Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Nisin kërkimet për mbretëreshën Teutë në Shkodër Empty Nisin kërkimet për mbretëreshën Teutë në Shkodër

Sun 5 Jun 2011 - 16:05
Nisin kërkimet për mbretëreshën Teutë në Shkodër Kalaja259x210

Kalaja Rozafa do të jetë objekt kërkimi arkeologjik dhe një ekspeditë arkeologësh shqiptarë e të huaj do të jetë së shpejti e pranishme në Shkodër . Këtë e pohon drejtori i parkut arkeologjik të Shkodrës, Nikolin Shati, sipas të cilit shumë shpejt do të nisë puna në terren. Në qendër të punës së kësaj ekspedite do të jetë gjetja e gjurmëve të arkitekturës ilire. Është një nismë e ndërmarrë nga profesori polak i arkeologjisë, Piotr Dyzcek, i cili ka prezantuar projektin e tij të gërmimeve. Bashkë me specialistë të huaj do të jenë dhe shqiptarë, që do të bashkëpunojnë në këtë nismë. E rëndësishme është që ky projekt është miratuar dhe nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, shprehet drejtori Shati. Sipas tij, kjo iniciativë është e Qendrës së Studimeve Antike për Europën Juglindore në Universitetin e Varshavës, përfaqësuar nga profesor Dyzcek. “Marrëveshja e nënshkruar ka një afat 5-vjeçar dhe faza e parë është ajo e survejit, pasi zona është një zonë alivionale me mbushje të mëdha nga lumenjtë përreth dhe nisur nga kjo mendohet se tabani arkeologjik, gjetjet arkeologjike do të jenë në një thellësi 2.5 – 3 m. Faza e parë përfshin zonën e rrastë të qytetit antik, nga ura e re e Bunës, ura e Bahçallekut deri te Xhamia e Plumbit. Në varësi të këtij testimi, në shator do fillojnë gërmimet që i përkasin fazës së dytë,” thotë Shati. Sipas historianëve, në këtë zonë ka një qytetërim mbi 2400-vjeçar. Vlerat arkeologjike janë shtresëzuar, ndaj duhet të bëhen gërmime të thella. Për të shkuar në kohën osmane, duhet të gërmohet rreth 7 metra në thellësi, ndërsa për helenistikën apo më tej duhen më shumë se 10 metra thellësi. Nisja e këtyre ekspeditave dhe marrja e rezultateve të pritshme do ta kthejnë realisht Shkodrën në një qendër të rëndësishme për turizmin.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi