Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Kastraveci vrasës”,ja se si mos të prekeni nga bakteri   Empty “Kastraveci vrasës”,ja se si mos të prekeni nga bakteri

Thu 2 Jun 2011 - 15:00
Në vendin tonë nuk ka asnjë rast të infektuar apo të supozuar me bakterin Esheria-Coli. Ky i fundit është një tjetër bakter i rrezikshëm, që po përhpet me shpejtësi në të gjithë botën dhe po merr jetë njerëzish.


“Kastraveci vrasës”,ja se si mos të prekeni nga bakteri   46973917
Esheria-Coli është bakteri i radhës që kërcënon jetët tona pas virsuit AH1N1 (gripi i derrit) dhe gripit të shpendëve, dy vite më parë. Ky bakter mësohet të jetë përhapur nga zarzavatet, konkretisht nga kastraveci i importuar. Si fillim ai u shfaq në Gjermani, vend ku dhe u shënuan viktimat e para, ndërkohë që aktualisht është përhapur edhe në vende të tjera të Evropës.

Rreziku zero

Shqipëria nuk ka asnjë rast të prekur me bakterin vrasës Esheria-Coli. Lajmi është konfirmuar dje nga vetë ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili gjatë një konferencë për shtyp, duke iu referuar emergjencës që ka përfshirë Europën në lidhje me përhapjen e kësaj epidemie. Duke bërë me dije se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të infektuar apo të supozuar me këtë sëmundje, ministri Vasili theksoi se të gjitha institucionet shëndetësore janë porositur që të operojnë si në një gjendje emergjence. I pyetur nga mediat se sa rrezikon Shqipëria që kjo sëmundje të përhapet, ministri Vasili theksoi se rreziku në këtë moment për një përhapje në vendin tonë është zero.

Ministri Vasili

“Shqipëria nuk kemi importe nga këto vende ku është shfaqur bakteri pasi kemi pasur importe nga rajoni. Shqipëria është vendi më pak i rrezikuar por kjo nuk duhet të thotë të mos jemi vigjilencë në lidhje me këtë sëmundje”,theksoi Vasili duke shtuar se është shpejt për ta përkufizuar këtë sëmundje si një epidemi por shfaqja e saj dhe stina e ngrohtë tregon se duhet të jemi vigjilentë në lidhje me sëmundjen. Gjithashtu, ministri Vasili theksoi se duhet të merren masa të forta higjieno-sanitare që nisin që me larjen e perimeve, larjen e mjeteve të kuzhinës dhe mbajtjen e higjenës vetiake duke larë duart me sapun.

Si mjekohet

Specialistët e shëndetësisë thonë se në këto raste antibiotikët nuk ndihmojnë, përkundrazi, nëse vriten bakteret, atëherë çlirohen më shumë toksina. E vetmja mënyrë luftimi është dializa, pra pastrimi mekanik i gjakut. Që prej ditës së premte mjekët e Spitalit Universitar në Hamburg po e aplikojnë për shpëtimin e 6 pacientëve rëndë një medikament me antitrupin Eculizumab. Ky mund të ndihmojë kundër insuficiencës së veshkave. Bari, së pari, bllokon një pjesë të sistemit imun, atë të komplementit dhe së dyti, nëpërmjet kësaj, ulet shkatërrimi i qelizave të gjakut dhe mpiksja e tij. Se sa efektiv do të jetë ky bar, kjo do të vërtetohet në vazhdim.

Përhapja

Ndërkohë në Europë po shtohet paniku nga bakteri Esheria-Coli. Pas Gjermanisë, ku numri i viktimave shkoi në dhjetë, ai rezulton të jetë përhapur edhe në Suedi, Danimarkë, Britani, Holandë e Austri.

Pyetje dhe përgjigje mbi bakterin vrasës

1. Pse preken më shumë femrat sesa meshkujt?

Mendohet që femrat merren më shumë me përgatitjen e vakteve gjë që rrit mundësinë e prekjes.

2. Duhet të heqim dorë nga përdorimi i frutave dhe perimeve?

Jo, por duhet t’i blini ato nga prodhues të vendit të cilët i njihni.

3. Çfarë masash paraprake duhet të kihen parasysh?

Frutat dhe perimet e gjalla të lahen mirë me ujë të vakët, ose më mirë të zihen, sepse kjo vret bakteret.

4. Duhet të përdorim disinfektues të tjerë për të pastruar frutat dhe perimet?

Jo, sepse ato mbeten në lëkurë dhe ju i hani.

5. A janë kastravecat e tregtuara me qese të mbrojtura?

Jo, sepse ato vishen me celefon direkt dhe nuk lahen.

6. Si mund të ruhemi nga infektimi me bakterin?


Merrni masa të rrepta të higjienës. Mjetet e gatimit si thika, vendi i punës, aparatet e ndryshme të kuzhinës duhet të pastrohen mirë. Lani duart për 20 sekonda me sapun. Pas përdorimit të tualetit dhe kontaktit me kafshët, lani duart.

Çfarë janë bakteret EHEC, 400 persona të prekur në Gjermani


Në Gjermani brenda pak ditësh janë prekur nga një infeksion i zorrëve nga patogjeni agresiv EHEC mbi 400 persona. Infeksionet janë shkaktuar nga bakteret. Po përse janë të rrezikshme infeksionet nga kjo bakterie? Infeksionet e rënda të zorrëve shkaktohen prej patogjenit agresiv (Escherichia coli shkurt E. Coli) të njohura ndryshe si bakteriet EHEC. Këto bakterie nuk janë të panjohura.

Ato paraqiten në zorrët e bagëtive, para së gjithash tek gjedhi, delet dhe dhitë por edhe tek kafshët e egra. Përmes florës në zorrë ato mund të përfundojnë në qumështin apo mishin e kafshëve. Apo ato mund të përhapen gjatë plehërosjes së fushave dhe arave me plehëra organikë dhe të ndotin pemët dhe perimet. Po ashtu uji i ndotur mund të jetë shkaktar i infeksioneve EHEC. Këto bakterie nuk janë të rrezikshme për kafshët por janë të rrezikshme për njeriun.

Infeksionet me bakteriet EHEC zakonisht shkaktojnë diarre dhe të vjella dhe normalisht kalojnë pa shkaktuar dëme të mëdha, thotë Sussane Glasmacher nga Instituti Robert-Koch në Berlin: “Në vit ne kemi rreth 1000 raste të prekura me EHEC të cilat raportohen në Institutin Robert Koch, prej tyre janë rreth 60 raste të rënda.” Këtë përkeqësim të gjendjes apo infektimin e rëndë mjekët e quajnë shkurt HUS. HUS është shkurtesa për sindromin hemolitik-uremic. Nga ky sindrom aktualisht brenda disa ditësh janë prekur më shumë njerëz se sa gjatë tërë vitit. “Karakteristikë e këtyre bakterieve është se ato prodhojnë toksina të veçanta, pra qeliza helmuese dhe këto qeliza pastaj shkaktojnë problemet.

Ato shkatërrojnë qelizat e gjakut deri tek dobësimi i gjakut, qelizat e gjakut bllokojnë damarët e veshkave dhe deri tek dëmtimi i veshkave”, thotë Susanne Glasmacher. Kjo mund të çojë deri tek mosfunksionimi i veshkave, në rastin më të keq një infeksion EHEC mund të ketë pasoja vdekjeprurëse për pacientin.Antibiotikët nuk mund të përdoren për luftimin e EHEC.

Mjekët tani përballen me dy probleme të mëdha: Së pari, është e vështirë të dallohet infeksioni aktual i rrezikshëm për jetën nga infeksionet e padëmshme dhe së dyti, nuk është i mundur një trajtim mjekësor vetëm me antibiotikë.”Nëse shkatërrohen bakteriet me antibiotikë atëherë lirohen më shumë qeliza helmuese dhe ashpërsohen simptomat. Pra kjo është absolutisht kundërproduktive. Dhe kjo është arsyeja pse antibiotikët për fat të keq nuk janë në asnjë mënyrë mundësi e terapisë për rastet me infeksionet EHEC.” Janë frutat dhe perimet e ndotura burimi i infeksionit? Prandaj mjekëve nuk iu mbetet tjetër veç mundësisë për të zbutur simptomat. Në këtë mes ndihmojnë infuzionet të cilat kompensojnë humbjen e lëngjeve tek pacientët, tek pacientët me simptoma të rënda pastrimi i gjakut përmes dializës mund të parandalojë dëmtimin e përhershëm të veshkave. Deri tani mjekët nuk e dinë ende shkakun e infeksionit. Ata dyshojnë tek perimet të cilat janë të plehëruara me plehëra organikë dhe nuk pastrohen sa duhet para se të konsumohen. Por edhe mishi, qumështi i papërpunuar dhe uji i ndotur mund të jenë rrugë për përhapjen e këtyre bakterieve. Prandaj mënyra më e mirë për mbrojtjen nga infektimi është higjiena strike. Ekspertët po ashtu rekomandojnë që në parim të gjitha produktet ushqimore, si perimet ashtu edhe mishi para konsumimit të nxehen në temperaturë prej 70 gradë të paktën për dhjetë minuta. Në këtë mënyrë vriten bakteriet.

AKU ndalon importin e produkteve të ndotura


“AKU thekson se vendi ynë nuk është importues i produkteve bimore të tilla si kastraveci apo sallata jeshile nga vendet e BE të cilat janë të prekura bakteri në fjalë”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar dje lidhur me alarmin e përhapjes së bakterit E.Coli në Evropë, duke shkaktuar edhe viktima. Në fakt Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është pjesë e RASFF (Rapid Alert System for Food and Feed), i cili është sistemi i lajmërimit të shpejtë. Në momentin që në një vend anëtar të RASFF ka informacion për rrezik shëndetësor të rëndësishëm i cili derivon nga produktet ushqimore apo ushqimet për kafshë, menjëherë njofton Komisionin Evropian dhe të gjitha vendet anëtare për këtë rrezik. Ky informacion është i vazhdueshëm dhe në kohë reale.

Në këto kushte AKU ka njoftuar pikat e kalimit kufitar në të gjithë vendin për mos lejimin e importit të produkteve që dyshohet se janë të ndotura me këtë bakter në territorin e Republikës së Shqipërisë. Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka në funksionim sistemin e njoftimit 48 orë përpara mbërritjes për çdo produkt ushqimor, që parashikohet të importohet. Përveç kësaj në në pikat e kalimit kufitar stafi i inspektorëvë është i trajnuar dhe kryen të gjithë veprimet për kontrollin e produkteve konform rregullave që kanë dhe vendet e BE-së. Kjo do të thotë se është shumë e vështirë, për mos të thënë e pamundur që produkte me probleme për sigurinë e konsumatorit të importohen.

AKU bën me dije se deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të infektimit me bakterin E.Coli, dhe ky institucion po merr të gjitha masat për parandalimin e këtij fenomeni. Eshtë shumë e rëndësishme të theksohet se vendi ynë nuk është importues i produkteve bimore të tilla si kastraveci apo sallata jeshile nga vendet e BE të cilat janë të prekura bakteri në fjalë. Institucioni në mënyrë të vazhdueshme është vigjilent dhe pararojë për sa i përket zbatimit të Kushteve të Përgjithshme dhe Specifike të Higjienës nga ana e operatorit të biznesit ushqimor, kryen inspektime në mënyrë konstante duke filluar që nga stabilimentet e prodhimit dhe përpunimit të qumështit, mishit, peshkut, frutave/perimeve, bukës e ujit e deri tek ushqimet për kafshë. Pra AKU ka marrë të gjitha masat e kontrollit në të gjitha stadet e zinxhirit ushqimor që nga prodhimi bujqësor në fermë, tek përpunimi, tregtimi dhe përgatitja e ushqimit tek stabilimentet tregtare.

Megjithatë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje të gjithë konsumatorëve të jenë shumë të kujdesshëm në jetën e tyre të përditshme duke zbatuar me përpikmëri kërkesat e higjienësërgatitjen e ushqimeve të sigurta nëpërmjet zierjes së produkteve që konsumohen për ushqim në një temperaturë minimale prej 70 gradë celcius për jo më pak se 10 minuta; ushqimi i përgatitur në këtë mënyrë nuk duhet të bjerë në kontakt me ushqimin e papërpunuar në kushtet e mësipërme; larja mirë e me ujë të bollshëm të ngrohtë e zarzavateve apo frutave të destinuara për konsum; larja mirë e vendit të lënies së produkteve të palara apo mjeteve që përdoren për përpunimin e ushqimeve; larja e duarve mbas kthimit nga pazari apo përgatitjes së ushqimeve.

Duam të theksojmë edhe njëherë se vendi ynë nuk është aspak i rrezikuar nga përhapja e fenomenit të infektimit nga bakteri E.Coli nga vendet e infektuara deri më tani në BE,” thuhet në deklaratën për shtyp të


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi