- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Vogëlushi 7 vjeç bie në gropën e ujërave të zeza, ndërsa po luante me shokët
Tue 24 Mar 2015 - 17:15
Një fëmijë 7 vjeç ka ndërruar jetë, pasi ra në një gropë septike, teksa po luante me shokët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në periferi të qytetit të Fushë-Krujës, ku i mituri E.Teta, lindur e banues në këtë qytet, nuk mundi t’i mbijetonte kësaj ndodhie fatkeqe për të.
Përballë këtij fakti tragjik, Posta e Policisë së Fushë-Krujës e ka sjellë për autopsi në Tiranë trupin e pajetë të 7-vjeçarit. Burimet pranë Mjekësisë Ligjore konfirmuan për gazetën “Shqip” se nga ekspertiza rezultoi që vdekja e fëmijës fatkeq kishte ardhur si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes nga ujërat e zeza.
Lajmi për vdekjen e vogëlushit është konfirmuar edhe nga burimet pranë Policisë së Shtetit. Ngjarja është cilësuar si aksidentale dhe për pasojë nuk janë zhvilluar hetime të mëtejshme, përpos mbledhjes së dëshmive të shokëve të vogëlushit, të cilët kanë përshkruar me hollësi ngjarjen.
Në një prononcim të shkurtër për gazetën, i pyetur nëse në këtë zonë qëndron një problematikë e mirëfilltë për gropat septike, Kryetari i Bashkisë së Fushë-Krujës, Gjon Bardhi, tha se banesat e periferisë së kësaj bashkie nuk janë të lidhura me një sistem të mirëfilltë kanalizimesh për ujërat e zeza. Bardhi shtoi se buxheti për këtë bashki është i pamjaftueshëm për investime të këtij plani.
Nga ana tjetër, familjarët e vogëlushit kanë pranuar për policinë se nuk kishin ndonjë dyshim për një tjetër rrjedhë të ngjarjes, përpos versionit që kishin dhënë fëmijët e tjerë. Sipas burimeve të policisë, që fillimisht e bënë të ditur këtë lajm, ngjarja ka ndodhur pas mesditës së djeshme, teksa vogëlushët ishin duke luajtur në ambientet e jashtme, pranë shtëpive të tyre.
Gjatë lojës, 7-vjeçarit i ka rrëshqitur këmba dhe ra në gropën e ujërave të zeza. Fillimisht fëmijët janë përpjekur ta ndihmonin shokun e tyre, duke i kapur dorën, por sekondat pasuese ishin fatale. Njëri nga vogëlushët nxitoi për të lajmëruar prindërit e E.Tetës, por as mbërritja e tyre e shpejtë nuk pati ndonjë rezultat. Pasi e nxorën nga gropa e dërguan menjëherë në spital, por mjekët nuk mundën të bënin asgjë, pasi fëmija kishte vdekur.
Forcat e policisë, të lajmëruara për ngjarjen, kryen veprimet e para dhe trupin e pajetë të vogëlushit e sollën për ekspertizë mjekoligjore në Tiranë. Autopsia përcaktoi shkakun e vdekjes dhe trupi i pajetë iu dorëzua sërish familjarëve, për ta përcjellë për në banesën e fundit. Ngjarja pritet të arkivohet si aksidentale. Policia e Fushë-Krujës, bazuar në dëshmitë e fëmijëve dhe të prindërve, nuk ka dyshime për rrethana të tjera, përveç rënies aksidentale në gropë.
/ Top Channel

- SHOKUESE, i sapolinduri braktiset në tubat e ujërave të zeza
- Gjendet një e moshuar e pajetë, ishte në kanalin e ujërave të zeza
- E pabesueshme! Jetojnë prej 20 vjetësh në kanalin e ujërave të zeza! (foto)
- Derdhja e ujërave të zeza, në plazhet shqiptare bakteri e.coli “i parrezikshëm”
- Nuse 10 vjeç, nënë 13 vjeç dhe mbetet e ve 16 vjeç
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi