Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Derdhja e ujërave të zeza, në plazhet shqiptare bakteri e.coli “i parrezikshëm” Empty Derdhja e ujërave të zeza, në plazhet shqiptare bakteri e.coli “i parrezikshëm”

Mon 6 Jun 2011 - 15:58
Bakteri vdekjeprurës E.Coli është shpërndarë kudo në territorin e Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë në det. Lajmi është pohuar nga shefi i repartit të infektivit në spitalin rajonal të Vlorës, Islam Islami.
Ai ka pohuar se ky bakter në Gjermani e Rusi ka pësuar mutacion dhe ka marrë trajtë të ndryshme nga mikrobi i njohur në vendin tonë i cili kurohet me sukses. Sipas Islamit ndotja e lartë bakterologjike në plazhin e Vlorës nga shkarkimi i ujrave të zeza shton mundësinë e prezencës së bakterit E.Coli.
“Është absurditet të pranosh që ne kemi një bregdet ku derdhen ujrat e zeza, edhe për turizmin, por njëkohësisht janë burime të padiskutueshme sëmundjesh. Janë burime te padiskutueshme infeksionesh si ato që kalojnë në gojë dhe më tutje, por dhe infeksione të lëkurës. Duhet të marrim të gjitha masat për tu mbrojtur nga infeksionet, për t’i luftuar ato dhe të mos kemi ambjente të pista, të infektuara sepse ato janë gjithmonë burim sëmundjesh ” deklaroi Islami.
Alarmi për përhapjen e bakterit erdhi nga Gjermania ku janë shënuan 21 viktima si pasojë e konsumimit të perimeve të infektuara me E.Coli.

SHENIM: Lajmifundit vendosi të publikojë këtë lajm vetëm për shkak të konfirmimit zyrtar të informacionit nga autoritetet zyrtare shtetërore shqiptare. Nxisim turistet dhe vizitoret të mos pengohen nga informacione të tilla po gjithashtu të bëjnë kujdes me higjienën për shëndetin e tyre!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi