë, sepse nuk dinte si të dalë nga aty, pasi ishte tepër i thellë. Kur një cjap i shtyrë nga etja, erdhi në atë pus dhe e pa dhelprën brenda, e pyeti se a ishte uji i mirë. Duke fshehur fatkeqësinë e saj, dhelpra filloi ta lëvdojë duke i thënë se uji ishte shumë i mirë. Cjapi u mashtrua nga fjalët e dhelprës dhe zbriti poshtë, pasi e kishte marrë etja dhe kur e shoi etjen, ai e kuptoi se kishte ngecur aty.
Tani cjapi filloi të mendojë me dhelprën se si mund të dilte prej pusit. Dhelpra i tha se kishte menduar diçka të mirë për të shpëtuar të dy: Çoji këmbët e para në murin e pusit dhe afroji brirët. Kur të ngjitem unë lart nëpër kurrizin tënd, kam për të tërhequr mandej edhe ty. Pas një bisedimi të gjatë, cjapi pranoi. Dhelpra kërceu në shpatullat e tij, qëndroi në brirë, doli prej pusit dhe filloi të largohet, duke e lënë prapa cjapin e pagdhendur.
Kur cjapi e qortoi që nuk e mbajti fjalën e dhënë, dhelpra u kthye e i tha: I dashuri cjap, sikur të kishe aq mend sa ke qime në mjekër, ti as që do të zbritje në pus para se të mendoje se si kishe për të dalë. Dhelpra dinake vetëm qeshi me të madhe dhe u largua, ndërsa cjapi mbeti në pus, në pritje që të vijë dikush për ta nxjerrë. Ky tregim na mëson se njerëzit e mençur së pari duhet ta mendojnë mbarimin e punëve, e mandej të fillojnë të zbatojnë mendimet e veta.

Sun 9 Jun 2013 - 21:57
Historia e iriqit dhe lëmshit
Kur Nëna Natyrë vendosi që Dita dhe Nata të ndërrohen, u gjend përballë një problemi: si do bëhej kalimi nga errësira ne dritë. “Duhet një lëmsh, - mendoi. - Po, një lëmsh me fill të bardhë dhe një me të zi, që të mblidhen bashkë në një fill të vetëm dyfish.
Pastaj lëmshin do t’ia besoj dikujt për ta çmbështjellë dhe duke ndarë fillin e bardhë nga i ziu, të bardhin nga njëra anë- dhe atëherë do jetë ditë - dhe të ziun nga tjetra - do të jetë natë. Shumë mirë, ta provojmë!”. Thirri iriqin, i cili është i shquar për durimin e tij dhe i dha dy topa një të bardhë e një të zi, e kështu filloi puna.
Nuk dihet se sa kohë iu desh kafshës së gjorë për ta bërë lëmshin. Dihet vetëm që kjo ishte (dhe është) e pafund, pasi duhej (e duhet akoma) të zgjaste sa zgjat bota. Pasi mbaroi mbështjellja filloi çmbështjellja. Iriqi rrotullonte lëmshin dhe formonte një të bardhë e një të zi. Një punë e mërzitshme, duke menduar se do vazhdonte përjetësisht. Aq e mërzitshme ishte sa iriqin e zuri gjumi dhe ndërkohë që këmba e majtë vazhdonte të mblidhte fillin e zi, e djathta ndaloi.
Atëherë, mbi botën ra një natë që nuk mbaronte kurrë dhe të gjithë ata që kishin nevojë për diellin për të jetuar, pak nga pak vdiqën. Kur iriqi u zgjua dhe kuptoi rrëmujën që kishte shkaktuar iu ngritën gjembat përpjetë nga tmerri. Edhe sot e kësaj ditë ashtu i ka akoma. Përveç kësaj e ruan akoma në kujtesë atë lëmshin e madh sa herë trembet nga dikush apo diçka mblidhet kutullaç.

Fri 21 Jun 2013 - 23:20
Me disa nuk vlen të shoqëroheni
Një ditë merimanga vajti për darkë tek brumbulli. Brumbulli e priti merimangën me nderime dhe e gostiti me të mirat. Kur erdhi koha e gjumit, merimanga i tha brumbullit: - Brumbull, brumbull! Unë kam frikë të fle vetëm se jam e huaj, të flemë bashkë! Brumbulli ia bëri qejfin mikeshës dhe ra e fjeti bashkë me merimangën.
Por kur fjetën, merimanga, sipas zakonit të saj, filloi ta mbështjellë të zonjën e shtëpisë me pëlhurën, rrjetën, e vet gjer sa e bëri kruspull dhe ai nuk mund të lëvizte aspak. Brumbulli u zgjua natën vonë dhe i foli merimangës: - Ç’ke bërë kështu, moj merimangë? Eja më zgjidh tani! Por merimanga dinake iu përgjigj: - Unë di vetëm të lidh, kurse të zgjidh nuk di. Kjo përrallë na mëson se disa njerëz, miq, nuk e meritojnë respektin dhe mirësjelljen tonë, andaj duhet shikuar mirë me kë duhet të shoqëroheni.E nëse nuk keni kujdes atëherë mund të pësoni si e ka pësuar edhe brumbulli nga merimanga.

Sun 23 Jun 2013 - 14:22
Pinoku mendjelehtë
Një ditë Pinoku e pa veten zot të pesë monedhave ari. Nuk jua tregoi dot gëzimin e tij! “Me një thesar të tillë në xhep, mund të kthehem te babai im i shtrenjtë Karlo dhe të jetojmë të dy si zotërinj të mëdhenj!”, mendonte ai në vete. Por i kishte bërë hesapet pa dhelprën dhe maçokun, dy kumbarët që hiqeshin si shokë të tij, por që në të vërtetë donin vetëm t’i vidhnin thesarin.
Si për fillim, dhelpra dhe maçoku ia mbushën mendjen të shpenzonte një monedhë ari në bujtinën “Karkaleci i kuq”, ku hëngrën një drekë sa plasën. Pastaj, dhelpra e pyeti pinokun: “Po me monedhat e tjera, ç’ke ndërmend të bësh?”. “Do t’i ruaj në xhep, sigurisht”, iu përgjigj Pinoku. “Përse nuk shkon t’i mbjellësh në Fushën e Mrekullive? Mund të bëhen mijëra”, i thanë ata. “Sa larg prej këtej është Fusha e Mrekullive?”, pyeti Pinoku.
“Nuk është as dy kilometra! Do të vish me ne? Për një gjysmë ore je atje. Mbilli katër monedhat dhe brenda pak minutash mbledh të paktën një mijë!”, e bindën ata. Pinoku u lëkund pak, por pastaj meqenëse nuk gjykonte gjatë, i tha dhelprës dhe maçokut: “Shkojmë atëherë: do vij me ju!”. Dhe u nisën. Pasi kishin ecur një gjysmë dite mbërritën në një qytet që kishte një emër të bukur, Akiapacitruli.
E përshkuan gjithë qytetin, duke lënë pas banesat dhe ja ku u gjendën në një fushë të veçuar, të ngjashme me të gjitha fushat në botë. “Ja Fusha e Mrekullive”, i tha dhelpra Pinokut. “Tani gërmo me duar një gropë të vogël dhe futi brenda monedhat e arit”. Pinoku bëri si i tha dhelpra. “Tani shko deri te burimi, merr pak ujë dhe ujite vendin ku mbolle monedhat”, shtoi dhelpra.
Pinoku shkoi deri te burimi, mbushi njërin nga këpucët me ujë dhe ujiti dheun që e kishte mbuluar gropën. Pastaj pyeti: “Ç’duhet të bëj tjetër?”. “Asgjë. Tani mund të ikim. Ti mund të kthehesh ndoshta përsëri këtu pas një ore dhe do të gjesh pemën që ka mbirë nga toka me degët e ngarkuara plot me monedha rrëzëllues”, iu përgjigj dhelpra. Me të thënë këtë, të dy kumbarët u përshëndetën me Pinokun dhe ikën për hesap të tyre.
Pinoku u kthye në qytet: kur iu duk se kishte kaluar një orë, mori rrugën që të çonte te Fusha e Mrekullive. Ndërsa ecte mendonte: “Por sikur në vend të monedhave të gjejë në degët e pemës… dy mijë? Po nëse në vend të dy mijave të gjej… pesë mijë? Po nëse në vend të pesë mijave të gjej… njëqind mijë? Oh, ç’zotëri i madh do isha! Do ndërtoja një pallat me njëmijë lloj lodrash për t’u argëtuar, një bodrum plot me pije dhe një dhomë plot me torta, kekë e fruta të sheqerosura…”.
Dhe duke fantazuar kështu mbërriti në afërsi të fushës, ndaloi se mos dallonte ndonjë pemë me degë të ngarkuara me monedha ari: por nuk ia zuri syri. Bëri edhe një qind hapa para por… asgjë. Hyri në fushë, shkoi saktësisht te vendi ku kishte hapur gropën dhe kishte mbuluar monedhat e tij, por… asgjë! Atëherë ra në mendime dhe kroi kokën.
Pikërisht në atë çast dëgjoi një të qeshur të madhe. U kthye dhe mbi një pemë vuri re një papagall të madh plak. “Përse?”, e pyeti Pinoku me zërin e dikujt që vlon përbrenda nga zemërimi. “Qesh se u gudulisa nën krahë”. “Hëm!”, ia bëri Pinoku. Dhe pa shtuar asnjë fjalë shkoi drejt burimit, mbushi përsëri të njëjtën këpucë dhe ujiti përsëri tokën ku kishte mbuluar katër monedhat e arit. Kur ja, përsëri një e qeshur e madhe, edhe më e paturp se e para, u dëgjua mes heshtjes që mbulonte fushën.
“Të lutem!”, bërtiti Pinoku. “Mund ta di përse mor papagall i paedukatë, përse?”. “Qesh me disa bufër që e lënë veten të mashtrohet nga ata që janë më dinakë se ata”. “Mos e ke fjalën gjë për mua?”. “Po, për ty e kam, i shkreti Pinok, për ty që je aq budalla sa besove se paratë mund të mbillen e korren nëpër fusha njësoj si fasulet e kungujt. Mbaje mend, se për të mbledhur pak para mënjanë në mënyrë të ndershme duhet t’i fitosh me punën e krahëve të tu ose me mençurinë e kokës tënde”. “Ç’do të thuash? Nuk po e kuptoj”, i tha Pinoku.
“Durim! Po ta shpjegoj më mirë!”, i tha papagalli. “Merre vesh pra, se ndërkohë që ti ishe në qytet, dhelpra dhe maçoku u kthyen sërish këtu në fushë, i morën monedhat e arit dhe ikën si era”. Pinoku mbeti me gojëhapur.

Sat 29 Jun 2013 - 15:11
Lepuri “trim”
Ka qenë një kohë kur lepuri mbahej si trim i madh. Atëherë lepuri i binte shumë në qafë iriqit gjemba-gjemba. Kudo që ta takonte, nëpër livadhe apo buzë gardhiqeve, e ngacmonte, e mërziste dhe nuk e linte rehat.
Iriqit të shkretë i kishte hyrë tmerri. Sapo shikonte lepurin mblidhej rrumbullak ose ikte e fshihej më ndonjë ferrë. Një ditë prej ditësh, pa pritur dhe pa kujtuar, lepuri dhe iriqi u gjetën ballë për ballë me njëri-tjetrin. Iriqi i shkretë, nga frika i foli lepurit me nderime të mëdha:
- Ah, sa të butë që ma paske leshin, more lepur!
- Çudi!, iu përgjigj lepuri - kaq shpejt u binde për leshin që e kam të butë? Po, nuk e di që zemrën unë e kam edhe më të butë?
- Aaaa, kështu qenka?! - i tha iriqi. - Tashti s’do të ta kem më frikën! Dhe që atë ditë, iriqi filloi t’ia ndukë lepurit leshin dhe ta shpojë me gjembat e vet. Lepuri s’guxoi më ta ngacmojë.

Sun 21 Jul 2013 - 13:30
Lepuri dhe fshatari
Një fshatar i varfër po ecte nëpër një fushë dhe ai pa një lepur rrëzë një shkurreje dhe ai zuri të fliste me vete: “Tani edhe unë do të bëj jetë. Do ta zë këtë lepur, do ta mbys dhe do ta shesë 40 lekë. Me këto para do të blejë një pulë.
Pula do të qelë 12 zogj, ata do të rriten dhe do të më japin secili prej tyre nga 12 zogj të tjerë. Unë do t’i theri ato dhe do ta mbushi qilarin me mish. Mishin do ta shes, ndërsa me paratë do të blej një shtëpi e do të martohem.
Gruaja do të më lindë dy djem, Benin dhe Gentin. Djemtë do të punojnë tokën, ndërsa unë do të ulem në dritare dhe do të drejtoj punët. ‘Hej djem’ do t’u bërtasë. Ti Beni dhe ti Genti mos i mundoni shumë njerëzit në punë. Duket që nuk ju ka vrarë jeta!”. Po aq fortë thirri fshatari, sa lepuri u tremb dhe ia mbathi vrapit, ndërsa shtëpia me gjithë kamjen, gruan dhe fëmijët, humbi njëherë e përgjithmonë.

Sun 21 Jul 2013 - 13:31
Njëbrirëshi dhe kryelartësia
Në fabulat antike, njëbrirëshi ishte një kalë i bardhë, me një bri spirale në ballë dhe me një karakter të keq.
Një ditë po i mburrej korbit se ishte aq i zoti sa me një të rënë të bririt mund të rrëzonte një mal.
Dhe papritur përgjigje u nis me kokën poshtë dhe... mali ia ndau në dysh bririn dhe kokën dhe ai u shtri përtokë si një thes bosh. Atëherë korbi tha: “Kryelartësia është gjithmonë paradhoma e humbjes!”.
Në fabulat antike, njëbrirëshi ishte një kalë i bardhë, me një bri spirale në ballë dhe me një karakter të keq.
Një ditë po i mburrej korbit se ishte aq i zoti sa me një të rënë të bririt mund të rrëzonte një mal.
Dhe papritur përgjigje u nis me kokën poshtë dhe... mali ia ndau në dysh bririn dhe kokën dhe ai u shtri përtokë si një thes bosh. Atëherë korbi tha: “Kryelartësia është gjithmonë paradhoma e humbjes!”.
- VizitorVizitor
Re: Tregimë dhe Perralla për Femijë.
Sun 21 Jul 2013 - 13:32
Luani i vogël i pavendosur
Simba ishte një këlysh luani shumë i pashëm. Prindërit e tij ishin krenarë me pamjen e tij të bukur. Por Simba nuk ishte i kënaqur me pamjen e tij. Një ditë derisa Simba luante fshehtas me papagallin Poli, tha: “Dëshiroj të jem si ti, Poli”.
“Shko te druri magjik Kalpataru të kërkosh ndihmë,” sugjeroi Poli. Dhe, Simba shkoi te druri magjik. Kalpataru ia plotësoi dëshirën. Duke e parë vetën të gjelbër me një vije të kuqe rreth qafës, Simba ishte shumë i lumtur, derisa nuk e takoi dallëndyshen Teni. Tash ai donte të duket si dallëndyshe. Ai shkoi te Kalpataru dhe u bë i vogël si Teni.
Fluturonte anembanë i lumtur dhe qëndroi mbi elefantin Eli. Simba atëherë dëshiroi të bëhet si Eli. Por ndjehej keq për shkak të madhësisë. “O Kalpatru! Të lutem më bëj këlysh luani sërish,” u lut Simba. Ai ishte shumë i lumtur kur e panë shokët dhe i thanë se dukej më së miri ashtu siç ishte gjithmonë - një këlysh luani i pashëm.
- VizitorVizitor
Re: Tregimë dhe Perralla për Femijë.
Sun 21 Jul 2013 - 13:33
Djali dhe zana
Franku ishte biri i një marangozi të varfër të fshatit. Çdo ditë Franku shkonte në pyll për të prerë dru. Një ditë, i lodhur pas një dite të gjatë pune, Franku u ul në një trung të pushojë.
Papritmas dëgjoi një britmë “më ndihmo të lutem”. Ai u ngrit në këmbë me hov dhe shikonte përreth, por në afërsi nuk kishte njeri! “Ju lutem më ndihmoni! Franku përsëri dëgjoi zërin. Këtë herë Franku shikoi në vrimë dhe pa një zanë të vogël. “Oh kjo është e mrekullueshme! Të lutem më nxjerrë nga këtu”, bërtiti ajo përsëri. Franku futi dorën e tij brenda në vrimë dhe e kapi zanën.
Zana e falënderoi Frankun duke i thënë: “Shumë vjet më parë, një magjistare më mallkoi keq dhe që atëherë, unë kam qenë e mbyllur në këtë trung. Çfarë mund të bëj për ty?”, e pyeti. “Unë i përkas një familje shumë të varfër dhe me të hollat që babai im dhe unë fitojmë, nuk na dalin as për ushqim për një ditë. Prandaj të lutem bëje babanë tim të pasur”, iu lut ai. Sytë e zanës u mbushën me lot kur dëgjoi për gjendjen e tij. “Boommm-Boommm-Zoommm”, tha zana duke tundur shkopin magjik dhe u zhduk papritmas.
“Ku ike zanë”, thirri Franku i ngazëllyer, por mjerisht zana ishte larguar. Atë mbrëmje, kur Franku dhe babai i tij u kthyen në shtëpi, në vendin e kasolles së vjetër, qëndronte një shtëpi luksoze e madhe e me porta hekuri. “Ku u zhduk kasollja”, thirri babai i Frankut dhe nuk mund të besonte. Kur hynë brenda dyerve të hekurta, ata u përshëndetën si mbretër nga shërbëtorët. Papritmas erdhi mamaja e Frankut e cila nxitoi tek ata, i përqafoi dhe u tha: “Perëndia iu përgjigj lutjeve tona”. Franku shikoi drejt qiellit dhe imagjinoi zanën se si shkëlqen mes yjeve. Ai i mbylli sytë dhe tha: “Faleminderit e dashura zanë!”.
- VizitorVizitor
Re: Tregimë dhe Perralla për Femijë.
Sun 21 Jul 2013 - 13:42
Zdrukthëtari dhe ashkla
Punonte njëherë një zdrukthëtar te një i pasur. Ai quhej Robuz dhe një ditë i vjen pasaniku dhe i thotë: “Ti Robuz po punon shumë keq”. “E si po punuakam keq zotëri?”.
“Po ja, e shikon se sa plasa të mëdha ke lënë? Nuk i ke puthitur gjërat mirë”. Robuzi vuri buzën në gaz dhe ia ktheu: “Eh more zotëri, do të vijë ashkla dhe ka për t’i zënë të gjitha”. I pasuri u bë shumë kureshtar: “Ç’është kjo ashkla? A do të vijë shpejt a thua?”. “Sa të jeni ju këtu o zotëri, ashkla nuk vjen”, iu përgjigj Robuzi. “Kurse unë do të kisha aq qejf ta shikoja këtë ashklën se si është”.
“E po ulu atëherë zotëri dhe ndoshta vjen dhe e sheh”, i tha zdrukthëtari. Kështu i pasur u ul e priti sa priti, mirëpo, ashkla nuk erdhi se nuk erdhi. E si mund t’i zinte Robuzi plasat në sy të pasanikut?
Më në fund pasaniku u lodh e tha: “Unë po shkoj deri në shtëpi e po kthehem, ndoshta ajo nuk ka për të ardhur aq shpejt”. Dhe pasaniku u nis për në shtëpi. Robuzi menjëherë nisi t’i zërë plasat. Aq mirë i zuri sa nuk shihej më asgjë. Nuk shkoi shumë kohë dhe pasaniku u kthye.
“Hë, a erdhi ashkla?”, pyeti ai. “Siç e sheh zotëri, ajo erdhi dhe i zuri tërë plasat. Sapo ike ti, ajo erdhi”. “Sa keq që nuk ndenja edhe ca ta prisja”, foli pasaniku.
Atëherë Robuzi i tha: “O zotëri, ashkla është mikesha e zdrukthëtarit. Zdrukthëtari vendos në plasë mushkun, ndërsa ashkla e shtynë, e kështu tërë puna del për bukuri. Ja pra se si i pasuri nuk mësoi se çfarë ndodhte në të vërtetë. Dhe zdrukthëtari vazhdon edhe sot e kësaj dite të punojë ashtu si ka punuar.

Fri 27 Dec 2013 - 16:48
Duhet të jemi të butë e jo të zemërohemi
Një njeri zuri një dhelpër, me të cilën kishte qenë në armiqësi, sepse i kishte bërë dëme të shumta. Kishte kohë që donte të hakmerrej, prandaj i lidhi në bisht shtupa të lagura me vaj ulliri dhe u vuri flakën, dhe e shikonte nga larg me kënaqësi.
Dhelpra, si t’i kishte treguar dreqi rrugën, u nis për në arën e armikut të vet. Dhe ishte tamam koha e të korrave dhe arës iu vu flaka.
Ai vrapoi pas saj duke qarë, sepse ende nuk e kishte korrur arën. Kjo na mëson se duhet të jemi të butë e jo të zemërohemi, sepse shpesh mu për arsye të zemërimit shkaktohet dëm i madh, sikurse që i ka ndodhur këtij njeriu që deshi të hakmerret në dhelprën.
- VizitorVizitor
Re: Tregimë dhe Perralla për Femijë.
Sun 9 Feb 2014 - 10:21
Elefanti dhe qeni i vogël
Kur mbërriti cirku në një qytet, bëri edhe një xhiro për t’i bërë reklamë njërit prej elefantëve të tyre më të mëdhenj dhe i cili ishte atraksioni i vërtetë i këtij cirku. Mes kureshtarëve dhe të papunëve, që vraponin ta shikonin, ishte edhe një qen i vogël prepotent dhe i shëmtuar, i cili iu afrua lëkurëtrashit dhe filloi t’i lehte elefantit, duke mos treguar aspak dhe frikë për gjigantin e tmerrshëm.
“Pusho shkarravinë!”, i bërtitën. “Ti nuk ekziston për të!”, i thanë shefat e cirkut. “E di dhe prandaj po leh”, bërtiti qeni i vogël. “Dua që qentë e tjerë të thonë: sa i guximshëm është ai qeni i vogël’. Kjo do të bëj që ata të më respektojnë dhe nderojnë më pas”, ua ktheu qeni i vogël.

Sun 16 Feb 2014 - 17:41
Shqiponja dhe harpi
Kur zogjtë vendosën të kishin një kryetar, ranë dakord që do të ishte zogu që fluturonte më lart dhe që do këndonte më fort që andej. Në garën e fluturimit fituan vendin e parë shqiponja dhe harpi. Në këngë, shqiponja lëshoi një britmë që ngjallte ; harpi lëshoi një ulërimë që të frikësonte.
Skifteri, që foli në emër të gjithëve, tha: “Kush mbretëron me drejtësi duhet të bind me urtësi. Kush pretendon bindje me anë të frikës është vetëm një tiran. Le të jetë shqiponja mbretëresha jonë! Dhe kështu që nga atëherë, shqiponja mbeti mbretëresha e qiellit në mesin e shpezëve dhe të gjithë e respektojnë.

Sun 23 Feb 2014 - 15:28
Leopardi dhe dhelpra
Leopardi është një kafshë e bukur, me gjithë atë peliçe me pika dhe me atë trup të zhdërvjelltë dhe të shfrenuar. Por kjo nuk do të thotë se është edhe një kafshë e mençur. Për fat të keq leopardi dinte të mburrej për të gjitha këto bukur dhe shkathtësi që kishte, gjë që nuk është aspak e mirë.
Një ditë, po i mburrej dhelprës, e cila iu përgjigj si e meritonte. “Unë jam shumë i bukur por edhe i zhdërvjellët”, i tha ai dhelprës. “Sigurisht që je i bukur”, i tha hajdutja e pulave. “Por bukuria jote është krejtësisht e jashtme. Vlen më shumë të kesh një mendje të hapur, gjeniale, të gatshme edhe për dredhi!”, i tha ajo.

Wed 26 Feb 2014 - 22:54
S’duhet tepruar me ushqim
Një ditë një dhelpër e uritur pa në pyll, në zgavër të një lisi, një copë bukë dhe një copë mish, që i kishin lënë arinjtë, prandaj hyri e i mori dhe i hëngri krejt. Por pasi u fry prej së ngrëni tepër, filloi të gjëmojë e të bërtasë dhe nuk mund të dilte nga zgavra. Një dhelpër tjetër, që kalonte në atë çast atypari, e dëgjoi gjëmimin e saj, prandaj iu afrua dhe e pyeti se çka kishte.
Kur mori vesh se çka i kish ndodhur, i tha: “Tani duhet të rrish aty, deri sa të shfryhesh e të bëhesh ashtu siç ke qenë kur ke hyrë. Vetëm atëherë ke për të dalë lehtë”. Kjo fabul na tregon se nuk duhet tepruar me ushqim sepse mund të keni probleme të ndryshme.

Sun 2 Mar 2014 - 12:56
Miza dhe flutura
Të gjithë ne i urrejmë mizat, pasi ato vërtet janë irrituese dhe nuk ka lënë rehat asnjëherë, e më së keqi është kur jemi në gjumë. Por këtë herë nuk bëhet fjalë për bezdinë e mizave, por për zilinë e një mize. Kështu, një mizë i kishte shumë zili krahët e bukura të fluturës dhe nuk mund ta pranonte faktin se krahët e saj dukeshin të shëmtuar.
Një ditë u takuan dhe filluan të flisnin. - Ti e dashur flutur, - thoshte miza, - ti je bërë e njohur, duke fluturuar mes luleve. Por unë, kur shoh gjithë ato ngjyra që çon kot lart e poshtë, mendoj se në fund të fundit kur kemi lindur ishim të dyja si dy krimbsha të verdhacukë, lavra të gjora të shëmtuara...”, vazhdoi miza. - Po, - iu përgjigj flutura, - por me ndryshimin se unë kam lindur mes gjetheve të një trëndafili, ndërsa ti mes një grumbulli plehrash!”.

Sun 2 Mar 2014 - 12:59
Shumëkëmbëshi dhe karkaleci
:
Se nuk është mirë të mburresh, e tregon edhe ky tregim i shkurtër për shumëkëmbëshin dhe karkalecin. Një ditë shumëkëmbëshi ndeshi në rrugën e tij një gur të madh. U ngjit, u ngjit, u ngjit dhe më në fund hipi në majë.
“Ç’mal të madh ngjita!” gulçoi ai. “Jam një alpinist! Dhe askush nuk mund të matet dhe të më mund mua”, tha ai me krenari. Karkaleci e dëgjoi dhe i tha duke qeshur:
“Për një shumëkëmbësh është mundim i madh për të ngjitur një gur. Por kjo nuk do të thotë që guri është mal!”. Dhe me një kërcim, që vetëm karkalecat dinë ta bëjnë, kapërceu gurin me gjithë shumëkëmbëshin në majë! Shumëkëmbëshi u largua kokulur.

Mon 3 Mar 2014 - 1:22
Princesha tepër po më pëlqejnë këto përralla dhe tregime që ke shkruar,vazhdo të shkruash edhe ndonjë përrallë ose trgim si këto.
- VizitorVizitor
Re: Tregimë dhe Perralla për Femijë.
Tue 4 Mar 2014 - 21:05
Nuk duhet nënçmuar asgjë
Dreri mbërriti te një burim dhe duke u përkulur për të pirë ujë, vërejti pasqyrimin e vet në ujë. Vuri re bukurinë e brirëve të tij, por, për fat të keq, edhe këmbët e tij të holla. Papritur dëgjoi ca të lehura qensh: ishin gjahtarët! Dreri ia mbathi në drejtim të pyllit. Duke qenë larg nga qentë, mendoi se tashmë shpëtoi, kur papritur iu ngatërruan brirët në disa degë dhe qentë iu hodhën përsipër.
Atëherë dreri e kuptoi se sa budalla ishte treguar kur kishte përçmuar pak më parë këmbët e tij aq të nevojshme dhe kishte admiruar brirët që e morën në qafë! Pra, kjo fabul na tregon se nuk duhet nënçmuar asgjë, pasi që ndoshta gjëja e nënçmuar na nevojitet kur jemi në rrezik.

- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Tregimë dhe Perralla për Femijë.
Wed 5 Mar 2014 - 11:00
ha ha ha kurse oer muve morali I kesaj fabule eshte.Princesha shkruajti:S’duhet tepruar me ushqim
Një ditë një dhelpër e uritur pa në pyll, në zgavër të një lisi, një copë bukë dhe një copë mish, që i kishin lënë arinjtë, prandaj hyri e i mori dhe i hëngri krejt. Por pasi u fry prej së ngrëni tepër, filloi të gjëmojë e të bërtasë dhe nuk mund të dilte nga zgavra. Një dhelpër tjetër, që kalonte në atë çast atypari, e dëgjoi gjëmimin e saj, prandaj iu afrua dhe e pyeti se çka kishte.
Kur mori vesh se çka i kish ndodhur, i tha: “Tani duhet të rrish aty, deri sa të shfryhesh e të bëhesh ashtu siç ke qenë kur ke hyrë. Vetëm atëherë ke për të dalë lehtë”. Kjo fabul na tregon se nuk duhet tepruar me ushqim sepse mund të keni probleme të ndryshme.
Qe kush vjedh shedoshet.se keshtu bojn dhe politikanet.
- VizitorVizitor
Re: Tregimë dhe Perralla për Femijë.
Sun 29 Jun 2014 - 21:35
Pse u ndëshkua gamilja?
Në kohën kur Nëna Natyrë po vendoste se si do të ishin kafshët, secila kafshë bënte kërkesa rreth asaj se si do të dëshironin të dukeshin. Por gjithsesi, Nëna Natyrë as që donte t’ia dinte për këtë, pasi ishte vetë ajo që do të vendoste për dukjen e tyre, edhe për kafshët që ishin këmbëngulëse. Dhe e njëjta gjë ndodhi edhe me gamilen.
Ajo i kërkoi t’ia dhuronte një palë brinjë, pasi thoshte se i nevojiteshin për t’u mbrojtur. Por, kërkesa e saj nuk po haste në mirëkuptim. “Kërkesë e tepruar!”, bërtiti Nëna Natyrë. “Të kam dhënë një trup mbresëlënës si dhe një mundësi që nuk e ka asnjë kafshë tjetër: atë që të kalosh shkretëtirën ashtu si përshkojnë detin anijet e njerëzve.
E meriton të ndëshkohesh për këtë kërkesë të pakuptueshme”, i tha Nëna Natyrë. Dhe që nga ajo ditë, gamilja i ka veshët pa majë, si ndëshkim për kërkesën e saj.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi