Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Francë, një i vdekur nga e.coli, bakteri konfirmohet edhe në Greqi Empty Francë, një i vdekur nga e.coli, bakteri konfirmohet edhe në Greqi

Sat 2 Jul 2011 - 15:00
Në Francë është regjistruar vdekja e parë nga shpërthimi bakterial E.coli. Zyrtarët shëndetësorë në Bordo thanë se një grua 78 vjeçe ka vdekur të shtunën në mëngjes.
Ajo ishte hospitalizuar në Bordo, që nga 24 qershori me sindromën hemolitik uremik- një gjendje e rrallë e veshkave, nga e cila po vuajnë viktimat e prekura rëndë prej shpërthimit bakterial.
Ndërkohë sot autoritetet shëndetësore greke njoftuan për gjetjen e bakterit vdekjeprurës E Coli në mishin e ngrirë dhe në asortimente të tjera të ngrira të prodhuara dhe ardhur nga Gjermania.
Produktet janë identifikuar nga auditimet në Greqinë Veriore dhe në mënyrë specifike nga Drejtoria Rajonale e Maqedonisë Lindore dhe Thrakës. Produktet ku është gjetur bakteri në fjalë janë trajtuar nga kompania LIDL dhe u gjet në produktet e supermarketeve të kësaj kompanie.
Autoritetet shëndetësore kërkuan tërheqjen e menjëhershme të të gjitha produkteve nga tregu grek dhe u bëjnë thirrje konsumatorëve të mos i konsumojnë këto produkte, në mënyrë të veçantë produktet e ngrira nën emrin tregtar “Marvest”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi