Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ambasada britanike: Vitin e kaluar lëshuam 6300 viza për shqiptarët Empty Ambasada britanike: Vitin e kaluar lëshuam 6300 viza për shqiptarët

Fri 3 Jun 2011 - 7:25
TIRANE–Lajmifundit– Ambasada Britanike, bëri sot ​​këtë deklaratë për shtyp në përgjigje të kronikave në media në lidhje me procesin e vizave në Mbretërinë e Bashkuar. “Mbretëria e Bashkuar është e lumtur të mirëpresë udhëtarë nga Shqipëria, dhe ka lëshuar mbi 6300 viza për shqiptarët vitin e kaluar. Rregullat janë të forta, por të drejta, dhe zbatohen në mënyrë të barabartë për çdo person i cili aplikon për vizë në Mbretërinë e Bashkuar. Të gjithë aplikantët duhet të dorezojnë një numër dokumentash të caktuar për t’i treguar oficerit të vizave se ata i përmbushin kriteret. Çdo aplikim trajtohet në mënyrë individuale, dhe nëse nuk ka të gjithë dokumentat e kerkuar, atëherë nuk mund të marrë vizë. Personeli ynë i informon aplikantët nëse u mungon ndonjë dokument në momentin e parë që aplikojnë, dhe u jep atyre mundësinë për shtyrjen e aplikimit, deri sa të kenë gjithë dokumentacionin e duhur. Ne aktualisht përpunojmë 98% të aplikimeve të drejtpërdrejta (aplikime që nuk kanë nevojë për intervista të mëtejshme) brenda afatit 15 ditor, dhe, marrim shumë pak ankesa nga aplikantët për procesin, kërkesat ose vendimin përfundimtar për vizë”, thuhet ne deklarate.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi